E shtune, 20.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Pse duhet arkeologët?

E marte, 04.08.2015, 07:45 PM


PERSE DUHEN ARKEOLOGËT E MONITORIMIT E NDËRTIMIT?

Nga Gëzim Llojdia

1.

RSK kërkoi në mesëjavë  arkeologë nga tre vende kufitare:Shqipëria, Greqia ,Italia gjithsejt 6 arkeologët me përvojë të kualifikuar,  për të ndërmarrë monitorimin e aktiviteteve të ndërtimit dhe sigurimin e pajtueshmërisë me masat zbutëse si është rënë dakord lidhur me një tubacioni ndërkombëtar të gazit ,që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.Sipas kërkesës së RSK Mjedisi Ltd për Shqipërinë duhen dy arkeologë :një  në Tiranë,një në terren.

Ende pa filluar nga puna në terren,projekti nis të zbatohet në të gjitha hallkat e tij..Arkeologët, që do të punësohen për një afat kohor prej 39 muajsh,do të ndjekin hap pas hapi ecurin e ndertimit  në terren të gazësjellësit dhe  në rast se ata do të hasin mbetje të lashta ,që u përkasin zonave arkeologjike do të gjykohet.Rasti i  fillimit të procedurave, për të ndërtuar një vepër dhe përpara se ajo të vijë në jetë, gjykohet dhe vendoset të ruhet trashëgimia kulturore  apo mjedisi ,në ato zonat nga ku do të kalojë tubacioni gazësjellës.

2.

Në disa këndvështrime ta shohësh  këtë rast tregon  si punon bota e qytetëruar si i menaxhon dhe mbronë  zonat arkeologjike. Rasti i Komanit tregoi se si Shqipëria ky vend i vogël me një trashgimi kulturore të pasur me thesare punon  si ndër kohët e vjetra, si puna  e atij mullirit ,ende punon me një rrotë të ngrënë.

Në shumë objekte rasti i zbulimti të anijes  së lashtë prej druri në vitin 2005 në Vlorë dhe hedhja e saj në mbeturina nga ndërtuesit.Në sa dhe në sa raste janë vepruar kësisoj? Në të vërtetë një vargëzim dantesk do të përbënte ngjyrën e saj :Lasciate ogni speranza voi chentrate”.d.m.th ,ju që hyni këtu lani duart nga çdo shpresë. Mirëpo e shqiptarizuar do të mund të thuhet :ju që shkoni këtu në këtë zonë,lani duart nga ardhmëria e tij.

3.

Gjurmët e kalas së Vlorës, sot eksitojnë nën  një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën  e Skelës, përpara stadiumit të qytetit,që ka emrin e skuadrës.Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës. Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar.Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pa-vizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.

4.

Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke .Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht  për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga  specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë,murri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës. Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit , mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3,50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi. Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5,60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0,30x0,20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena. Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale. Shkallët, që shërbenin për t´u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug. Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh. Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla .Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal. Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike. Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin  ushtarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh. Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë. Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane».Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth. Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi...» Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve»,përfundon Gjerak Karaiskaj,studimin rreth kësaj kalaje.

5.

Në shumë fshatra  të lumit të Vlorës ,ka banesa që janë ndërtuar me objekte të marra nga ndërtimet e lashta,ose objekte që kanë përbërë pasuri kulturore.Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 20 km në juglindje të Vlorës .Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë.Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja ku shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .Muret vijon brenda disa banesave,trakti i murrit vende-vende të humbiste. Gjurmët më të dhimbshme i kishte nekropoli. Vetëm ca shenja ku ishin gërmuar ndoshta 40 vjet më parë.Ca gurë të hedhur rastësisht. Shumë banorë kanë përdorur ndër kohëra gurët e kalasë për ndërtesat e tyre.

Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II.Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0.5 km i gjerë ,thotë Apollon Bace. Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës.Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.

Keni dëgjuar për mnozaikun e famshëm të Mesaplikut.Mozaiku i parë u zbulua në vitin 1964, tek vendi i quajtur Kisha e Kacorrit, pranë burimit me të njëjtin emër, buzë lumit apo Përroit të Smokthinës. Në një sipërfaqe pothuaj 80 m katrore. Ky mozaik u shkatërrua gjatë punimeve bujqësore.U hodhë në lumë.Sëbashku me këtë shkatërim  përfundoi edhe një pjesë e kulturës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora