E merkure, 24.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Ç’kërkëllet kjo sorrë e Malit të Zi?

E hene, 24.08.2015, 08:48 PM


Ç’KËRKËLLET KJO SORRË E MALIT TË ZI?

Nga Afrim Caka

Më falni për gjatësin e kësaj letre.

Gabimet ose tradhëtit politike mund të jenë tragjike, por gabimet historike gjithherë janë fatale!

Mendja ime, bëntë e ç’bëntë të kthehej te kjo qeveri e jona, te kjo fantazmë e vjetër dhe e re, që ishte shfaqur mu atëherë kur kishim kujtuar se frika dhe fantazmat serbomalazeze kishin ikur.

Tani kjo qeveri e re malazeze na dukej ndryshe! Po jo...! Mbetën po ata që ishin para një shekulli...

Duhet të bëjmë diçka. Pa dyshim... Diçka... për të mos e bërë udhëtimin e fundit këto troje... dhe mos ti bindemi komunikatave të vdekjes së tyre!

Historia e vjetër po luhet para syve tanë. Në qoftëse nuk arrijmë të ndikojmë në rrjedhën e saj, në qoftë se nuk arrijmë qoftë edhe vetëm ta bindim bashkësinë ndërkombëtare dhe “samitinë e Ballkanit Përendimor” për domosdonë e zgjidhjes së drejtës saj për kthimin e trojeve që Turqia dhe Kongresi i Berlinit ia dhanë Malit të Zi, domethënë të zgjidhjes së saj mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes kombetare të shqiptarëve në trojet e tyre, si për një zgjidhje të vetme të drejtë, ndaj të qëndrueshme të saj, nesër nuk do të ishte plotësisht e drejtë të akuzonin vetëm historinë dhe Turqinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, ndaj teritoreve shqiptare, pa dënuar edhe mungesën e guximit dhe të gatishmërisë së projektve të vjetra serbomalazeze dhe të aftësisë qeveritare, sidomos atyre që kanë dosje të hapura dhe të paaftësisë së Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit, si pjesëmarrës të drejpërdrejtë të zhvillimit të saj dhe të ciptimit të tojeve shqiptare të zhvillimit të saj në hapsirat mbarë-shqiptare.

A është e mundur që shqiptarët me "grada shkencore” t’i gjejë pa vizion për ardhmerinë e tyre të përbashkët, pa projektin e tyre të përbashkët, pa projektin e tyre historik, siç është programi kombëtar, si dhe pa konsensuesin mbarëkombëtar për çështjen kombëtare. Shkaqet e ketyre mungesave janë të shumta, por asnjëri prej tyre nuk mund të jetë i arsyeshëm kur është fjala për veten tonë, që i detyrohen pozitës nënshtruese, përuljes e servilizmit dhe inferioritetit kombëtar të importuar nga një shekull më parë nga Turqia e Serbia.

O foleza ime që më ike!

Kosova e lodhur e korruptuar kishte kaluar disa herë rresht nga duart e tradhëtarëve në duartë e krimit të organizuar dhe anasjelltas… Edhe në këtë fundë shekull kërcnon rreziku real që çështja shqiptare t’i nënshtrohet iluzionit dhe coptimit nga Mali i Zi! Pastaj vjenë edhe coptimi nga Serbia etj...!

Kufiri që na bën të lëvizim. Një gjëndje e tillë që bënë një popull të lëvizë.

Çuditërisht, kryeninistri dhe ministri i jashtëm kanë harruar se çështja shqiptare nuk çështje odash e shitës farmerkash, nuk është çështje e të drejtave njerëzore e minoritare, por mbi të gjitha çështje e pavarësisë dhe e sovranitetit kombëtar të shqiptarëve në Malë të Zi dhe drejtë bashkimit në një Shqipëri Etnike.

Natyrisht, në gjithë këtë tronditje shqiptare veproi aleanca e vjetër greko-serbe dhe gjak prishurit shqiptarë për ta dobësur sa më shumë faktorin shqiptar. Destabilizimi shqiptar dobësoi vetvetiu edhe çështjen kombëtare. A duhet t’a lëmë këtë rrufe malazeze që të na fshijë nga faqja e dhuet edhe 12 mijë hektarë tjerë të teritorit të Kosovës! Nënshkrimi i saj do të kryhet në Vjenë gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht 2015. Një komb që nuk vepron historikisht, zakonisht grindet me vetveten . Ata që injorojnë vetveten, dhe bota i injoron, ndërsa historia i ndëshkon pamëshirshëm, sepse ç’humbet sot, nuk mund të kompensohet nesër. Turpi dhe tradhëtia mbetet, as varr për ju nuk do të ketë...!

Çështja kombëtare është një barrë tepër e rëndë për ta bartuar vetëm gjysma e kombit. Nëse historikishtë të tjerët ishin afajtor për fatin tragjik, sot edhe ne jemi bashkëfajtor të mëdhenj. Stausi i sotëm i kufijve të brishtë nuk garanton zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Kjo gjendje shtron sot edhe çështjes sonë kombëtare: përse vonohemi dhe dëshmojmë se jemi servil para çdo armiku shekullor në momentet kyçe historike? Përse nuk i artikulojmë kërkesat historike dhe nuk kërkojnë zgjidhje historike? Përgjegjësia historike dhe tradhëtia ndaj atëdheut për fatin kombëtar së pari bie mbi ata që gjënden në ballë të tij, por mbi të gjithë pjestarët e tjerë që kanë heshtur ose janë pajtuar me fatin e lidhur e tragjik...

Ndërkaq, problemi qëndron gjetiu, te Turqia. Që nga luftrat shqiptaro- turkomalazeze të viti 1878 dhe nga formimi i shtetit artificial Malazez dhe coptimi i teritoreve etnike shqiptare: Plavë e Guci, Tivar, Ulqin, Hoti e Gruda, liqeni i Shkodres etj.

Për çudi sot, ministri malazezë propagandon se i tërë liqeni i Shkodres është i tyre dhe duhet t’i kthehet nën sovranitetin e saj!!! Pse heshtë qeveria shqiptare...?

Ç’ështja sot rrezikohet jo vetëm nga pushtimi i egër, pastrimi etnik dhe rikolonizimi, por para se gjithash nga vetë statusi ynë kombëtar nga injoranca dhe servilizimi i pushtetarëve kosovarë. Që nuk i përgjigjen momentit historik. Ç’është më e keqja janë shndërruar në puthador të Serbis e Malit të Zi! Turp e gjithë kjo qeveri nuk u bë e gjallë! Ju me siguri do të pyetni se në ç’menyrë serbomalzeztë arritën ta dobësonin faktorin shqiptarë deri në këtë masë, duke e falsifikuar historin dhe gënjeshtrën e shndërruan në art. Pasoja më rëndë e krizë së sotme kombëtare është erozioni masiv i politikës nga gjithë hapësira etnike shqiptare. Dikur moti deklaruan, se: institucionet, kryeministri baca Isa dhe ministri i jashtëm baca Hashim se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh në dëm të çështjes së kufijve dhe të interesit kombëtar???

Ky coptim, kjo shkapërderdhje kufijsh si në kohën e turqisë dëshmon se shqiptarët, pavarësisht nga kufijtë që i ndajnë, kanë edhe të njëjtin fat, kryesisht tragjik, coptimi i sotëm është erozioni më i madh dhe humbja jonë më e madhe gjatë historisë kombëtare pas luftës, sidomos ky coptim i ri rrezikon rëndë substancën etnike. Besimi ynë se kjo humbje nuk do të kompensohet nga vitaliteti ynë kombëtar është vetëm një vetëmashtrim i madh. Derdhja e energjisë sonë politike prej analfabetësh pa taban shkencor në botë ishte dobësimi më i madh i çështjes kombëtare.

Duhet të jemë i sinqertë. Në krye nuk u kisha besuar veshëve. Domethënë se, vrasja e Kosovës... s’u krye prej Knjaz Nikollës...! por Coftina qeveri, po dridhet ... U vra, trashigimtari i ligjshëm i kufijëve. Atëherë u vra nga vetë shqiptarët...

Në përfundim të kësaj letre dhe në kontekst të pretendimeve të propozuara nga Mali i Zi, nuk mund të mos ngre zërin kunder disa tendencave të devijimit praktikës politike në ambientin gjithëshqiptarë, për të cilat qëllimisht fola në menyrë të konkretizuar. Në luftën për mbrojtjen e toka shqiptare, për unitetin kombëtar dhe për transformimet në mendjet e qeveritarëve, ne jemi zotuar se asnjëra nga këto, sado që mund të përjetohet në menyrë traumatike, sado që mund të nxisin emocione kaherë të fjetura nga amulli moçale, sado që të jemi kryeministra e ministra e deputetë dhe të pa përvojë në këto momente, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim në një binar dhe do të shkojmë përpara, se do të udhëhiqemi nga ajo që është progresive për popullin dhe nuk do të biem në grackën e tardhëtis politike.

Andaj, ngre fuqimishtë zërin kundër praktikës së denigrimit, servilizmit e tradhëtis. Të hiqet dorë ostracizimit të qeveritarëve e deputetëve të mirëfilltë në parlament e në media. Tradhëtia e përulja ka lëshuar rrënjë të thella dhe tani janë e fuqishme. Këtu bëhet fjalë në mes dy qeverive për rrezikun e këthimit në robëri, pse jo në një gjysmë shteti, por ne as që dyhet të pajtohemi me forma kaherë të mundura servile të saj. Në thelbin e çdo lloj demokracie ndodhet debati dhe dialogu me popullin, veçanarisht me Akademin e Shkencave. Andaj debati e jo burgu, ostracizmit, tradhëtis, përuljes, denigrimit të atëdheut, do ta revalirizojë e kaluarë e keqe dhe do ti mbrojë kufijtë tanë demë baba demë. Uroj të përmendemi nga amullia dhe në këtë drejtim edhe të ngulim këmbë në aprovimin e të drejtave tona nacionale, duke i mohuar ato të Malit të Zi, për derisa e dinë edhe vët cërnagorët (po ata që, dje bënë krime në Kosovë) se këto toka janë të shqiptarëve...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora