Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefik Selimi: Intervistë me këngëtaren Bardhe Tushaj

| E hene, 10.08.2015, 07:41 PM |


Intervistë me Bardhe Tushaj, këngëtare

Bardha i këndon bardhësive të jetës…

Nga Tefik Selimi

Bardhe Tushaj është këngëtare që ka bërë emër në jetën muzikore. Ajo është lindur në Prizren. Aty është e lindur dhe e rritur. Prizreni për Bardhen është një qytet metropol. Një qytet i lashtë. Qytet i këngëve, i valleve, por edhe qytet i trashëgimisë kulturore dhe shumë të tjera. Mjafton të jesh qyetar i këtij qytetit.

“Bota sot”: Si e keni filluar këngën?

Bardhe Tushaj: - Po. Jam e Prizrenit. E ndjej vehtën kranar që jetoj në këtë qytet të freskisë. Për mua, edhe të tjerët, e sidomos prindërit më thonë se, kam zë të bukur. Por, unë këtyre “lakajve” prindërore nuk ua kam vënë seriozisht veshin. Thjesht, këto “komplimente” i pranoja si do fëmijë që merr prej tyre. Më vonë pata kuptuar edhe vetë kur arsimtari i gjuhës shqipe dhe i muzikës e zbuluan talentin tim, atëherë më inkuadruan në ansambël. Kjo ishte ajo nisja ime e pare drejt këngës apo artit të këngës. Një nisje që e ka fillin, por se kur do të mbarojë, nuk e di as vet. Dihet, kënga më jep kurajo për jetë. Më ngazllen e më bën të jem shend e verë.

“Bota sot”: Cilat janë fillimiet e juaja si këngëtare?

Bardhe Tushaj: - Unë kam kënduar gjithmonë, pra prej që më ka lindur nëna në djep. Në fakt, fillimisht kam kënduar në manifestimet e shkollës, pra qysh në moshën e njomë. Kurse në moshën 12-vjeçare për herë të parë në skenë u paraqita në koncertin që aso kohe qe mbajtur në Suharekë përkatësisht në Mushtishtë. Që nga ky moment, kurrë se ndala këngën...

”Bota sot”: Si lindi kënga?

Bardhe Tushaj: - Unë jam lindur dhe jam rritur në Prizrenin e bukur, ku dhe mbarova shkollën fillore dhe ate të mesmen, për të vazhduar me shkollimin e lartë për muzikë.

“Bota sot”: A keni bashkëpunëtor?

Bardhe Tushaj: - Edhe unë si gjithë të tjerët kam bashkëpunëtorët e mi. Ai që më mbështet vazhdimisht dhe pa u lodhur kurrë, është bashkëshorti im dhe djali, Ferdinandi, i cili ka të kryer shkollën e ulët dhe ate të mesme të muzikës, i cili mirret rreth këngëve, të cilët i falenderoj për mbështjen që më ka dhënë. Do të ishte e padrejtë mos ta përmendi bashkë adhetarin Mustafë Rugova, i cili mëë ka dhënë krah në rrugëtimin tim të këngës. E falënderoj dhe jam mirënjohës, sidomos për tekstin e këngës ,, Hajde çikë pashë çikninë".

“Bota sot”: Cilat janë motivet e këngëve të juaja?

Bardhe Tushaj: - Gjithë reportuari i këngëve të mia është burimior. Unë asnjëherë nuk kam dalur prej shtratit burimor, dhe për këtë ndihem jashtëzakonisht mir dhe krenohem. Këngët e mia kryesisht janë me motive patriotike, por unë këndoj edhe këngë të dashnisë. Nuk mundem pa e përmendur edhe një gjë unë këngën e kam për qefi dhe e këndoj me shumë dashuri, por pa e njollos atë, si dhe kurrë nuk më ka shkuar mendja prej këngëës të njerr përfitime, si mendojnë të tjerët.

“Bota sot”: Si është bashkëpunimi me ansamblet?

Bardhe Tushaj: - Kam bashkëpunuar me shumë Ansamble, siç e theksova më lartë, duke filluar me SHKA “Ymer Prizreni”, SHKA “Agimi”, “Vëllezërit Stavileci ShKA “Malësori” dhe më i fundit është Ansambli “Shqiponja e Dukagjinit” ku në emisionin “Rrënjët tona në RTK u prazantova me këngën “Moj e mira”. Dallimi mes këngës popullore dhe asaj argëtuese është shumë i madh. Shoqja ime më e mirë është vajza ime, Kristina Përgegaj, e cila është valltare e shkëlqyer. Në Festivalin ,,Sofra Dardane'' u shpërblye me vendin e dytë.

“Bota sot”: Cilat vende i keni vizituar si këngëtare?

Bardhe Tushaj: - Vendet të cilat i preferoj ti vizitoj janë ato kryesisht në secilin vend ku ka shqiptar. Unë vendin tim nuk mund ta ndaj në zona të preferencës. Thjesht, do të doja të këndoja në çdo cep të Atdheut tim apo siç thotë Naimi ynë i madh: “Deri aty ku mbërrin vajtimi shqip apo më mirë të them, deri aty ku mbërrin kënga shqipe”. Tjetra, uneë sa herë që më është dashur të këndoj jashtë Prizrenit, kam pasur emocione, sepse kam dashur që këngën time ta përjetojnë me shpirt... Ndoshta nuk është modesti ta them, por në secilin vend që kam kënduar, më kanë pritur mirë dhe me duar trokitje të fuqishme frenetike. Ndaj secilt prej tyre unë detyrohem të jem shumë mirënjohës.

“Bota sot”: A jetohet me këngën, artin e shpirtit?

Bardhe Tushaj: - Unë jetoj me këngën, po nuk jetoj prej kënge. Ndërkaq, se si më duket si art, unë them se kënga është arti i arteve. Ku ka më bukur se sa tu këndosh të tjerëve, sidomos kur përmes këngës i këndohet burrnisë, trimnisë, heroizmit gjithë asaj bamunie kombëtare që është plot lavdi. Thjesht, historinë tonë asgjë nuk mund ta stolisë më bukur se këngëtari që i këndon asaj. Natyrisht, që kënga ka fuqi, tashmë është bërë pjesë më intime e shpirtit tim. Është pjesa ime më e ndjeshme  dhe më e adhuruar në jetë…

“Bota sot”: Cilët këngëtarë i preferoni më shumë?

Bardhe Tushaj: - Së pari unë jam vetja, nuk imitoj asnjë këngëtar apo këngëtare. Ndërkaq, ka shumë këngëtare që më pëlqejnë, por ajo që më pëlqen më së shumti është dhe që e adhuroj pafund, është Fatime Sokoli, këngëtare kjo që çonte peshë çdo zemër shqiptare.

“Bota sot”: Hobi në jetë?

Bardhe Tushaj: -Nuk kam ndonjë hobi të veçantë, në fakt, nëse mund të quhet hobi, atëherë hobi është kënga ime e quajtur jetë, më të  cilëtn jetoj.