E enjte, 28.03.2024, 11:19 PM (GMT)

Mendime

Refik Hasani: Marrëveshje e munguar Shqiptaro-Serbe

E diele, 23.08.2015, 12:17 PM


Një marrëveshje  e munguar paqësore  Shqiptaro-Serbe

Lufta Shqiptaro-Serbe ,asnjëherë nuk është shpallur  nga asnjëra instancë Nacionale , por edhe  armëpushimi ende nuk është shpallur,  prandaj duhet të shpallet ky armëpushim pasi deri sa mos të shpallet lufta shqiptaro-serbe e mbyllur do të vazhdoj në forma e mënyra të kohës qoft edhe si rrodhi pardje më 21 gusht   në sesionin e Këshillit të  Sigurimit të OKB-ës .

Shkruan Mr. Sc. Refik HASANI

Ja  faza e parë zgjdhjes  së çështjes  të pazgjidhur në mesë  të neve Shiptarëve dhe  Serbëve : Së pari Beogradi ta njoh Kosovën  si shtetë sovran , i pavarur duke respektuar integritetin territorial dhe në këto kufinjë sikur që jan  dhe tek pastaj të fillojn bisedimet që jan të pashmangshme shqiptaro-serbe jo si dy popuj më të mdhenjë në këtë pjesë të ballkanit por për shkakë që ishim më shumë se një shekull në një luftë  herë të shpallur , herë ta pa shpallur por që realisht  ku këtë na vërtetojn fakte që ka egzistuar kjo luftë   .Ne  shqiptarët  kemi  bërë shumë aksione dhe kemi  organizuar shumë beteja kundër mbretërive , carëve por edhe ushtarëve , xhandarëve serbë dhe aparatit shtetëror që ka ushtruar dhunë,spatrim etnik,diskriminim e gjenocid   kundër neve shqiptarëve . Por dihen dhe dallohen botërisht që ne shqiptarët kemi bërë dy lufta nga dy ushtri të armatosura kundër forcave serbe . si ;

– Lufta e Armatosur e Ushtrisë  Çlirimtare  të Kosovës dhe

– Lufta e Armatosur e Ushtrisë  për Çlirimin e Medvegjës ,  Bujanocit  dhe  Preshevës   .

Deri më sot , dihen dhe pranohen këto bisedime të niveli më të lartë nën organizimin dhe monitorimin e ndërkombëtarëve , si

          Bisedimet në Rambuje ,  në dy runde ,

          Bisedimet në Vjen , e  .. . në disa  runde për gjetjen e statusit përfundimtar të Kosovës dhe tani së fundi në  Bruksel në disa runde ,

          Marrëveshja  e Konçulit   ,

          Kurse  Marrëveshja ushtarako-Teknike  e Kumanovës ishte mbajtur , por  pa prezencën e shqiptarëve por ishte organizuar dhe lidhur për dhe në interes të neve shqiptarëve .

Por , marrëveshja e radhës duhet të quhet – marrëveshja miqësore   shqiptaro – serbe  . Mendojm se  kjo marrëveshje nuk duhet të zgjatet edhe më tej  , por të pregaditet dhe mbahet para vitit 2020  . Kështu kemi pengesa serioze të shumta . Kështu ne shqiptarët dhe  serbët në radhë të parë , se jemi duke e penguar njëri tjetrin    . Serbia duhet të kushtëzohet  që së pari të bëj marrëveshje paqësore me ne shqiptarët e pastaj të marrë ftesën për në Europ  .

          Por pasi Beogradi ta njoh Kosovën shtetë dhe Republika e Kosovës të pranohen në OKB , mendojm që bisedimet të vazhdojn për  arritjen e një marrëveshje historike në mesë të dy popujve më të mdhenjë . Por Beogradi , duhet : Të kërkoj falje  publike dhe deklarim me shkrim  , si :

          Nga  Qeveria e Serbisë  ,

          Nga  Parlamenti i Serbisë ,

          Nga  Shoqata e shkrimtarëve dhe organizmave tjer që nxitën dhe thurrën të pavërteta kundër neve shqiptarëve ,

          Nga  Akademia  e  shkencës  dhe  arteve  dhe

          Nga  Kisha  Ortodokse   Serbe .                                                                  Po ashtu ,

          Të paguaj dëmet e luftës dhe shkatrrimet dhe për gjenocidin dhe dëbimin që ka ushtruar kundër neve shqiptarëve për më shumë se një shekull ,

          T’ua njohë të drejtat individuale dhe kolektive  shqiptarëve në   Medvegjë , Bujanoc , Preshevë

          Të mosë shtirret  Serbia si shtet  i dëmtuar por si shtet agresor dhe fajtor në  ish-Federatën e Jugosllavisë

          Pronat e shqiptarëve që kan mbetur vakëf t’ua kthej pronarëve të ligjëshëm,

          Të ndalohet përvestimi dhe nacionalizimi i pronave , pasurisë së shqiptarëve pas luftës së dytë botërore

Beogradi  të pranoj të ngriten dy përmendore të larta , ai formë të pllakës përkujtimore një afër Nishit dhe një në Vranjë kushtuar të gjithë të rënëve , të dëbuarve të dhunës si të shpërngulurt shqiptarë të detyruar nga këto pjesë  Pllaka  të ngritet në vende publiko-shtetërore që këto vende të jen të mbrojtura edhe nga institucione ndërkombëtare  të monumenteve kulturoro-historike që mbrohen dhe jan nënë përkujdesje të tyre . Këtë do ta kërkonte me shkrim për momentin Tirana zyrtare pasi ka në Beograd ambasadorin fuqiplotë të akredituar .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora