Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Zgjohuni!

| E hene, 10.08.2015, 07:11 PM |


Dibran Demaku

 

ZGJOHUNI!...

 

Zgjohuni Ju të ditur e flisni pak me të gjallët

bëjnë jetë të tronditur mbuluar nga hallet!

 

Zgjohuni Burra të zgjedhur të fisit

të ia ruajmë shkëlqimin e bardhësinë Plisit!

 

Zgjohuni Burra shtatëlartë të dheut

në shekullin e zjarrtë të ia ruajmë faqen Atdheut!

 

Zgjohu e rri pak me ne o Ali Binaku

të thërret e të përulet shtëpia e Pragu!

 

Zgjohu koc i vjetër i Xhemajl Abrisë

veç ti asnjë tjetër i duhesh në log Pleqësisë!

 

Zgjohu e rri këmbëkryq në Kullë   Ramadan Shabani

fole ndonjë fjalë e pi duhan me llullë se po na digjet Tabani!

 

Zgjohu plak i urtë zotëri Anton Çetta

I kemi prerë prapë drutë e ty të kërkon jeta!

 

Zgjohuni!...