E merkure, 24.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Mendime

Kristjan Dukaj: Greqia nuk do largohet nga BE-ja

E marte, 18.08.2015, 07:20 PM


Greqia nuk do largohet nga BE-ja

Nga Kristjan Dukaj

Që nga futja e euros në Evropë dhe nga rënia e markës, krizat nuk kanë të ndalur. Së fundi ndolli edhe kriza që tronditi Evropën,  “kriza Greke” . Unë nuk do merrem me rrjedhën e kësaj krize, si ndodhi dhe pse, por ajo që më intereson dhe që do përpiqem është të shpalos gjendjen aktuale në Greqi, e këtë më së miri mendoj, që e kuptojnë të rinjët, e sidomos studentët. Në një bisedë me një studente të ekonomisë, e cila studionte në Athinë, mes tjerash më tha: “ kriza në Greqi është njëlloj si gjendja e Shqipërisë, para disa dekadash. Tani, shikojeni Shqipërinë ku është.” Çmimet në Greqi kanë rënë pothuajse në minimum, por çfarë ndodhi me Greqinë ? Deri dje ishte djepi i civilizimit botërorë, çfarë ndodhi tani me të ? Të pyesësh çdo analist, qoftë analist politike, ekonomie etj., me plot bindje do të thoshte që këtë lloj krize jo që nuk e kishin menduar, por as nuk e kishin imagjinuar. Por sa reale është kjo krizë? Duke vazhduar bisedën e gjatë me këtë studente, e cila me plot bindje fliste dhe mburrej me Greqinë, që ajo shumë shpejt do të kthehet në gjendje më të mirë seç ishte, ajo më tha: “ Evropa kurrë nuk do ta largoj Greqinë, sepse kështu ajo do humbiste një shtet të madh, një civilizim jo vetëm evropian, por botërorë. Evropa nuk do ta largojnë Greqinë nga BE-ja, sepse ajo ka frikë se nëse Greqia largohet, atëherë ne mund të mbështetemi tek shtetet Arabe dhe kështu të ndahemi përjetësisht nga Evropa, sa i konvenon kjo Evropës?” –Edhe pse në media shpesh është diskutuar për largimin e Greqisë nga BE-ja, kjo gjë ende nuk ndodhi dhe mendoj që fjalët e kësaj studente, janë bindëse dhe mjaft reale. Por ajo që më befason, në mënyrë pozitive është funksionimi i shtetit grek, edhe pse në një krize të thellë, gjithçka funksionon si përpara. Universitetet nuk kanë të ndalur, punojnë çdo ditë e më shumë, institucionet shtetërore po ashtu , pothuajse gjithçka është në gjendje normale. Por atëherë çfarë po ndodhë? Para disa ditësh duke gjurmuar nëpër gazeta të ndryshme, në një portal “TheRevolution” (ufpnews.com), lexova një fakt interesat ku tregonte borxhin e shteteve evropiane, ku Greqia ishte ndër më të paktat, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, kishte një borxh pothuajse dy herë më të madh se Greqia. Atëherë pse e gjithë kjo zhurmë? Siç do të thoshte Shekspiri “...shumë zhurmë për asgjë.”  “Evropa ndoshta e dobësoi Greqinë, por   nuk e mundi atë, BE-ja do ta kuptojë që Evropa duhet të mbështetet tek Greqia, si urë kalimtare nëpër gjithë botën”-përfundoi bisedën studentja nga Greqia me mua. Këtë shkrim dua ta përfundoj me thënien e H. Kissinger i cili për krizat në botë thoshte: “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot.”



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora