E hene, 18.11.2019, 12:33 PM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Kryekurva nis e krihet''

E hene, 17.08.2015, 07:58 PM


“KRYEKURVA NIS E KRIHET

PËRPARA PASQYRËS

NGA KALOSH ÇELIKU

Patirotët e rrejshëm, që veten e kenë shitur shumë lirë: një vend pune, një banesë, një post në ministri, një anëtarë jurie në Qeveri, një Çmim Republikan (pension nga Ministria e Kulturës), imam në xhami... mirë do të ishte sot ta ulin pak zërin “kryengritës”! I dimë: emër e mbiemër kanë në ballë si misionarë nëpër botë e hoxhallarë – “analistë” me këmbët dhe trutë në legen. Ndonjëri me çallmë turku edhe nëpër male, herë pas here duke u paraqitur në Fecebook me shokë si “komandant” lufte i popullit shqiptar. Përçudi, edhe atë: kur më mes të ditës, gati përditë vriten komnadantë të UÇK –ës, e atij nuk i hynë asnjë ferrë në këmbë në këtë shtet “demokratik”?! Përmekeq, merren me delet e Bariut! Aspak me xhematin në xhami. Protestat e tyre “ paqësore” me flamuj turko – arab e “Allahu Akbar” në mes të Shkupit. Thirrjet për “pranvera arabe” nëpër Bit – Pazar, përpara këmbëve të Kalit të Skënderbeut. Përcjelljen e shqiptarëve “shehitë” në Shtetet Arabe. Flamurin e cilit shtet, ende valojnë në minare. Në cilën gjuhë i luten “Allahut”.

Vërtetë, veprimet e tyre “patriotike”, nuk i ka analizuar asnjë parti politike, por megjithatë i ka ndjek hap pas hapi populli shqiptar. Edhe, i ka në pasqyrë me dëshmi historike, vite e vite në pëllëmbë të dorës. Plot gojën, sot ju them: ku ka besë në politikë?! Aqmëkeq, në mesin shqiptar të themelohet një parti politike me “besë”?! Ose, përmëkeq “Reforma politike” brenda partiake?! Pamarrëparasysh, qoftë në Partinë e parë politike shqiptare (PPD), që në fillim ishte një Lëvizje shqiptare plot yllkuqa komunistë e kunguj Stambolli, e më vonë me pjellat e saj partizanë pas porte: PDSH e BDI. Imzot, deri kur do ta rreni veten dhe popullin shiptar me këto budallaki politike?! I kënaqi shqiptarët PPD, PDSH dhe BDI. Tashti, u ka mbetur radha ta provojnë veten në “politikën madhore” edhe këto Xhaditë e tyre “beqaresha” me lyrekët në gji duke na i lënë natën kopilat pas dere te pragu i Shtëpisë.

Frika është Nesër se, me këto parti politike opozitare: një LSDM e Boshko Buhës dhe një PDSH besnike “do groba” (deri në varr) e Vojvodës, nuk mund të presim ndryshime politike në IRJ të Maqedonisë. Përveç, fuqizime dhe “fitore” të partive politike në pushtet: VMRO-DPMNE dhe BDI edhe në këto zgjedhje të parakohshme.

Sot për sot, unë njoh vetëm veprat e dëshmuara politike në sipërfaqe, bagazhin e tyre mbi shpinë. Punë tjetër është ajo se, ju mund të keni “vepra patriotike” nën qilima me këmbë gaforrje, në fund të hurdhës. Ndonjëri,  i përmbytur edhe me dy gishta përpjetë mbi sipërfaqe të ujit për ndihmë. I mbytyri sipas ligjeve të Natyrës, vetëm dy herë delë mbi sipërfaqe të ujit. Herën e tretë, mund ta gjeni në fund të hurdhës.

Edhe, ju pyes publikisht në këtë shkrim: Çka keni shitur ju si politikanë nga pasuria trashëgimtare e patundshme, në dobi të popullit shqiptar: Arat... Livadhet...  Pyllin... Apo, trurin?! Shembull, ende i gjallë: i keni vëllezërit Frashëri. Dëshmi, që nuk mund t’i fshi dot asnjë stuhi. Dëborë madhe. E di, në politikë hytë siç thotë Ali Asllani i madh: pabrekë ju gjeti dreka, e dolët me pasuri marramendëse, që milionerë ju gjeti darka:

.....................................................................................

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

.....................................................................................

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,

ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

 

Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,

ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;

dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',

ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!

Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,

kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

 

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,

mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.

Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,

të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

 

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

 

Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…

Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

 

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,

dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'

Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi

që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

 

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

 

Vështirë e keni sot të na bindëni, mashtroni popullin shqiptar me të njëtat veprime politike “patriotike”, kur gati të gjithë jeni pjellë e një Partie Politike Shqiptare (PPD). Mëketet e së cilës edhe sot e kësaj dite, nuk mund t’i heqim qafe. Njëzet vjet me radhë zvarriteni në politikën shiptare. Vetëm postet dhe partitë politike i keni ndërruar gjatë këtyre viteve. Ndonjëri duke themeluar edhe parti të reja politike. Mëkot i ndërroni ngjyrat, veprimet politike. Kohën e fundit visheni edhe me flamurin kombëtar kuqezi, gjuhë shqipe... “Besë”... Vëretë, më vjen keq për ju si kalorës të arratisur, por hë pët hë ju jeni një bërllok i pashoq shqiptar. Edhe, siç thotë Fishta i madh, ju ende nuk jeni të aftë  si politikanë: “nji tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cillit ju me u shtrue”:

.................................................

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me `i gjysmë setre t`pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me `i komçë t`njtitme nën grykë:

pantallonat me "gjyslykë"

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,

t`tanë gordec e berbalec

pa ndo `i msim, pa ndonji dije,

me `i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllave a grek me zemër,

falun barkut veç Shqipnisë,

si ajo marrja e t`gjith njerzisë...

tuj u shitë ju për gjithë treg,

sod na mbahi "Skandërbeg",

e ngërdhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n`"smoking", tash në "bon-jour"

ju, qi dje s`kishit as ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë...

.........................................

Barku sod ju rri ju kodër,

kargatisë e bamun lodër:

der sa ata burrat e dheut,

qi për jetë e nderë t`Atdheut

kane ra n`luftë si shqipe t`leta,

kanë shkri gja e shpija t`veta,

kanë tuj dekë rrugave unit,

me iu dhimbë gurit e drunit.

.................................................

Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi "shqiptarë" vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo `i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parasija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tyran s`po e gjeni dot,

nën kambë t`cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m`palc,

pleh i ndytë me u bartun n`shalc

e me u qitë jashta Shqipnije.

 

Fatkeqësi e madhe shqiptare është, se: Ende deri më sot nuk doli një Parti Politike Shqiptare, Lëvizje e Re Politike Shqiptare pa viçat e palëpi në ballë me vulë të Partive Politike, këmbekrye në grazhd të Lopës. Gjithmonë në skenën poilitike shqiptare, po na dalin pjellat e tyre parakohe trusakate: viçat e palëpi melezë të Lopëve pa tambël, që i ka thithë mes livadheve Bolla me flokë.

O Imzot. Koha është sot, Shterrja e Katundit të pjellë një viç me brinja! Herdhet, na si vorba t’i zvarriten pas në mes të këmbëve livadheve. Anembanë t’i bie Shkupit.  Matanë Urës Gurit, para këmbëve të Aleksandrit Madh, t’i flladisë herdhet. Punë tjetër është ajo, se: Dhelpëra dinake, a do ti shkojë përmbrapa, mos i bien udhës.

Mjaftë më me viçat e palëpi të tredhur, të cilët posa e shohin thikën para syve, e shtrijnë vetë kokën te Kasapi...



(Vota: 62 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT