Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Myslimanë ishin boshnjakët e jo shqiptarët

| E hene, 10.08.2015, 07:57 PM |


Myslimanë ishin boshnjakët e jo shqiptarët

Të gjithë hoxhallarët, pushtetarët, politikanët, shkrimtarët, analistët e kalemxhinjtë e tjerë që shkruajnë e lehin kundër personaliteteve shqiptare, ndërsa e madhërojnë islamin janë më prejardhje aziatike (tartarë, azerë, kirgizë, turkmenë, iranianë, llazë, turqë etj), që na i solli peshqesh Perandoria turke. Kjo gjë vërehet edhe nga pamja e tyre e jashtme.

Nga Gani MEHMETAJ

Në ish-Jugosllavi myslimanë quheshin boshnjakët e Bosnjës dhe myslimanët e sllavizuar të Sanxahkut.  Atyre ua imponuan deklarimin fetar, në mungesë të identitetit kombëtar, ose patën krizë identiteti, prandaj i bindën ta zëvendësojnë kombin e munguar me fenë e tepruar.

Shqiptarët e Kosovës e të territoreve etnike asnjëherë dhe në asnjë situatë, askush nuk i ka quajtur myslimanë. Ata me mburrje në kohën e dhunës më të egër serbe kundër tyre e quanin vetën shqiptarë, megjithëse e dinin se po të deklaroheshin myslimanë apo turq, do të shpëtonin nga dhuna e nga vrasjet, do të trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Ish-Jugosllavia predikimin fetar nuk e ka penguar, përkundrazi hoxhallarët merrnin rroga nga shteti, ndërsa klerikët e feve të tjera nuk i pranonin këto rroga, sidomos Kisha Katolike nuk pranoi ndihma as privilegje nga shteti komunist. Natyrisht pjesa dërmuese e klerit myslimanë e ngritën në qiell shtetin e dhunshëm jugosllavë, meqë ishin rrogëtarë e spiun të tyre. Në misionin e tyre shkombëtarizues, një pjesë e tyre përpiqeshin t’i bindnin besimtarët shqiptarë se duhej të regjistroheshin myslimanë si boshnjakët. Pjesa dërmuese e këtij kleri nuk ishin shqiptarë, por me prejardhje aziatike. Por meqë ndikimi iluminist i intelektualëve tonë ishte i madh, hoxhallarët antishqiptarë dështuan për faqe të zezë në misionin shkombëtarizues gjatë viteve të shtatëdhjetë e tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Për habi, sot hoxhallarët në mision shkombëtarizues janë më të suksesshëm në mjediset e paarsimuara, lagjet e varfra e të dëshpëruara, ndërsa intelektualët sikur e kanë harruar misionin iluminist. Sot si asnjëherë më parë përvijohet fenomeni i shëmtuar, kur si pa të keq njerëzit para se ta thonë përkatësinë etnike e vënë në pah përkatësinë fetare. Në vend se ta përlëvdojnë kombin, nisin e të shesin përralla fetare për bëmat e beduinëve të shkretëtirës, në vend se t’i këndojnë historisë së lavdishme  të Skënderbeu, i këndojnë himne beduinëve që e shkretuan Azinë në luftërat  e tmerrshme për islamizim të dhunshëm. Kanë ngel në shekullin e shtatë në historinë e huaj, mjeranët shqipfolës . Pse recitojnë si papagajtë “vlera” islamike, në vend se të nxjerrin në pah vlerat kombëtare, është për t’i mëshiruar.

Këtë frymë kundër qytetëruese po e kultivojnë pjesë e konsiderueshme e hoxhallarëve, gazetarëve të shitur, gazetave e radiostacioneve paçavure, pushtetarëve nën kontrollin e  shërbimeve të fshehta orientale. Të gjithë hoxhallarët, pushtetarët, politikanët, shkrimtarët, analistët e kalemxhinjtë e tjerë që shkruajnë e lehin kundër personaliteteve e kulturës shqiptare janë më prejardhje aziatike ( tartarë, azerë, kirgizë, turkmenë, lazë, turq, iranianë  etj). Kjo gjë vërehet edhe nga pamja e tyre e jashtme,ndërsa i shohim shpesh në televizione, portale e gazeta. Analizojini dhe do të bindeni.

Asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, as të përzier më shqiptarë. Flasin shqip, të ndikuar nga mjedisi ku kanë jetuar me qindra vjet. Prandaj me aq tërbim i fyejnë personalitet tona historike, prandaj këta analistë të çoroditur aziatikë merren, me falni,  edhe me organet gjenitale të personaliteteve historike, sepse e kanë trurin e ndotur e plotë urrejtje. Pse janë aq të mllefosur kundër shqiptarëve vendës që u afruan mikpritje, kur erdhën këmbëzbathur nga Azia, është vështirë të dihet. Perandoria turke i solli kolonë të pestë grupet e fiseve aziatike për të na u kundërvënë. Turqia me Serbinë i pati dhe i kanë nën  kontroll edhe sot e kësaj dite, i privilegjojnë e i vënë në pushtet, duke i blerë votat e varfanjakëve për ta. Kuvendi i Kosovës i ka disa syresh. Qeveria asnjëherë nuk është pa ta me ministra e zëvendësministra, shoqatat islamike, bashkësitë myslimane, janë aziatikë, që flasin shqip.

Përfaqësues të këtyre fiseve aziatike patën mision të shëmtuar edhe gjatë pushtimit të Kosovës e të territoreve etnike. Jo shqiptarë, pra aziatikë janë edhe islamikët në Shqipëri që imitojnë beduinët. Mu këtu duhet kërkuar arsyen pse ata i kërkojnë me ngulmë rrënjët e tyre aziatike-islamike, ndërsa i sulmojnë me aq egërsi rrënjët e krishtera shqiptare. Sepse, asnjë shqiptar nuk i shanë të parët e vet, përkundrazi secili syresh mburret më të parët, ndërsa e thotë po ashtu më mburrje që ishin katolik apo ortodoks.

Ndërkaq, budallenjtë shqiptarë, të përgjumurit, të shiturit, e të ligjtë i dëgjojnë si kope hoxhallarët  aziatikë, kur u mbajnë ligjërata në xhami, nuk reagojnë as kur ua përdhosin kombin e historinë. Një pjesë e këtyre aziatikëve (jo të gjithë) të ngulitur në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri shquhen me veprimtari rrënuese, në vend të integrohen në kulturën e traditën shqiptare, meqë shqiptarët i pritën mirë e nuk i dëbuan. Dje na  luftonin në emër të Serbisë e të Jugosllavisë, sot na luftojnë në emër të islamit, të paguar nga Turqia, Arabia Saudite e Irani. Fatkeqësisht shpenzojmë shumë energji për t’iu kundërvënë, në vend të merremi me problemet e demokratizimit, përparimit, integrimit në BE etj. Ndërkaq, ata janë kundër integrimit evropian, duan t’i kthehen Azisë së tyre.

Të ndikuar nga kjo propagandë sistematike antikombëtare, njerëzit kur flasin për vete nisin e thonë: unë myslimani, në vend se të thonë unë shqiptari. Të qenit myslimanë nuk është identitet, është fe. Të vënit në pah të këtij përcaktimi dëshmon për mungesë identiteti, pra për fatkeqësinë e tij ose të saj, sepse njeriu pa komb e pa atdhe është fatkeq, është një hiq. Këtë zbrazësi nuk ua plotëson feja e tepruar, përkundrazi e bënë edhe më të varfër në shpirt. Hoxhallarët me rrënjë vendëse, e pranojnë Skënderbeu për hero të tyre, e pranojnë që së pari janë shqiptar. Hoxhallarët aziatikë shquhen për përbaltje të Skënderbeut, ndërsa përpiqen ta përdhosin kombin tonë.

Sa herë e lexoj sintagmën: unë myslimania, apo unë myslimani mendoj se ata po flasin për  boshnjakët e dikurshëm pa identitet kombëtar, apo për aziatikët e sotëm me identitet të mjegullt. Sa herë i lexojë përgjërimet delirante islamike, apo “lehsat”  e portaleve mi kujtojnë propagandistët e fiseve aziatike që veprojnë të patrazuar në shtetin tonë, ndërkaq ne i tolerojmë në mënyrë të pafalshme.

Mungesën e identitetit kombëtar boshnjakët e paguan shtrenjtë. Mungesën e identitetit kombëtar, që po përpiqen të na e injektojnë hoxhallarët e propagandistët aziatikë mund ta paguajmë tepër shtrenjtë sot. Një pjesë të këtij tagri po e paguajmë.

Pse duhet t’i shkulin rrënjët një pjesë e shqiptarëve fatkeq, duke imituar mjekërzinjtë e Iranit apo të Arabisë Saudite, duke rënë pre e propagandistëve të fiseve aziatike, apo pse disa femra e flakin veshjen e qytetëruar kombëtare e evropiane, duke e ndërruar me veshjet arabe, iraniane e turke të mesjetës? Për ato që janë me prejardhje aziatike e kuptoj arsyen, por pse po e humbasin identitetin shqiptaret, këtë nuk e kuptoj. Me çfarë çmimi janë duke e shitur identitetin e tyre e lirinë individuale? Pa një çmim të materializuar asnjëri prej tyre nuk e imiton turkun anadollak, apo beduinin e shkretëtirave arabe e iraniane.