E premte, 29.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Dy skica

E enjte, 06.08.2015, 05:29 PM


Dy skica

Nga Xhevahir Cirongu

Fjalë zemre …

Në një kafene me emrin ‘’Pranvera’’ që ndodhet në qëndër të qytetit bregdetar të Durrësit, takoj skraparasin Qemal Bregu. Ai ka disa vite që banon me gjthë familje në këtë qytet. Lë fshatin Rovicë për të bërë një jetë më të mirë në durrës, por nuk qe e thënë, sepse një sëmundje i vjen ashtu pa e pritur dhe….sytë i mbushen me lot.  Biseda merr udhën e saj nëpër vitet e shkuara. Ajo sjell shumë kujtime.... Prezantimi qe i thjeshtë, pa sforco me këtë njeri  fjalëmbël.

 -Pret njeri? - më pyet Qemali.

-Po ,i përgjigjem unë aty për aty.

- Si e quajnë? …Dake Tusha i përgjigjem atij.

Si u mendua pak, më shikon drejt në sy, dhe me një gëzim që i buronte nga shpirti, filloi të më tregonte diçka. Edhe unë e lexova qartë këtë gëzim te sytë e Qemal Bregut. Ai kishte vite pa e takuar Daken. Më dhe një lajm të mirë o mik, dua ta takoj edhe unë mikun tuaj….

-Po pse jo or  mik, ta takosh- vazhdova bisedën unë. Nuk kaloj shumë kohë dhe Dakja erdhi në atë takim pune te lokal ‘’Pranvera’’. Kujtove se do ta njihnte Qemali,por……Bëra prezantimin, sepse edhe Dakja kishte vite pa e takuar Qemalin. Në atë tavolinë, duke pirë kafe lindën kujtimet e viteve të shkuar. Ja, vjen një ditë  pavarsisht  sepse ka shumë vite që  kujtimet shtrihen në shtratin e tyre, ato rizgjohe prapë e vijë të freskta. Mirësitë sjellin petale kujtimesh. Ato të rinojnë, por edhe japin forcë jete. Qemali kujton e  na thotë diçka për Dake Tushën:

‘’ Më kujtohet si tani kur atëherë Dake Tusha ishte nënkryetar  Komiteti Ekzekutiv. Ishte viti 1976. Unë kisha një problem me ndërtimin e një shtëpie të re atje në fshatin Rovicë. Pikërisht, Dakja ma zgjidhi hallin tim, sigurisht brenda rregullave e ligjeve të shtetit të asaj kohe….!

Në atë kohë Dake Tusha mbulonte planrregullimin e territorit të vijës së verdhë për ndërtimet në shkallë rrethi. Problemet e hallet e njerëzve Dakja dinte  t’i zgjidhte me zgjuarësi dhe me fjalën e tij mbillte mirësi e harmoni. Ai na tregon shumë raste të ngjashme, sepse kishe konflikte kudo. Një problem të tillë e zgjidhëm edhe në fshatin Prishtë. Për Daken flasin veç fjalë të mira edhe sot pas kaq vitesh. Ai ka punuar shef reparti në uzinën Mekanike të Poliçanit viti 1967 – 1975. Nga viti 1975 – 1981 në Çorovodë dhe kthehet përsëri  me punë viti 1981 – 1993 në Poliçan, ku edhe në këtë vit del në pension pleqërie.Në vitin 2007 vendoset me banim në qytetin e Durrësit. Sot është një aktivist i mirë shoqëror dhe bën pjesë në  Organizatën e veteranëve të LANÇ, si pasardhës, por edhe një veprimtar i palodhur në shoqatën ‘’Tomorri’’ (Dega Durrës). Atë e gjen rrugicave të qyteti duke shpërndarë gazetën ‘’Dielli i Tomorrit’’ e ‘’Kushtrim brezash’’ në lagjen 17 të Durrëst. Me punën e fjalën e tij, Dake Tusha mbjell mirësi te njerëzit dhe për njerëzit.

     Bardhi Xhamallati,- njeriu që të flet me heshtjen….

Shumëkush që e njeh Bardhi Xhamallati të thonë veç fjalët më të mira. Te Bardhi zbulon dalngadalë vetitë e një burri të mençur e të urtë. Bisedon me këtë njeri e nuk të shqitet mendja, sepse do gjesh karakteristika të ndryshme gjatë rrugëtimit të bisesdave të cilat ngjasojnë me ‘’Pëllumbat e bardhë’’ që kanë ndërtuar foletë e tyre në shkëmbenjtë e bardhë atje në fshatin Bargullas rrëzë malit Tomorr. Te Bardhi ‘’lundrojnë’’ fjalët e shpirtit e të flasin në heshtje. E pyesim atë njeri të urtë e fjalëpak se çfarë pune ka bërë gjatë jetës së tij. Me krenari na përgjigjet, se punës si kam bërë kurrë bisht, por e kam kapur prej brirësh atë derisa dola në pension. Puna të ndriçn mendjen more djalë, - na thotë  me kënaqësi në bisedë e sipër Bardhi. Vetëm puna të sjell mirësi e të mira materiale. Kush i bën bisht punës, ka vetëm errësirë në këtë botë!

Ku keni punuar?,- pyesim Bardhin.

Në fillim dy vjet në Ura Vajgurore viti 1962 – 1964, në Parkun e Mallrave të Autobusave. Pas kësaj, kthehem në qytetin e Poliçanit. Filloj punë në Kombinatin Mekanik nga viti 1964 deri më 2002 ku del edhe në pension pleqërie. Ai është një aktivist i mirë shoqëror. Dhe si i tillë e gjen në shumë aktivitete shoqërore që zhvillon Shoqata Tomorri dega durrës si dhe organizata e veteranëve të LANÇ në qytetin e Durrësit. Në vitin 2010  vendoset me banim në lagjen 8 të qytetit Durrës. Merr përsipër  detyra shoqërore dhe shpërndan shtypin te aktivistët e këtyre organizatave shoqërore  atdhetare e kulturore. Bardhi është komunukes me gjithë njerëzit e grupmoshave të ndryshme. Dhe si i tillë gëzon respekt e dashur prej tyre. Fjala e Bardhit të ngroh shpirtin e të shëron plagët e saj. Njerzit e thjeshtë  janë të mirëpritur kudo në gjirin e shoqërisë. I tillë është edhe Bardhi Xhamallati nga fshati Bargullas i rrethit  Skrapar. 

Durrës, 5 gusht 2015



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora