E enjte, 28.03.2024, 11:05 PM (GMT)

Mendime

Engjëll Koliqi: Zonja shqiptare që pos mijëra shqiptarëve, edhe shumë të tjerë e thërrasin nënë

E marte, 29.07.2008, 06:45 PM


Njëra ndër mërgimtaret veterane, të valëve të para, të gjeneratës së re të emigracionit shqiptar, që është e mirënjohur dhe e dashur nga të gjithë bashkëkombasit dhe nga tjerët, e cila shpesh është cilësuar më shumë se një ambasadore e mirë e vendit të Saj, është Vitore Stefa – Leka.

Që nga fillimi, diku mbi 17 vite njihemi dhe bashkëpunojmë me Zonjën Vitore, që unë gjithnjë e thërras Motërmadhja Ime e ajo rregullisht më thërret dhe më trajton, sikur të më kishte vëlla të natyrshëm. Nuk po shkruaj vetëm për këtë respekt reciprok, por janë shumë vepra e kryevepra, që rrallë kush mund t'i bëj në shërbim të njerëzve, pa dallime, respektivisht në shërbim të dashurisë së mirëfilltë universale – njerëzore. Po shkruaj me shumë vullnet dhe me vetëdije të plotë, si një dëshmitar i afërt, që njoh veprat dhe kryeveprat patriotike, kulturore-artistike, humanitare e solidare të Nënë Vitore, që vetëm ajo di t'i bëjë në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Nuk është e nevojshme edhe të shkruhet shumë për Zonjën Vitore, sepse tashmë nuk ka shqiptar që nuk e njeh. Jo vetëm me shkrime kumbuese në internet, nëpër gazeta e edhe në librat e saj, jo vetëm për ndihmat e mëdha që gjatë viteve '90 të shekullit të kaluar i ka dërguar në Shqipëri, por para së gjithash për mësime të një dashurie të mirëfilltë njerëzore, që ajo na jep rregullisht të gjithë ne – mërgimtarëve shqiptarë dhe të tjerëve. Ajo, në të vërtetë nuk mba ligjërata, por na mëson praktikisht me veprat dhe kryeveprat e saj, që çdo ditë i bën në shërbim të humanitetit, me një soloidaritet të veçantë, çfarë di vetëm Ajo ta praktikojë.

Ende nuk e kam plotësisht të qartë, pse u dasht Zotni Paul Tedeschini të dalë me shkrimin e djeshëm, të shpërndarë nëpër shumë webfaqe shqiptare, me një titull shumë të rreptë?! Athua me të vërtetë Zonti Pauli e bërë këtë shkrim në mbrojtje të Nënë Terezës?! Pse do duhej ta mbronte dhe nga kush?!...

Ndërkaq shkrimi i Zotni Kolec Traboinit, me disa shprehje të tij, mendoj ka kaluar të gjithë kufinjt e normalitetit dhe të moralit njerëzor. Zotni Koleci, më sa di unë, dikur ishte vetë i mahnitur me veprat dhe kryeveprat e Nënë Vitores. Edhe Ai vetë ishte në shtëpinë e Saj dhe nga ajo vetë e ndihmuar, për një çështje të caktuar!!! Paska harruar Zotni Koleci?!

Ju lutem shumë zotërinj - Paul e Kolec, megjithë konsideratën e madhe që kam për ju  e për shkrimet dhe kontributin tuaj në kulturën shqiptare, nga brendia ime dhe nga sinqeriteti i pashmangshëm, jam i detyruar të shpreh haptas mospajtimin me shkrimet tuaja të djeshme dhe të sotme, kundër Zonjës Vitore, të cilën – për shumë e shumë vepra, që rrallë kush mund t'i bëjë si ajo, unë i pari e kam cilësuar si Nënë Tereza e Triestes. Zotërinj, kurrë Motërmadhja Ime Vitorja nuk më ka kërkuar as sygjeruar ta cilësoj kështu, as ta lavdëroj, por e kam bërë i shtyrë nga ndjenjat e mia shpirtërore për shumë mrekulli të saja, që i kam parë dhe i kam përjetuar vetë, gjatë gati dy dekadave sa njihemi dhe bashkëpunojmë. Në pyetjet e gazetarëve, në shumë intervista që i kanë bërë Vitores mbi orientimin e veprimtarisë së saj dhe qëllimin e kësaj veprimtarie, Ajo gjithëherë ka pasur vetëm një përgjigje: "Gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë dhe shqiptarët"! Pra, ajo asnjëherë nuk ka vepruar as nuk ka kontribuuar për të qenë e lavdëruar, as për t'i thurur vjersha a këngë, as... por gjhithmonë, vetëm pse shpirti i Saj është i tillë dhe gjithëherë e gatshme në shërbim të njeriut. Ajo gjithmonë ka pasur dhe ka një dashuri të veçantë për njeriun, sidomos për njeriun nevojtar. Ja, pse e kam cilësuar Nënë Tereza e Triestes. Ju lutem shumë, me këtë cilësim nuk e kemi propozuar për shenjtërim, as për çmime e kurora mbretërore! Mos keni frikë zotërinj!!! Por, edhe mos i harroni shumë çmime që në shenjë mirënjohjeje për veprat e Saj të pandalshme në shërbim të mërgimtarëve tanë dhe të njeriut-njeri, ia ka marrë Nënë Vitorja nga shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë! Sidomos Ti Zotni Kolec, të lutem përmbaju nga shprehjet denigruese, që – duke njohur mirë Vitoren – mund t'i cilësoj edhe shpifje, sepse shumë nga ato që ti ke shkruar, nuk janë të vërteta! Nëse dikush të thotë "ti Kolec Traboini në kohën e diktaturës komuniste-hoxhane, ke pasur një pozitë bukur të besushme në kuadër të asaj hierarkie, në lëmin e kulturës, që në të vërtetë ka qenë shkatërrim i kulturës së mirëfilltë shqiptare", si do të përgjigjeshe?!

Më vjen shumë keq për këtë polemikë, por keni shkuar shumë larg zotërinj. Nuk është në natyrën time një polemikë e tillë, por nuk munda të duroj. Ju lutem përmbahuni dhe mos merrni kompetenca të "mbrojtësve të personalitetit dhe të dinjitetit të Nënë Terezës", sepse është detyrë e rëndë kjo!!! Më duket e njoh pak më mirë – edhe nga afër – Nënë Terezën, prandaj unë nuk mendoj se cilësimi i tillë i Nënë Vitores e ka "denigruar" siç mendoni ju Shenjtëreshën Shqiptare, por përkundrazi e ka ngritur edhe më, sepse kështu ne mundohemi t'i përngjajmë sa më shumë Shenjtëreshës së Dashurisë, që në këtë drejtim ka thyer shumë rekorde botërore!!! Muaj më parë ka dalë në gjuhën portugeze libri im me titull "Nënë Tereza – Dashuria e Pakufijshme", me parahtënien e Kardinalit të Shtetrit Minas Gerais, në Brazil – Larthirësia e Tij Serafim Fernandes Araujo, i cili duke qenë plot gjashtë vjet Prefekt i Qytetit të Vatikanit, e ka njohur për së afërti Nënë Terezën dhe ka bashkëpunuar me Te.

Edhe Motërmadhja Ime Vitore, nuk ka arsye të shqetësohet për këto shkrime, sepse në të vërtetë ato denigrojnë vetë autorët e tyre, e në asnjë mënyrë atë, sepse tashmë të gjithë e njohim. E meta e Nënë Vitores është, se Ajo ju ka besuar dhe vazhdon të ju besojë shumë njerëzve. Duke dashur të kontribuojë në të gjitha veprimtaritë e shqiptarëve, që i di dhe i arrin, Ajo shpesh gabon dhe i ngrit mbi re edhe disa që bëhen kinse po konrtribuojnë, vetëm e vetëm për të mbledhur lavdata e "hymne". Nënë Vitorja, përfundimisht duhet të fillojë t'i zgjedhë qarqet dhe njerëzit, me të cilët bashkëpunon dhe të cilët i lavdëron publikisht, sepse kështu rrezikon të denigrohet, në mesin e atyre, që mbas skandaleve vetë i heqin maskat dhe biejnë përdhe!!! Nënë Vitore, të lutem më dëgjo dhe më kupto: ka ardhur koha që të merremi vetem me vlera të mirëfillta e jo të vrapojmë mbas të gjithëve, që duan të bëhen dikushi, të mbështjellur me "lëkurë patriotike"!!!

Pa qëllime polemizimi, as denigrimi të askujt dhe me dashuri për të gjithë shqiptarët!

Engjëll KOLIQI

Garlate (LC) – Itali, 29 korrik 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora