Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Dy ngjarje me Prof Dr P?llumb Bitri

| E premte, 07.08.2015, 08:00 PM |


DY NGJARJE ME Prof Dr PËLLUMB BITRI.

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

1.

N? vitin 1996, kur punoja n? Institutin e Anatomis? Patologjike t? Universitetit t? Sien?s, pata fatin ta njoh dhe t? bashk?punoj me Prof Hans Cottier, nj? nd?r personalitet bot?rore t? anatomis? patologjike, shkenc?tar i shquar, autor i shum? teksteve, monografive dhe studimeve shkencore; drejtor p?r disa dekada i Institutit t? Anatomis? Patologjike t? Universitetit n? Bern t? Zvicr?s.

N? institutin, q? kishte drejtuar me vite, ishin specializuar shum? mjek? nga vende t? ndryshme t? Europ?s, mes tyre dhe pedagog? t? Sien?s, pra ishte i mir?njohur, i nderuar dhe i respektuar nga t? gjith? koleg?t e mi.

Edhe pse i kishte kaluar te 80-tat, Prof Cottier vazhdonte t? punonte, drejtonte k?rkimet shkencore n? fush?n e onkologjis? n? institutin e Bern-?s dhe t? shum? vendeve t? tjera europiane.

N? Siena, vinte çdo vit dhe qëndronte nj? muaj. Gjat? k?saj kohe hartonte dhe koordinonte programet e studimeve shkencore n? fush?n e onkologjis? t? institutit. Ditët e para, i takonte me rradh? t? gjith? pedagog?t dhe me pas impenjohej krahas tyre n? kërkime dhe n? interpretimin e rezultateve.

Takimet me Prof Cottier ishin mbres?l?n?se. Pas p?rsh?ndetjeve t? zakon?shme e tep?r miq?sore, fillonte diskutimet, shk?mbente mendime, sugjeronte p?rmirësimin e metodikave të k?rkimeve shkencore, duke ndihmuar n? p?rmir?simin dhe rritjen e nivelit t? studimeve.

Kur hyri n? dhomen time m? pershendeti shqip: “Mir?dita skipetari, si jeni”. U befasova nga ky prezantim i rrall? e miq?sor, q? t? impononte nderim dhe respekt. Biseduam gjat? rreth punimeve t? mia, m? dha shum? k?shilla e sugjerime t? vlefeshme, q? m? ndihmuan ta p?rmir?soj dhe t? rris nivelin e studimit tim. Sugjerimet e atij burri t? madh e t? mençur, me leht?suan pun?n dhe me ndihmuan t? p?rmir?soj metodikat e t? thelloj studimet morfologjike.

Kisha kuriozitet t? dija si dhe ku kishte m?suar p?rshendetjen n? gjuh?n shqipe, por ndruhesha ta pyesja, pasi takimi ishte zyrtar e tep?r profesional dhe nuk mund ta kaloja ne aspekte personale e p?r me tep?r nuk mund ta shnd?rroja n? bised? konfidenciale. Sa m? shum? dit? kalonin, aq m? shum? shtohej kureshtia ime.

P?rgjithesisht, un? dhe koleg?t e mi t? institutit, çdo m?ngjez , para fillimit t? pun?s, pinim kafè n? barin e madh t? spitalit. Shumica e pinin kafen? shpejt, n? këmb? te banaku dhe shkonin direkt n? pun?, nd?rsa unë me kolegun Dr Lizart Hako, e pinim allashqiptarçe, pra pinim kafè, tymosnim nj? cigare, b?nim nj? bised? t? shkurt?r dhe fiks n? or?n 09.00 fillonim pun?n.

Nj? dit?, nd?rsa po pija kafè vet?m dhe po tymosja nj? cigare n? rehatine time, erdhi Prof Cottier e pasi k?rkoi leje n? se mund t? rrinim s? bashku, u ul dhe filloj bised?n.

- Mua m? pelqen t? pi kafè si ju shqiptar?t. Ësht? bukur t? pihet kafè n? shoq?ri, t? bisedojm?, të shk?mbejmë mendime dhe t? tymosim, - tha duke qeshur dhe pasi ndezi llull?n m? pyeti.

- D?shiroj t? pyes, a e njeh Profesor Bitri?

P?r nj? çast u shtanga nga kjo pyetje e pa pritur, por shpejt e mora veten, i bindur se po m? pyeste p?r profesorin tim, andaj iu p?rgjigjia me entusiaz?m:

- Natyrisht e njoh, ?sht? profesori im i anatomis? patologjike, madje kam pas fatin t? punojm? s? bashku p?r disa vite. Jemi miq t? vjet?r. Po ju profesor ku e keni njohur Profesor Bitrin? – e pyeta me kuriozitet dhe me padurim t? zbuloja lidhjet mes dy profesorave.

- Personalisht nuk e kam njohur, por kam librin e tij. Ma ka dhuruar nj? student nga Kosova, q? studionte mjek?si n? Bern.

- Interesante, - shtova un? sa p?r t? nxitur bised?n.

Prof Cottier, me qet?sine e tij tipike, filloi t? më tregojë si e kishte njohur Prof P?llumb Bitrin.

- Shum? vite me par?, gjat? seminareve n? lend?n e anatomis? patologjike, nj? student kosovar, pyetjeve t? mia iu p?rgjigjej sakt?, por ndryshe nga teksti, q? përdornin studentët, jo vet?m kaq por fliste me koncepte m? t? avancuara p?r nj? student – vazhdoi t? rr?fente Prof Cottier.

- Nj? dit?, e pyeta se me çfar? teksti studionte dhe ai nxorri nga çanta nj? lib?r voluminoz, me kopertin? t? trash? ngjyr? ok?r dhe m? tregoi se ishte n? gjuh?n shqipe, me autor P?llumb Bitri. Ishte hera e par? q? shihja nj? tekst dhe d?gjoja p?r nj? autor shqiptar. Nga titulli “Patologjia mor-fologjike” kuptohej se ishte tekst i specialitetit ton?. I shtyr? nga kurioziteti, i k?rkova studentit t? m? p?rkthente dy paragrafe t? shkurt?r t? tekstit. M? pëlqyen shum?, nga m?nyra e strukturimit t? koncepteve morfologjike, pasi ishin shkruar me stil sintetik dhe t? kompletuar. K?to rredhana m? nxit?n te njihem m? shum? me p?rmbajtjen e tekstit, andaj her? pas here, kur m? rastiste pak koh? e lir?, e ftoja në studion time studentin kosovar. Nga ai mësova disa përshëndetje n? gjuh?n shqipe e sa her? takoheshim p?rsh?ndeteshim “Tung”. Studenti kosovar vinte me dëshir? dhe vazhdonte t? m? përkthente në gjermanisht, ato q? i sugjeroja unë, pra pjesët kardinale të një teksti universitar. Kështu fillova t? “lexoja” k?t? tekst dhe njëkohësisht njoha nj? shkenc?tar shqiptar dinjitoz.

- M? gëzove shum?, që Ju keni njohur vlerat profesionale dhe shkencore t? Prof P?llumb Bitri. Student?t e kan? idhull, e admirojn?. N? leksionet e tij, auditori mbushej plot dhe ligjeratat e tij i ndiqnin jo vetëm studentët, por dhe mjek?t që kryenin specializimin. Ësht? pedagog me kultur? t? kompletuar, erudit dhe zot?rues i disa gjuh?ve t? huaja. Ai shquhet p?r metodik?n e zhvillimit t? leksioneve dhe t? m?simeve praktike, - shtova un? me krenari, p?r të plotesuar sado pak figur?n e Prof. P?llumb Bitrit.

- Prof Bitri ka shkruar nj? tekst me struktur? dhe p?rmbajtje moderne p?r koh?n. Kapitujt jan? t? kompletuar dhe n? vazhdim?si harmonike, dëmtimet e mirfillta dhe proçeset patologjike trajtohen me nivel shkencor, - vazhdoi Prof Cottier, duke evidencuar vlerat e librit.

Komentet e Prof Cottier, me çliruan nga ndrojtja dhe fillova t’i tregoj disa holl?si, p?r t’i d?shmuar atij, se un? isha nj? nd?r nx?n?sit dhe miqtë e Prof Pëllumb Bitri.

- Patologjia Morfologjike, ?sht? teksti i par? historik i Fakultetit t? Mjek?sis?. Prof Bitri ishte 38 vjeç, kur e botoi k?t? lib?r voluminoz, ishte i ri n? mosh?, por me formim dhe përvoj? t? pasur profeinale e shkencore. N? ato vite t? v?shtira, l?nd?t e tjera ne i studionim me dispensa, q? ishin p?rshtatje dhe p?rkthime jo cil?sore t? teksteve t? autoreve sovjetik?, madje biblioteka e fakultetit ishte e mbingarkuar me libra n? gjuh?n ruse, - vazhdova t’i tregoj.

- Pik?risht, - vazhdoi Prof Cottier, - kur ai djali kosovar m? tha se autori ishte nj? profesor shqiptar, imagjinoja nj? lib?r t? shkruar me stil alla-sovjetikshe, por n? fakt me rezultoi ndryshe.

- P?r vlerat didaktike dhe shkencore t? tekstit dhe p?r botimet shkencore, Prof Bitri ?sht? nderuar me Çmimin e Republik?s, - shtova un? me nxitim, p?r t? konfirmuar mendimet e Prof Cottier.

- Vler?sim i merituar, - u shpreh me entusiaz?m prof Cottier, - por jam kurioz t? di, Prof Bitri ka diplomuar n? Shqipëri, apo ?sht? i shkoll?s sovjetike, se ju keni qen? t? lidhur me rus?t, apo ka studiuar n? shkollat perëndimore? – pyeti Prof Cottier.

- Prof P?llumb Bitri ?sht? i shkoll?s ruse, ka studiuar n? Fakultetin e Mjek?sise t? Universitetit n? Gorki, madje ka studiuar dhe n? Fakultetin e Filozofise. Pasi u kthye nga studimet, n? vitin 1954 hapi dhe drejtoi katedr?n e Anatomis? Patologjike n? Fakultetin e Mjek?sis? n? Tiran?. Ka merita, se themeloi shkoll?n shqiptare t? morfologjis?. N? vitet e m? pasme ka botuar shumë tekste dhe monografi shkencore, ?sht? nd?r pedagog?t me krijimtari t? lart? shkencore.

- Interesante, - tha prof Cottier, - kam lexuar shum? libra dhe artikuj t? autor?ve rus?, por ato kan? tjet?r struktur?, tjet?r stil shkrimi, frazat jan? t? gjata, p?rshkrimet b?hen t?rkuzë e t? lodhsh?m, madje duhet t’i rilexosh p?r t? nxjerr konceptin themelor, nd?rsa Prof Bitri shkruan n? m?nyr? elegante, me stil lakonik dhe t? qart?, duke shprehur thelbin e proçeseve patologjike. Kuptohet se nuk imitoi shkoll?n ku u formua si mjek dhe si specialist, por ndoqi nj? rrug? t? re, prandaj dhe une pasi u njoha me tekstin e tij, e vler?sova p?rfaq?sues i shkoll?s shqiptare t? anatomis? patologjike.

K?shtu duke biseduar s? bashku, pa e kuptuar kaloi shum? koh? dhe u vonuam p?r n? pun?, por mua nuk m? b?hej ta nd?rprisja, kisha d?shir? t? d?gjoja opinionet e nj? shkenc?tari t? madh, p?r pedagoun tim t? shquar e t? zjarrt?, Prof P?llumb Bitri.

Biseda kishte arritur n? nj? pik?, sa nuk mund t? nd?rpritej. Nd?rsa mendoja t? trajtoj nj? tjet?r argument, Prof Cottier vazhdoi t? shprehej rreth tekstit, q? e kishte analizuar deri n? holl?si.

- Duke e krahasuar me tekstet ruse dhe me tekstet e tjera per?ndimore, konstatova se libri i Prof Bitri, ka vlera të veçanta, ai sjell risi, q? ia rrisin meritat autorit, ?sht? teksti i par?, q? i trajton s?mundjet e kolagenit n? një kapitull me vete. Vetëm vitet m? pas, autor?t per?ndimorë dhe ata rus? filluan t’i trajtojn? k?to s?mundje n? tekstet m?simore universitare, - shtoi Prof Cottier.

K?to ishin fjal? t? bukura e t? sinqerta, ishin vler?sime të dhëna nga nj? profesor i shquar zviceran, p?r nj? profesor t? shquar shqiptar, ishin t? v?rteta t? pakontestueshme, por opinioni shqiptar nuk pati kurajo ta vlerësonte publikisht, ose me sakt?, nuk donte t? tregonte vlerat e profesorit t? vet.

- Aktualisht, ku punon Prof Bitri? - m? pyeti Prof Cottier.

- P?r ironi t? jet?s e t? shkenc?s, Prof Bitri ?sht? n? pension dhe nga viti 1992 jeton n? Spanj?, ne qytetin Bilbao. Atje ia vler?suan aftësitë pedagogjike dhe shkencore, andaj e morën pedagog të anatomisë patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Pùblik De Paìs Vasco, ku vazhdon të japë leksione, madje ?sht? dhe an?tar i k?shillit shkencor t? Fakultetit.

- Kaq e pasur ?sht? Shqip?ria me shkenc?tar?, sa i nxjerr n? pension dhe i le t? largohen, - pyeti me ironi Prof Cottier dhe pasi pa or?n, duke qeshur u ngrit e tha, - shkojm? se do t? na kritikojn? p?r vones?n dhe do t? na nxjerrin n? pension dhe ne t? dy.

Dol?m nga bari duke qeshur dhe shkuam n? institut. Natyrisht u prezantova me 20 minuta vones?, q? do t’i z?vend?soja. Nuk kisha asnj? preokupim se rrija m? gjat? n? pun?, perkundrazi, e vlente kjo sakrific?. P?r mua ajo koh? n? shoqëri me Prof Cottier, kaloi e mbushur me fjal? t? bukura për profesorin tim P?llumb Bitri dhe kafeja q? piva, ishte m? e shijëshme se kurr? ndonj?her?.

Isha i pushtuar nga gëzimi dhe kënaq?sia, q? krijoi biseda e bukur me nj? personalitet si Prof Hans Cottier, i cili shprehu mendime, konsiderata dhe vler?sime p?r profesorin tim P?llumb Bitri, nj? nd?r p?rfaq?suesit m? t? shquar t? pedagogjis? dhe shkenc?s mjek?sore shqiptare.

Mbresat e k?saj ngjarje ia tregova kolegeve t? mi si dhe Dr Ana Lito, q? kishte ardhur nga Imola p?r t? m? takuar dhe Dr Lizart Hako, q? kryente specializimin pasuniversitar n? institutin e Sien?s. T? dy ish-studenta dhe admirues t? Prof P?llumb Bitrit. Sapo dëgjuan rrëfimin tim, të përfshirë nga entusiazmi, shkuan e takuan Prof Cottier, e falenderuan dhe i shpreh?n mir?njohjen p?r vler?simet p?r profesorin ton?.

Kan? kaluar pothuajse 20 vjet dhe kjo bised? ka mbetur e pashlyer n? kujtesen time, e kujtoj dhe e p?rjetoj si një takim real t? Prof Hans Cottier me Prof Pëllumb Bitri, si takim i dy burrave, i dy shkenc?tar?ve, i dy profesorave, i dy intelektualëve të shquar.

2.

N? vitin 1973, Prof P?llumb Bitrin e qarkulluan n? Elbasan. P?r disa vite punuam  s? bashku dhe gjat? asaj kohe, m?sova shumë prej tij dhe ai ma pasuroi me shkenc? formimin tim profesional.

Prof Bitri ishte pedagogu q? me kishte mësuar, por kurr? nuk mbajti distanc? me mua, p?rkundrazi bashkpunimi dhe miq?sia jon? rritej nga dita në ditë e kishim krijuar konfidenc? e besim mes nesh. Miq?sia e jonë ishte dhe është si vena e vjet?r, sa m? shum? vite kalojnë, aq m? e fort? e m? e q?ndrueshme b?het, pavar?sisht se disa mendje shtjerrakeqe ishin p?rpjekur me t? gjitha m?nyrat p?r ta prishur.

S? bashku i kemi ndar? t? mirat, s? bashku i kemi p?suar t? k?qiat e politik?s absurde t? asaj kohe t? mbrapsht?, së bashku i vuajt?m pasojat e krijuara nga prapaskenat e mendjeve shtjerrakeqe dhe sulmet e mediokërve  e të karieristave, që drejtuan deri në rrënim vendin tonë.

Nga raportet e miqësisë me Prof Bitri, kam arshivuar shumë ngjarje të bukura, por në këtë shkrim do të tregoj një ndodhi të rrallë, një nga ato t? voglat dhe konfidencialet, por që shpreh kultur?, vlera shpirt?rore dhe respekt, ngjarje që të mbush me gëzim, me humor dhe me emocione pozitive.

Punonim s? bashku ne Spitalin e Elbasanit. Ishte një ditë e ftohtë dhjetori e vitit 1976. Prof Bitri dhe unë ishim impenjuar në ekzaminimin mikroskopik të biopsive, aq sa harruam të pinim kafen? e mëngjesit. Zakonisht kafenë e pinim në dhomën e Prof P?llumbit, nuk na p?lqente t? shkonim në bar, q? ndodhej jashtë teritorit të spitalit dhe ishte një mjedis i ngushtë, i errët, i rrëmujshëm, ku shërbehej vetëm kafe allaturke, ndërsa ne preferonim kafè ekspres.

Prof Pëllumbi kishte një makinetë ekspresi napolitane dhe para se të fillonim punën, i përgatiste vetë kafetë, madje më “shërbente” dhe mua. Nga një herë vinte dhe doktor Niko Papajani dhe së bashku kalonim disa minuta në biseda miqësore e plot humor.

At? dit? dimri, pasi i përfundoi biopsitë, Prof Bitri erdhi në dhomën time dhe duke qeshur m? tha:

- Ooo Luti, si harruam të pimë kafenë sot? Tani kemi dhe një problem tjetër, më është mbaruar kafeja e bluar, si do të bëjmë? Me këtë kohë të keqe nuk shkohet në bar dhe për më tepër ne nuk na pëlqen kafeja turke.

- Dhe unë, sot e dëshiroj shumë një kafè, - iu përgjigja për të aprovuar kerkes?n e profesorit.

Pasi u mendova pak, m? erdhi ndër mend një zgjidhje praktike. Në repartin e rrobaqepësisë të spitalit punonin Rabia dhe Lefteria. Te gjithe e dinin se shefja e kuadrit e spitalit, çdo mëngjez e vizitonte rrobaqepsin? dhe pinte kafè qyl e fshehurazi. Këtë sekret e rrethanë qesharake ia kisha treguar dhe Prof Pëllumbit, andaj me këtë rast, mendova ta shfrytëzonim edhe ne.

- Profesor, a shkojmë te Rabia dhe Lefteria, pasi me siguri shefja e kuadrit tani e ka kryer misionin.

Qeshi me gjithë shpirt dhe e aprovoi propozimin tim. Kur po dilnim, pamë sse po vine Dr Niko Papajani, i cili sapo u afrua na pyeti:

- Ku po shkoni, unë erdha të pi një kafè me ju të dy?

- Na është mbaruar kafeja dhe po shkojmë në një vend “sekret”, dëshiron të vish dhe ti me ne, - i tha Prof Pëllumbi.

Dr Niko pasi bëri një shenjë habie për këtë vend misterioz, u bashkua me ne. Trokit?m në portën e dhomës ku punonin ato dy gra fisnike dhe duke hyrë i përshëndet?m:

- Mirëdita, a pranoni miq?

- Mirëdita dhe mirëserdhët, - u përgjigjën të dyja njëzëri.

Pasi u ulëm dhe u rehatuam në atë mjedis të ngrohtë, iu drejtova Rabies.

- Rabie, kemi ardhur të tre, për të pirë kafè, ashtu të mirë, si di ta bëjsh vetëm ti.

- Me shumë kënaqësi, - tha Rabia dhe u ngrit të përgatiste kafetë. Hapi një sirtar e nxorri paisjet, makinetën, filxhanat madje dhe një tabaka të vogël.

Prof Bitri, që shquhej për komunikimin me shumë kulturë dhe me kortezi të admirueshme, filloi t’iu spjegoi motivet, që na kishin detyruar të kërkonim kafè nga ato dy zonja dhe njëkohesisht iu kërkoi ndjesë, për shqetësimin që iu krijuam nga ky “invazion” në orarin e punës.

- Profesor, për ne është kënaqësi dhe nder t’iu ofrojmë një kafè, - iu përgjigjën të dyja.

Ndërsa Rabia dhe Lefteria po përgatisnin kafetë, Prof Bitri rrinte i heshtur, çka nuk kishte ndodhur herë të tjera, pasi zakonisht ai mbante të ndezura bisedat, i bënte shumë të këndëshme dhe shpesh i shoqëronte me humor të lezetshëm. Dukej se kishte rënë në mendime të thella, por nuk po e kuptoja motivin. Vështronte nga dyshemeja, si të kërkonte diçka që fshihej mes pllakave. Herë pas here ngrinte sytë dhe shikonte Rabien dhe si i ndjer “në faj” për këtë vështrim kurioz, përsëri ulte kokën. U kuptova se prapa ketij qendrimi fshihej nje mister. Fillimisht mendova se preokupohej, se u kishim ndërprerë punën Rabies dhe Leftit, apo se u kishim kërkuar kafè personave që nuk kishim konfidencë. Me mendjen time u p?rpoqa shum? t? zbuloja sekretin e k?tij q?ndrimi, por e v?rteta ishte e padeshifrueshme dhe misterin e kesaj heshtje duhej t? na e zbulonte vet? Prof P?llumbi.

Dr Niko më bëri një shenjë, si të me pyeste: “Çfarë ka Prof Bitri, që rri mendueshëm?” dhe unë iu përgjigjia me një shprehje mimike, se nuk po e kuptoja, çfarë po e prokupon.

Ndejtëm pak çaste në heshtje, deri sa morëm filxhanat me kafè plot arom?. Sapo mori filxhanin e kafesë, prof Bitri më kërkoi një cingare, një veprim i pazakontë dhe i çuditshëm, pasi ai jo vetëm nuk tymoste, por ishte armiku i duhanit. Me këtë kërkesë, kuptova se kishte diçka që e turbullonte. Edhe Dr Niko, i habitur me këtë veprim e pyeti:

- Çfarë ka ndodhur sot me ty profesor, q? po tymos duhan?

Prof Bitri nuk iu përgjigj. Kafetë i pimë në heshtje sureale dhe pasi i lëshuam filxhanat mbi tabakà, njëri pas tjetrit, falenderuam Rabien dhe Lefterien p?r k?t? mikërpritje fisnike.

Pasi kryem ritualet e kafesë, prof Bitri me shumë dashamirësi iu drejtua Rabies.

- Rabie, a më mban mend mua?

Ne t? tre vështruam njëri tjetrin me habi, për këtë pyetje të çuditëshme.

- Po Pëllumb të kujtoj shumë mirë, madje të njoha, që ditën e parë kur erdhe në spitalin tonë, - iu përgjigj buzagaz Rabia.

U befasuam me këtë përgjigjie, pasi nuk kishte ndodhur kurrë, që Rabia t’iu drejtohej në emër mjekëve e për më tepër t’i fliste n? k?t? m?nyr? konfidenciale. Në k?t? bashkëbisedim mes tyre fshihej një enigëm, një e panjohur. Të dy i drejtoheshin njeri tjetrit si dy miq t? vjet?r.

Prof Pellumbi buzëqeshi dhe vazhdoi.

- Sapo u takuam, të njoha menjëherë edhe pse kan? kaluar 40 vjet.

- Po zbulohet misteri, - nderhyra une si p?r t? nxitur rr?fimin e t? dyve.

- Kemi qenë në një klasë në shkollën fillore, - filloi t? na tregoi Prof Bitri.

- ?liroje nd?rgjegjien nga pengu, - nd?rhyra un? duke vazhduar humorin.

Qesh?m t? gjithe edhe pse ende nuk po kuptonim sekretin e kesaj bisede.

- Ti rrije në bangë para meje, - vazhdoi bised?n Prof P?llumbi, duke iu drejtua Rabies. – Atë koh? nuk kisha kurajo ta thoja, por po ta them sot.

Ne hesht?m e po prisnim zgjidhjen e k?saj enigme.

- Rabie, të kam dashur shumë, - deklaroi Prof P?llumbi dhe pas nje pauze vazhdoi:- Në se nuk ke harruar, nga një here përfitoja e t’i përkedhelja flokët dhe ti vetëm ktheje kokën, buzëqeshje e nuk më thoje asgjë.

- Po Pëllumb, më kujtohet shumë mirë dhe unë të kam dashur shumë, - konfirmoi Rabia buzagaz, - por si e di dhe ti, në ato vite t? v?shtira erdhi lufta, jetët tona morën drejtime të ndryshme. Im atë m? hoqi nga shkolla e m? mori në dyqanin e tij, p?r t? më mësuar zanatin e rrobaqepses, ndërsa ti vazhdove shkollën, studiove, u bëre doktor dhe profesor i famshëm. Unë u fejova me shkuesi dhe më martuan herët. Fëmijët janë rritur e janë martuar, madje para dy vitesh jam bërë gjyshe.

Për një çast u stepëm nga kjo bisedë dhe po i vështronim të hutuar të dy, por shpejt shpërthyem me të qeshura me shpirt. Dr Niko, që nuk dëgjonte mirë, më pyeti:

- Çfarë po thon? se nuk e kuptova mirë?

Duke përfituar nga atmosfera gazmore e krijuar, shpejtova t’ia tregoj Dr Nikos këtë bisedë, por natyrisht duke shtuar dhe pak humor nga ana ime.

- Prof P?llumbi dhe Rabia, të inspiruar nga kjo kafè e shijëshme dhe nga kjo atmosfere miqesore, bënë dy deklarata dashurie, të një dashurie të largët, që kishte mbetur e fshehur mes tyre prej 40 vitesh.

Të gjith? qeshnim me lot me këtë ngjarje të bukur, t? treguar nga t? dy me shum? sinqeritet.

Pas komentit tim, Prof P?llumbi, shpejtoi t’i spjegoi Dr Nikos thelbin e bisedës me Rabien.

- Dr Niko, mos i keqkupto ato që tha Luti, nuk ishte deklaratë dashurie, por i tregova Rabies, se 40 vjet të shkuara, pra në vitin 1936, kur ishim në klasën e dytë të shkollës fillore, unë kisha simpati për shoqen e klasës, Rabien e bukur si atëhere dhe sot dhe Rabia m? konfirmoi se dhe ajo ka pasur simpati për mua. Ishim kalamaj inoçenta. Sot kujtuam ato sentimente miq?sie f?minore, pra nuk ishin ndjenja dashurie dhe as deklarata dashurie, si i interpreton Luti.

Qeshëm të gjithë me këtë histori të bukur, të rrëfyer me sinqeritet dhe me pastërti shpirtërore, që meritonte nderim dhe respekte për të dy.

Si për ta plotësuar këtë atmosferë gazmore, Rabia i tha Prof P?llumbit.

- Pëllumb, ti ke një familje të mrekullueshme, ke nj? grua të bukur dhe zonjë të vërtetë, grua fisnike dhe t? sjell?shme. Dr Fina gëzon respekt të veçantë si nga personeli dhe nga prindërit e fëmijeve, që e takojnë gjatë vizitave mjekësore. Ajo komunikon me shumë kulturë dhe ka krijuar besimin dhe admirimin e prindërve. E kam njohur mirë dhe jemi miqesuar. Dr. Fina ka ardhur disa herë këtu te ne, për të pirë kafè, pra ka ardh para teje. M? ka prezantuar dhe vajzat tuaja dhe djalin. Janë fëmijë te bukur, shumë të edukuar, të thjeshtë dhe shumë të sjellshëm.

- Faleminderit Rabie, për këto fjalë të bukura e të përzemërta, që më gëzuan dhe me lumturuan, - iu përgjigj Prof P?llumbi, me një të folur, që tregonte se ishte i pushtuar nga emocionet.

Me k?to fjalë të bukura e mbyll?m kët? takim me mik?pritje shembullore, te mbushur me kujtime te bukura feminore, te nje miqesie feminore te 40 viteve te shkuara.

I përshëndetëm dhe i falenderuam ato dy gra fisnike dhe te gjith? u kthyem në punët tona.