Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Po u përbejë pashë Perëndinë

| E marte, 11.08.2015, 07:41 PM |


PO U PËRBEJË  PASHË PERËNDINË

 

Po u  përbejë  pashë Perëndinë ,

Të gjithë brezat  dhe rininë –

Ruajani këngës  pasurinë  ,

Mos ia prishni bukurinë !

 

Po u përbejë pashë bukën , kripën –

Këndojeni pastër këngën shqipe !

Përbejnë dete , fusha e male –

Ruajeni  këngën tradicionale !

 

Mos ia humbni këngës shpirtin ,

Mos ia humbni koloritin !...

Ruajani ritmin , ambitusin ,

Gjithë thesarin dhe opusin !...

 

Ruajani tekstet , ruajani fjalët –

Mos ua prishni origjinalet !

Mos ua  ndërroni meloditë ,

Ritmet , taktet , pasuritë !...

 

Dikur ,  ishim analfabet –

S’ kishim shkolla , as fakultet ...

N’ okupim t’ okupatorit –

Ia kem ruajt  vlerat folklorit !

 

Sot ,  kur kem lirinë, shkollimin –

Mos  t’ ua  humbim  këngëve kuptimin !

Mos  t’i  humbim  vlera e  thesare –

Begatitë tona kombëtare !...

 

Kur marrim dru me kuaj 

I përziejmë me  “kalamaj “?!

“Vijnë vaporët bregut t’ detit –

Dilni e shihni asqerët e mbretit !”...

 

Kështu n’ ahengje  këndojnë  burrat –

Nuk e dinë  kah shkojnë  “pampurat” ?!

Këndojnë  këngëtarët , nxehën   koftorët –

Nuk e dinë  kah shkojnë vaporët  ?!...

 

Gjilan, më 06.08.2015 .         Demir KRASNIQI