E merkure, 24.04.2024, 06:57 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Lengarica nuk guxon të preket!

E marte, 04.08.2015, 08:16 PM


Lengarica nuk guxon të preket!

Nga Fahri Xharra

Kanjoni i Lengaricës, monument unik i rrallë në botë është shpallur me ligj si Monument i Natyrës të Europës dhe është kthyer në vend tërheqës turistik për shëtitjet në natyrë dhe shëndetit publik, pasi aty gjenden dhe banjat termale të Bënjës.

Sa keq , që njifemi aq pak me vendin tonë , sa keq!

Po , kush më ka folur  ndonjë herë,për Kanjonin e Lengaricës  ?

Miku Frederik Jani   më shkruan : “Kanioni i Lengaricës nuk është vetëm bukuri natyrore , por dhe bukuri gjeologjike . Stalaktitet dhe stalagmitet në shpëllat e pellumbave janë te rralla , të cilat jane produkt i acidit karbonatik mbi formacionin gëlqeror dhe iu kane dashur miliona vjet te ndërtohen në madhësinë që kanë . Po ashtu në këte kanion ka shpella të vendbanimeve te herëshme njerezore , të pakten te kohës ilire ose më të hershme . Ura e Katiut ndertuar me gur ne shek XVIII është  bukuri mëvete . Ujërat termale janë te pasura me gaz sulfidrik te tretur në ujë , i cili sherben per shërimin e lekurës . Eshtë një gjatësi e konsiderueshme e pasur me vendburime termale . Mos harrojmë se burime te tilla natyrore jane tepër të rralla , jane dhuratë natyrore te cilat vetëm çmenduria politike dhe shkatërruesit e vendit mund t'i prishin . Te tilleëve me gjithë fuqinë e shpirtit duhet t'u themi NDAL ! Fatmiresisht shqetesimi qytetar u perfaqesua me mbrojtje ligjore nepërmjet avokatit Ilia Kondi i cili meriton mirënjohje per punen që ka bërë dhe e  bën për mbrojtjen e Kanionit te Lengaricës . Kjo eshte rruga per te mbrojtur pasuritë tona .

Mos e prek , thuaj falëmnderit që na e kë dhëne !

Pëshperitjet nuk mbrojnë , zeri i popullit duhet te perfaqësohet me mbrojtje ligjore kudo ku nevojitet , ndryshe hienat politike nuk ndalen .(nga Frederik Jani )”

Më shumë i njoh ( nga shkrimet, kuptohet) kanjonet e botës e aq pak kanjonet tona që na i ka falur zoti si dhuratë ,të cilën nk guxon t`ia këthesh  dhuruesit prapa . T`kishe qenë e mundur unë e kisha thirrur atë që na e “ krijoi” Grykën e Lengaricës , dhe me plotë përgjegjësi i kisha thënë: “ Merre , shpëtoje , se ne si të pa falemnderueshëm që jemi , po duam ta shkatërrojmë. Mundin tëndë miliona vjeqar po duam sa çel e m`shel sytë ta zhbëjmë “ Sa të pa falemnderueshëm

që jemi !

(I planifikuar nje minihidrocentralë , 9 megavatshe, Investim i vogël )

(The hydropower plant is being constructed on the river Lengarica in Southern Albania and has a capacity of 9 megawatts. It is expected to produce about 32 gigawatt-hours of electricity a year. OeEB and the Green for Growth Fund (GGF) are providing EUR 14.1 million in financing – EUR 5 million come from OeEB. The construction of the hydropower plant helps to improve the energy supply in Albania and to reduce the country’s dependency on expensive electricity imports. http://www.oe-eb.at/en/projects/Pages/hpp-lengarica.aspx)

Zona e Përmetit është e njohur për shumëllojshmërinë e habitateve natyrore, duke filluar nga Bredhi i Hotovës, ujrat termale të Bënjës, kanioni i Lengaricës , mali i Nëmerçkës, tokat buqësore buzë Vjosës deri tek peisazhet e mrekullueshme, pra zona e Përmetit është e larmishme.

Në këtë zonë ndodhen 2 monumente të mbrojtura të natyrës, Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Lengaricës, ndërsa zona në komunën e Petranit është shpallur Park Kombëtar në Fondin Pyjor.

Edhe Zeusi kishte për t`u hidhëruar me ne !


Lexoni” http://www.wikiwand.com/de/Lengarica

http://balkanrivers.net/de/content/die-vjosa-0 ( Shpetoni Vjosen )

http://www.kasbahitran.com/kasbah_en/02actividades/albania/southalbaniatrekking.html

http://www.panoramio.com/photo/35555558http://www.libertas.pl/od_kanionu_do_kasztelu_albania.html

http://www.tour-albania.com/permet.html

https://chiropteralb.wordpress.com/2014/09/02/permeti-dhe-lakuriqet-e-nates-permet-and-bats/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora