E enjte, 28.03.2024, 05:16 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Hebet e kalit u shitën në Bit – Pazar

E enjte, 20.08.2015, 07:55 PM


HEBET E “KALIT SHEMËS”

U SHITËN NË BIT-PAZAR

NGA KALOSH ÇELIKU

Edhe, “analistët” tanë me këmbët dhe trutë në legen, nateditë merren me “Kalin e Shemës”. Kalemxhinjtë e arratisur nëpër mjetet e “pavarura” të informacionit dhe “vëllazërim-bashkimit”, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Grazhdin, moti ua kanë mbushur “vëllezërit” me kashtë në vend të barit njomë të Livadhit, rrëzë Çukës. “Kalit të Shemës”, përpiqen si t’i vënë shalë (samarë)?! Hebet e tij me dardha të qullta t’i mxjerrin në treg, Bit – Pazar.

Hoxhallarët e rrejshëm, merren edhe me delet e Ali Ahmetit?! Punemadhe, a janë ato “dele” të Ali Ahmetit, apo të vëllait të tij si bari i deleve në stane, mbi Zajaz. Problemi kryesor, sipas tyre “politik”: mirë  është të merren me “dhentë” e Ali Ahmetit, që i ka lëshuar “sallmadi” të kullosin mes parqeve nëpër Çarshi, apo nëpër male. Edhe, kush: rrugaçët “kuqezi” me lecka turko-arabe në kokë, në vend të kësulës të Bajram Currit?! Dudumët, që deri dje i bënin “temena” dhe i luteshin përpara këmbëve si “Kryehoxhë” Zajazi. Emërojë si imamë në ndonjë xhami me flamurin turko-arab në minare. Ndonjëri, edhe e kishte “mik” Ali Ahmetin përpara kamerave televizive, kur i dha post politik për merita “artistike” në Instutucionin shtetëror të “përbashkët”. “Politikë madhore” të bëjë me gotat e çajit të rusit nëpër çajtore deri në mëgjes, krah për krahu me “vëllezërit”. E, kur “vëllezërit” zgjoheshin herët nga gjumi, ai gjithë ditën e gjatë ia fuste gjumë për shtatë palë qejfe deri në darkë. Përderisa, “vëllezërit”: i madh e i vogël e pushtonin Çarshinë, dudumët tanë gërhisnin në gjumë për liri fetare.

“Probatimat” e shtëpisë, përveç përmendoreve antike e “nacionale”, sot u ndërtojnë shqiptarëve edhe xhami në mesin e parqeve. Gjelbërimin, përditë na e mbysin me beton e hedhurina. Arsye e vetme, se: nuk paskan “muslimanët” ku t’i luten Zotit. Rrugët e Bit – Pazarit i kanë shndërruar në Shtëpi të Zotit. Fatkeqësisht, ende jo në Xhami Shqiptare.

Kutadimë ne, ndoshta e dhe bëjnë “propagandë turistike”?! Turistë, urdhëroni dhe shihni vetë me sy “terroristët”: sesi lind një shtet i ri “musliman” në Ballkan! Ose, t’i tregojnë botës para syve: nuk na besoni si popull “demokratik besnik”, por ecni e shihni vetë se, me çfarë “indiancësh” ne jetojmë në një Shtëpi! Turr, turistët nga të katër anët e botës grupe – grupe për eskurzione turistike. Para derdhin me thasë për lindjen e një Shteti të Ri “musliman” në Ballkan. Gruevski me shokë i fërkon duart, kur delë me familje për çebapë te “Destani”, në Çarshi. Politkanët tanë shqiptar, përderisa mbesin me herdhet e dashit në dorë, i turren përmbrapa Ogiçit brirëdredhur rreth veshëve, që ende nuk i kanë rënë herdhet rrugës. Edhe pse, dhelpëra dinake e ndjek hap pas hapi me shpresë se do t’i bien pas ndonjë gardhi, papritmas në Livadh.

Barkun ta rrokësh me dorë nga gazi, mos të pëlcasë mes kësaj vape të madhe para këmbëve të Olimbisë te Ura e Gurit, që të rri mbi kokë si saç me shpuzë. Partizanët teknefesë, që deri dje u shpërblyen për merita partiake me poste Qeveritare. Emërime si ministra, zv/ ministra, zv/drejtorë, ambasadorë nëpër botë, redaktorë nëpër redakasi e imamë të xhamive, sot, gurë e dru hedhin mbi Ali Ahmetin dhe BDI -në. Shkaku, dihet si gjithmonë, është në sofër: rroken fytas për taxhinë Qeveritare, që ua ka hedhur pa merita Nëna Parti në grazhd, mu si ato Dy dhitë kryeneqe mbi vig të lumit te Abetarja. Kryneqet e lagura qull në lumë, kur dalin në breg, dhe me të katra ikin të rreziten në ndonjë mullar me barë të thatë pas Shtëpie. Balluket e ballit, patjetër sot Bariu duhet t’i përzë nga Kopeja e deleve si kuaj Troje. Edhe, nuk duhet t’u ndërtojë nga një vathë në çdo mëhallë. Tashti, kohën e fundit si “muslimane” me ferexhenë hedhur krahëve, përmes Bit –Pazarit të kërkojnë haptas vatha të ketë edhe secila Lëmë para shtëpisë?!

Dudumët, dikur i dalldisë taxhia e Nënës Parti, tërbohen dhe turr me të katra përmbrapa t’i shkojnë bombahedhësit partizan Boshko Buha si “shpëtimtar” i shqiptarëve. Në Kumanovë: në “Lagjen e trimave”, e rrokin pëqafe si vëlla lufte për Liri. E pritën me duartrokitje frenetike. Partizani, Boshko Buha i sotshëm me disa partizanë të arratisur shqiptar, u premtoi se përpara kamerave televizive, nesër do t’i hedhë edhe bombat e rastit “monstra” te Liqeni, në Shkup. Kutadish, ndoshta edhe do t’u ndërtojë xhami për çdo shtëpi në mes të lëmës, në vend të shkollave shqipe?!

Populli shqiptar, e ka një thënje antoligjike: Prit me muaj, e prit me vjet: pushka e Lilës s’po kërset. Edhe bombat e Boshko Buhës të sotshëm, ende nuk u hodhën para kamerave televizive në dobi të shqiptarëve. Bashkëluftarët e tij besnik, t’i presin si fishekzjarre komuniste të “vëllazërim – bashkimit”. Ose, u hodhën nga instikami i dikurshëm komunist, por u flukën me qëllim vetëm për të ardhë me dhunë në pushtet. Ndonjëra, “madhështorja” edhe me prapavijë politike për t’i përçarë shqiptarët. Mëkot, dudumët i prisnin të hudhen “bombat” e premtuara politike “shpëtimtare”, në Bit-Pazar. Shkupi të dridhet “fortë” si dikur nga tërmeti katrosofal (1963) nga eksplodimi historik i shekullit, se ja: më në fund, erdhi “shpëtimtari profet” i shqiparëve. Sheshi “Makedonija” të mbushet plotë shqiptarë me yje të kuq në ballë e flamuj të “vëllazërim-bashkimit”, simbolin e prijësit “legjendar” të shqiptarëve në jakë të setres, përpara këmbëve të Aleksandrit Madh të rroken si “vëllezër” qafë për qafe për “fitore” duke ëndërruar se janë përpara këmbëve të Kalit të Shokut Tito.

Sançopançot shqiptar, para kohe turren me të katra pas posteve në Qeverinë e nesërme të “shpëtimtarit” të vonuar Boshko Buha. Këmbekokë të përfundojnë në grazhd të “Kalit Shemës”. Ndryshimi strategjik i luftës heroike: Fitorja artistike luftarake mes faqeve të Historisë Shqiptare. Tragjedia e kësaj radhe: përfunduan heroikisht si dëshmorë lufte, jo në grazhdin e Kalit të Rexhës, po në grazhdin e “Kalit Shemës”.

Kulminacioni i luftës “strategjike” të shokëve të Boshko Buhës: Bythekrye i varrosëm si dëshmorë në istikamin historik shqiptar. “Bombat” politike “shpëtimtarit, ende pa i hudhë para kamerave televizive,  i pëlcitën në dorë. Moti kohë e kam thënë këtë parashikim për Nesër në një shkrim timin publicistik: “Bombat” politike, Zaevit i pëlcitën në dorë. Punë tjetër është ajo se, Zaevi nuk e di gjuhën shqipe. Zakonet dhe traditën e këtij populli me të cilin jeton nëpër shekuj. Nuk e ka ndërmend si “vëlla” Njerke, as edhe t’i mësojë një ditë si kushte elementare bashkëjetese. Frika se, po të donte “vëllazërim-bashkim”, moti këto “marrëveshje politike” mes të dyja palëve si popull shumicë në këtë Shtet të “përbashkët demokratik”, do t’i kishte realizuar si popull “vëlla” me të cilët jeton së bashku në një Shtëpi. Nuk do t’i ndante me “vëllain” e Babait lugët dhe enët, por livadhet, arat pyjet dhe Shtëpinë.

Problemi, ende nuk është në mesin e shqiptarëve, por te “vëllezërit” e Njerkës. “Armikun” shekullor, “vëllezërit” gjithë jetën e kërkojnë te shqiptarët. Merreni me mend, populli që i mbanë gjallë ende në histori, si kopila të Njerkës. Partizanët e tij të arratisur, ende nuk dinë shqip, por me vështirësi e përtypin gjuhën shqipe, edhe atë: vetëm për vende pune. Tregu me shumicë dhe pakicë, i ka çmimet e veta të zarzavateve në Bit – Pazar. Vështirë është sot, shqiptarëve t’u shitet malli i kalbur me afate të skaduara përdorimi, si mall i freskët që posa ka dalë në treg nga fushat pjellore shqiptare.

Mallin e kalbur, moti e kemi nxjerrë ta shesim në Bit- Pazar, por jo për t’ia shitur popullit shqiptar. Tekefundit, as edhe armikut shekullor. Urdhëroni, “vëllezër” të Njerkës: kunguj Stambolli, dardha turke, kastraveca partizanë me yje të kuq në ballë e pa yje... me shumicë e pakicë, i keni edhe përpak kohë, sot shumë lirë shiten në treg!..

Ditën e sotshme historike, posa i nxorrëm në Bit-Pazar edhe hebet e “Kalit të Shemës”. Përplot janë të mbushura me dardha të qullta gorrice. Njëra hebe është e mbushur edhe me kultura të tjera bujqësore: kunguj stambolli, dardha turke, kastraveca... Në propogandën ekonomike, i thonë: Reklama ekonomike. Veprimtari e fushave pjellore të këryre anëve shkëmbore, rrëzë Çelvjollcës. Fjalën e merr i pari eksperti i kulturës bujqësore: Malli ynë ekonomik, të cilin sot e nxjerrim në treg, është “hallall”. Kualitetin e këtij malli e kanë vërtetuar edhe profesionistë më eminentë nga e mbarë bota. Jo, rastësisht, sot ky mall reklamohet me të madhe në Tregun e Bit-Pazarit, i ka fituar si vlerë “artistike” edhe disa çmime ndërkombëtare.

Reklamë të hatshme propagnatistike për hebet e “Kalit të Shemës” bënë edhe Mushka e Kumanovës. Emrin nuk ia përrmend për shkeqe aristokrocaie (bejlere). Lexuesi shqiptar e di se, kush është ky “patriot” i shëtitur me vite si “analist” politik gati nëpër të gjitha partitë politike shqiptare. Radha i erdhi edhe Turkofilit të Ministrisë të kulturave bujqësore, t’i dalë në krah kalorësit të arratisur: lëvdojë hebet e “Kalit të Shemës” si risi të prodhimeve “standarde” ekonimike.

Në fund, fjalën e merr edhe vetë “Kali i Shemës”: Ekspert i Kulturës bujqësore në fushat pjellore të “vëllazërim-bashkimit”: mallin të cilin unë e përurova sot para kamerave televizive, nesër do ta pushtojë gjithë tregun e Bit –Pazarit.

Ngutuni vëllezër, se dardhat e qullta u shitën brenda një ore! Përçudi, na kanë mbetur pa shitur vetëm edhe hebet e “Kalit Shemës”!...



(Vota: 55 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora