E enjte, 28.03.2024, 04:00 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Muça: Në kaleidoskopin e një romani

E enjte, 06.08.2015, 06:41 PM


KUMTET JETESORE

NE KALEIDOSKOPIN E NJE ROMANI

Ese nga Vladimir Muça

Gjatë punës në redaktimin e këtij romani, në laboratorin e përceptimit jam “ngopur” me një sëri refleksionesh të cilat më trazonin shijet estetike, si në njjë bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne, natyralizuar në ambjente me diversitete shoqërore të ndryshme. Proza dhe autorja komunikojnë në mënyrë transparente me një subkoshiencë nga natyra tek qënia, nga e kaluara në të tashmen, nga e tashmja në një start të ri, drejt një të ardhme racionale. Në këtë rrafsh të artit të madh të rrëfimtaris romaneske Vilhelme Vrana (Haxhiraj), në këtë roman prezantohhet si një autore që i njeh dhe i eksperimenton me sukses teknikat e prozës sotme moderrne. Një njohje e tillë, me themel të estetikave dhe stilistikave moderrne e posmoderrne i ka dhënë mundësinë që me punën e palodhur dhe cilësin prej demiurgeje, fabulën romaneske ta shtampojë në forma nga më të ndryshmet:

Një mishellë e formateve mozaikiste, pasazhesh poetike, sentencash aforizmatike, ngulmimesh analitike e brujtur me ekstrakte fjalë-urtash popullore, ku hera-herës proza merr formën poetike nga prevalojnë shumë ndjesi, duke i dhënë mundësi lexuesit të rrokë kumte’ e magjira nga më jetësoret.

Kjo prozë dëshmon përplasje në drama njerëzore, lirie e burgosje shpirtërore, përmbushje dëshirash e zhgënjimesh fundo në humbella të një diktatur-demokracie. Në romanin “Loja e mëkatit” me një zhgënjim të tillë çdo gjë vjen me një kontrast, modeli i të cilave nuk i ngjan

njeri-tjetrit, por në esencë jan e njejta linjë, me të njëjtët bashkëpuntorë.

Dramaciteti shoqëror dhe ai liriko-erotik, i abstraguar si profesioni më i vjetër i njerëzimit vjen në mënyrë të atillë, ku brenda një dramaciteti familjarë pluskojnë si një vullkan në shpërthim, drama të vogla, kontraste dhe kundërshti, si reaksion i vlimit të këtij dramaciteti shoqëror.

Në këto prevalime mendimore, ndjenjësore, mesazhiere, Vilhelmja bëhet motra binjake e personazhit Kaltra, sepse ajo është dhe bota e sajë e vuajtjeve shpirtërore gjer nëpafundësi.

Për të shpalosur këtë supstancë të re shoqërore, autorja përdor forma stilistike në shtjellimin e rrëfimit, përdorimin lakonik të gjuhës, gjykimin e drejtë-përdrejtë therës, duke “goditur” fortas me nagaçe, gjer në shtjellimet parabolike, në domethënie të mesazheve fshehur në retiçenca. Në këtë kontekst dukuritë e dramacitetit të përçfaqur e të fshehur në dëshirat kryeneçe të autores dhe të personazheve, imitimitetit të rrëfimit dhe veprimit, bëhen më të kapëshme nga lexuesi, ndonëse ato nxjerrin krye ngahera dhe në forma paradoksale. Në pluralizmin krijues, dramaciteti shoqëror, mpleksur me ate liriko-erotik gjer në zgripin e një tragjizmi, vinë si një pjellë e një mendjeje të lirë krijuese e vetë-vetes, pakomplekset e dogmës të soc-surrealizmit, autoçensurës dhe të letësisë klienteliste me porosi e të programuar.

Ndryshe nga librat e tjerë, por në një linjë me romanin “Ankthi i së vërtetës” ky roman bashkëkohor që lexuesi do ketë nderin ta marrë në dorë, nëesencën rrëfimtare, do jetë si jeta e çdo femre të trafikuar. Lexuesi gjithçka që e përjeton do i çfaqet si një mishelë të vërtetash jetësore, materia e të cilëve do i lerë një shije të një produkti të regjur nër këto 25 vite tranzicioni, ku më së fundi mbas një mundi e përballje me një kulçedër të diktaturo-demokracisë, triumfon e mira ndaj së keqes sociale. Dramaciteti social dhe idilik kapërcen leqet e handikapëve e maturohet me një komoditet të ri të shumdëshiruar. Gjatë këtij diversiteti të dramacitetëve, lexuesi do të lundrojë në një univers të hapur (ndonëse në burgo-bar Angelo) ku nëpër pasazhe rrëfimtare zbulon në mënyrë ekzigjente botën ekzistenciale, përjetimet, përballjet, por i gjen dhe shtigjet në të cilat mund të kalojë dhe jeta e tyre. Kjo ndodh ngaqë krijimtaria prozadorike dhe poetike, publiçistike, monografike e Mjeshtres të Mdhe të Penës Vilhelme Vrana (Haxhiraj) ka një përputhje të unit të sajë si bijë- si femër- si nënë, dhe shqetësimeve sociale të qëndrimit larg volumtarizmit shoqëror, ose popullorçe nuk e merr çdo detaj e fenomen hopçe.

Pema rrëfimtare e Vilhelmes është si ajo bima në kopështin e një bahçevani merakli, ku inputet artistike dhe kujdesi janë në lartësinë e kërkesave maksimale. Ajo pemë mbillet, rritet në një traull konkret të punuar e trinuar mirë dhe jo si ata shkrimtarë të cilët e “mbjellin” fabulën në djerrina fantazmagorishë, me rrënjë në ajër.

Autorja në këtë përballje dramash , duke vënë në dukje mangësitë dhe padrejtësitë, krahas operimëve me gjykimtari e mendimtari flagmatike, shpreh njëkohësisht dhembëshuri, dashuri, nderim për femrën e qytetarin shqipëtar, si në sferën e thjeshtë shqipëtare por dhe në krahasimtari globale..

Vilhelmja në komplicitetin e formimit si krijuese është imune për të qënë një intelektuale produktive në fushën e letrave, në aftësinë për të vjelë produkte shoqërore, jo konformiste, por e mbarsur me një koncept shumëdimensional të lirisë shoqërore. Autoren, koncepti mbi filozofinë e jetës e vëllazëron me aktivitetin material në kërkim të një supstance të re, duke zbuluar karraxhatat nëpër të cilat ecin zemrat e shpirtrave njerëzor.

Këtë autorja e realizon duke përdorur gjithë forcën dhe potencën e sajë intelektuale, me dashurinë për gjërat që e bëjnë të shkruaj. Ajo hap shtigje të reja pa paragjykime për femrën e marrëdhëniet në familje, në luftë të papajtueshme me konformizmin i cili i ka zënë frymën lirisë të mendimit letrar, duke zgjedhur me guxim estetika mes një absurdi sa arkaik (fillesat e shoqëris) aq dhe veshur me xhybe moderrne.

Në këto kontekste kohore dhe vendore, në lirinë e emigracionit, me një psikoanalizë të supstancës shoqërore, autorja evidenton ligësitë e këtyre burgo-bareve, ku farkëtohen prangat e persekucionet e burgosjes të lirive në diktaturën demokratike.

Kërkimi i hapsirave për një liri shum të dëshiruar shoqërore si dhe liria e individit Arlind dhe Kaltrinë, në roman vjen si pjesë fondamentale e qenies njerëzore, pa cënuar lirinë e trjetrit, meton autorja. Gjithçka vjen si një paradigmë sociale gjatë shtjellimit të rrëfimtarisë roamaneske.

Në supstraktin analitik, proza e Vilhelmes lind nga kujtesa memorative e shum ngjarjeve dhe fenomenëve shoqërore, bashkëudhëtarë të jetës që e ka ndjekur si ajo trokashka e mullirit kur bluan drithin në ato vende e çaste të hidhura por dhe të gëzueshme, ku i ka rënë këmba e ku burgosja e lirive, nga një gardian tjetërsoj i një diktature të re e cila në planin shoqëror vjen më i dhunshëm me absurdin e tijë.

Bar Angelo në Rimini dhe burgo-vilat në bregun lindor, marrin përmasat e “Kështjellës” kafkiane, por me një ndryshim esencial se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e sajë të pështirë e cila mbyt në një apokalips shoqëror. Kjo më përngjan me ate shkallën e fundit të ferrit dantesk ku ugolinë surreale shqyejnë mëndjet e shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijt e surreales, duke milituar në një kohë supstanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin  bio-shqiptar. Duke bërë përqasjen e atdheut amë me vendin në emigracion, me nocionet dhe të një absurdi, si në një ëndërr të keqe, ku fragmente të jetës me makthe të frikëshme, pëzihen me çaste surreale lumturie, ku aplikacioni i një diktature totalitare si një ëndërr e keqe plazmohet me dukuri brouniane në sfondin e një diktature të re shoqërore. Kjo vjen si një piskamë, me një dhëmbje të thellë shpirtërore, i një realiteti të hidhur, vjen si një proklamatë për brezat e ardhmë, si një thirrje për të pasur në shpirt e zemër vendin ku të ka “rënë” koka, sepse sipas Kazonzaqis: “Njeriu shkëputet dhe rritet, tërhiqet e shkon mbrapsht, tak ai vend nga është shpërngulur, por që nuk ndodhet më aty.” ; por jeta dhe angazhimi i Arlindit dhe Kaltrës në shërbim të një shoqërie të pastërt vjen me ideale duke hapur siparin të një lëvizjeje feminile, ku personaliteti dhe angazhimi i femrës në përforcimin e familjes si bërthama e familjes- shtet me moral, prevalon dukshëm në filozofinë psiko-amalitike të autores.

Dramaciteti lirik dhe ai shoqëror, në unison, janë protonizmi që gjeneron mirësinë në një shoqëri, janë rrotorët e së vërtetës që stimulojnë energjinë e femrës jo vetëm me femilitetin e sajë, por dhe në aspektin shoqëror. Ajo që është kryesore në prozën romaneske të Vilhelmes, në personalitetin e sajë artistikë, në veçanti në romanin “Loja Mëkatit” është aftësia për ngritjen në prototipe artistike, përgjithësuese, të qënieve njerëzore në kategori e shtresa shoqërore nga më të ndryshmet, të cilët përbëjnë magjinë dhe brumin ku gatuhet jeta shoqërore. Kjo lëvizje shoqërore vjen dhe si psiko-terapeutike e jetës së autores dhe të bashkëqytetarëve të sajë, si ekzistencë historike, kulturore, gjeografike, politike, shoqërore, zakonore e të lartimit të kulturës gjuhësore e të komunikimit. Gjuha dhe komunikimi në këto interpretime ekzistenciale nuk vinë si produkte sprove me imbarkime e huazime të huaja. Ata vinë të kthjellët ngarkuar dengshëm me ato ektrakte popullore e filozofike, të cilat Umberto Eko i quan “mballoma artistike” të cilët mbartin e mbarështrojn një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mekati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: Mekat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Me Arlindin dhe Kaltrinën, autorja zhbiron mjaftueshëm dhe tek rëndësia që ka ky mëkat në marëdhëniet mes popujve në kuadrin global, ku integrimi dhe bashkëpunimi, luajnë një rol të rëndësishëm në zbutjen, apo shmangien nga shumë mëkate të tjerë si: qëndrimi indiferent ndaj kulturës dhe historisë, resurseve të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, reflektuar kjo në katarsin shpirtërore të Antonios.

Duke qëndruar pas personazheve si regjizori pas kuintave, me një idealizëm të kulluar Sen Simonian, autorja tenton të na japë ide, mesazhe të pritëshmëris të një supstance të re kohore, duke pasuruar pa mëdyshje dhe të vërtetat e trishta, me të cilat përballemi me jetën, por dhe reflekton duke bërë një vetëkorrigjim shoqëror, në një shoqëri edhe të kantominuar nga mbetjet omogjene të një sistemi të kaluar totalitar.

Si në vendin amë të kantominuar, por dhe në vendin e “parajsës të ëndërruar” njeriu dhe pushteti, dramaciteti shoqëror dhe ai liriko-erotik, i japin narracionit konfiguracion artistik të veçantë, ku me koshiencë kërkohen alternativa dhe zgjidhje tranzversale në një supstanciale të re, duke lënë pas kohën krono.

Për këtë-meton autorja për gjithë Kaltrinat,: “Po ta ruante me fanatizëm lirinë si gjënë më të çmuar, njeriu nuk do ta lejonte kurrë dhe asnjëherë, nuk do ti hapë rrugë padrejtësisë.”

Ndonëse romani shtrihet në hapsira gjeografike, ai rrëfehet në largësinë e një frymarrje të plotë, si një veçori intepretative dhe si një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që të vënë në medyshje, duke shtuar ankthin e lexuesit, duke hapur siparet për kuptushmerinë e jetës reale të asaj jete të vërtetë që duhet tëjetë strumbullari i lëmit njerëzor, në njëbarazi në subkoshiencë e gjykimtari.

Kjo bën që të evidentohen dhe veçoritë e nocionet bashkohore të këtij romani: ndriçimtaria e ngjarjeve dhe fenomeneve mozaika tekstuale, struktura në kumtet njerëzore, të cilat zbresin me rrapëllimë nga shpatet shkëmbore si përrejt malorë në shtratin e lumit romanesk.

Në planin estetiko-stilistik, këto provojnë personalitetin krijues dhe mendimin origjinal në krijues të tillë. Romani përcepton tek lexuesit e çdo kategorie dhëmbjen për mjerinë, veçanërisht për femrën shqiptare, duke e përshkruar si një parabolë gjithë rrjedhën e rrëfimit. Dhëmbja për njeriun, zjarri i protestës mbi këtë padrejtësi shoqërore, dëshira për tu bërë pjestar shpirtërisht, do jenë bashkëudhëtarët për lexuesin gjatë udhëtimit leximor e shpirtëror, në kapitujt romanit, ndërtuar mbi amalgama e paradigmat e jetës të femrës sotme shqiptare.

Jam i sigurt që kjo do të ndhodhë nga që, Vilhelme Vrana (Haxhiraj) është nga ai soj shkrimtarësh që përjeton në receptorët më të ndjeshëm krijimin e një vepre letrare nër shterëzimet e një dhëmbjeje lindje, me kënaqësinë e dashurinë për frutin e lindur.

Mbas një mundi për gjithçka të krijuar me zërin, sytë, mëndjen e Vilhelmes si shkrimtare, shoh kënaqësinë dhe dashurinë për gjithçka të përjetuar në botën e këtij romani. Kam besimin se të tillë do të ndjehen dhe lexuesit mbasi të lexojë këtë roman, mbarsur me një social-prozadori, dramacitet liriko-shoqëror, me risitë e një romani moderrn bashkëkohorë.

Dyrrah Maj-Qershor 2015

Vladimir Muça

Shkrimtar-Kritik



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora