E merkure, 24.04.2024, 04:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mallkuar qoftë kjo robëria

E shtune, 08.08.2015, 02:19 PM


Demir KRASNIQI

 

Mallkuar qoftë kjo robëria

 

Mallkuar qoftë kjo  robëria –

Prej saj ndërroi gjeografia !

Prej saj  ndërruan vendbanimet ,

Popullata e toponimet !...

 

Mbi shqiptarë ushtruan dhunë –

Prej trojeve t’ veta i përzunë !

Fshatrave emrat ua ndërruan –

Toponimet u harruan !

 

Në shumë fshatra që pat shqiptarë –

Sot nuk gjendet asnjë për  farë !

Nuk harrohet kurrë Toplica ,

Molla e Kuqe e Jabllanica !...

 

N’ shumë krahina tona shqiptare –

Nuk i duan tokat fshatare !

S’e duanë tokën , bujqësinë ,

Blegtorinë , as bagëtinë !...

 

Nuk e duan kopshtarinë ,

Shpezërinë , as bletarinë ,

Pylltarinë , as zejtarinë ,

As bulmetin , as qumështarinë !...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora