E premte, 29.03.2024, 06:27 AM (GMT)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Nënat tona të mira

E marte, 11.08.2015, 06:31 PM


Adem Zaplluzha

 

Pesë poezi nga libri “Sytë e gurtë të erës”

 

TE PEMËT

 

Një pasqyre e verdhë rrinte mbështjellë

Me një ëndërr të leckosur

Dhe me një shami të grisur

Ku flinin buzët e tua të njoma

 

Te pemët një zog mali

Me mendime të shthurura

I këndonte një serenatë gjetheve

Kur qante era

 

Një kumri krah thyer

Me qindra vjet ëndërronte

Të fluturoi deri te retë e bardha

Me një shportë prej mjegullave

 

Mëngjeset mbi një anije të vetmuar

I krihnin flokët kaçurrela të hënës

Te fanari i boshatisur prej njerëzve

Me dënesja qante një peshkatar

 

 

THUA SE ISHTE POET

 

Dashuria e tyre

Ishte e pakrahasueshme

Jetuan ashtu siç deshën vet

Ajo i krihte flokët

Nën qerpikët

E hijes së hënës

Kurse ai

Çmendurisht dashuronte

Thua se ishte poet

 

 

NGA KY IDIL I RRALLË

 

Më duket se ishte dikur

Një ëndërr e mirë

Lumi gurgullonte si shpirti i erës

Ne s’flinim

Zgjoheshim të gdhirë

Dhe si një serenatë dëgjoheshin

Trokitja e derës së pasme

 

Me aromë borziloku

Vinte një freski nga malet

Shushuritja e gjetheve

Mes guralecëve s’ndalej

Nga ky idil i rrallë

Thua se orë e çast

Do shndërrohet në përrallë

 

 

TI POET PASKE FAT

 

Kalova nëpër një mal me shkurre

Çdo lloj peme

Para sysh rrokullisa

Ti i përngjaje një future

Dhe si pa kokë

Pas teje atë çast u nisa

 

Kur arrita menatë

Te disa porta të mbyllura

Atëherë kuptova se sa e ngratë

Qenka  galaktika

Thash me veti

Ti  poet paske fat

E hase yllin tënd kur doli nga drita

 

 

NËNAT TONA TË MIRA

 

Thonë se ato lindin nga vdekja

Shtërzimi është

Një pjesë tjetër e dhimbjes

Guri ulërinte në maja malesh

Kur arkivoli i mermertë

I atdheut tim

T’i puthte duart e tua me kallo

Moj nënë

 

Asnjëherë nuk i besove vdekjes

Kur ishe në pyetje ti

Vdekja as që ka ekzistuar

Në prehrin tënd

Për çdo ditë lind nga një përrallë

 

Në atdheun tim

Shtatë herë në ditë

Grat ua kalojnë burrave

Janë nëna që i përngjajnë tokës

Dhe askurrë

Nuk vdesin të vetmuara

 

2.

 

Një arkivol

Mbase është shumë i vogël

Ato varrosen me nga dy arkivolet

Nënat  tona të mira

Janë në gjendje

T’i  ripërtërinë plagët e tokës

 

Kur dalin nga shpirti i dheut

Nuk u besojnë askujt

As korbave e as krakëllimave

Nënat tona bujare

Me nga shtatë zemra burrash



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora