E enjte, 18.04.2024, 02:23 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Zymi historik dhe Abetarja e Zymit

E enjte, 06.08.2015, 08:05 PM


Zymi historik dhe Abetarja e Zymit

Përgatiti Fahri Xharra, Gjakovë

"Abetarja e Zymit (20 maj 1900)" u gjet në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë: nën siuglën F. 65, D. 163, Koleksioni i fondeve personale para vitit 1912, Jak Speci, që ka 80 faqe, por i mungojnë kopertinat.

E njohur si Abetarja e Zymit, ajo ka 80 faqe, 33 germa e tinguj, duke e bere abc-në me te vjetër qe ne ruajmë sot. Abetarja i perket gjysmes se dyte te shekullit te 19-të, eshte e realizuar me germa latine dhe ne nje material shpjegues qe shoqëron abetaren e shaptilografuar, zbulohet se ajo i është dhuruar Lumo Skendos nga profesor Luigj Shala, i cili e gjeti ne Prizren ne 20 maj te vitit 1900. Sipas specialisteve, ne rrethanat e sundimit osman, ky tekst ka vlere si një nder abetaret e para te shqipes ne Kosove.

Fshati Zym, vendosur në shtatë kodra si qyteti i famshëm i Romës, mund të numërojë shtatë mrekullitë e veta kulturore: më së pari, përmenden zymjanë në Betejën e Kosovës qysh më 1389; së dyti, një ndër hipotezat mbi origjinën e Skënderbeut, thotë se ai ishte nga Hasi i Thatë; së treti, nga Zymi ishin mirëfilli Pal Hasi dhe dinastia Bogdani (Ndre, Pjetër, Gjon e Lukë Bogdani); së katërti, aty kanë shërbyer: Mëhill Suma, Lazër Lumëzi, Ndue Bytyçi, Pjetër Mazrreku etj dhe ndër më të shquarit, ipeshkvi dhe shkrimtari nga Gjakova, Gjon Nikollë Kazazi që kishte zbuluar në Romë "Mesharin" e Buzukut; së pesti, në Zym të Hasit ka qenë strehuar Ipeshkvia Shkup-Prizren (1702-1752), kohë kur u ajo përfaqësuan në Kuvendin e Arbërit (Mërqi, 1703) nga ipeshkvi Pjetër Karagiqi dhe dy zymjanë; së gjashti, Gjeçovi i Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe, së shtati, "Abetarja e Zymit". Kjo e fundit, "Abetarja e Zymit, është si një fill vazhdimësie që unifikon kohërat dhe të shtatë mrekullitë e Zymit.

Kur shfletojmë hartat e shkollave shqipe në trojet etnike shqiptare dhe historinë e letërsisë, ndër shkrimet e vjetra, padyshim se do ta gjejmë edhe shkollën e Zymit. Nuk don shumë mend se Hasi në përgjithësi e Zymi në veçanti në çdo periodë kohore ka krijuar një botë e një histori në vete me ç'rast ka mbajtur gjallë vetëdijen kombëtare e fetare si për punë ashtu edhe për veprimtari edukativo-arsimore në këtë mes duke krijuar një "oazë" specifike në vete.

Rruga e shkollës së Zymit është një odhiseadë duke formuar një përmendore edukativo-arsimore, arsimtarët kanë punuar nëpër shumë  shtëpi-shkolla dhe kanë formuar kullën apo përmendoren e shkollës e të diturisë ku skaliten emrat e tyre me një histori të begatëshme.

Në Zym është Lapidari i "Abetetare s Zymit "Në këtë lapidar, në rend të parë vendoset gramatika Latinisht-shqip e Ndre Bogdanit-vepër themelore e gjuhës shqipe, për të cilën thuhet se është zhdukur, por dëgjohen zëra se kjo gramatikë gjendet dikund, këtu në Kosovë dhe "Çetën e Profetënve" të Pjetër Bogdanit i cili mbetet krijuesi i parë i modernës shqipe, odhiseadën (rrugën) e të cilit e vazhdoi Anton Pashku (1937-1995) pa e anashkaluar edhe Pal Hasin.

Guri Lapidar me mbishrimmin "Abetarja e Zymit", u zbulua më 10 tetor 2007 që vet guri është një shkëmb shpatull-gjërë, me vija të lakuara e të thyera por i lidhur mirë si nyje. Kjo pamje tregon peripecitë historike shumëshekullore, rrugën e gjatë dhe zigzake, çdo vrragë tregon trusnitë e  pushtuesëve me simbole e shenja dalluese shumë karakteristike vertikale horizontale të kohës. Njëherit, Guri Lapidar-stelë simbolizon relievin e vendit, qëndrushmërinë, pavdekësinë, kullën e vjetër prej gurit ku është mbajtur mësimi, forcën madhore, jetën në Gurin e Thatë të Hasit, betimin në gur, besën e pathyeshme të popullit vendas, andaj edhe u kushtohet njerëzve të shenjt që bëjnë vepra poashtu të shenjta siç e botuan "Abetarën e Zymit". Edhe "Guri" ka fuqinë e një shenjti, pranë tij liheshin përkushtime (nezra). Njeriu në rrugë, pranë ndonjë "Guri të Shenjt" lente "amanetin" duke ia vënë mbi te një guri të vogël nga se nuk guxonte kush për ta prekur(marrë). Por, ka edhe atributet,si: Guri i Kufirit (mezhdës),Guri i Besës, Guri i Pendesës, i sullit (vendimit) dhe thuhet: Shtëpi-Guri, Fjalë-Burri.

Në këtë vazhdë edhe Shkolla fillore shqipe në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, daton nga viti 1864, duke mos llogaritur të dhënat e hershme të të mësuarit të shkrim-leximit fillestar si të Pal Hasit (Palit të Hasit), pastaj të personaliteteve të mëdha të Familjes Bogdani (Andre, Pjetër, Gjon, Lukë, Gjin e Gjergj Bogdani), që sipas të dhënave thuhet se mësimet fillestare i morën në vendlindje - në Gjinan (tash Bregdri) afër Zymit të sotëm, nga të cilët, sipas Gjergj Bardhit në vitin 1641, don Andre Bogdani në familjen e vetë (Gurrë-Gjinan-Zym) kishte dy kandidatë, të cilët i mësonte për t'i dërguar në shkollë të mëtejme për priftërinj në Itali (Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII, vëllimi II, fq. 257, Tiranë, 63). Njëherësh, një shekull më vonë, Gjon Nikollë Kazazi, arqipeshkëv në Ipeshkvinë e strehuar në Zym (1702-1752), në raporin e vet të 3 dhjetor të vitit 1747 nga Zymi, dëshmon se në selin e vet në Zym janë përgatitur shtatë të rinj për t'i dërguar në seminar në Itali, prej të cilëve më i moshuari ishte 18 vjeçar, kurse më i riu 7 vjeçar (Jovan Radoniq, "Rimska kurija južnoslovenske zemlje od XVI do XIX veka", Beograd, 1950, faqe 572), e deri te dokumenti "Cronica delle missioni albaneze" (Romë, 1864), të cilin e sjelli akademik Atë Vicenc Malaj, "Shënime bio-bibliografike mbi Gjeçovin", "Koha", Titograd (tash Podgoricë), nr. 5-6/1979, faqe 481, 79 kapitull i cituar faqe 107-110), ku thuhet se në Zym shkolla fillore shqipe u hap në vitin 1864 nga Atë Emilio A. Cles - Patër Mila.

Njëherësh, nga viti 1880 ka vepruar shkolla në gjuhën shqipe në Zym, në të cilën mësimet i kanë mbajtur (më rreth 50 nxënës) priftërinjtë françeskanë (Atë Pjetër Battista (Verolle në Itali), Atë Pjetri i Ri (Battista) - Pecollaj, zymjan, Atë Tom Ivanaj, Atë Serafin Kucari, Atë Pashk Dugagjini, Atë Pjetër Zarishta, etj.). Ishte kjo shkollë kryesisht për meshkuj dhe mbahej në konaçët e kishës (Dr. Jashar Rexhepagiqi "Shkolla dhe arsimi në Kosovë nga fundi i shekullit XVIII gjer më 1912", faqe 190).

Abetarja, si asnjë libër tjetër shqip, depërtoi në burgje, u mësua në natyrë nën qiellin e hapur, në objektet shkollore, por edhe në shtëpitë (private) shkolla. Abetaret ishin galdime shpirtërore të hapta e në shtëpitë e odat pa dritë të mjaftueshme e të mbushura me tym. Abetarja shqipe mëkoi dashurinë për gjuhën mëmë, ku shpërthente zemra për lirinë. Abetarja krijoi mundësinë e zhvillimit të arsimit shqip në shkolla dhe njëkohësisht u hapi rrugë teksteve të tjera shkollore.

Referencat

-GURR KUADROSH KOMBËTARE, Frrok KRISTAJ

-TRADITA E SHKOLLËS DHE SHKRIMIT NË ZYM, Nikollë

-Ja nje argument se pse quhet Zymi Roma Vogel, Frrok Kristaj

-ABETARJA E ZYMIT DHE ABC-ja SHQIPE, Don Ndue BALLABANI

-ABETARJA E ZYMIT" E VITIT 1900, Ndue Dedaj

-Muzeu i Zymit - djep i traditës   ,     Albert MARJAKAJ



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora