E enjte, 25.04.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Mediat të pista si politika në Shqipëri

E marte, 18.08.2015, 06:46 PM


Mediat janë të pista ashtu si politika në Shqipëri

Nga Skënder S.  KAPITI

Këtu unë nuk po ndalem në atë rolin se çfarë duhet të jenë mediat  si opozitë , apo ashtu siç pretendojnë e reklamojnë dhe u pëlqen atyre që të duken , po në atë se çfarë nuk u pëlqen atyre , pikërisht faqen e errët të fytyrës që dhe ato nuk e tregojnë e që është korrupsioni, servilizmi, matrapazllëku, simbioza e tyre me paranë dhe me pushtetin , manipulimi me informacionin në shërbim të komercialitetit të ndotur edhe  mediatikisht. Pas rënies së komunizmit, edhe mediat në Shqipëri filluan dhe u përfshinë nga pluralizmi, që në dukje na paraqitet si diversitet dhe si shumëllojshmëri mediatike e shkruar dhe vizive, me dhjetra e dhjetra gazeta e televizione të ashtuquajtura private dhe që kanë si emërues të përbashkët reklamën dhe finesën djallëzore të mashtrimit, hipokrizisë, matrapazllëkut të pisët, mercenarizmin informativ të parasë, patriotizmin fals që maskon antipatriotizmin publik të tyre. Shumica e mediave në Shqipëri bëjnë manipulimin dhe spekulimin me informacionin dhe lajmet, dhe nuk është vështirë për të kuptuar servilizmin proinstitucional ndaj institucioneve të pushtetit politik dhe ndaj pushtetit të parasë të çfarëdolloji. Ato , pra shumica e mediave kanë një pavarësi formale, pasi ato janë konformiste dhe në simbiozë me pushtetin e atij që rastis të qeveris. Me ndërrimin e pushteteve ndërron dhe “prostituimi” mediatik , po jo i të gjitha mediave, jo i të gjithë redaktorëve, gazetarëve dhe TV. Sado të ndershëm , të paanshëm dhe profesioniste që të jenë redaktorët, gazetarët e folësit e madiave ata në të vërtetë e kanë shumë të vështirë që të shkruajnë dhe të paraqiten  vetvetja e tyre , sepse ata varen ,kërcënohen e janë nën presionin e pronarëve të mediave “të  pavarura”, nga paraja  e rroga që u jep punëdhënësi  dhe që shkon dhe muaj e muaj të tërë që edhe nuk i marrin rrogat. Persa i përket medias shtetërore që paguhet nga taksapaguesi shqiptar atë nuk ke pse e shikon se është tërësisht propushtetit me keq se në kohën e diktaturës.  Mediat në Shqipëri i shërbejnë politikës dhe vetëm interesit të ngushtë të stafit të tyre; ato komplotojnë pisët në funksion të manipulimit  e keqinformimit, në funksion të keqformimit të opinionit publik ,madje, dhe të informimit të tij me të pavërtetat e dëshirueshme të pushtetit apo me të vërtetat që vetëm atij i leverdisin më së shumti. Lajmet dhe buja me to bëhet për përfitim të dyfishtë për të dyja palët  si për pushtetin ashtu dhe për mediat. Pala e pushtetit qoftë e atij në pozitë qoftë dhe e atij në opozitë (sepse dhe opozita pjesë pushteti është dhe e investiturës zgjedhore) ,pra si pozita dhe opozita kanë nevojë për rritjen në media dhe nëpërmjet tyre të imazhit të vet, po dhe mediat në këmbim të kësaj marrin sidomos nga pushteti qeverisës që rastis që  të jetë në pushtet , marrin prej tij para publike për rëklamat  , marrin sponsorizime nën dorë nga bizneset proqeveritare; marrin ryshfete si dhe poste administrative të afërmit e tyre, të gazetarëve servilë e puthadorë , redaktorët si dhe anal-istët po të tillë e mercenarë që shëtisin nga një gazetë dhe nga njëra studio në tjetrën. Mediat në Shqipëri edhe ato emisione investigative në dukje te efekshme në fakt edhe ato spekullojnë shumë me denoncimet e qytetarëve, manipulojnë shumë me to dhe me korrupsionin publik e institucional duke dhënë vetëm anën e dukshme dhe ato të dëshirueshme e të seleksionuatra nga korrupsioni mediatik. Ato seleksionojnë dhe japin rastet e vogla të korrupsionit po fshehin  dhe bëjnë presion për ato të rënda dhe skandaloze në këmbim të një shpërblimi të majmë. Qeveritë dhe pushtetet gjithnjë kanë marrëdhënie të pasinqerta me të vërtetën dhe me realitetin, dhe tentojnë qe të fshehin njërën anë të realitetit dhe pikërisht atë të dështimeve dhe të skandaleve që vijnë prej saj, dhe gjithnjë orvaten ta paraqesin veten mediatikisht dhe vetëm pozitivitetin e vet duke fshehur anët negative të realitetit të vet. Në shërbim të kësaj dhe në ndihmë të politikës së pisët vjen media e korruptuar dhe e pisët , dhe kështu automatikisht kjo lloj media në Shqipëri është bërë dhe ajo aktore e pisët politike dhe ekonomike e tregu. Pra mediat , shumica e tyre bëjnë pazare ideologjike, politike dhe ekonomike duke u bërë proinstitucionale dhe jo të vërteta dhe opozitare siç duhet të jene.Përveç këtyre mediat në Shqipëri bëjnë dhe mëkatin tjetër të madh , dhe pikërisht atë të formësimit dhe edukimit negativ social të popullatës dhe rinisë në veçanti. Nuk është vështirë ku komercialiteti i pisët mediatik i mbush faqet e para të gazetave dhe të ekranit me lajmet skandaloze të krimeve të shëmtuara ordinere , të turpshme dhe seksuale, të vrasjeve të shëmtuara e të rënda; të reklamimit të lakuriqësisë të telenovela dhe të këngëtareve, si dhe nëpër emisione koncerto-muzikore dhe sidomos nëpër gjoja ato emisione të përjavshme humori ku prezantuesit dhe “artistët” e humorit humorizojnë me një fjalor banal e shumë të pisët. Pra kështu mediat pisllëkun e vet po na kultivon  si një kulturë të pisët që po e prish dhe shoqërinë. Media e shkruar po sidomos ajo vizive informojnë duke ‘’spjeguar “  keq dhe mbrapsht, duke shkruar me gërma të mëdha në faqet e para të gazetave dhe gjithë ditën në ekranet e televizioneve me lajme gjoja tërheqëse e “të bujshme “ e që   opinionin më shumë e prishin ,e dëshpërojnë  dhe e helmatisin atë, por që edhe më shumë eksitojnë ,nxisin dhe e banalizojnë shoqërinë  me këso lajmesh droge, trafikikimi qëniesh njerëzore, , akte kriminale ordinere e seksuale, vjedhje, grabitje,dhunë , vrasje e që nxisin pasigurinë dhe emigracionin.Mediat po e prishin shoqërinë po sidomos rininë me emisionet e çfaqjet eksaltuese, degjeneruese e argëtuese, me lojrat publike e mediatike të lotove e të bixhozit, të fitimit shpejt të parasë dhe me papunësi. Mediat në Shqipëri duket dhe mashtrojnë se ngrenë probleme po që as nuk mundohen të japin zgjidhje po vetëm sa po eklipsojnë realitetin dhe normalen,patrioten dhe moralen e ndërgjegjegjen e pastër njerëzore. Tjetër tipar i mediave , i shumicës së tyre është se ato janë të hapura vetëm për personat “VIP” të  politikës e pushtetit dhe të atyre që rekomandojnë ata dhe pushteti i parasë dhe i interesit mediatik perfitues. Mediat fabrikojnë , prodhojnë dhe VIP-izojnë imazh fals për njerëz ordinerë , të paaftë dhe të korruptuar e pa kulturë civile dhe patriotike, elementë të lidhjeve fisnore e të akraballëkut të ngushtë, elementë që i sygjeron interesi i ngushte i përfitimit, politika dhe paraja e pastër apo e pisët qoftë ajo. Mediat  ja kanë mbyllur dyert njerëzve të talentuar, të së vertetës, të të pakorruptuarve ,  inteligjentë  dhe patriotë sidomos ,të cilët nuk janë dhe nuk pranojnë të jenë pjesë e oborrit politik, të shitur te paraja e pisët dhe te korrupsioni  , që nuk i shërbejnë të pavërtetave   e që nuk i përulen frikës e lëmoshës. Falë mediave qw shtypen dhe dalin nw në diasporë nw perwndim dhe tw ndonjw tw rrallw si  vwrtetw  e pavarur qw del nw Shqipwri e Kosovw është bërë e mundur që shumë artistë , shkrimtarë , poetë , studiues të lëmenjve të ndryshëm dhe opinionistë të talentuar ; falë atyre mediave , ato ua kanë dhënë mundësinë që ata të shprehen dhe të shkruajnë lirshëm atje,  pasi shumica dwrrmues e  mediave  këtu  në Shqipëri këtyre krijuesve , studiuesve dhe opinionistëve, gazetarëve dhe redaktorëve profesionistë dhe të së vërtetës  u kanë bërë si të thuash “embargo ”, si nga xhelozia profesionale, nga xhelozia ndaj  guximit intelektual të tyre dhe nga  temetika reale e problemeve qw ata trajtojnw  dhe nga imponimi apo orjentimi që ato i vënë si kushte atyre për të thënë e shkruar siç dëshiron vullneti dhe  oreksi i medianve të këtushme   në Shqipëri. Mediat në Shqipëri janë  të ndotura sepse ato janë media politike pothuajse të gjitha, dhe përderisa politika në Shqipëri është vete mafia, është vetë hajdutëria , korrupsioni dhe vetë krimi atëhere pasi është mbushur me individë me rëkiorde kriminale atëhere edhe mediat si politike që janë shumica nuk kanë si të jenëë ndryshe . Sistemi politik në Shqipëri është një amalgamë korrupsionesh, mashtrimesh, gënjeshtrash, manipulimesh dhe sidomos ka karakterin më të ulët atë të hipokrizisë që e ka depatriotizuar, dehumanizuar , amoralizuar dhe që e ka ligësuar dhe e ka korruptuar rëndë shoqërinë dhe ku një shërbim të mirë për këtë ka bërë dhe po bën edhe  media.Deri diku pothuajse e tillë është dhe media në Kosovë, si medie politike, biznesi , pro institucionale dhe pro pushteteve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora