E merkure, 24.04.2024, 07:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Paul Tedeschini: Si linden ballonat “Mongolfier”

E merkure, 30.07.2008, 05:02 PM


Si linden ballonat “Mongolfier”

(Monumenti ne Leuven - Belgjike)


Klikò dy here mbi figurat per zmadhim.


Ka qene nji anderr e vjeter e njeriut te shkeputet nga toka, ti kundravehet forces terheqese te tokes e cila e mban ne toke.

Qyshe ne shekujt e pare Mb.Kr. jane ba perpjekjet e para ne Kine qe te shkeputet nga toka diçka qe i perkitte njeriut, diçka qe ne nji fare menyre lidhej me njeriun.


Kinezet paten frye topa qe ngriheshin nelt, por qe nuk transportojshin njerz.


Trasnsporti i njerzve u realizue ne fakt per te paren here vetem me 4 qershor 1783 kur vllezrit francez Mongolfier (Lexohet Mongolfiè) arriten te realizojne ngritjen e sferes se pare aerostatike me ajr te ngrohun, i cili mori emrin e tyne.



Mongolfiera asht nji mjet levizes ajror, i cili per te pase forcen e nevojshme te ngritjes nga toka perdoret nji gaz ma i lehte se ajri, qi asht ajri i nxeht. Ky asht principi i Arkimedit.


Kur jane ne fluturim mongolfierat e kategorise aerostatike spostohen nga era dhe shkojne ku ti qoje era, sepse ato nuk kan instrumenta per tu drejtue.


Ne dallim me keto jane “Dirigjibelat”, te cilet fluturojne me te njajtin princip si aerostatet me gaz, por keto per tu spostue perdorin nji motor me elike ne menyre qe te spostohen aty ku don piloti drejtues e jo ku ti qoje era.


Pra keto jane te drejtueshem, prej nga vjen edhe emni i tyne Dirigjibel.


Jo ma vone se nji muej mbrapa vllezerve Mongolfier, profesori francez Jacques Charles (Zhak Sharl) bani udhetimin e tij te pare tue shfrytezue nji sfere (top) te mbushun me gaz. Kjo lloj sfere, ky lloj topi, me permirsimet perkatese, u perdor qe nga viti 1790 deri ne vitet 1960. Tue perdore nji top te tille te fryme me hidrogjen italiani Vincenzo Lunardi realizoi me 15 shtator te vitit 1784 ngritjen e pare ne Angli.


Tipi i trete i ketij balloni, i mbushun me hidrogjen, qe u quejt aerostat, u shpik nga Pilâtre de Rozier nga ku mori emrin Mongolfiera Rozier, i cili i bashkangjiti nji top tjeter, qe mbushej me ajr te ngohte per ta ngrite.


Ne vitin 1785 Rozier u ngrit nga Franca per te kalue ngushticen e Lamanshit e per te arrite ne Angli, por aparati eksplodoi mbas nji gjysem ore fluturimi dhe ai vdiq. Vetem nga mesi i viteve 1980 Mongolfiera e Rozier e permirsueme u ba e sigurt per transport njerzish.


Sferat e Mongolfierave te sotme sportive jane te ndertueme me lande plastike dhe jane shume te sigurta. Ky lloj sporti asht shume i perhapun.


 



Me kujtohet shume mire kur disa vite ma pare ne “Molon Audaçe” te qytetit te Triestes une isha prezent ne ngritjen e nji Mongolfjere te madhe me njerz. Ishte me te vertete nji gja emocionuese.

(Pamja e Molos Audaçe ne Trieste).



Para pak muejsh isha ne Belgjike, ne qytetin Leuven, 30 km ne lindje te Brukselit, dhe ne nji shesh te qytetit pashe nji monument shume te bukur qe Bashkia e qytetit kishte ngrite ne perkujtim te ngritjes se pare me Ballon ne ate qytet ku njeni prej te cilve shihej se ishte italian, sepse i kishin vue ne qafe shiritin trengjyresh italian (Shif figuren e pare lart).


Keto perparime te njerzimit kan linde ne vendet e perparueme europiane dhe keto vende te kulturueme europiane ngrejne neper qytetet e tyne perkujtimore ne nderim te shkenctarve dhe te artistve te tyne.


Popujt e kulturuem, ne dallim me popujt e pakultururem, i ruejne si syte e ballit monumentat dhe veprat e tyne kulturore.


Paul Tedeschini, 30.07.2008

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=2767#more-2767



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora