| E hene, 17.08.2015, 08:58 PM |
“KRYEKURVA
PËRPARA PASQYRËS
NGA KALOSH ÇELIKU
Patirotët
e rrejshëm, që veten e kenë shitur shumë lirë: një vend pune, një banesë, një
post në ministri, një anëtarë jurie në Qeveri, një Çmim Republikan (pension nga
Ministria e Kulturës), imam në xhami... mirë do të ishte sot ta ulin pak zërin
“kryengritës”! I dimë: emër e mbiemër kanë në ballë si misionarë nëpër botë e
hoxhallarë – “analistë” me këmbët dhe trutë në legen. Ndonjëri me çallmë
Vërtetë,
veprimet e tyre “patriotike”, nuk i ka analizuar asnjë parti politike, por
megjithatë i ka ndjek hap pas hapi populli shqiptar. Edhe, i ka në pasqyrë me
dëshmi historike, vite e vite në pëllëmbë të dorës. Plot gojën, sot ju them: ku
ka besë në politikë?! Aqmëkeq, në mesin shqiptar të themelohet një parti
politike me “besë”?! Ose, përmëkeq “Reforma politike” brenda partiake?!
Pamarrëparasysh, qoftë në Partinë e parë politike shqiptare (
Frika është Nesër se, me këto parti politike opozitare: një LSDM e Boshko Buhës dhe një PDSH besnike “do groba” (deri në varr) e Vojvodës, nuk mund të presim ndryshime politike në IRJ të Maqedonisë. Përveç, fuqizime dhe “fitore” të partive politike në pushtet: VMRO-DPMNE dhe BDI edhe në këto zgjedhje të parakohshme.
Sot për sot, unë njoh vetëm veprat e dëshmuara politike në sipërfaqe, bagazhin e tyre mbi shpinë. Punë tjetër është ajo se, ju mund të keni “vepra patriotike” nën qilima me këmbë gaforrje, në fund të hurdhës. Ndonjëri, i përmbytur edhe me dy gishta përpjetë mbi sipërfaqe të ujit për ndihmë. I mbytyri sipas ligjeve të Natyrës, vetëm dy herë delë mbi sipërfaqe të ujit. Herën e tretë, mund ta gjeni në fund të hurdhës.
Edhe, ju
pyes publikisht në këtë shkrim: Çka keni shitur ju si politikanë nga pasuria
trashëgimtare e patundshme, në dobi të popullit shqiptar: Arat...
Livadhet... Pyllin...
.....................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!
.....................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!
Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Vështirë
e keni sot të na bindëni, mashtroni popullin shqiptar me të njëtat veprime
politike “patriotike”, kur gati të gjithë jeni pjellë e një Partie Politike
Shqiptare (
.................................................
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me "gjyslykë"
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë...
tuj u shitë ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë...
.........................................
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t`Atdheut
kane ra n`luftë si shqipe t`leta,
kanë shkri gja e shpija t`veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
.................................................
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi "shqiptarë" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo `i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s`po e gjeni dot,
nën kambë t`cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m`palc,
pleh i ndytë me u bartun n`shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.
Fatkeqësi e madhe shqiptare është, se: Ende deri më sot nuk doli një Parti Politike Shqiptare, Lëvizje e Re Politike Shqiptare pa viçat e palëpi në ballë me vulë të Partive Politike, këmbekrye në grazhd të Lopës. Gjithmonë në skenën poilitike shqiptare, po na dalin pjellat e tyre parakohe trusakate: viçat e palëpi melezë të Lopëve pa tambël, që i ka thithë mes livadheve Bolla me flokë.
O Imzot. Koha është sot, Shterrja e Katundit të pjellë një viç me brinja! Herdhet, na si vorba t’i zvarriten pas në mes të këmbëve livadheve. Anembanë t’i bie Shkupit. Matanë Urës Gurit, para këmbëve të Aleksandrit Madh, t’i flladisë herdhet. Punë tjetër është ajo, se: Dhelpëra dinake, a do ti shkojë përmbrapa, mos i bien udhës.
Mjaftë më me viçat e palëpi të tredhur, të cilët posa e shohin thikën para syve, e shtrijnë vetë kokën te Kasapi...