E premte, 19.04.2024, 04:16 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Lumi Krena, Gjakovë

E diele, 23.08.2015, 05:47 PM


LUMI KRENA, GJAKOVË

Nga Afrim Caka

Një lumë dikur moti gumzhinte nga peshqit e pulëbardhat, me oksigjenin plotë jetë!

Duhesh të jesh me të vërtetë i trashë që të mos e kuptosh se diçka po ndodh me lumin në qendër të qytetit.

Ç’po ndodh me ne?

Sytë më shkuan te pamja e lumit krena, me një shpresë të fundit se ishte prishur e dekompozuar më zi se kaq. Sytë e kujtesës filluan të marrin pushtetin lokal mbi një lumë të gdhendur e të shenjtë dalëngadalë… Ecja duke vështruar herë majtas e herë djathtas. Punë dreqnish, thash me vete, duke hedhur sytë përreth, si të kërkoja një shkas për t’u pezmatuar ndaj qytetarëve të mi, me munges kulture, të pamoralshëm e të pandreqshëm…

Edhe pse të vetëdijshëm se në këtë lumë, të gjithe ne, ishim larë dikur moti gjatë verës! E mora lumin si simbol të një bukurie të Amforës ilire që na dhuroi Zoti, të një bukurie tragjike. E cila shfaqet brenda brenda syve të qytetarëve të saj, i ndriçon dhunuesit e saj me atë dritë të zezë, e cila buron nga jo vetëflijimi i saj.

Shkatërruesi, faktori njeri! Inteligjenca qytetare duhet të zgjohet nga indiferentizmi kulturor dhe me kompleksitetin e rolit dhe kontributit të saj në shoqërinë tonë. Por jo vetëm kaq! Të cilën e kanë shndërruar shtratin e saj, në “lumë të vdekur”. Dhuna ndaj natyrës, lumejve është një plagë e thellë e shoqërisë sonë që favorizohet nga dhuna e përditshme e politikës dhe e qytetarëve në përgjithësi. Nëse nuk ngrihemi të gjithë qytetarët kundër kësaj dukurie të shëmtuar, nëse ne të gjithë nuk bëhemi zëdhënës të këtij lumi që po vdes, dhe nëse nuk ngrihemi ndaj shkatërruesve të pacivilizuar zor se qytetarët do e kuptojë rrezikun që vjen nga kjo dhunë, nga ky krimë i shëmtuar.

Fjalë të rënda janë këto që po i shkruaj, o bashkëqytetarë të mi! Çdo qytetar duhet t’i kthehet mendjes, e jo sëmundjes, padyshim që vlera e jonë duhet të ngrihet përtej çdo dhune, injorance apo keqpërdorimit ndaj lumit krena dhe erenik! Dikur moti në këtë lumë janë sheruar shumë sëmundje… Shumica e familjeve që hedhin mbeturina duken sikur janë të rinj e axhaminj? A thua! Të tillë mund të jenë këta qytetar! Ç’t’i bësh, disa u ngritën nga varri për ta mbrojtur, ndërsa disa prej tyre janë ngritur për ta sakatosur e tallur me lumin! Këta dy lumejnë duhet shndërruar në dy arterie të vërteta jete për ne. Çdo ditë duhet nisur një betej të re… për një Gjakovë të pastër.

Gjakova, “diktaturës demokratike”, nuk ndodhet aq para së ardhmes së sa, sa para të kaluarës. Lumit, rreziku i vjen nga ngurrimi ose nga pavendosmëria kulturore, por, si paradoks i problemeve tjera dhe nga mungesa e kulturës familjare. Flitet e “punohet vërtet” për një lumë të pastër, por nuk mund të harrohet se shkatrruesit e natyrës janë po aq të lashtë sa edhe lumi i vdekur…

Lumi Krena, është pasuri vendo e Gjakovës, institucinonet komunale pak mirren me te se, sa herë që lumi është i pranishëm në syrin e qytetarëve ajo pastrohet. Por përfatë të keq sapo syri i shkatrruesëve të kësaj pasurie natyrore, nuk ngurrojnë e mbushin me mbeturina, shfaqet një realitet tjetër shëmtues. Duhet të vie një zë urdhërues, një zë më i lartë: “Të merren të gjithë dhunuesit e lumit, ku janë e ku s’janë! Të denohen, të denohen të gjithë! Të gjenden autorët e mallkuar dhe të arrestohen menjëherë!”.

Kishte mbeturina përreth. Dhe midis saj, mu në sytë e të gjithëve, po ndodhte diçka në të cilën “Drejtoria Komunale” në të cilën nuk po ndërhynte dot… Sikur, në sytë e tyre, si të kishin zënë perde. Pastaj atyre iu duket se në ta vezullojnë ndriçimet ironike, që ne nuk i durojmë dot. Ç’na duhen njerëz tjerë të pakulturuar? E aq më tepër, fantazitë për një lum të pastër. Kjo memografi e shpjegon qartë vdekjen e saj.

Aq më tepër kur është fjala për lumejtë e këtij qyteti. Shumëherë, sidomos natën, kur gjithçka zbutej e shtrajtohej, të çmendurit turren dhe e mbushin me plehra. Nuk ka dyshim se as makthet e mbeturinave më të çmerituara të së kaluarës anadollake nuk mund të barazohet me lumin e këtij shekulli që po mbaron për të cilin askush nuk ka keqardhje për shkatërrimin e shtratit të tyre. Sidoqoftë, qysh prej kohes, ambjentalistët, qytetarët e ndershëm që kanë mundur t’i japin jetë një ferri koherent kanë qenë jo të rralla.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora