E enjte, 18.04.2024, 08:18 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Paul Tedeschini ky provokator

E enjte, 20.08.2015, 09:45 PM


PAUL TEDESCHINI KY PROVOKATOR DHE NXITËS I SHQIPTARVE KUNDER NJANI TJETRIT

Nga Bardh Nengurra

Qenka shumë e randë me shkrue per dikend qe dikur ke mendue se asht njeri i mirë, se e ke mik dhe te cilit i ke besue shumçka qak edhe foto te familjës ashtu si ja dergon vëllau vëllaut që ti mban per kujtim ai ato. Aq ma vështirë qenka të mirresh pastaj me njeriun qe e ke zbulue se cili asht në realitet, dhe cila asht veprimtaria e ti e pistë.

Para disa viteve rastësishtë pata fillue te baj komente në revisten ZEMRASHQIPTARE.NET dhe ato komente filloj ti pelqen dhe tumirë Paul Tedeschini qe edhe vetë në atë kohë botonte në ZSH. sado qe ky kishte edhe nji portal te vetin te cilit tash ja kam harrue titullin, por di se fillonte diçka me KOSOVAALBEMIGRANT.

Pauli i shkret me shpirtin e vetë perplot urrejtje per shqiptarët dhe i bymyem me fanatizëm fetar deri në ekstrem ose kishte pas mendue se unë qenkam far palaqoje apo servili i paguem ( ashtu si po deshmohet sheshit se asht vet Paul Tedeschini) dhe si shqiptar me emnin e mbiemnin musliman që kisha atëhere( Selim Hasanaj ) po perkrah me komente shqiptarët katoliksepse qenkam shit te ta ose kishte pas mendue se mu paska mbush mendja te ndrroj fenë sepse per at rradaken e Paul mjeranit nuk paska mundësi te flas Selimi per kombin e vetë shqiptar , dhe me aq sa din Selimi ta thotë mendimin per kulturën dhe per pasunitë e kombit te vetë e që si pasuni konsiderohet edhe koloriti fetar qe kan shqiptarët.

Pauli i shkret shpirt zi katran me qonte naltë deri te retë dhe i merrte të gjitha shkrimet e mia nga ZSH dhe i botonte te portali i vet qe e menagjonte. Pata mendue se e kam gjet nji mik te mirë , pata mendue se e gjeta nji vëlla shqipfolës.

Pauli më pat ftue qe bashk me gruen time te shkoj e ta vizitojë ate e zonjen e ti në Itali ku ai jeton e vepron. Nuk mu paten ba punët te shkoj por me ka pas ardh shumë keq pse nuk mujta te shkoj . Me Paulin me pat ba te jemi i afërt edhe nji Burr i madh i Sapës së Zagorjes i ndjeri Daniel Gazulli, mirpo pas pak kohë me bjen në dorë libri i Hamdi Bushatit " SHKODRA NER MOTE " dhe aty lexoj per qindra familje shkodrane qe kan origjinen nga popujt e Azisë e Afrikës si dhe te popujve tjerë europian. Mes tjerash lexoj se edhe familja Tedeschini qenka me origjinë nga Austria. E pata pyet Paulin dhe ai në vend që te jetë i sinqertë dhe ta tregon realitetin ai më tregon per nji familjar te ti te persekutuem nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Nejse, në atë kohë as qe kerkova te më jep sqarim ma shumë sepse kuptova se ky nuk dëshron te rrefehet. Mirpo derisa ikte koha dhe shkrimet e mia botoheshin pothuej nji shkrim në ditë në ZSH pash se Paul Tedeschini sado qe flet si shqiptaromadhë ai megjithate asht vetem nji fanatik fetar i ati ekstremit ma te lig katolik. Pra pash se ai nuk flet as nuk mendon si qytetar i Shqipnisë ( sepse e dija se nuk asht shqiptar fare ) por flet si ekstremist fetar. Ky si duket ishte i bindun se unë jam servil per fenë katolike dhe me pat kerkue tja gjej nji adresë qe ai ti shkruen Akademisë se Shkencave te Suedisë per ta pengue qe Ismail Kadares mos ti ndahet çmimi Nobel per letersi. Kur e pyeta pse don te veproj ashtu ai lidhte mendimin e vet me faktin se asht antikomunist dhe se ( sipas Paulit ) Kadare qenka komunist.

E kisha te vështirë ti largohem menjihere sepse me gjithë temperamentin tim qe kam megjithate e ruej qetsinë me njerëz qe i kam respektue dikur, e ruej derisa nuk kalojnë çdo kufi te durimit.

Paul Tedeschini bukur moti ka kalue ketë kufi te unë, dhe ja tash po e baj këte shkrim per te.

Unë nuk munda te pajtohem me tendencen e ligë e të poshter te Paulit per te lobue kunder Ismail Kadaresë sepse e dija se po ju dha ati çimi ai çmim do jet edhe i popullit tim.

Kisha shembull popullin ku unë jetojë qe tri dekada dhe i cili popull ( norvegjezët ) mburret dhe ka perkrah qe ti jipet çmimi Nobel per letersi Knut Hamsun-it dhe nuk e pengoj fakti se ky Knut Hamsun ishte kolaboracionist me nazistet pergjatë pushtimit te Norvegjisë nga Gjermania hitleriane në Luftën e Dytë Botnore.

Isha kunder mendimit ogurzi e antishqiptar te Paul Tedeschinit kunder Ismail Kadaresë edhe per njohunin time qe kisha per mendimet e krijuesve boshnjak te Bosnes e Hercegovinës te cilet mburren me Nobelin per Letersi te Ivo Andriçit sado qe ata e din mirë se po ky Ivo Andriç bashk me fashistin tjeter serb Vasa Çubrilloviqin kishin perpilue Elaboratin per zhdukjen e bosnjakve dhe shqiptarve nga trojet e tyne në Gadishullin Ilirik.

Kryetari i Shoqatës se Shkrimtarve Boshnjak në Norvegji z. Uzeir Bukvic me tha njiherme tha:... ko od prosvetnih pisaca na svetu pita koje nacije je bieo Ivo Andriq, Oni znaju da je on rodjen u Travnik a to je Bosna I Hercegovina. ( kush nga krijuesit e botes pyet se cilen etni kishte Ivo Andriqi, ata e din se ai asht nga Travnik-u dhe ky qytet asht në Bosne e Hercegovinë.)

Këtu u paten thye shtizat mes meje dhe mikut tim Paul Tedeschini sepse ai filloj te largohet dhe te me percjell pastaj si hije në shkrimet e mia , por ma nuk i merrte nga ZSH ato shkrime per ti botue te portali i vet. Ky Paul mjerani shpesh ka komentue me nofkë te shkrimet e mia dhe pasi ju ka botue komenti ai ka ndrrue nofken dhe ka ba kunderkoment. Pra njiher ka sulmue shkrimin tim, iden time e mesazhin tim e heren tjeter pas pak me emen tjeter ka perkrah shkrimin tim dhe ka sulmue komentin e vet paraprak.

Kalimin e paturpshem te ati kufini qe fola ma nalt e ka ba Pauli kur ky filoj ta nxis njifar njeriu te smut psiqik ( nuk po e permend me emen qellimisht ) dhe ta ndersej si gjuetari zagarin at njeri kunder meje. Po këte njeri ky Paul shkreta ka ndersye ma heret edhe kunder vetë revistës ZEMRASHQIPTARE.NET , kunder Drejtorit te saj z. Gëzim Marku dhe Kryeredaktorit z. Ilir Dardani. Bile z. Ilir Dardani e pat kundershtue keq Paulin dhe mes tjerash e pat quejt edhe qen dhe ofendime të tjera te cilat mu nuk më paten pelqye fare në atë kohë. Tash pajtohem me z. Dardani se mirë ja paska ba Paulit.

Pra Paul intriganti mercenari i paguem ( ai e din nga kush dhe cilat qarqe ) harroj se asht katolik dhe se urren fen islame ( sipas prononcimeve te panumerta te ti ) dhe filloj ti botojë shkarravina ati PSIKOPATI te cilat shkarravina ofendonin shkrimet e mia vertetë antiislame sepse unë se pranoj fenë para kombit, se njof per kulturë ideologjinë dhe dogmen fetare para asaj kombëtare. Se shof si vlerë fenë para vlerave kulturohistorike qe i ka populli im dhe se i due ma shumë rranjet e mia kulturore e fetare se sa ato te ardhuna me dhunë nga pushtuesi osman dhe sundimi i ti pesë shekullor.

Dhe tue u bazue në keto pikpamje te miat te cilat unë gjithmonë i kam thanë në publik dhe gjithmonë me identitet timin si autor i tyne pa u mshef asnjihere sikur bajn sot pothuej pjesa dermuese e publicistve. Unë kam fillue me botue me emnn tim Selim Hasanaj, , kam nja tri kater shkrime me pseudonimin Ujkan Grapqori , por e kam sqarue se Ujkani asht Selim Hasanaj dhe ma vonë pasi botova librin tim te parë mora per mbiemen autorial ne shkrimet e mia titullin e lbrit tim NENGURRA e qe ma në fund per ta ndrrue edhe emnin e edhe mbiemnin edhe në dokukemte zyrtarisht dhe tash shkruej si BARDH NENGURRA qe në realitet jam po ai.

Dhe Paul Tedeschini padyshim jo vetem si botues , por edhe si nxitës boton shkrimet e ati far psikopati ne te cilat shkrime ai perdor shpifje, shantazhe, kerrcnime, ofendime shamje edhe jo vetem mu personalisht por edhe familjaret e mi i shan mercenari psikopat i Paul Tedeschinit. Kur mora vesh se ai psikopati ka botue diku e besova , por kur me thanë se ato shkarravina kryekëput islamiste jan botue në KOSOVAALBEMIGRANT te Paul Tedeschinit nuk e besova derisa e hapa at paqavure te Paulit dhe i pash me syt e mi . Nuk i lexova te gjitha se me vinte neveri, nuk më nervozonin shamjet e autorit psikopat, por me quditke se si ka mundesi ta botojë ate psikopat islamik Paul " SHQIPTARI I MADHË" , Paul katoliku perfekt ( sikur paraqitet ky Pauli ).?!

Dhe te gjitha shkrimet e ati psikopati e kuptova se jan produkt i trunit shpifarak e perqames te Paulit dhe ai nuk kishte nxit personin në fjalë vetem kunder meje, por edhe kunder Gjergj ( Bajram ) Kabashit Drejtorit te revistës REVISTADRINI.COM.

Meqense ato ishin shkrime te liga shumë denigruese e ofenduese jo vetem kunder meje , por edhe familjës time te pa fajshme per shkrimet e mia qe i baj, u detyrova ti nxjerr te gjitha në skaner dhe te shkoj në Häsleholm në Suedi ( vend ku jeton ku psikopati ) dhe ta ngris padinë kunder ti në policinë suedeze.

Paul Tedeschini nderseu psikopatin edhe kunder poblicistit dhe veprimtarit tjeter me nam z. Asllan Dibrani qe jeton në Gjermani. Kur i njoftova se unë kam ngritë padi kunder autorit te shpifjeve e shamjeve edhe z. Gjergj Bajram Kabashi dhe z. Asllan Dibrani i derguen shkresa policisë në Suedi në adresën qe unë jua dhash.

I pata shkrue Paulit se si ka mundësi ta botojë nji islamik dhe edhe njeri te smut me ato shkrime kryekëput shpifje dhe shamje dhe e luta ti fshin ato, ky far mistreci shpirtzi as qe me perfilli dhe nuk mu pergjigj fare. Ato shkrime edhe sot e kesaj dite janë aty në paqavuren e Paulit KOSOVAALBEMIGRANT.COM.

Pauli si shpiun kujdestar per me ofendue , me ironizue, me nençmue dhe me shantazhue shqiptarët dhe te gjitha keto me te vetmin qellim qe te nxit perqamje e perplsaje mes shqiptarve filloj ti rras turinjët edhe në FACEBOOK dhe asnjihere nuk ban asnji koment per ta lidh me postimin, me komentin tjeter apo me qellimin e postimit dhe komentit por gjithmonë provokon dhe ironizon me nji fjalor te poshter dhe injorant.

Poeti dhe publicisti Bashkim Buxhovi qe para 20 viteve ka perfundue si refugjat në Ukrainë ku edhe jeton me familjen e ti te ngusht bashkëshorten dhe femijët. Meqense Ukraina nuk ka pranue Kosovën si shtet dhe meqense kur ka perfundue z. Bashim Buxhovi atje ka shkue si shtetas i ish Jugosllavisë edhe organet ukrainase ati i kan pranue atë pashaportë e si kan pranue pashaporten e Kosovës. Meqense dy dekada pa ardh kurr në Atdhe , para 10 ditve z. Bashkim merr rrugen bashk me vajzen e vetë per në Dardaninë tonë, per në Gjakoven e ti te cilave jua ka kushtue me qindra strofa vargje malli nga largësia atje ku jeton si mergimtar.

Arrinë në Beograd nga Ukraina dhe aty policia serbe ja merr dokumentet me arsytimin se ato nuk janë valide dhe nuk kan vlerë ma dhe mbetet vëllau i jonë bashk me vajzen e vetë tue u perplas me poshtërsitë dhe arrogancen, me shantazhet dhe byrokracinë serbe disa ditë. Ma në fund humbet shpresat dhe ban nji koment në facebook me kerkesen per ndihem nga vëllaznit shqiptar , kushdo qe ka mundësi ta ndihmojë e ta nxjerr nga atje dhe ta sjell në Dardani, në vendlindjen e ti.

Pasuen me dhjetra komente dhe te gjitha ishin me keshilla per Bashkimin, me keqardhje per ate qe i paska ndodh , me oferta per ta ndihmue direkt, mes tjerve edhe unë vet ju ofrova qe te shkoj atje e ta marr dhe ta kaloj ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Mirpo nuk munguen dy komentues me shpirt katran. i pari njifar " patrioti" me mbiemnin Ndreu nese e kam mbajt mend mirë i cili i thotë Bashkim Buxhovit se ofertat e atyne qe te vin atje me te ndihmue jan rrena sepse atje munden me shku dhe kan lidhje vetem tradhëtaret dhe shpiunët. dhe komentuesei tjeter bastard me nji fjali te shkurt por perplot gezim per fatkeqësinë qe i ka ndodh nji shqiptari e te cilin e ka edhe mik në facebook paraqitet Paul Tedeschini. Ja se cila ishte fjalia e keti burreci me trup si rinoqer me ftyren si dhelpen e me shpirt si hienë: ... po ti a ke thanë se jeton në Gjakovë e ku dole tash në Ukrainë...?!

Nuk u permbajta dhe reagova ashper, dhe i bana disa komente kunder keti njeriu shpirtzi.

Tash para pak qastesh dikush kishte postue po këtu në facebook nji foto te Ramush Haradniaj me disa bashkpartiak te vetë në bjeshket e anve te Radafcit dhe aty Agim Gashi kishte thur nji kangë rapsodi, e komentova Agimin dhe ja perkujtova se edhe këte here si shumëhere ma parë ja ka fut kot. I thash se Ramushi aty nuk ruen kufinin( sikur thotë vargu i Agimit ) , por ruen KËSHTJELLEN qe ka fillue dhe gadi e ka perfundue ta ndertoj në SHTEDIM , në token e Dardanisë thue se ja ka lan baba Elmi atë tokë me ba ai pallate e keshtjella atje !

Perseri Paul Tedeschini i rrasi hundet dhe komentojë.

Nuk durova ma dhe ja e bana këte shkrim per Paul mjeranin, këte intrigash, këte marifetgji, këte shpirtzi, këte shqipfoles e antishqiptar i cili me pamjen e vet fizike me ngjyren e lekures qe ka dhe me sjelljet e veta me bind se nuk asht as austriak, por asht far produkti i permjerrjes tartaro-rome te kohes se Peradorisë Austro-Hungareze.

Istog - Dardani

Bardh Nengurra



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora