E enjte, 25.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Mos i fryni zjarrit

E merkure, 05.08.2015, 07:16 PM


“KRITIKË”,  MOS I FRYNI ZJARRIT

QË TË DIGJET POEZIA…

NGA NEBI DRAGOTI

Pushteti i kritikës duhet të jetë determinantë dhe pa ekuivoke në ecurinë e gjinisë së poezisë. Mesazhet e kritikës duhet të kenë objektiva të qarta, duhet të jenë me vështrime e vëzhgime gjithëpërfshirës dhënë në pozicionin dhe lartësinë e duhur duke konfirmuar ide efiçente udhëheqëse si praktike po ashtu dhe teorike, kur ta lypë nevoja. Teoria,  se ç’është kritika, tashmë është e lëvruar dhe ka gjetur shtratin e vet. Praktika e veprimtarisë së poezisë, duhet thënë:është koherente, sepse ka të bëjë me etapa të sistemit politiko-shoqëror. Konkretisht:jemi në sistemin demokratik pluralist. Patjetër këtu shfaqen ide pluraliste nga talente që shkruajnë. Në këto ide duhen përjashtuar idetë ekstremiste të politikave të djathta dhe ato të majta. Krijuesi jeton kohën, punon për kohën dhe frymëzohet nga koha siç bënë Rilindësit tanë. Të dalësh jashtë kësaj kornize është absurditet donkishotesk.

“Kritikë”, mos i fryni zjarrit që të digjet poezia. Në llogjikën e kësaj teme delë qartë, se veprimtari e tillë, me të drejtë është futur në thonjëza fjala kritikë. , pra, sepse nuk kemi të bëjmë me  kritikë të mirëfilltë në rolin e vet. Pse e ftilloj këtë temë?Në vështrimin e përgjithshëm konstatohet, se poezia e sotme noton në ujëra rutinore. Ky konstatim, i imi, vjen duke lexuar poezinë që zë vend e botuar në median e shkruar gazetareske edhe atë elektronike. Ky konstatim vjen duke lexuar edhe kritikat për vepra letrare, kritika të cilat janë të varfëra, të vakta, shpesh herë të mbushura me lëvdata, përkëdhelje, duke dhënë vlera të pamerituara njërit apo tjetrit autor. Kritika është sugjestionuar pas poezisë rutinë apo libreske, kështuqë edhe kjo vetë ka rënë në këtë sëmundje. Ka rënë me dashje apo padashje, kjo është dukuri e realitetit që askush nuk e mohon. Duhet theksuar, se kur bëhet kritikë, shumë lehtë këtë mund ta cilësosh “kritikë e sëmurë”, sepse ka trajtim të njëanshëm, ku kritiku nuk mbështetet tek materiali poetik dhe nuk e fut në analizë duke dëftyer vlerat pozitive dhe vlerat negative. Pa lëvruar e nxjerrë në pah këto dy vlera, kritika, e kujtdo qoftë, është e cunguar dhe kritiku nuk ka bërë detyrën. Është shkencore dhe dialektike, se pa vënë gishtin tek të metat e një vepre nuk mund të ecet përpara jo vetëm në letërsi, por edhe në çdo fushë tjetër të veprimtarisë njerëzore. Është e qartë:nga të metat që shfaqen, kur i vë në dukje duke i argumentuar ato si të tilla, nxirren mësime për të mos i përsëritur më; ndryshe jemi në vend numëro. Çfarë ceket në këtë shkrim, është konkluzion i nxjerrë nga materiale faktike libri të printuar a faqe letrare gazetash. Kritikët e socrealizmit janë tulatur dhe nuk ndjehen fare që të japin mendime që kanë vlerë për poezinë e ideve pluraliste. Ky qëndrim i tyre është i gabuar, sepse edhe në jetën demokratike,  ku jetojmë,  duhet mbajtur e mbështetur qëndrimi pozitiv, që është në interes të shoqërisë së re. Ekzistenca e vlerave të kundërta antagoniste historikisht është dhe ka qënë prezente në çdo kohë. Të gjithë janë të idesë, se vlerat pozitive të çdo arti i japin shtysë përparimit të njerëzimit. Për njerëzimin ky është ushqimi më i mirë kulturor e shpirtëror, që rrit optimizmin, shpresën për të punuar e jetuar me dinjitet, në harmoni e në paqë. Ta xhveshësh poezinë nga ky objektivitet medhor do të thotë, se i ke vënë zjarrin poezisë, e ke djegur atë. Për reflektim të kësaj çfarë po shkruaj kanë për mbështetje volumin “Vonë për gjëra të turpshme” të Salajdin Salihut botuar në Nacional Media Tetovë 2009. Është bërë si e modës, për emërtime volumesh për të zgjuar sensacion në mendjen e lexuesit tituj të tillë. Vetëm kaq. Po…hajde t’i bëjmë analizën togfjalshit “Vonë për gjëra të turpshme”. Vonë apo herët njeriu nuk duhet të jetë për të bërë gjëra të turpshme . Kjo është etika e moralit njerëzor. Fjala “të turpshme” ka specifikën e vet kuptimora, sepse është turp dhe të urren e të dënon opinion shoqëror, kur bën vepra të tilla. Si herët , si vonë e turpshmja është e turpshme. Pa i hyrë në analizë kritike këtij volumi prek shkurtimisht: a-Ka dashur shumë punë që të hidhej në treg për lexuesin. Përdorimi i shenjave të pikësimit nuk I përmbahet rregullave gjuhësore, kur gjuha shkruhet. Konstrukti semantik  i  vargut ka hallakatje dhe absurditet llogjik. Poezia nuk është rresht proze, por varg. Nuk duhet sheshuar rresht proze e varg poezie.

b-E keqja është tek ata që shkruajnë, kjo në përgjithësi, se, kur frymëzimi i ngacmon, në inerci, vazhdojnë krijimin duke e futur mendimin në labirinte, ku lexuesi nuk kupton gjë, se ku do të dali autori me këtë krijim që na jep. Për lexuesin një lexim i tillë mbetet pa interes. Kjo e metë vlenë edhe për autorin e volumit të lartpërmendur.

c-Ky volum ka pasthënie nga dhjetë autorë. Që të dhjetë shfaqin vetëm elozhe për “Vonë për gjëra të turpshme”. Është mirë(këtu duhet të ndalemi)që këta të dhjetë, rreth këtij volume, të reflektojnë realisht në mënyrë të emancipuar, bindshëm duke plotësuar më së miri konceptin e fjalës kritikë. Duke e bërë këtë, kuptohet edhe misioni i kritikës. Kështu ndihmojmë poezinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora