E premte, 19.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Sylë Arifi: Eksperimenti nderkombëtar i radhës

E merkure, 12.08.2015, 06:39 PM


Gjykata speciale ”Eksperimenti nderkombëtar i radhës”

( Reaksion ndaj mossuksesit të UNMIK-ut dhe EULEX-it ?!!!)

Nga Sylë Arifi, Avokat ( Antar i KD të PDK-s)

Edhe pas shpalljes së pavarësisë se Kosovës ka vazhduar e njejta politike nderkombetare lidhur me sundimin e ligjit. Pra, misioni evropian i EULEX-it si mekanizëm ndërkombëtar ka pasur gjithashtu  kompetenca gjyqësore të hulumtimit të rasteve të dyshimta për krime lufte edhe në Kosovë, ku është proceduar me raste, duke shqiptuar dënime, maksimale siq është rasti i fundit të grupit nga Drenica.

ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, botoi librin e saj, “Unë dhe kriminelët e luftës”, dhe ish-senatori zviceran, Dick Marty, me raportin e tij për “trafikim organesh”mjerisht hasi në heshtje nga subjektit politik dhe Shtetrore i Kosovës dhe Shqipëris. Prandaj,  ju  hapën dyrtë nismave dhe vendimeve nga BE-ja për ta themeluar gjykatën speciale kinse për krimet e supozuara  lufte edhe në keto dy shtete.

Edhe pasi që Carla del Ponte ka hetuar dhe se tregtinë me organe njerëzore nuk e ka gjetur, dhe prokurori special amerikan Wiliamson ka konfirmuar se nuk është gjetur asnjë dëshmi konkrete për tregti të organeve njerëzore por duke supozuar se kinse lënë të hapur mundësinë që ndoshta mund të gjenden dëshmi në të ardhmen. Ky konstatim nuk mund të merret si bazë ligjore per ti hetuar supozimet edhe pas 16 vitesh pas luftës qlirimtare të UQK-s, edhe pas disa tentimeve nga shum hetues nderkombetar per ta vertetuar kete fenomen supozues se ka pas apo jo krime te tilla të bëra nga UQK-ja. Prandaj, literatura juridike nuk merret me supozime per ta akuzuar diken per krime, por kerkon fakte bindse sepse qfardo hetimi i bazuar vetem nen supozime mbetet si tentativ me synime politik të dikujt per ta njollosur apo linquar politikisht dikend. Prandaj, raporti Mati, vendimi i BE-s, për ti hetuar krimet e supozuara si dhe vetë krijimi i gjykatës speciale jan politike.

Me shumë lehtesi u pranua krijimi i gjykates speciale nga lidershipi i Kosovës, sigurisht nën presion nderkombëtar me arsytime absurde se po deshka që edhe ni here drejtesia nderkombatere ta gjykon UQK-n, Eliten e sajë politike dhe ushtarake, për kinse krime të pretenduara dhe të bazuara në arkivet e serbis dhe pa përjashtuar edhe disa deshmi-deponime shpifjesh nga qarqe shqipfolse në Kosovë. Edhe pse disa here keto pretendime për krime të ngarkauara ndaj disa pjestarve të UQK-s, jan provuar sidomos në Gjykatën e Hagës, pastai nga gjygjesia e UNMIKUT dhe EULXIT-t.

Zatën për të ashtuqujturen drejtesia e BE-s, nuk kan mjaftuar keto tri nivele të gjygjesis nderkombetare, por tani po na u dashka edhe niveli i katert nga e ashtuqujtura Gjykata speciale e themeluar vetem kunder Shqiptarve për krime lufte, duke harruar se krime kan ba serbia  kundër Shqiptarve dhe kunder popujve tjerë në Kosovë dhe ish jugosllavi. BE-ja dhe disa Shtete që e kan ndimuar qlirimin e Kosovës, e kan kryer vetem ni obligim nderkombëtar në rastin e Shqiptarve dhe Kosovës.

Sipas konventave nderkombetare që ju referohen të drejtave njerzore, humanitare dhe politike kur ni populli  i rrezikohet qfarosja dhe pastrim etnik nga ni agresor fashist, atehere mekanizmat nderkombëtar politik dhe të siguris e kan për detyrim të intervenoin në interes të mbrojtjës së drejtësis nderkombëtare. Tani, kjo ndimë nderkombëtare e bërë në Kosovë që nga Lufta qlirimtare, nuk duhet të na kthehet me forma të tilla duke  na u hakmarrur me kësi lloi gjykatash speciale. Në vend që të ndimohet në ngritjen e kapaciteteve Shtetrore nga fusha ekonomike, legjislative, ekzekutive dhe gjygjsore në focimin të shtetit juridik dhe në antarsim të Shtetit të Kosovës në forume dhe Institucjone Nderkombetare vazhdohet të provokohemi.  Pas 15 vitesh tani po i nenshtrohemi nji terrori psikologjik se qka po ndodhë me luftën qlirimtare, bit dhe bijat tan të UQK-es, me Shtetndertimin e Kosovës.

Kur ni populli dhe ni shteti i sulmohet elita politike dhe insitucionale atehere logjikshem pysim se qfar eksprementi po u dashka me ba edhe me tutje me Shtetin e Kosovës. Botrisht po shifet se lidershipi i Kosovës duke ju neshtruar keti shantazhi, presioni po detyrohen që edhe për kunder vullnetit të tyre të bien në kundershtim me interesin kombëtar  dhe sovranitetin Shtetror, duke e shkeluar aktin më të lart politik kushtetutën e Kosovës. Prandaj, kesaj radhe elita shterore po duket si shum lojale, servile ndaj presioneve nderkombetare, dhe fatkeqesisht po i na rikujton ato ditet e zeza kur ngjajshem edhe elita politike e regjimit komunist shqiptar e duetit-ekipit, Fadil Hoxha, Sinan Hasani dhe Ali Shukriu tregoheshin lojal, servil dhe të degjushem nga regjimi komunist Jugosllavo-serb.

Themelimi i Gjykatës Speciale pas votimit të dyt të amendamenteve u miratua nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, edhe pse ishte refuzuar dit me par.  Zaten, si të ishim në gjendje lufte, shumica e delegatve të shternguar e votuan me 82 vota gjykaten.

Përgjegjësia nuk do të bie vetem tek klasa politike-shterore, por mbi të gjitha tek mungesa e dinitetit shtetror, të parlamentarve tan, si dhe tek mungesa e reagimeve dhe vlersimeve të duhura nga Institucjonet intelektuale, Akademija e Shkencave dhe arteve, Instituti i Historisë që heshten kesaj radhe.

Sigurisht, se vonesat tona si Shtet dhe Popull, vazhdimisht nga kan prodhur pasoja, që nga çlirimi dhe pavarësia e vendit, për ta marrë vetë në dorë sistemin e drejtësisë dhe shum segmente shtetrore nga fushat tjera, në forcim të Shtetit ligjor.

Institucjonet shtetrore duhet të jen dinamike, me nisma të reja për ti ndertuar dhe forcuar të gjitha mekanizmat e nevoishem shtetror pra duke e themeluar edhe Gjyktën per krime lufte siq i kan të gjitha shtetet tjera qe kan dalur nga lufta. Republika e Kosovës duhet të veproi si shtet sepse i kemi 110 njohjeve nderkombetare, dhe nuk na falet qfardo vonese, gabimi apo luhatje ne ketë drejtim. Nuk do të na falin brezet që vin, qfardo gabimi politik që do të na kushtoi me shum vonesa dhe pasoja siq po na ndodh. Shiqo se edhe pas mbi tri vitesh bisedime me serbin, dhe pas nenshkrimit të disa marraveshtjeve nga disa segmente, ende nuk po implementohen nga pala serbe. Elita politike-shtetrore duhet ta kushtezon vazhdimin e ketyre bisedimeve sepse ky avaz i konvenon vetem serbis të fitoi kohë dhe për neve është vetem vetmashtrim dhe humbje kohe, regres në avancim dhe fuqizim të Shtetit të Kosovës.

Edhe pas të gjitha kësaj vonese për avancimin dhe fuqizimin e Shtetit të Kosovës, BE-ja kerkon gjykat selektive si rast unikal i pa par asnihere në boten demokratike që vetem ni popull do të jetë i trajtuar-hetuar. Pra,  ky është ni racizm europjan i shekullt 21. Diskriminimi etnik që kesaj radhe tentohet ti bahet populli Shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri është i pa presedan dhe paraqet ni nonsens juridik-nderkombetar.

Është ora e fundit që Bashkësia nderkombëtare të nderroi qasjen dhe qendrimin ndajë Shtetit të Kosovës dhe popullit Shqiptar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora