E premte, 29.03.2024, 01:51 PM (GMT)

Mendime

Kristina Rasi: UNMIK-u dhe propaganda e errët nga kishat ortodokse serbe!

E merkure, 30.07.2008, 05:16 PM


UNMIK-U DHE PROPAGANDA E ERRËT NGA KISHAT ORTODOKSE SERBE!

Nga Kristina Rasi

Sipas historisë dihet fare mirë se kishat ortodokse serbe të cilat gjenden në Kosovë dhe  që tani me fanatizëm po mbrohen nga “qeveria” e UNMIK-ut si dhe nga qeveria „kosovare“. Këtyre kishave ju dihen fare mirë themelet  e tyre dhe se si janë ndryshuar dhe si kanë mbetur në Kosovë. Ato, e kishin në ndërtimet e tyre autoktoninë iliro-shqiptare, por, pastaj sllavët okupatorë, ua ndryshuan formën e ndërtimeve.

Kishat „ortodokse“ apo me mirë  dhe më drejtë t’i quaj kisha katolike shqiptare, të cilat janë ndërtuar që nga antika; mesjeta siç janë:  kisha e Graçanicës afër Prishtinës, kisha e Levishkës në Prizren, Patrikana në Pejë, dhe kisha Deviqit në Drenicë, këto kisha janë ndërtuar para ardhjes së sllavëve okupatorë në trevat tona shqiptare.

Historia e dëshmon qartë, se kishën në Deviq të rrethit të Skenderajt, dikur në vitet e motit e kanë ruajtur malësorët shqiptarë. Këtë dëshmi e kemi sipas veprës “Gjurmë e gjurmime” të akademik, Mark Krasniqit. Aty, madje shihen në fotografi, malësorë me qeleshe të bardha dhe me pushkë maje krahut, duke e ruajtur kishën e tyre.

Por, as kisha „ortodokse serbe“ e Deçanit për të cilën UNMIK-u dhe qeveria jonë „kosovare“ po mundohen me të gjitha forcat e tyre atë kishë apo manastir shqiptar të rikthejnë edhe njëherë si „pronë“ të Serbisë m´u në zemër Shqipërisë Etnike dhe m’u në Deçanin legjendar, po përpiqen të bëjnë një degë të një mini „republika srbska“ dhe i’u ofrojnë kolonizatorëve serbë troje shqiptare sa të duan ata, dhe hiç me pak se një madhësi prej 24 hektarësh.

Dihet fort mirë se Manastiri i Deçanit është ndërtuar nga priftrinjët katolikë shqiptarë me në krye, Frat Vita Kuçi nga Kodorri, por me ardhjen e Car Dushanit në Kosovë, kjo kishë apo ky manastir ra nën sundimin e serbëve dhe kishës ortodokse, në këtë periudhë ata e restauruan dhe e bënë sipas „modelit“ sllav. Është e ditur, se objektet e kultit Krishtërizmit katolik, hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të perëndimit (Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat  ortodokse, ato hyrjen e kanë nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të lindjes (Peshkopata e Stambollit).

Por, “habitë” fakti sa prapa ka mbetur ora e ndryshkur serbe dhe e aleatëve të tyre: kur, edhe tani në  shekullin XXI serbët dhe kishat ortodokse serbe së bashku me „qeveritarët“ e UNMIK-ut po mundohet t’i „mbrojnë“ kishat serbe padrejtësisht, apo më mirë të them t’i shkelin si gjithnjë të drejtat e shqiptarëve, siç ishte rasti me kishën ortodokse serbe në qendrën e Gjakovës, kur dihet fare mirë se në atë vend kurrë më parë s’ka pas kishë ortodokse serbe dhe që regjimi kriminal serb atëhershëm i Millosheviqit  në vitet e  90-dhjeta nga ish-kuvendi i dhunshëm komunal të Gjakovës duke u munduar si në çdo vend në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi t’i lë gjurmët e veta të mashtrimeve kriminale, madje edhe nëpërmjet ndërtimit të kishave dhe manastireve të tyre dhe që e ka planifikuar fare mirë këto ndërtime të kishave ortodokse serbe do të sjellin pasoja dhe probleme të mëdha ndëretnike edhe pas disa dekadave apo mbase pas disa shekujsh.

Kuvendi komunal i Gjakovës mori një vendim të qëlluar kur bëri planin që mbeturinat e qytetit të Gjakovës t’i pastroi dhe në atë programi hyri edhe parku i qytetit që të pastrohet nga mbeturinat e dikurshme qofshin ato të kishës ortodokse serbe dhe mbeturinat e tjera të luftës dhe pas luftës.

Parku i Gjakovës dhe Gjakova në tërësi ka marrë një pamje krejt tjetër, në atë park tani po mbillen lule dhe po rritet një gjelbërim që të kënaqen sytë, por si duket ky gjelbërim dhe këto lule të Gjakovës po ua verbojnë sytë idhnakëve të dritës dhe të bukurisë; dashakqinjve i pengon sidomos pushtetarët në Serbi dhe kishën ortodokse serbe, po ashtu siç duket po e pengon edhe UNMIK-ut, dhe IOC, dhe javë e kaluar i edhe i dërguan përfaqësuesit e tyre në komunën e Gjakovës me qëllim të ndalimit të këtyre punimeve....Ky  presion politik nuk mbeti me kaq mëri, por, madje mori përmasa botërore dhe madje për këtë „problem“ u ngrit pluhur edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, (OKB) që u mbajt ditën e premte të datës, 25 korrik 2008, ndër shpifjet retorike dhe gënjeshtrat e pandalshme siç dinë populli dhe qeveritarët serbë të gënjejë dhe vetë, Ministri i punëve të jashtme të Serbisë ,Vuk Jeremiq ndër të tjerash u përmend edhe  „problemi“ i kishës ortodokse serbe të Gjakovës.

Z. Jeremiq para OKB-së e shpalosi këtë „problem“ tejet skandaloz dhe mos përmbushje e të drejtave religjioze nga ana e „qeverisë“ kosovare. Ai, atje u mundua që para OKB-së t’i paraqes shqiptarët e Kosovës  dhe sidomos gjakovarët si „fundamentalistë islamikë”, njerëz të cilët e janë „kundër „ kishës dhe fesë, me fjalë të tjera ai po mundohet të ndërlidhë shqiptarët e Kosovës me „terroristet islamik“. Propaganda serbe ka qenë dhe është gjithmonë e angazhuar që para botës t’i paraqes shqiptarët si njerëz të kqinj si njerëz që „luftojnë“ vetëm për fe, dhe që në këtë mënyrë ata mundohen t’i fshehin krimet e tyre pra botës që kanë bërë në Kosovë.

Shtrohet më të drejtë pyetja: Pse „qeveria“ e UNMIK-ut dhe qeveria „kosovare“ nuk po i respektojnë edhe të drejtat e shqiptarëve shumicë dhe nuk po krijon asnjë mundësi që edhe për kishat katoliko-shqiptare të zbardhet e vërteta, dhe kjo e vërtetë të thuhet para botës, se të gjitha kishat sidomos ato që ata pretendojnë se janë të lashta :nuk janë të ndërtuara prej tyre por që themelet i kanë nga kishat e iliro- shqiptare.

Ka ardhur koha, o sot o kurrë që: të vërtetat e hidhura, qoftë në kult, qoftë në histori , qoftë edhe në politikë kudo në trojet etnike shqiptare të zbardhen dhe njëherë e përgjithmonë e vërteta dhe që t’i jepet fund diskriminimeve shqiptare dhe që Shqipëria antike , konkretisht, Shqipëria Etnike të ribashkohet dhe që edhe shqiptarët të jetojnë të lirë në trojet e tyre etnike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora