E premte, 19.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Mendime

Kol Shkodrani: Parade karnevalesh me kuklla lecke

E marte, 29.07.2008, 07:48 PM


Nje perifrazim i cuditshem qe me kujton kohen e koleres komuniste " te gjithe e therrasin Vitoren Nene"...... Kaq shpejt i harruat nenat tuaja o njerez. Une qe besa kam vec nje nene, ate qe me ka bere koken!

 Kur shkrova e shkruaj " Mjaft me eklipsimin e figures se Nene terezes", nuk ndjej te kem tejkaluar kurrnji norme a rregull miresjellje, dhe jam ne udhe e qellim te drejte, mbrojtjen morale te nje figure mbarekombetare e mbareboterore, pra thene shul shqip, jam konform ideve te mia dhe e ndjen vehten mjaft mire tek i shpreh publikisht keto ide.
. Gjithesekush ka personalitetin e vet. Gjithesekush ka te drejte te jete ai qe eshte e nje jo tjeter. Une nuk mund te shpall veten Shen Mateo, apo Papa Gjon Pali i Dyte pas te Dytit, se po ta beja kete  mbare shqiptaret do te kishin te drejte te me quanin i falisun. Atehere si na qenka Vitore Leka Stefa, kjo zonje e zakonshem( prej te ciles kurre nuk jam mahnitun por thjeshte e kam respektuar, ndaj keqinformon zoti Engjell Koliqi)  si mund pra kjo te barabitet me nje shejtore. Ku e gjeni ngjashmerine. Me thoni qofte dhe nje perqasje sa do te vogel. Une si katolik nuk e pranoj ne asnje menyre sepse po ta pranoje do te hyja ne mekat te tmerrshem dhe do te meritoja ferrin. Kushdo qe kerkon te madhnohet duke veshur petkun e shejtoreve e duke i sfiduar ato nuk eshte kurrgje tjeter por njeri pa personalite e pa individualitet. Si Vitore Stefa pa epitete, si njeri krejt e zakoneshme, pa ndonje dallim te vecante nga nenat e tjera e pranojme, por kurrsesi si "Mbretreshe te Diaspores" dhe ne menyre absolute nuk ka as dhe nje tipar ta afroje me Nene Terezen. Asnje tipar. E keto i kam prej njohjeve te drejt perdrejta e jo prej fantazive.Jam gati te deshmoj edhe perpara Koncilit te Kardinaleve ne Rome!
  Nene Tereza nuk eshte marre me thashe e theme, nuk ka qene e martuar, nuk ka qene e fryre e pompuar, nuk ka thene kurre se jam  Shen Meria e Dyte, nuk ka marre azil politik, nuk rrinte neper kafene e tribuna, nuk shkruante letra ne te cilat stigmatizonte gjoja miket e veta, ka pas emrin e vet dhe ate emer e ka lartesuar faqe gjithe botes.
   Ju mund te thoni fjale miradie sa te doni, por ju nuk mund t'ia rrisni personalitetin nje njeriu me fjale. Zoti Koliqi ju jeni deshmitar i nje skene ku zberthehet  karakteri ne drite te diellit te Romes. Kur sapo doli Berisha nga mesha zonja Vitore me tha, eja te dalin ne forografi me Berishen.  Une e refuzova dhe u hoqa menjane( sic isha hequr menjane e nuk pranova te shkoj te pseudombreti ku zonja   Vitore na u ul ne "fronin mbreteror" dhe e la ne kembe te ndjerez Suzane). Atehere atje para kishes, ne Rome me rrasi aparatin fotografik e me tha " Me fotografo me Berishen". Une serisht ja ktheva duke i thene se nuk eshte ne natyren time kjo rendje pas figurave. I gjendur ngusht ja dhashe aparatin zotit Engjell Koliqi qe e fotografoi zonje Vitore kraheqafe me Berishen. Mua nuk me intereson cfare ben kjo zonje, une thjeshte vrojtoj dhe gjykoj fenomenet. Ndaj them zonja Vitore Leka Stefa nuk zotron as elementin fillestar te nje figure qe te na e servirni si Mbreteresha e Diaspores a dic tjeter sepse ajo rend e etur e deri ne delir pas lavdise. Kete qendrim nuk e kam te ri, por te vjeter qe ne vitin 2003 kur shkuam ne lumnimin e Nene Terezes. Ja kam thene personalisht tek udhetonim  per ne Rome, se nuk duket te pranoje miklime prej njerzish qe duan te fryjne figuren e saj. Madheshtia e lavdia me se shumti vine pas vdekjes i thasje e ajo ma ktheu tek thithte duhanin per shtat pale qejfe( ne paranteze Nene Tereza me duhet se nuk pinte duhan) "Cfare thua more, qenke i marre ti, Po une dua qe lavdineta shijoj tani qe jam gjalle, a kur te vdes kush po pj...( ne kuptimin pyet)".
   Pra nuk ka nisur kundershtimi im per kete marrezi qe u zmadhua si nje glase zogu ne maj te malit qe kthehet ne ortek, por qe kur e kam njohur ne vjeshte vitin 2003. Para se ta njohja realisht i kam kushtuar nje vargezim, qe me pas e kam mohuar si te pa vlere poetike. Kete e kam bere sepse familja e saj ka vuajtur, babain te ekzekutuar nga regjimi komunist, ka nje nene vertete nje figure qe meriton respekt, ka nje moter me shpirt te mire dhe shume fetare per te cilen shpreh konsideraten me te larte por ama kete nuk mund ta them per Vitoren qe shfaqet si masovike e kohes se tejkaluar si mentalitet dhe ne menyre te padyshimte vuan  nga deliri i madheshtise.
   Ju e kushdo, ne shtepite tuaja mund te hiqni foton e Shejtores Nene Tereza e te vini Nene Terezen e rreme, por kete nuk mund ta beni ne publik. Une sa te kem fryme do te perpiqem te ruhet e paster e e paperlyeme figura e Nene Terezes, madheshtia e te ciles nuk qendron se i ka dhene nje luge supe ndonje indiani, sic shkruante kohe me pare nene Tereza e rreme Vitore Leka Stefa.
  Mjaft me e tilla idiotizma interneti.Kushdo qe ka dy pare mend ne koke e kupton se kesaj  parade karnevalesh me kuklla lecke i duhet dhene fund.
       
Kol Shkodrani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora