Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sesioni i XIII-të i K. SH, "E djathta shqiptare drejt Shqipërisë etnike"

| E shtune, 22.08.2015, 07:28 PM |



Me datën 14 gusht 2015 në qytetin historik të Krujës zhvilloi punimet sesioni I XIII-të i konferencës shkencore mbarëkombëtare, “E djathta shqiptare drejt Shqipërisë etnike”. Ky tubimn shkemcor mbarëkombëtar, është i vetmi me të tilla përmasa, ku studiues nga mbarë trojet etnike shiptare, Kosova, Kosova lindore (Lugina e Preshevës), viset shqiptare në mal të Zi, Maqedoni, Çamëri dhe diaspora, performojnë studimet e tyre. Kjo konferencë shkencore mbarëkombëtare e iniciuar nga shoqata mbarëkombëtare “Trojet e Arbërit”, është ngrit me idenë e Magjistër Nue Oroshit, Prof. Dr. Muhamet Shatrit, Akademik Mark Krasniqit dhe shumë e shumë studiuesëve nga hapsira mbarë shqiptare dhe Diaspora.