E premte, 19.04.2024, 08:06 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Gjumin e menaxhojnë hoxhallarët!

E hene, 03.08.2015, 07:55 PM


Gjumin në Mitrovicë e menaxhojnë hoxhallarët

Nga Kimete Berisha

E keni b'a si n'Bagdat.

Plus ankoheni.

Nata është e Juaja;

Çdo natë është e Juaja;

Plus gjithmonë diçka s'jeni të kënaqur!

Nuk ka shans të pushosh e të zgjohesh nga gjumi kur ti do, kur ti ngopesh gjumë, kur ti vendos të zgjohesh;

Gjumin në Mitrovicë e menaxhojnë hoxhallarët.

Nuk ka fëmijë, nuk ka njeri i gjallë që nuk i k'cen trupi hava, për çdo ditë para lindjes së diellit kur ia nisin përnjëherë të gjitha xhamitë me zë të lartë deri në kupë të qiellit, ta thërrasin ezanin.

Asnjëri nuk e kursen altoparlantin, por të gjithë, në maksimum volumin, cili po kumbon më shumë se tjetri.

Mbasi që të kcen trupi hava, trembesh dhe të del gjumi, ndalesh dhe i dëgjon, ata nuk këndojnë përnjëherë dhe në akord si në kor, por çakordimi i Lutjes është i tillë që të bën të ndjehesh i 'pushtuar', i trishtuar dhe i përndjekur.

Në Mitrovicë ti je 'i nëmur' që kurrë, ama kurrë të mos ngihesh gjumë.

Që kurrë ama kurrë të zgjohesh kur ti do.

Zoti e krijoi botën në heshtje, s'di pse kujtoni se zhurma të afron pranë Tij, dhe s'di pse kujtoni se kaosi i pëlqen Perendisë!

Lutjet bëhen të qeta, të buta, e jo imponuese, të vrazhdta dhe të çakorduara.

Këndoni, aman, së paku si në kor, të gjithë përnjëherë, sepse Kënga Juaj del vajtuese e frikshme, e jo Lutje e Mirënjohje ndaj Perendisë.

Nisjani Këngës së Zotit të gjithë përnjëherë mbasi nuk ka Ligj që ua ul pak zërin.

Mbasi s'ka Ligj që garanton të drejtat e njeriut për gjumë të qetë!



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora