Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Prend Buzhala: Serbia - e privilegjuara e osmanëve

| E diele, 16.08.2015, 07:29 PM |


Prend Buzhala në Facebook:

Sipas një shoqate të quajtur SHOQATA E MIQËSISË SERBO-TURKE (???????? ??????-??????? ????????????), edhe serbët pretendojnë se në Turqi kanë rreth nëntë milionë serbë që jetojnë atje! Madje, sipas kësaj shoqate, dhe historisë moderne turke, kryeveziri Mehmed Sokoloviç është serb, kurse Serbia, vetëm në periudhën 1543 – 1612, i ka dhënë perandorisë otomane 13 kryevezirë, që sot kanë rangun e kryeministrit.

Pikërisht në këtë periudhë Serbia ka kontribuar për ruajtjen e Perandorisë otomane. Përpsos kryevezirëve, serbët dhanë edhe 7 zëvendëskryevezirë (a zëvendëskryeministra), 23 vezirë, tetë admiralë (kapudin- pasha, komandantë marine), një numër guvernatorësh të provincave a krahinave, si dhe një numër tejet të madh administratorësh e zyrtarësh të lartë, e që quheshin defterdarë të mëdhenj...

Këto fakte e përmbysin pohimin e shpifur ndër ne, se Perandoria Otomane, duke vendosur pashallarë a administratorë të lartë shqiptarë, u paska krijuar privilegje shqiptarëve në këtë perandori për të na shpëtuar ne nga Serbia... kur shihet dhe dihet e dëshmohet, pra, që serbët, madje, kanë pasur më shumë privilegje se ne, nën këtë perandori.