E shtune, 20.04.2024, 04:59 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Një rrezik i ri shpaloset

E diele, 16.08.2015, 07:46 PM


NJË RREZIK I RI SHPALOSET

Drama shqiptare. E mjera Kosovë në dorë të kujtë ka mbetur...!

Nga Afrim Caka

Ju te gjithë prisni se çfarë do të them unë. Më njihni nëpërmjet të facebookut dhe e dini se s’mund të hesht. Ka raste kur heshtesh do të thotë të gënjesh. Sepse heshtja mund të merrët edhe si miratim.

Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike. Është tragjike kur të tjerët ta përcaktojnë një fat të lig, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë fat. Sot më shumë varet nga ne fati ynë, nga vendosmeria jonë për të përballuar sfidat e reja me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

Kjo është pjesa më tronditëse e historisë së këtij shteti, ndoshta edhe e mbarë shqiptarisë. Këta lugetër edhe në të kaluarën e kanë pasur Kosovën halë në sy dhe nuk është e rastësishme pse pikërisht këtu, në pragun e shekullit të ri, ndodhën këto masakra të papara dhe të pabesueshme për botën e qytetëruar. Dihet se uji që nuk lëviz bëhet moçal, por edhe populli që nuk lëvis historikisht, stërkeqët dhe vetëshkatrrohet. Ora kombëtare tanimë bie gjithnjë e më kumbueshëm.

Turbullira në trurin tim sa vente e shtohej. Kjo po ndodhë përherë e më shpesh kohët e fundit. Herë-herë, mendimi më kthellohet, për t’u ngurosur përseri në Dabëllde e në Mal të Zi.

O Zot! Çfarë kumti i zi. Cili shtetë në botë do ta bënte këtë?

Fillozofia e pritje dhe amullia e sotme politike dolën shterpe. Pritja mund të jetë krijuese, akumuluese, por edhe vetëshkatërruese. Të tjerët na kanë vënë në kurth, por edhe ne e kemi keq vetven. Por, çfarë mund të pritet nga bisedimet për marraveshje rrethë kufirit me Malin e Zi. Në politikë nuk vendos drejtësia, por interesi dhe fuqia dhe tradhëtia. Euforia dhe mungesa atdhetare e rracionalizimit në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet jo parimore në dëmë të atdheut. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit eksluzitivisht dyngjrësh, që është mjaftë i pranishme në mjedisin tonë. Kuptohet për të keq?

Mendja ime bëri një rrugëtim të gjer në trojet shqiptare e bëra si në ëndërr të keqe. Ndërsa këmbet e mia shkelnin gjithë zhurmë kalldremin e rrugëve të pluhurosur nga harresa historike, mendja ime ngutej t’a çonte trupin tim te fushat e hapta pjellore të Debelldes dhe te fushat, malet, bjeshkët e gjelberuara në Rugovë, deri në kufi me Malin e Zi. Dikur moti i kishim mbrojtur me gjak. Po tani….

Kosova e lodhur e korruptuar kishte kaluar disa herë rresht nga duart e tradhëtarëve në duartë e krimit të organizuar dhe anasjelltas… Edhe në këtë fundë shekull kërcnon rreziku real që çështja shqiptare t’i nënshtrohet iluzionit dhe coptimit.

Gjithçka mund të ndodhte, veç kësaj jo. Politika shqiptare nuk ka arritur ta shtroj drejtë, aq më pak ta kushtëzojë zgjidhjen e drejtë të çështjës së kufirit shqiptar. Ajo i është nënshtruar tërësisht koniunkturës serbo-malazeze dhe koniunkturës ndërkombëtare për zgjidhjen e pret nga tryeza e gjelbër, që do ta shtrojnë të tjerët. Kështu, sot ajo as nuk ka mbështetje në vetvete, as garanci ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjës kombëtare në tërësi... Me të përzihej diçka tjetër, tradhëtia. Shmangia e përgjegjësisë, ndoshta, për atë që është duke u shitur. Dy coptime në heshtje. Për të cilin ndihej veçanarisht fajtor. Se kish bësuar se kjo tradhëti mund të ndodhë edhe në ditet e soti...?

Paqja dhe fqinjësia e mirë ballkanike nuk mund të sigurohen pa pozitën e kombit shqiptar të ndarë më dysh e të coptuar nën shtetet e reja të sllavëve të jugut.

Vallja, ashtu si pija, si tradhëtia, të nxit dëshirën të flasësh apo të kërcnosh për të. Në të vërtetë, ajo ka diçka të afërt me tradhëtinë, me gjakun: marramendjen. Në të dyja rastet, ndjesia e ikjes nga realiteti është tepër e fortë. Që të çmendurit, të ligët, legenët shesin e stërshesin gjithashtu, kanë dëshirë të luajnë e të vallëzojnë, kjo ridëshmon afërsinë e vallës së turpit për të qenë sa ma largë lirisë. Të çmendurit, në një farë mënyre, gëzojnë njëfarë lirie gjysmake.

Sot shqiptarët kërkojnë të korrigjohen padrejtësit historike dhe jo të coptohet akoma teritori saj? Duke pasur parasysh situatën shumë të tendosur në Serbi e Maqedoni dhe rreziqet kombëtare, kërkojmë: udhëheqja shtetërore e Shqipërisë të mbrojë shqiptarët dhe integritetin territorial shqiptarë me të gjitha mjetet e domosdoshme, të denoncohet politika antishqiptare e serbo-malazeze dhe ajo Maqedone në të gjitha nivelet ndërkombëtare, sidomos Shqipëria të rishikojë politikën e saj ndaj Serbis, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Me këtë rast ftojmë opinionin mbarëshqiptar, subjektet politike e jopolitike, që të jenë koshiente për momentin kombëtar dhe të mobilizohen të gjitha forcat në shërbim të realizimit të interesave kombëtare e shtetërore që t’i mbrojmë kufijtë nga coptimi. Çdo shmangie nga përcaktimet kombëtare është kolaboracionizëm me armikun dhe tradhëti ndaj çështjës shqiptare.

Turpi po zhvillohet para syve tanë. Ne mjerisht, u vonum shpesh në histori. Ka të ngjarë se u vonuam dhe po vazhdojmë të vonohemi edhe në këtë historinë tonë të diplomacisë më të re. Interesi i diplomacisë kombëtare shqiptare, që duhet të përbëj boshtin, thelbin e programit kombëtar. Me thenë të drejtën, edhe pse në të gjitha këto përsiatje mund të ketë një të vërtetë e mund të gjendet arsyetimi banal, jamë i cytur të mendoj se rrënjet e kësaj kulture vdekjeje për popullin tonë gjenden vetëm tek disa qeveritar me emër e mbiemër... Kosova e martirizuar nga analfabetët injorantë e thërret diasporën të mendoni për te. Mos lejoni që Kosovën ta përfshijë kaosi dhe anarkia politike e fetare dhe ajo kufitare në këto “orë të liga të historisë”. Çfarëdo destabilizimi i metejshëm ndërmejt Kosovës dhe Malit të Zi është vetëvrasës për tokat tona dhe për zgjidhjen e çështjes sonë të madhe kombëtare.

Kosova e lodhur e korruptuar kishte kaluar disa herë rresht nga duart e tradhëtarëve në duartë e krimit të organizuar dhe anasjelltas… Edhe në këtë fundë shekull kërcnon rreziku real që çështja shqiptare t’i nënshtrohet përseri iluzionit dhe coptimit.

Prapë me coptime të reja? O ç’tmerr! E shihni renë e zezë që po afrohet? Përseri lëviz, Mali i Zi me pleq e gra...? Ne ndërtojmë pallate me pare te pista dhe bëjmë sehirë? Me sa di unë, s’ka shumë kohë që iku Debëlldeja me 3200 hektarë... po tani edhe Mali i zi e kërkonë kufirin deri në Gjakovë! Do t’i kujtojmë, me siguri, të gjitha tani. Gabimet e kaluara. “Ulqinin, Tivarin, Plavë e Guci, Hotë e Grudë etj”. Pse jo edhe “Kongresin e Berlinit”. Në mos gaboj, ky është Mali i Zi. I ardhur vonë këtu, në këto troje buze detit, s’di se nga. Ndoshta, vërtetë nga shpallatë e Karpateve. Dhe emrin e ka të çuditshëm: Vrasja e Ndërgjegjës sonë!

Ç’ështja sot rrezikohet jo vetëm nga pushtimi i egër, pastrimi etnik dhe rikolonizimi, por para se gjithash nga vetë statusi ynë kombëtar nga injoranca dhe servilizimi i pushtetarëve kosovarë. Që nuk i përgjigjen momentit historik Ç’është më e keqja janë shndërruar në puthador të serbisë e Malit të Zi! Turp e gjithë kjo qeveri nuk u bë e gjallë! Ju me siguri do të pyetni se në ç’menyrë serbomalzeztë arritën ta dobësonin faktorin shqiptarë deri në këtë masë, duke e falsifikuar historin dhe gënjeshtrën e shndërruan në art. Pasoja më rëndë e krizë së sotme kombëtare është coptimi masiv i trojeve nga gjithë hapësira etnike shqiptare.

Ende pa u zbehur njëra nga kujtimet e vjetra prej tragjedisë shqiptare, asaj të Ulqinit, Plavës e Gucis, doli në skenë do të ngjitej tjetra tragjedi, tradhëtia kombetare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora