E enjte, 25.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Rrugët dhe lagjet në gjendje mjerane

E marte, 11.08.2015, 07:50 PM


Rrugët  dhe lagjet  në gjendje mjerane  ti kërkon pasqyrë të krihesh bashki e qytetit tim!

Nga Gëzim Llojdia

1.

Një kontratë koncesionare tronditi opinion  e këtij qyteti për efektet e tij financiere në fillesën javës së parë të  vitit 2015. Bashkia e Vlorës realizoi procedurën e dhënies me koncesion të partneritetit publik privat të shërbimit të parkimit në rrugët e qytetit. Mediumet lokale, por edhe ato të Tiranës bënë zhurmën një javore për këtë kontratë të parakohshme e cila në radhë të parë dëmtonte qytetarët nga ana financiare. Mirëpo si pasuan ngjarjet e mëvonshme?Pas stuhisë  vjen qetësia Zhaurima u tret si retë nën një qiell kristal. U desh fushata e rrëmujshme e qershorit për të zbardhur  të vërtetën e cila fillon të veprojë në rast se nuk anulohet ,në muajin gusht. Mirëpo fushata mbylli siparin elektoral të zhurmës dhe militantët e lodhur ranë sërish në qetësi. Ishte KLSH që cingarisi plagën e majisur.

Ky institucion i fuqishëm nga të vetmet që punon fort ruajtje të financave shtetërore  kërkoi anulimin e kontratës koncensionare.

Çfarë konstatoi KLSH?Ja përgjigja e këtij institucion e bërë publike:...Nga vlerësimi i koefiçientit të shfrytëzimit të vendparkimeve, i përcaktuar nga komisioni i dhënies me konçesion/ppp për periudhën 10 vjeçare, janë llogaritur të ardhura të pritshme në vlerën 117,142,544 lekë. Ndersa nga llogaritjet e kryera për shfrytezimin e gjashte diteve te javes (plus e shtuna), vlera e te ardhurave te pritshme është 1,171,425,440 lekë, pra e llogaritur më pak nga komisioni, në vlerën 218,360,000 lekë. Si rezultat i ndryshimit të kushteve të kontratës, shtesë të objektit të saj për parkimin në ditët e shtuna, për 13 rrugë, për të gjithë periudhën e konçesionit, impakti financiar negativ që i krijohet buxhetit të njësisë vendore është 3,764,880 lekë, ndërsa subjekti privat përfiton me të padrejtë shumën 184,479,120 lekë Për më tepër, afati i koncesionit u rrit nga 10 në 15 vite. Nga pikëpamja e menaxhimit me efiçiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve të qeverisjes vendore, bashkisë së qytetit Vlorë i mohohen fonde të rëndësishme financiare, nëse kjo kontratë koncesionare zbatohet. Po ashtu, Bashkia mund ta kryejë këtë shërbim shumë mirë vetë, ose me ndihmën e ndërmarrjeve të varësisë. Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, përmes përcjelljes së rekomandimeve me shkresën nr. 348/10, datë 30.06.2015, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/Kryetarë të Bashkisë A.M, I.B dhe A.B, për Drejtorin e Infrastrukturës G.SH, si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë M.M dhe P.TH. 2. Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka shprehur ligjshmërinë e konfirmimit të dy Vendimeve të miratuara nga Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë koncesion, përkatësisht Vendimi nr. 45, datë 09.10.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë dhe Vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 11.12.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Vlorë. Këto vendime, të cilat kanë lejuar Bashkinë që të vijojë me procedurat e dhënies me koncesion, janë në kundërshtim me nenet 27, 37 dhe 38, të ligjit nr. 125/2013 ““Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik­ Privat”, i ndryshuar, të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, pasi në bazë të VKM nr. 639, datë 29.9.2007 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Vlorë, të Qarkut Vlorë” dhe nuk duhej të konfirmoheshin, pasi rrugët e qytetit i janë transferuar kësaj njësie vendore në përdorim dhe jo në pronësi. Në këto kushte, Bashkia Vlorë, duke mos qenë pronare e kësaj pasurie publike, por vetëm administratore, nuk ka tagrin ligjor për ta dhënë me koncesion.

2.

Disa pyetje që lidhen me këtë kontratë?

-Përse u kërkua me me ngulmë krijimi i këtij aktiviteti koncersionar në prag të mbarimit të mandatit të këshilltarëve të bashkise së Vlorës?

-Si është e mundur që në kurriz të qytetarëve këshilltarët e shumë forcave politike bashkëpunuan  si të majtë dhe të djathtë  dhe votuan këtë kontratë.

-Si shpjegohet që bashkia i la rrugët e këtij qyteti në gjendje skandaloze ndërsa vendoste kontrata koncesinare për privatët?

-Kush ishte i i interesuar për përfitimet në këtë kontratë?

-Përse firmosi prefektura e Vlorës nëpërmjet sekretarit  të saj firmosi këtë kontratë të paligjshme.

-Kush bëri presion dhe cili do të përfitonte miliona nga kontrata në kurriz të qytetarëve.

3.

Vlora është qytet historik dhe  turistik,por aktualisht është një qytete që ka rrugët e saj ndër më të këqijat në vend. Vlora është një ndër qytet, që ka pothuajse të gjitha infrastrukturën rrugore në lagjet e saj  të shkatërruara. A thua vallë Vlora, sapo ka dalë nga lufta,a thua vallë ky qytet historik e turistik është një Kandahar  i vogël,vallë kush ta prishi këtë bukuri,ty qytet që të kanë kënduar ndër breza dhe shekuj,këngëtar popullorë?

Nuk ka lagje,udhë,lulishte,pallat pa vënë dorë pa prishur e shkatërruar. Punime të nisura,të pa bistisura,rrugë të copëtuara ndoshta nga predhat e luftës ,të kujt lufte vëlla?

Sikur gjithë qentë e republikës ta kishin copëtuara,sikur të gjithë predhat e një bombardimi të lëshoheshin kështu  qyteti nuk do të ishte në këtë gjendje të zymtë në  një sezon turistik. Çfarë tu tregojmë miqve shokëve kosovarë shqiptarëve përtej kufinjëve ,turistëve nga mbarë bota:Na falni por kështu punojmë ne. Vjet ishte më ndryshe sivjet beterë .Çfarë të bënë qyteti i bukur turistik e historik.

Dhe thuaj  c’të duash kur dua të mollois:pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë…..cili top vëlla? Sepse topi i tajlanit ka 90 vite distancë kohe nga ne,topti i   shqiptarit që bënë sikur e ndreq por që në të vërtetë e prish e shkatërron me injorancën e vet dhe pazotësinë e tij.

Dhe në të gjithë këtë katrahurë befasisht këshilli i bashkësie së Vlorës në fillim të vitit 2015 u jep qytetareve një kontratë koncensionare të jashtëligjshme. Rrugët  pa rrugë dhe lagjet  në gjendje mjerane ndërsa ti kërkon pasqyrë të krihesh bashki e qytetit tim.

4.

Parkimi me pagesë është  i  parakohshëm. Dhe jo vetëm kaq, por abuzues sepse harta  e shtrirjes së tij nuk përfshinë vetëm bulevardet kryesore të qytetit, por çdo rrugë të këtij qyteti me një tarifë të frikshme, për një orë aq sa këtë tarifë një qytetarë nuk e nxjerrë dot nga puna e përditshme .Çfarë shqipe është kjo vëlla,të punosh vetëm për parkimin me pagesë,ndërkohë që kjo masë duhej vetëm për bulevardin kryesor të qytetit,atë Vlorë- Skelë .Dhe aq keq ishte përfshirë kontrata sa një qytetarë që kishte automjetin  poshtë banesës duhet të paguante për parkimin e tij. Kësaj po shqip i thonë: shteti të bënë gjëmën me ligjet e këqija, që hartojnë  e miratojnë të zgjedhurit e vet popullit në këshillin bashkiak.

5.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë. Deputetë dhe të tjerë  janë ndër zërat që kanë kërkuar anulimin e një kontrate të këtillë e cila i fillonte procedurat e saj në muajin gusht 2015. Ende kontrata nuk është anuluar. Këshilli i bashkisë  së qytetit është mbledhur në  konstituimin e tij. Të gjitha fjalët të shpien te fjala:”Flasim të gjithë,asnjë nuk dëgjon”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora