E enjte, 25.04.2024, 04:33 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Gushti i milionave të tretur!

E shtune, 22.08.2015, 06:34 PM


Gushti i milionave të tretur!

Shkruan: Florim Zeqa

Për dallim nga shkrimet e kaluara kësaj radhe do i qasem një teme "sociale", sa të ndjeshme po aq interesante në vendin tonë. Ska dyshim se Gushti është bërë muaji më i bëgatë dhe më i madhërishëm i vitit në Kosovën e pasluftës. Për dallim nga muajt e tjerë të vitit, përgjatë muajëve Korrik-Gusht në Kosovën e varfër protagonist të pasurimit nga djersa e mërgimtarëve nuk janë politikanët, por janë këngëtarët dhe bizneset hoteliere, parrukierët (ata ose ato qe ndreqin frizura), kompanitë e makinave luksoze (limuzinave),...e së fundi edhe "flota" ajërore ndërkombëtare (helikopterët) !

Dukuritë negative janë bërë të shumta e të shumëllojshme, duke filluar nga rrafshi lokal e deri të ai qendror dhe anasjelltas. Por ajo që është me shqetësuese nga të gjitha keto është IKJA nga vlerat tona, nga tradita e jonë e lashtë dhe e pastërt që vet populli e ka ruajtë brez pas brezi, si: besa, burrëria, morali, respekti, solidariteti... e shumë e shumë vlera tjera njerëzore e kombëtare.

Zavendësimi i ketyre vlerave me anti-vlera, ka berë që sot në Kosovë të kemi prostitucion kulturor,që do të thotë huazim te kulturave të huaja, duke u nisur nga ato sllave, turke e deri të ato arabe. Shpeshë herë jo pa të drejt faji ju hudhet qeveritarëve per shkak të qasjes  se gabuar ndaj kultures dhe aspektit social në vendin tonë.

Një fjalë e urtë Italiane thotë;"  ogni popolo ha il governo che si merita", që në gjuhën shqipe i bie: "çdo popull e ka qeverinë që e meriton", sepse qeveria del nga populli përmes votës së lirë, e jo nuk pikë nga qielli.

Organizimi i dasmave nepër restorane është njëra nga dukuritë qe më se shumti ka ndikuar në largimin e popullates nga tradita e lashtë e dasmave shqiptare dhe jo vetem kaq. Eshtë krijuar një kontrast i keq e madje ofendues për atë pjesë të popullatës që nuk e preferojnë mbajtjen e dasmës në restoran.

Ftesa për mbajtjen e dasmës në shtëpi sipas traditës shpesh edhe injorohet nga të ftuarit..., sepse "mrekullia" e restorantit ju ka lënë mbresë të pa shlyer, me plotë zhurmë e lakuriqëllëk, shfrenim të ndjenjave deri në pafundësi per të ngrënë pirë jashtë qdo norme, ku shpesh ndodhë qe si rezulltat i atij shfrenimi, dasmat e ahengjet të perfundojnë me tragjedi, qofte nga të shtënat me armë apo nga aksidentet në komunikacion gjatë kthimit të dasmorëve në shtepitë e tyre.

"Evolucioni" i hovshëm kulturor ka quar në tejkalim të civilizimit kulturor dhe moral të shoqërisë sonë. Neve shqiptarëve, që deri dje nuk kemi mundur të pajtohemi që fqiu ynë të na i shikojë as në rrugë motrat dhe gratë tona të veshura, po ia dergojmë gjysëm lakuriqe në restoran !

Me organizimin e dasmave nepër restorane është duke u bërë edhe një lloj gare e pa shpallur si;  në zgjedhjen e restoranit më të bukur e më të shtrenjtë, në zgjedhjen e yjëve të muzikes, në shtimin e numrit të dasmorëve, të perdorimit të flamujve lara-lara e deri të shpikja e ndonjë evenimenti të ri e të pa parë, siq ishin rastet e fundit të marrjes së nuses me helikopter,...duke i bërë keshtu dasmat tepër të kushtueshme dhe "interesante" !

Këngëtarët dhe pronarët e hoteleve janë më të privilegjuarit në bizneset e tyre. Një orë e "shërbimit" nga ana e tyre, mërgimtarëve u kushton hiq pë pak se 1000 euro, apo barazi me 100 orë pune në mërgim !

Por shpesh ndodhë që këngëtarëve, yjëve të estradës t'ju dyfishohet ora nga bakshishet e dasmorëve, andaj për hjekjen e brengës së grumbullimit të parave, ata në dasma me vete marrin përcjellësit e tyre besnik.

Për t'i realizuar këto mrekulli shpirtërore, mergimtarët zhytën në kredi bankare prej disa dhjetëra mijëra eurove dhe  prap nuk u mjaftojnë per mbulimin e shpenzimeve të dasmave, ku si pasojë, shumë prej tyre nuk kanë me çka të hajnë bukën kur të kthehen në vendet perëndimore,...por edhe keshtu pranojnë se ndjehen mirë kur postojnë pamje të dasmave të tyre në rrjetet sociale apo kur dëgjojnë se ju permendet dasma per të mirë nga ndonjë mik apo farefis i tyre i gjërë !

Kostoja e lartë e dasmave në restorane nuk përkon aspak me nivelin e standardit jetësor të qytetarëve të vendit tonë. Sikur të ndodhte shfrytezimi i atyre mjeteve per investime në ekonomitë  familjare, pse jo edhe per nevoja humanitare,...atëherë do ta zbuste në masë të madhe shkallen e varfërise në Kosovë, si dhe do të ndikonte në unifikimin e faktorit kombëtar në vendin tonë.

Në këto dasmat " moderne", këndohet e vallëzohet me ritme të shpejta  e të shprishta nga meloset turke , sllave e arabe, besa nganjëhere dëgjohen edhe melodi të bukura shqipe qe ndryshe po u thojnë tallava, thënë ndryshe ky është një degjenerim  kulturor qe po ndodhë në ketë kohë të pa kohë per traditën dhe vlerat e pastra kombëtare.

Qdo komb modern e ruan dhe tarshëgon me fanatizem traditen e vet kombëtare, nuk e perzijnë kulturen e tyre me kultura të huaja, nuk e di cili popull në botë, qoftë nga fqinjët tanë ose me gjerë, në dasmat dhe ahengjet e tyre luan e vallëzon me muziken tonë popullore apo folklorike shqipe.

Pergjigja është shumë e thjeshtë; askush !

Andaj pse u dashka ne shqiptarët me kaq ngulm të vrapojmë pas kulturave të huaja, madje edhe të pushtuesve tonë shekullorë, kur e kemi traditen tonë të lashtë të kendimit e vallëzimit shqip, kur e kemi këngen e bukur popullore shqipe, kur kemi folklorin tonë burimor, rapsodet tanë, të cilet brez  pas brezi më mirë se çdo kush tjetër na e kanë mësuar historinë tonë kombëtare. Kopjimi i kulturave të huaja s'është gjë tjetër  veqse largim nga kultura dhe traditat tona shekullore.

Kthimi në traditen tonë kombëtare, nuk është kthim prapa, por është ecje perpara, është forcim i identitetit tonë kulturor e kombëtar, kënaqje e shpirtit dhe kursim i mjeteve financiare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora