E premte, 19.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dibran Demaku: Një jetë e shkrirë për kombin!

E premte, 07.08.2015, 07:45 PM


Në vend të përkujtimit:

NJË JETË E SHKRIRË PËR KOMBIN DHE ATDHEUN!...

Nga Dibran Demaku

Shqiptarët si komb në përgjithësi e shqiptarët e Kosovës në veçanti, për shkaqe historike që dihen, gjatë historisë së tyre mijëvjeqare, kanë nxjerrë nga gjiri i vet luftëtarë të pushkës e të penës, të cilët tërë jetën e tyre e kanë shkrirë në të mirë të kombit dhe atdheut të vet. Njëra nga të shumtët, që tërë jetën e vetë e shkriu për të mirën e kombit dhe atdheut të vetë është edhe personazhja e këtij shkrimi.

Si sot , një vit më parë, pra me 9 gusht 2014, ajo iku në amshim, por jo edhe veprimtaria e saj atdhetare e patriotike, në të mirë të kombit dhe të atdheut.Ata të cilët kanë patur fatin ta njohin, e kujtojnë edhe sot me nderim e pietet të lartë. Emri i saj ishte ,  është dhe i tillë do të mbetët për jetë të jetëve Abide Avdiu-Hysenaj.Ajo, pra Abidja do të kujtohet edhe në brezat që vijnë, përveq si luftëtare e paepur për lirinë e kombit dhe atdheut të vetë  edhe si Inxhinierja e parë shqiptare e xehetarisë në këto troje.

E lindur në një familje atdhetare drenicare, ajo do të linte vendlindjen e vetë, Klinën e Epërme të Skenderajit,  pa e mbushur një vit jete, dhe së bashku me familje do të vendosej në Qytetin e minatorëve në Mitrovicë.Aty , ajo, pra Abidja do të rriste shtatin dhe jetën e vetë.Ajo do të bëhej si të thuash vetë simboli i qytetit të minatorëve si e para e re shqiptare me diplomë Universiteti në Fakultetin e Xehtarisë.Me diplomë Universiteti ajo për disa vite do të arsimonte gjanaratat e reja në shkollën e mesme teknike të qytetit të saj, për t`u vendosur pastaj aty ku e kishte vendin, në kombinatin xehtaro-metalurgjik, apo në gjigantin industrial dhe ekonomik „Trepça“.Dhe aty,  Abidja, nuk do të ishte një ingjiniere e thjeshtë, por Drejtoreshë e Muzeut të kristaleve, detyrë që do ta kryente deri Grevën e njohur të Minatorëve të Trepçes, në Pranverën e vitiut 1989.Në atë Grevë të Minatorëve, që do të lëkundëte  edhe vetë themelet e ish Jugosllavisë, dhe jehona e saj do të dëgjohej kudo në botë, Abidja do të gjendej si të thuash në ballë të saj, krah për krah udhëheqësve më të lartë të saj!Dhe pas Mashtrimit të Madh që u ishte bërë Minatorëve shqiptarë, nga Udhëheqja e atëhershme kosovare e Jugosllave, do të niste Ndjekja e Madhe ndaj Minatorëve dhe Udhëheqësve të saj nga soldateska policore serbe.Ndjekja nuk do ta ta frikësonte e as nuk do ta ndalonte Abiden në aktivitetet e saj patriotike e atdhetare për qytetin dhe vendin e vetë.Po atë vit, pas formimit të Lidhjes demokratike të Kosovës, Abidja mbase do të ishte ndër të parat që do t`i bashkohej Partsië apo si të thush Lëvizjes së re shqiptare.Dhe ajo nuk do të ishte vetëm një anëtare e asaj Lëvizjeje, por do të ishte në Kryesinë e Forumit të Gruas së LDK-ë për qytetin e Minatorëve.Përveq kësaj Abidja do të ishte edhe në kryesinë e Sindiaktës së pavarur të Trepçës dhe si e tillë do ta përfaqësonte organizatën e saj në Kongresin e parë të Sindikalistëve të pavarur shqiptar që do të mbahej në Gjakovë, në fund qershorin e vitit 1990.

Për shkaqe historike që dihen, pas okupimit  klasik që do t`i bënte Serbia Kosovës, në fillim të Korrikut të të njejtit vit, për Abiden, ashtu si dhe për shumë veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare , do të ngushtohej tej mase hapësira vepruese e jetësore, andaj vetëm disa muaj më vonë ajo së bashku me familjen e saj do të ishte e detyruar të emigronte.Do të vendosej në Shtutgart të Gjermanisë, por gjithnjë e vendosur në vazhdimin e veprimtarisë atdhetare e patriotike në shërbim të atdheut të vetë.Ajo si anëtare e Lidhjes demokratike të Kosovës do të kishte shumë takime e biseda me autoritetet gjermane të qytetit të Shtutgartit dhe nga ato do të kërkonte përkrahje e ndihmë për qytetarët e vendit të vetë.Me aktivitetin e saj të pandalshëm, ajo, pra Abidja do të binte për të mirë në sytë e udhëheqjes së qytetit ku jetonte dhe shpejt do të anëtarësohej në Partin gjermane të CDU-së.Me anëtarësimin e saj në partinë në fjalë, ajo, pra Abidja, do të bëhej syri e veshi shqiptar në qytetin e Shtutgartit por edhe më gjërë.Ajo, pra Abidja, nëpërmes të CDU-së do të bëhej zëdhënëse e denjë e Kosovës në Shtutgart në veçanti e në shtetin gjerman në përgjithësi!Ajo, përveq si anëtare e CDU-së, Partisë më të madhe gjermane, do të ishte edhe anëtare e shumë shoqatave e klubeve shqiptare në rrethinën e Shtutgardit e më gjërë.Për të gjitha këto flasin edhe lëvdëratat e mirënjohjet e shumta, si nga pala gjermane ashtu edhe nga pala shqiptare, në adresë të Abides, lëvdërata e mirënjohje këto që i ruajnë me gjelozi sot e kësaj dite anëtarët e familjes së saj.

Dhe krejt në fund edhe njëherë mund të themi e të konstatojmë se Abide Avdiu-Hysenaj, krejt jetën e vetë e shkriu për të mirën e kombit dhe vendit që i përkiste.Andaj në fund nuk mbetët tjetër vetëm të thuhet ajo e zakonshmja që thuhet për njerëzit e mëdhenj dhe të devotshëm të kombit dhe atdheut:Lavdi!...



(Vota: 36 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora