E enjte, 25.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Shteti pa perspektivë dhe drejtësi

E merkure, 19.08.2015, 10:35 PM


SHTETI PA PËRSPEKTIVË DHE DREJTËSI, SIKUR SHTËPIA PA TRERË E QATI

Nga Dedë Preqi

Demokracia në Kosovë e filloi evulucionin e vet shumë herët, por gjithherë me  derdhje gjaku e ngjarje të tmershme, të përjetuara nga populli shqiptarë. Kur fillojmë këtë koment, duhet të theksojmë se linja e kësaj rruge del në sipërfaqe disi e dhimbshme, kur në Kosovë, edhe pse në vitin 1999, NATO-ja, intervenoj për ta larguar okupatorin serb nga ky vend, e kishte dhe një kosto marramendëse, jo vetëm  materiale, por edhe njerëzore.

Qysh në faqet e para të historisë,  Kosova u qëndroi  fortunave të ndryshme, kur është fjala për episode të rënda shtypëse dhe tragjike, që nga koha otomane e deri te pushtuesi i egër serbo-sllav, i cili akoma nuk i ka shkoqur dhëmbët e helmur nga trupi i Kosovës.  Mirëpo, populli i Kosovës kishte një bindje të plotë, që pas  këtyre episodëve tragjike, apo agresioni të vazhdueshëm, ky popull do ti kthehët një jete normale, sepse e meritonte dhe e priti me padurim një gjë të tillë.

Është thënë në kritikën e qarqeve sllave dhe në vetë shtetin serb, se shqiptarët nuk janë të aftë të mbajnë dhe të udhëheqin shtet?...

Ata që disponojnë me ide të tilla urrejtëse dhe në saje të këtyre trillimëve krijuan historinë e falsifikuar për shqiptarët, janë po ata, të cilët nuk heqin dorë edhe sot mbi Kosovën. Mirëpo, pohimi i tyre nuk e fsheh urrejtjen djallëzore mbi shqiptarët, me të cilët është vështirë të krijjohet një fqinjësi e mirë, por ditur sëcili popull e ka të drejtën e vet për vetëvendosje, prandaj edhe populli shqiptarë ngërthenë në vete fakte të shumta historike, që nga para periudha e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe deri te heroi i kombit Adem Jashari, shqiptarët luftuan për të drejtat e veta dhe vetëvendosje, të cilët e meritojnë sikur popujt tjerë.

Ndërkaq, për ti demantuar pohimet e tilla urrejtëse nga disponimet e armiqve të vet, Kosova dhe populli i saj, duhet të tregojë kapacitetin e vet politik dhe strategjik, dhe tendencat e tilla nuk mund ti luftojë me fjalë e kundërthënje, por me ndërtimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin ekonomik. Nuk mund të thëmi se kjo është vetëm një karakteristikë, apo një cilësi e një shteti, që do ta përvetësonte Kosovën, në mënyrë të rrufeshme që në kapitujt e parë të formimit shtetëror, por kjo rrugë do ti konvenonte më së miri, për ta ngritur në një shkallë më të lartë intesitetin dhe kapacitetin e fuqisë shtetërore.

Me fjalë të tjera, Kosova dhe qeveria e saj (me qeverinë aktuale) shumë pak lë përshtypje, se disponon shkathtësi për ta ruajtur dhe për ta mbajtur zogun në dorë, që ti japë fluturim të mirëfilltë demokracisë kosovare dhe shtetit juridik të saj. Kosovës nuk i mungojnë resurset njerëzore dhe as natyrore, atëherë pse kur ka arritur ti përfundojë „themelet e shtetit“, pse nuk mundet t’a ndërtojë edhe „qatinë“  e saj,  që ta përfundojë një herë e përgjithmonë vepren e vet historike.

Në këtë mënyrë duke e lënë mangut vepren e nisur, e cila duhej të përfundonte më herët dhe më shpejtë, populli kosovar duhet të hapë sy e vesh, që të gjejë një zgjidhje të mirëfilltë, një lloj seleksionimi të mundësive të veta, të cilat i disponon, dhe të arrijë efekte të natyrës karakteristike dhe frytëdhënëse, që shdërrohen për qëllime dhe manire të veta, apo virtuozitete për ta kënaqur popullin dhe shtetin e vet, atëherë kemi të bëjmë me një shtet më të fortë ligjor dhe më të qëndrueshëm.

„Thuhet se  do të bëhët më mirë, apo ditët tjera do të sjellin ndryshime …Në këtë mënyrë vetëm është humbje kohe dhe përsiatje  fjalësh, që e turbullojnë gjakun, kur shikon karvanin e rinisë së Kosovës, duke shetitur rrugëve, pa punë, pa përspektivë, me ç’rast qeverinë e Kosovës dhe qeveritarët e saj duhet ti  mbulojë turpi. Gjendja e tillë, që dominon në Kosovë, të cilën e ka kapluar varfëria, korrupsioni, krimi i organizuar nga llojet e ndryshme dhe krimi ekonomik, është largë asaj që të zgjojë emocione të dëshirueshme për të ardhmën e rinisë kosovare dhe popullit të saj, atëherë është e kotë tu rrëfehët rinisë dhe popullit, „mos e braktisni vendin tuaj për një jetë më të mirë“.

Motivet e dështimëve janë të shumta, por mos ta ngarkojmë vetëm „gomarin e huaj“ , që ti arsyetojmë dështimet tona, të qeverisë së kaluar dhe aktuale, sepse siq thotë një fjalë popullore „popujt njëmend do të vëllazëroheshin, sikur mos të kishin Hitlera. Mirëpo, dështimet e zhvillimëve ekonomike dhe të tjera në Kosovë, nuk duhet kërkuar vetëm nga mungesa e vullnetit të popullit serb në pjesën veriore të Mitrovicës, por të metat kryesore dhe gabimet me vija të trasha për forcimin dhe zhvillimin e shtetit dhe ligjit, duhet ti kërkojmë nga shumica, të cilën e përbëjnë shqiptarët.

Ata të cilët po e mbajnë peng të ardhmën e Kosovës, nuk largohen vetë nga organet udhëheqëse të vendit, edhe pse ata vetë premtuan me qindra vende të punës dhe premtime tjera, të cilat as qereku i tyre nuk u realizue, por partizanët e tillë, që i kontribuojnë më shumë familjeve të veta dhe grupeve partiake, do të largoheshin vetëm atëherë kur do të mbahen zgjedhjet e reja, të cilat do të realizohen me vetëdijësimin dhe verdiktin e popullit, por jo edhe me manipulime dhe manevrime sikur herave tjera.

Në Kosovë ka edhe shumë nyje tjera të koklavitura, të cilat ndërlidhën me pasoja të ndryshme në shoqërinë kosovare, dhe kjo kuptohet dhe është e qartë nga populli, mbase edhe për qeveritarët e korruptuar, të cilët duhet  ta ç’fajësojnë vetën, nga përshtypja se nuk do ti lejojë gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që të nëpërkëmbët kjo tokë dhe ky popull.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora