E shtune, 20.04.2024, 08:07 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Puna e pendimit

E premte, 14.08.2015, 07:59 PM


Nga Fritz RADOVANI:

PUNA  E  PENDIMIT

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

O Zoti im,

po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam ba.

Se kam bjerrë Parrizin dhe kam meritue ferrin.

Por më fort se të kam fye Ty, o E Mira e pambarueme,

që kaq fort ke dashtë.

Mëshirë, o Zot!

Më fal, o Zot!

Po të jap fjalën, me ndihmën Tande, që mos me Të fye ma kurrë!

Ashtu kjoftë!

 

“DY  RRUGËT  E  JETËS” Pikturë nga Kolë IDROMENO

HAPNI DOSJET !

Po filloj maparë me “ata” që e kuptojnë ma mirë se të tjerët këte veper të Kolë Idromeno!

Artistët tanë që pak frika e ma shumë karrierizmi i detyroi me ndjekë rrugen e “dytë”, që i zbriti poshtë...dhe po e vazhdojnë disa prej tyne edhe sot, asht mirë të Pendohen...

HAPNI DOSJET !

Shikoni pak rrugen e “dytë” që keni zgjedhë atëherë kur keni votue në sallen e Kuvendit Popullor ligjët e interrnimit fëmijëve, apo pushkatimet e varjet e Atdhetarëve tanë, dhe të “shokve” tuej...vetem se kanë dashtë me gjithë zemer Atdheun dhe Lirinë e Tij...

HAPNI DOSJET !

Shikoni firmat tua... Dhe, mendoni mirë per ke keni punue! Veprat e perkthyeme të jueja janë helmi i Tiranit, që ju i keni shpernda mbarë Botës! Ju ishit thimci i Stalinit, Enverit, marksizmit, diktaturës, terrorit, masakrave, torturave, pushkatimeve dhe varjeve...ju keni

çue fëmijët prej gjiut me vdekë nder kampet e shfarosjes... ju keni zhytë pleqët në baltë!

HAPNI DOSJET ! Këtheni nga rruga që jeni tue vazhdue! Pendohuni! Jeni vrasës!

Bani Punen e Pendimit, sa nuk ju asht fikë ora e zezë e jetës suej! PENDOHUNI !..



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora