E enjte, 25.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: I huaj në mërgim, jo në atdheun tim

E premte, 21.08.2015, 10:00 PM


I HUAJ NË MËRGIM, JO NË ATDHEUN TIM

Nga Dedë Preqi

Athua për shkak se e ndjejnë vetën të lodhur, të molisur dhe të zhgënjyer, sa që tanimë nuk do ti mjaftonin fuqitë e tyre të shterrura, për ti dhënë edhe një kritikë, apo vërejtje të merituar atdhetarëve të vet. Dashuria aq e fuqishme që përjetohet për atdheun dhe të afërmit nuk mund të përshkruhet dhe të krahasohet me asgjë, por plagët që e thyejnë këtë stuhi shpirtërore janë të lloj-llojshme, të cilat edhe nuk imagjinohen. Janë disa rrethana të cilat duhet të mirren në konsederim, nëse duam ta masin arsyen e motivit.

„Mërgimi një rrugë e gjatë, që na i dogji zemrat flakë,  ku na humbi kjo rini, ka marrë rrugët pa fre, pa kry, janë fjalët e një poeti. Mirëpo, rrënqethjet e fjalëve të këtilla të poetit kushtuar mërgimit, aq më pak janë në gjendje të na shpëtojnë dhe ta shërojnë këtë plagë të kohës, e cila për ndonjë vizion, apo ngushëllim e ka filluar këtë rrugë shumë herët, që nuk ka të ndalur deri në ditët e sotme.

Me qindra  shqiptarë gjinden sot në mërgim, të shpërndarë në gjitha anët e botës, shumica e tyre kanë zënë vend në vendet perëndimore dhe deri te këndi i Australisë. Numri i mërgimtarëve nuk është i saktë asnjëherë, sepse sëcilën ditë rritet numri i tyre, duke llogaritë edhe ata që dalin sot nga kushtet e dobëta ekonomike. Mirëpo, kjo nuk e kufizon ndjenjën e dashurisë për sëcilin që ka për vendin e vet, sepse të gjithë këta njerëz kahdo që shkojnë, punojnë e veprojnë,  e kanë vetëm një atdhe.

Sa herë që vijnë pushimet verore e dimërore, kjo shtresë e njerëzimit i jep sharm të veqantë rrugëtimit të vet për të pushuar dhe ç’lodhur në atdheun e tyre, i cili është edhe pjesa me e rëndësishme e botës së tyre. Ata udhëtojnë me qindra e mija kilometra, kalojnë aq rrugë të gjata me plot ngjarje të ndryshme, por edhe të pa këndshme, ndoshta vetëm për të pushuar pak orë, ose pak ditë në atdhe, dhe për tu ç‘mallur me më dashurit e tyre. Kush mundet ti numëroj këto rrugë të gjata me plot peripeti të ndryshme, kush mund ti numëroj ato malltertime të cilat i përjetojnë këta mërgimtarë shqiptarë, sidomos rrugëve që shpiejnë nëpër Sërbi.

Rruga e mërgimtarëve shqiptarë është e mundimshme, por e pa thyeshme, përkundër rrethanave, malltertimëve nëpër rrugët e Serbisë, dashuria për atdhe, është një rrugë e pa ndalshme. Prandaj edhe pasojat janë të dukshme, në rend të parë pasojat e luftës, ndërsa në rend të dytë edhe pasojat shoqërore, mos të thëmi edhe individuale. Megjithse, sa do pak që duket se Kosova ka bërë disa hapa pas luftës, ka edhe shumë çka për të bërë, këtë e thojnë edhe të tjerët, sidomos përpjekja për ti larguar disa pasoja negative që e kanë kapluar këtë shoqëri. Natyrisht, disa fenomene negative janë gjurma që i lë pas lufta, që trajtimi i tyre kërkon një tretman dhe prevojë të pasur dhe me një përkushtim vetëmohues.

Por, ajo që e shqetëson sot mërgimtarin dhe këtë shoqëri të mërguar është fjala „ I HUAJ“, në atdhe të vet. Kjo fjalë, apo ky mendim disponon një boshllëk të kuptimit dhe mendimit shoqëror, pa e llogaritur se këta njerëz janë të pa ndarë dhe të mishëruar me gjenezën e vet prej një gjaku dhe një vendi. Mergimtarët në çdo kohë e përjetuan fatin tragjik të pushtuesve të vendit tonë, dhe përmes fundit katastrofal që përjetojë Kosova, ata e nxjerrën shpirtin e tyre të pamposhtur të atdhetarit tonë, në rezistencën aktive kundër okupatorit serb dhe deri te ngadhnjimi i lirisë.

Janë disa shqetësime, por ato që vërehen edhe e zbejnë vullnetin e mërgimtarëve, janë disa cenime të vrazhda, të cilat nuk i duken dikujna aq të rëndësishme, edhe pse e kanë një kosto të madhe materiale e morale. Kur një mërgimtar vjen i gëzuar dhe me plot vullnet në vendin e vet, pse jo edhe me ndonjë makinë të mirë, të cilën e parkon në qytetin e vet, mirëpo ndodh ajo më e keqja, që  pastaj makinën e vet nuk e sheh më me sy. Për të thënë troq qështjen e gjërave të tilla, të cilat e tregojnë pasigurinë e qytetareve të vet në vend, përgjegjësinë kryesore e mbanë qeveria e brishtë e shtetit, sëcilës i mungon vullneti dhe disponimi ligjor, mandej duhet të fajësohen edhe qytetarët e vandalizuar me një vetëdije të ulët shoqërore dhe njerëzore.

Janë edhe shumë shqetësime të tjera, të cilat nuk duhet të vargërohen si elemente të „pseheve“,nëse mungon në rend të parë shteti ligjor dhe mungesa e kushteve ekonomike, por duhet ta sqarojmë qështjen e cila na brengos: Athua të gjitha këto gjëra të pa këndshme na zgjojnë ndjenjën e urrejtjes e të antipatisë ndëratdhetare, kjo nuk duhet të ekzistojë, sepse te mërgimtarët shqiptarë gjithmonë është vërejtë dhe është nxitë ndjenja e kërshërisë dhe dashurisë ndaj popullit dhe atdheut të vet, por gjënezën e këtyre të kqijave duhet kërkuar diku në keqardhje, në dhembje dhe në ndjenja atdhetare. I huaj jam në mërgim, por jo në atdheun tim.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora