E enjte, 25.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Speciale

Begzad Baliu: Emri kombëtar shqiptar në studimet e profesor Çabejt

E hene, 28.07.2008, 08:00 PM


Begzad Baliu
Emri kombëtar shqiptar në studimet e profesor Çabejt

 

Nga Begzad BALIU

 

1. Interesimi i Çabejt

 

Problemi i prejardhjes së etnonimit arbër-shqiptar dhe em­rit të vendit të tyre Arbëri-Shqipëri i ka nxitur shumë studiues që të merren me hulumtimin e tij në aspektin interdisiplinar. Çë­sh­t­ja e studimit të këtij problemi lidhet me vetë rrjedhën e stu­di­me­ve albanologjike në përgjithësi dhe onomastikën në veçanti. Fi­lo­zofët, historianët, arkeologët, etnografët-etnologët, gjuhëtarët (in­doevropeistët, ballkanologët, albanologët, helenistët, slla­vis­tët, germanistët, romanistët, ilirologët, trakologët, trako-ili­ro­lo­gët, pellazgologët, etruskologët etj.,), problemin e prejardhjes së et­nonimit arbër, arbëror, arbënuer, arbnesh, arbëresh, «shqi­p­tar»; emrin e vendit Arbëni, Arbëri, Shqipër; të gjuhës, ar­bë­risht, arbënisht, shqip, ilirisht, pellazgjisht, etruskisht etj., e ka­në trajtuar sipas shkollave të dryshme, metodave e domeneve të ndry­shme, nga aspekti diakronik e sinkronik, nga aspekti his­to­rik, material e shpirtëror, etnologjik, fonetik, gramatikor, eti­mo­lo­gjik e sociologjik, por edhe pse deri më tash janë dhënë re­zu­l­ta­te të shumta, nga disa aspekte edhe më tutje ka moskënaqësi e mos­pajtime mes studiuesve të ndryshëm[1].

Eqrem Çabej, etnonimin arbër/shqiptar ose siç shprehej ai: «em­rat e vjetër nacional», «emrat nacional», «emri i popullit», dhe toponimin Arbër/ Shqipëri, i ka trajtuar në një thellësi, po­thua­jse shteruese shkencore, duke pasur parasysh studimet dhe re­zultatet e arritura deri në kohën e tij dhe zbulimet arkivore të vje­la nga ai ose paraardhësit e tij. Eqrem Çabej problemin në fja­lë e ka trajtuar në disa artikuj, në të cilët trajtonte probleme të ndry­shme e domos problemin e vendit të formimit të popullit shqi­ptar e të gjuhës shqipe,[2] dhe në artikuj të veçantë[3].

 

2. Horizonti historik dhe hapësira gjeografike

 

Qëkur studiuesit (historianët, gjuhëtarët, arkeologët e et­no­lo­gët) lexuan në hartën e Ptolemeut të shekullit të II pas erës so­në emrin e fisit Albanoi dhe të qytetit Albanopolis, nuk pushuan së hulumtuari ]ështjen e afrisë së këtij emri me emrin etnik të ve­të arbërorëve -shqiptarëve dhe të vendit të tyre, Shqipërisë. Mi­rëpo, çështja has në vështirësi që në fillim. Pas daljes së emrit të fisit Albanoi dhe të qytetit Albanopolis, ky emër, në njërën anë, tretet në dokumentet historike për më se 2000 vjet, siç thotë Ça­bej[4] dhe nuk ndeshet as në dokumentet e brendshme kom­bë­tare, as në dokumentet e kohës te fqinjët, pavarësisht se një po­pull, si populli arbëror nuk mund të qëndronte aq indiferent në rrje­dhat historike, ndërsa në anën tjetër rrënja alb- është një ele­ment, i cili përfshin një zonë të gjerë gjeografike, jo vetëm të zo­nës etnike shqiptare e ballkanike por edhe evropiane.

Studiuesi Antonio Galanti, duke u marrë me këtë rrënjë shkruan: «Britania e vjetër u quajt edhe Albion. Malësorët e Sko­cisë e thërrasin vendin e tyre Albany. Emri Alba gjendet shpesh n’Italinë e Vjetër (Alba-Longa në Lac, Alba Fucense në ven­din e Marsejvet, Alba Pompeja,...). Edhe në Galinë e moçme e në Spanjën e Vjetër takojmë emrin Alba. Të gjithë e kanë ndi­gjuem emrin e qytetit Albi në Provencë, prej kah mueren emrin e vet heretikët albigezë në shek. XIII»[5] (...) Rëndësi më të ma­dhe përkundrazi ka hipotheza se gati të gjithë, a gati të gjithë kë­ta emra qesin ndër mend rranjen alb a alp që do me thanë i bar­dhë e mal i lartë (prej majes së bardhë të mbulueme me bo­rë)»[6]. Mahir Domi nuk flet për mënyrën se si është bartur em­ri, por flet vetëm për vijimsinë, një element me rëndësi për pre­jardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës shqipe nga ilirët, kur shkruan: vijimsia «iliro-shqiptare që del në lidhjen e emrit kom­bë­tar të shqiptarëve në mesjetë (në burimet bizantine të shek. XI-XII e më pas «Albanoi», «Arvaniti», vendi «Arbanon» në bu­rimet latine Albanenses/Arbanenses, në shqipe arbën/arbër, ar­bnesh/arbëresh, arbënor/arbëror), me emrin «Albanoi» të një fi­si afër Durrësit».[7]

Eqrem Çabej
Si Eqrem Çabej ashtu edhe Shaban Demiraj, më vonë, pye­tje për vijimsinë e etnonimit arbër nëpër dokumente, u janë për­gjigjur me mënyrën e jetesës së popullit shqiptar (në fise dhe në një homogjenitet të pamjaftueshëm për të shtrirë dhe mbajtur gja­llë një emër etnik të përbashkët. Duke u nisur nga kjo gjen­d­je, sidomos nga pozita e Çabejt, historiani Muhamet Pirraku, kon­staton se «Mendimi i ngulitur në literaturë se emrat Ar­ben/Ar­bër, Arbënesh/Arbëresh ishin «Emri i Shqipërisë e i shqip­tarëve në mesjetë», për mendimin tonë, nuk ka mbështetje në faktologji dhe në realitetin mesjetar. Vendi dhe populli i co­pë­tuar në disa perandori e principata dhe në disa fe, në mesjetë, nuk mund të mbante emër të njëjtë për popullin dhe për ven­din».[8]

Mendimi i Mahir Domit del përballë disa studiuesish, si ai grek Eras L. Vranusi, i cili në vitin 1970, e kishte vënë në dy­shim një lidhje të domosdoshme, në mos më shumë për një ngja­sh­mëri të rastit, ndërmjet albanoit dhe arbëri dhe studiuesit serb Ba­riç, i cili më herët e kishte lëkundur sikur shprehej ai: «kon­ti­nui­tetin e emrit të vjetër ilir Albanoi me emrin e arbërve të so­tëm. Ai mendonte se ky kontinuitet nuk ka ndonjë domethënie ma të madhe, sepse të parët e tyre kanë muejt me e trashëgue kë­të emër prej banorëve të vjetër ilirjan n’atdheun e tyre të ri, po ash­tu sikur sipas rezultateve të shkencës bashkëkohore edhe Al­ba­noit ilirijanë këtë emër e kanë trashëguar prej popullsisë së la­sh­të joindoevropiane, dmth., prej popullsisë mediterane, për të ci­lën gja dëshmojnë toponimet e shumta, të nxjerra prej fjalës me­diterane alb- «kodër, vend i ngritur», në të gjithë zonën e shtri­me prej Kaukazi deri në Liguri dhe në gadishullin Ibe­rik»[9]

Ndryshe nga Çabej, Demiraj e studiues të tjerë dhe si­do­mos M. Pirraku, që e vejnë në dyshim një emër të mundshëm për tërë popullin, Osman Myderrizi homogjenitetin e mundshëm e gjen te rreziku nga ndërhyrjet e sllavëve në mesjetë: «Ku­n­dër­shti­mi e fërkimi i pandam me këta të huaj (sllavët-B.B.) zgjoi ndje­njën e solidarsisë etnike ndër fise të ndryshme ilire t’Epirit, të Maqedonisë e t’Ilirisë e si konsekuencë duel edhe pranimi i një emëri të përbashkët, për t’u paraqitur si një fuqi e bash­kue­me kundra tyre. Kështu emri Arbën, tue qen emni i një krahine të njohun, të fortë e të përparueme, u pranua vetëm si një em­ble­më bashkimi për të gjitha krahinat e tjera dhe me kohë u bë emën kombëtar»[10] Nuk duhet përjashtuar faktin që, nëse ar­bë­ro­rët ishin ndihmës të fisit të avarëve, ata në të vërtetë u për­ha­pën në të gjitha zonat e etnicitetit iliro-shqiptar dhe në këtë më­ny­rë u bënë trashëgues të këtyre zotimeve, por që identifikimi i ty­re në literaturë u bë i njohur vetëm pas shek. VII, kur u nde­shën me fillimin e depërtimeve të sllavëve në Ballkan dhe rre­zi­kun që u kanosej.[11]

Mendoj se mendimeve të mësipërme më së miri u përjigjet his­toriani shqiptar Kasem Biçoku, i cili mendon se shkak i pa­ra­qit­jes së vonë të emrit Arbëri, deri në shek. XI-XII, kur edhe fi­llon dobësimi dhe rënia e Perandorisë Bizantine, është praktika ad­ministrative, kancellareske e kishtare e shtetit bizantin për të për­dorur elemente të traditës antike, si: Ilir, Epir, Maqedoni etj»[12]. Përhapja, ose më mirë të themi, stabilizimi i etnonimit ar­bër gjatë kohës romake u bë edhe për shkaqe të ndikimit eko­no­mik e kulturor. Rruga Via Egnatia dhe roli i saj në Shqipërinë e mesme ishte i fuqishëm, prandaj nuk është e çuditshme që pi­kë­risht kjo zonë do të bëhet vatra kryesore, nga e cila rrezaton më së shumti emri i arbërit edhe atëherë kur emri arbër në shka­llë kombëtare do të ketë më shumë karakter metaforik(libror) se­sa nacional.

Mendimi i Biçokut gjithashtu të kujton një emërtesë të dy­fi­shtë të emrit të Dardanisë nga administrata romake, si Pirustae dhe popullata vendase Dardani. Po kjo shpjegohet edhe me një ele­ment të rëndësishëm që e shënon Kasem Biçoku: «Shkri­m­ta­rët e vjetër shqiptarë e të huaj fjalët Epir e epirot i kanë përdorur si sinonime të emrave arbër e arbën, kurse banorët vendës të Epi­rit(Shqipërisë së Poshtme) gjatë shekujve të mesjetës nuk e ka­në përdorur e njohur»[13]. Bie fjala, «Maqedonia, si emër më i vje­tër dhe Arbëria si emër mesjetar, cilësohen si pjesë të njëra-tjet­rës dhe këta dy emra dalin si sinonime»[14].

Gjatë kësaj kohe, dmth, gjatë kalimit nga antika në mes­je­të, sikur dihet përveç fërkimeve që kanë pasur me fqinjët, përveç nde­shjeve kulturore, fetare etj., u zhvilluan edhe disa procese të bre­ndshme, të qëndrueshme për organizimin e mëvonshëm të ar­bë­rorëve përballë sfidave të kohës. Këtu mund të përmendim: for­mimin e gjuhës shqipe përpara dyndjes së sllavëve, përhapjen e krishtërimit, organizimin kur më i dobët e kur më i fortë të fi­se­ve në shkallë krahine, organizimin kulturor etj. Kasem Bi­ço­ku, për të njëjtën periodë, ka dalluar edhe një element të rë­n­dë­si­shëm për temën tonë, emrat personalë. Sipas tij «edhe pse me për­hapjen e kristianizmit-emrat personal erdhën në pjesën më të ma­dhe nga emrat e botës së krishterë, duke iu përshtatur gjuhës shqi­pe, ata morën tiparet e një antroponimie kombëtare shqi­p­ta­re. Kështu gjatë shekujve të mesjetës u formua një unitet an­tro­po­nimik relativ te shqiptarët kudo që ata banonin. Në këto ku­sh­te, si dhe në konfrontim e bashkëjetesë me popujt ardhës pa­ga­në, që u dyndën dhe u vendosen në Ballkan dhe për t’u dalluar dhe veçuar nga ta, jo më vonë se në këtë periudhë ndryshimesh të vrullshme etnike, emri arbër (Arbëri, Albani) u bë emër i për­ba­shkët për shqiptarët».[15] Mendimin e Henrik Bariçit, që në të vër­tetë është vetëm një vazhdim i mendimit të Norbert Joklit, Tro­mbettit, Bertoldit, Taliavinit, Hubsehmmidi-tit, Popoviçit etj., të cilët mendonin se rrënja alb-, arb- etj., duhej të ishte e tra­shëgimisë paraindoevropiane, e kanë kundërshtuar Kasem Bi­ço­ku dhe Eqrem Çabej. Biçoku mendon me të drejtë se «emri Ar­bër (Arbëri, Albani) është trashëguar nga onomastika ili­re»[16] dhe Çabej, i cili nxori një përfundim për një çështje kar­di­nale për gjuhën shqipe dhe historinë e popullit shqiptar: «Prej kë­tij emri rrjedhin rregullisht Arben, Arbër i shqipes, një dëshmi ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autokton në vendbanimet e sot­me dhe që aty ka një vijimsi, një konfirmitet gjuhe të paktën prej antikitetit»[17].

 

3. Shtrirja gjeografike

 

Prej shek. XI, kur emri Arbër, Arbën, fillon të dalë nëpër do­kumente të huaja, deri në shek. XVIII kur del etnonimi shqi­p­tar, për studimet gjuhësore dhe historike çështja e shtrirjes gjeo­gra­fike e emrit të Arbërit paraqet një element të rëndësishëm. Eq­rem Çabej e ka konsultuar një literaturë të gjerë dhe ka bërë një pasqyrë pothuajse shteruese për shtrirjen e etnonimit arbër dhe top. Arbëri, në Shqipëri e koloni, te popujt fqinj dhe në bu­ri­met dokumetare e të traditës së tyre, ndërsa sa i përket lo­ka­li­zi­mit të qytetit të Albanopolisit të Ptolemeut në Zgërdheshin e so­tëm, në Juglindje të Krujes, E. Çabej mendon se teza e Hanit, pa­raqitet mjaft bindëse[18].

Studiuesit Ludwig von Tholloczy-Konstandin Jeriçek i ka­në bërë një paraqitje të gjerë shtrirjes historike dhe gjeografike të Arbërit: «Në burimet e shkruara latinisht, sidomos në burime ki­shtare, vendi quhet Arbanum, populli Arbanenses, prej nga rrjedh italishtja, në librat e Raguzes 1320, Albanese, Arbanese. Slla­vët e quajtën popullin Arbanasi. Emrin Arbanasi e gjejm te poe­mat dalmatine, si dhe në këngët popullore, por tani ndihet ve­tëm në jug, sidomos në Ragusë e në Mal të Zi, ku Arbanas qu­het Shqiptari katolik»[19]. «Turku Ballabanbeg, (...) më 1415 mban titullin «Subash i Krujës dhe i Rabinit» dmth Ar­bë­nit»[20]. Nga këto të dhëna autorët Tholoczy-Jeriçek kanë për­fun­duar: «Në Arbanum përfshiheshin gjith vendet prej Alpevet shqi­ptare midis lumenjvet Lim e Drin e gjer te malet në jug t’El­ba­sanit.        

Me kohë emri i Arbnit u zgjerua e u shtri edhe jashtë këtij trua­lli të ngushtë. (...) Qysh nga fundi i shek. XIV, emri i Arbnit shtri­het edhe në veri: n’akte raguziane më 1386 përmes S. Ser­gius dhe Albania(ot Shirq) në grykën e Bunës; gjithashtu 1419 Ti­vari, 1413 edhe Lushtica afër Kotorrit, 1443 Podgorica, për­men­den të gjitha si vende të ndodhura n’Arbën ose në Shqipëri. Një përshkrim rreth vitit 1570 quan Arbër vendin prej Ulqini e gjer në Vlorë e në malet e Himarës. Dihet se edhe vendi i Ko­to­rrit u quajt Shqipëri venetjane, në kohën e Napoleonit I. Shqipëri fre­nge, para 1448 Shqipëri austriake»[21].

Studiuesi David Lluka pasi e ka vlerësuar studimin e Ça­bejt nga aspekti historik e gjuhësor, mendon se etimologjia e kë­tij toponimi qëndron në shndritjen e toponimisë së rrethit të Kru­jes së sotme, prandaj ai përfundon, se etimologjia e tij varet nga me­todologjia e shtruarjes së problemit e këto janë tri elemente: «Shtri­rja e karahinës së Arbërisë, shtrirja e këtij emri në kohë ja­sh­të kësaj krahine deri sa ai bëhet kombëtar dhe raporti në mes »ar­ben/arbër» »krainë» dhe arbër/arben »fushë», duke i shikuar kë­to në lidhjet që paraqesin me njëra tjetrën»[22].

Studiuesi Engjëll Sedaj është njëri nga ata studiues që i ka ku­shtuar një monografi të tërë problemit të prejardhjes së et­no­ni­mit arbër/shqiptar[23] dhe në kontekst të shqyrtimit të kësaj te­me e shoh të udhës ta trajtojë në vijimsinë e problemeve të për­gjithshme a të veçanta. Autori bën mirë që krahas emërtimit të shqiptarëve me emra të ndryshëm nga të huajt, gjatë historisë edhe sot, sjell edhe një pasqyrë të emërtimit të popujve edhe më të mëdhenj se shqiptarët, për të dëshmuar se fjala është për një du­kuri të natyrshme historike që ka lindur si rezultat i fqinjësisë së popujve, luftëtarëve, okupimeve të ndërsjella, ndikimeve kul­tu­rore, përkimeve gjuhësore, madje jo vetëm në Gadishullin Ball­kanik por edhe në Evropën Perëndimore e Qendrore. Sa u për­ket shqiptarëve, autori sjell edhe emërtimet e brendshme: «ndër shqiptarët, përveç emërtimeve arbënesh dhe shqiptar, ek­zis­tojnë emërtime tjera, sipas shtrirjes regjionale më të gjerë dhe më të ngushtë, siç janë: gegë (Gegëri), toskë (Toskëri, Toskëni), ça­më (Çamëri), pastaj: matjan, pultjan, llapjan, drenicas etj., kur­se popujt tjerë na quajnë: Albansis, albanese, Albaner, al­ba­n­ci, Arnaut, Arvanit, Raban etj»[24].

Nuk më duket i qëndrueshëm insistimi i përsëritur i autorit që kalimin nga ilirët te shqiptarët ta shikojë vetëm përmes et­no­ni­mit arbër. Sikur dihet, shqiptarët kanë përdorur edhe emrat «spo­radikë», - sikur i quan Sedaj, - epirotas, makedon etj., të ci­lët nuk duhet përjashtuar nga ky proces. Të pranosh vetëm emrin ar­bër, si përcaktues të etnonimisë së sotme shqiptare do të thotë të rrudhësh shumë hapësirën gjeografike të trojeve shqiptare, ndër­mjet trojeve të djeshme etnike dhe trojeve të sotme shqi­p­ta­re, d.m.th. ta rrudhësh shumë shtrirjen territoriale shqiptare dhe të zvogëlosh për disa herë numrin e «shqiptarëve» të sotëm, gja­të antikës dhe mesjetës. Engjëll Sedaj duke iu qasur etnonimit ar­bër mbështetet edhe në lëndën etnografike e të folklorit, por ve­çanërisht në rezultatet gjuhësore të prof. Çabejt, pa lënë anash kë­tu, vërejtjet dhe mendimet e historianëve si: Aleks Buda, Kri­s­to Frashëri, Fanulla Papazogllu etj., pastaj gjuhëtarët Idriz Ajeti, Re­xhep Ismaili, Dhimitër S. Shuteriqi etj. Në një kapitull të ve­ça­ntë me mbështetje të mirë historike, historiografike e të ar­keo­lo­gjisë E. Sedaj trajton shtrirjen dhe vendin e formimit të al­ba­në­ve antikë dhe Albanopolit të tyre. Në mbështetje të njohurive të sotme të historisë dhe sidomos arkeologjisë, këtë vend autori e gjen midis Matit e Shkumbinit, duke pranuar mendimin e Se­lim Islamit, për Zgërdheshin si qendrën më të madhe ar­keo­lo­gji­ke të njohur në atë zonë. Po këtu, autori i trajton nga shumë as­pek­te edhe marëdhëniet historike ndërmjet krahinave dhe qy­te­te­ve shqiptare gjatë antikës e mesjetës, duke i vënë në përdorim edhe disa çështje të ndikimeve gjuhësore, ndërmjet greqishtes e shqi­pes, të cilat shpjegojnë shumë çështje historike, edhe nga fak­ti se shqipes i mungojnë dokumente të shkruara gjatë mes­je­tës dhe antikës në krahasim me greqishten.

 

4. Aspekti biblik i shpjegimit të etnonimit arbër

 

«Shikuar sub specie mundi, - shkruan E. Sedaj – etnonimi al­­ban, në këtë shkallë të vetëdijes së zhvilluar, dëshmohet në rrje­dhat e fuqisë titanike traditore, që gjatë shekujve ishte më e fu­qishme se raca, relegjioni dhe ekonomia».[25] Le të shihet kë­tu edhe përkufizimi i përafërt i studiuesit Giusepse Schiro Ju­nio­ri: «Duke krahasuar me kujdes shprehjet arbëreshe ndër shkri­met greke – të pabotuara, por që gjenden në shtyp – më ra në sy se në fjalën Arbër përmblidhen vlera kuptimore që kapërcejnë shë­nimin e thjeshtë si emër i një populli e se ky emër reflekton më tepër botën etnike të fisit»[26]. Këta ishin njerëz që jetonin në kultin atavik të lirisë së individit dhe të njëjtës strukturë fa­mi­l­­jare: më pëlqen të kujtoj se historianët bizantinë i quajnë Ar­bë­re­shët ??????????, do me thënë, njerëz pa udhëheqës, pa krye­ta­rë. Ishin njerëz që u lëshojin grave, të rinjëve dhe të vjetërave kuj­desin e shtëpisë dhe të arave dhe vijin si ideal të jetës tri­më­ri­në dhe respektin absolut të fjalës së dhënë, të besës»[27]. Ose edhe më saktë: «Ashtu si u tha për greqishten, ku shënohen dy gru­pe kuptimesh albanon e albana, me vlerë të njëjtë, dhe arbanhtiV. Chetta, duke iu përshtatur të folmes së kohës, për­dor dy forma: një arbër dhe tjetra është «arbëreshë» dhe, ashtu si në greqishte, forma e parë shënon «arbreshin» apo shqi­p­ta­rin si përfaqësues i fisit, ndërsa arbëreshë-arbëreshi shënon in­di­vidin arbreshë në vetvete. Ndryshimi sot, duke dalë jashtë për­dorimi fjala arbër, duket i stërholluar, por është lehtë për t’u kup­tuar nga ai që njeh kuptimin e ri e të vjetër të fjalës ar­bë­resh»[28].

«Pra, kuptimi arbër është arbresh a shqiptar duke the­k­suar sidomos »fisin» si dhe dheu ku jetojnë Arbreshët e Shqi­p­ta­rët. Pra, ku arbreshi vë vatrën e tij aty është «Arbër»: do me thënë «Shqipëri», (theksojmë se Chetta nuk përdor formën Ar­bëri). Rrjedhimisht Arbria nuk gjendet vetëm brënda kufirit po­litik të Shipërisë së sotme, por në çdo pjesë të dheut, ku dhizet fla­ka e një vatre shqiptare: në Greqi, në Ungari, në Rumani, Ju­go­sllavi, Turqi, Itali dhe Amerikë. Vlerë mistike e fjalës: aty ku shqi­ptari vë gurin e vatrës së tij, ajo shtëpi bëhet Arbër. (…) ësh­të Shqipëri mistike, një Shqipëri spirituale me plotësimin e të gji­tha vlerave morale që çdo shqiptar trashëgon nga autoriteti atë­ror dhe ja u pason pasardhësvet me besnikri»[29].

Një përgjegjje e tillë e krahasuar me Skiroin besoj gjen shpje­gim edhe te studiuesi i folklorit Shaban Sinani, kur vle­rë­son se: «tek krijuesit e moçëm të këngëve legjendare-shqiptare ësh­të kulti i vedlindjes, i malit, i dheut, i bjeshkës, i asaj që kon­ve­ncionalisht do ta quanim »atdhe shpirtëror», ose një «habitat» en­de i vagullt»[30].

Që të dy mendimet, pra edhe mendimi i Skiroit edhe me­n­di­mi i Sinanit, që ndonëse merren me probleme të ndryshme, në fakt që të dy kërkojnë probleme thelbësore të etnisë, unë gjej një ba­zë biblike të shpjegimit, të lëvizjes së shenjëtorëve, ose sak­të­sisht të Shën Mateut:

18.«Duke ecur gjatë bregut të Detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin të quajtur Pjetër dhe Andrean, të vëllanë, të ci­lët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;

19. Dhe u tha atyre: »Ndiqmëni dhe unë do të ju bëjë pe­sh­katarë njerëzish».

20. Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

21. Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Ja­ko­bin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë ba­sh­kë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri

22. Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas»[31].

Ky shpjegim ka përgjegje në fushë të historisë, sepse ve­tëm njerëzit (individët) e tillë mund të bëheshin bartës të emrit që do të bëhet etnonim kombëtar. Për shumë shekuj, në një kohë kur vendi ishte i ndarë në principata e krahina nga më të ndry­sh­met. Nga pikëpamja sociale kjo dëshmon se bartësit e tij ishin shtre­sa popullore, që kishte një kulturë të caktuar dhe bazë të cak­tuar ekonomike-sociale. Nga aspekti etnokulturor kjo hi­po­te­zë afrohet me situatën historike dhe etnokulturore të krahinës së Ar­bërit dhe i afrohet shpjegimit gjuhësor e semantik: «fu­sha­rak», «arë» etj. Nga aspekti historik dëshmohet se kjo përhapje ka ndodhur më së voni, para ardhjes së sllavëve në Ballkan, po më i rëndësishëm është fakti se kjo nuk ka ndodhur në prag të vër­shimit të sllavëve në trojet e tashme shqiptare, e madje as si re­zultat i rrezikut nga këta, siç mendon Osman Myderrizi, por në një gjendje paqeje, pra në një shkallë të lartë kulturore dhe or­ga­ni­zative, kur arbërorët dhe sllavët jetonin në fqinjësi të to­le­rue­sh­me. Bartës i një kulture, mentaliteti a filozofie të tillë, na­ty­risht nuk mund të ishin struktura të popullatës së varfër dhe thjesht nomade, e as nga zonat me zhvillim të ulët, por sigurisht nje­rëz, që përfaqësonin një zonë të zhvilluar në aspektin eko­no­mik, secila e kulturor dhe njerëz me ndikim, që përfaqësonin një kla­së me zhvillim të caktuar ekonomike-kulturore të kohës. Kjo zo­në e pasur (me zhvillim blegtoral e bujqësor ishte Shqipëria e Mes­me, ku shtrihej qendra e Arbërit dhe nëpër të cilën kalonte rru­ga interkontinetale Via Egnatia, pa harruar këtu luginat e për­sh­tatshme për ndërtime të mundshme drejt qendrave bregdetare, nga zonat më të thella verilindore e veriperëndimore të trojeve ili­rike.

 

5. Baza antroponimike e etnonimit arbër-shqiptar

 

Etnonimi arbër në dokumente të ndryshme sikur ka shkruar R. Doçi, që nga fillimi del me funksion antroponimik, pa­tronimik, por edhe në kuptimin e përcaktorit të etnosit shqi­p­tar[32]. Këtë element e ka diktuar edhe Çabej, kur ka shkruar se: «pa­ralel me emrin arbër si emrin etnik do të ketë shtrirë fushën e për­dormit, duke përfshirë edhe popullin e vendit»[33].

Interesimi për të barazuar etnonimin arbër/shqiptar del pas bo­timit të dokumenteve të mesjetës në «Acta Albania» të Shu­f­lait e Jireçekut, nga shek XIV, kur del emri i familjes Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder, e të një banori të qy­tetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës». E. Çabej e ka pasur këtë fakt pa­rasysh në një artikull të vitit 1972, prandaj është shprehur se hi­poteza e tillë meriton të gjurmohet më tej[34]. Shembuj të tillë, me shumë interes nga Kosova, ka sjellë, sidomos Rexhep Doçi nga dokumentet arkivore të arealit latin dhe sidomos nga kri­so­bu­lat serbe[35], si dhe Qemal Murati nga dokumentet dhe stu­di­met sllave në Maqedoni[36]. Ky i fundit ka mbrojtur edhe tezën e njohur për prejardhjen e etnonimit shqiptar me bazë pa­tro­ni­mi­ke, me argumentin se «Me kohë ky emër në formë të pa­tro­ni­mi­zuar (familjarizuar) do të jetë marrë e do të jetë përdorur si ofiq, nof­kë, dhe në këtë funksion do të jetë ngritur e përgjithësuar për mba­rë popullin»[37]. Që emrat vetjakë marrin zhvillime të kë­ti­lla është edhe një gjë që provohet gjithkund. Më në fund edhe em­ri etnik arbër/arbën, arbnesh/arbëresh, i periodës antike e mes­jetare,, që ishte në përdorim deri në kohën e Skënderbeut, pa­ra se të shfaqej emri i ri shqiptar, ka dalë në thelb nga një emër i vjetër fisnor Arban, Alban, të cilin e përmend Ptolemeu qysh në shek. e II pas krishtit»[38]. Për interesin tonë, mbase më e rëndësishme do të ishte, sikur të mund të shpjegonim vetë eti­mo­logjinë e trajtave të patronimeve Schepuder, Scapuder etj., dhe më pastaj të diskutohet një prejardhje e mundshme e emrit shqi­ptar nga ky patronim. Përndryshe, një shembull i vetëm, zor se mund t’ i qëndrojë metodës së rreptë shkencore, ku për një te­zë do të duheshin së paku tri dëshmi të qëndrueshme, qoftë edhe në kundërshtim me njëra-tjetrën, por që njëkohësisht i plotsojnë ndry­shimet brenda tërësisë.

Rezultatet e historianit Muhamet Pirraku për vendin e for­mi­mit të etnonimit shqiptar dhe për motivin e një emërtimi të ti­llë, këtu janë të rëndësishme për tri çështje të hapura dhe një për­fundim:

Së pari, një vazhdim i kahershëm për të parë etnonimet arbë­r dhe shqiptar në kontekst vetëm të besimit katolik dhe be­si­mit islam;

Së dyti, rindërtimi i tezës se «emri kombëtar për popullin dhe vendin është autokton, vazhdues i një popullsie ilire ose shu­mësi i emrit të banorëve të një qyteti dhe pikërisht nga Shku­pi Shkypi -shkyptarë, shkuptarë, shqiptarë, siç mendonte di­je­tari Qiro Truhelka, por me plotësimin e Muhamet Pirrakut se area e vendformimit etnokulturor i popullit dhe i gjuhës shqipe ësh­të bukur më i gjerë se shqiptarët, ku jetojnë sot»; dhe

Së treti, i ashtuquajturi «zbulim» i emrit kombëtar «pas is­la­mizimit masiv të shqiptarëve në ish zonat e ndikimit politik e fe­tar mesjetar serb, që u krye përfundimisht deri në mesin e shek. XVII»[39].

 Sa i përket motivit prej të cilit shqiptarët kanë marrë em­rin, Pirraku zgjedh shqiponjen, një element të njohur edhe në për­masa shkencore, dhe të diskutuar sidomos nga studiuesi i shquar Maksimilian Lamberci, por duke e parë në përmasa më të gje­ra. Muhamet Pirraku i ka bërë një përshkrim të detajuar vi­ji­më­sisë së përdorimit të këtij simboli nga pikëpamja historike dhe kulturore dhe ka nxjerrë në përfundim se: «teza se shqiptarët qu­hen sipas shpesës shqipe si totem e orë trimërie është tezë e vet­me që buron nga kultura shqiptare, që është e mishëruar në kul­turë shqiptare shpirtërore»[40].

 

6. Aspekte gjuhësore (onomastike) të rrënjës alb- arb-

 

Problemi i kohës së paraqitjes së rrënjës së etnonimit arb-, alb-, dhe sidomos i tingujve r/l është njëra nga temat më të rra­hu­ra nga aspekti i fonetikës historike mbase në gjithë eti­mo­lo­gji­në e leksikografisë dhe onomastikën shqiptare, nëse këtu për­ja­sh­tohen disa probleme të guturaleve.

Shkaqet janë të shumta: dalja në dy trajta dhe në kohë të ndry­shme brenda vetë shqipes, mungesa e një tradite do­ku­men­ta­re për zhvillimin e brendshëm të shqipes krahas burimeve që na i ofrojnë të huajt, pozita e saj në shkallë të zhvillimit të gju­hë­ve indoevropiane dhe sidomos në shkallë të zhvillimit të gju­hë­ve fqinje gjatë antikitetit dhe mesjetës etj.

«Gustav Majeri rrënjën e arbërit e nxjerr nga baza i.e. «albh» në lidhje me lat.albus; Petar Skoku te një alb-, arb- gjen një rrënjë paraindoevropiane, sikur edhe Vinçenc Dorsa e M. Pav­lloviç, bazën arb- e gjen me bazë ilire. Idriz Ajeti duke pre­zan­tuar mendimin e Holger Pedersenit, shpreh mendimin e tij se traj­ta alb- është sekondare e dalur nga baza arb-. Shuflai mun­ge­sën e r-së te Ptolemeu e sheh te ndikimi padyshim i bazës pa­rain­doevropiane.[41]

Profesor Shaban Demiraj mendon se trajta latine: «Ar­ba­num, Albanum (-r->-l-) lidhet me trajtën më të herëshme Ar­ban»[42], por mendon gjithashtu se «me sa duket trajta me nis­to­ren /-al/ ka pasur një përdorim më të dendur ndër banorët e për­tej Adriatikut, sepse ndër italianët dhe nëpërmjet këtyre edhe ndër popujt e tjerë të Evropës, është përhapur me nistoren /-al[43]. I vetmi problem i paqartësuar nga këto trajta, sipas De­mi­rajt është burimi i trajtave greke Alvanoi (a Albanoi?), Ar­va­non (a Arbanon?), arvanitis, që dëshmohen në shekujt XI-XII»[44].

 David Lluka është përpjekur që ]ështjen edhe njëherë ta shtro­jë nga aspekti fonologjik. Ai shkruan: «Për mendimin tonë traj­tat me l dhe me r paraqesin dy variante të ndryshme fonetike të të njëjtit emër (megjithëse historikisht përpara ba­shkë­tin­gë­llo­res pëlcitëse buzore e dhëmbore l-ja përgjithësisht ruhet e pa­ndry­shuar»[45]. Lluka gjithashtu ka përkrahur një mendim të H. Kra­hes për praninë e prapashtesës -an dhe në ilirishte, por sikur edhe Çabej më parë, e ka kundërshtuar Joklin për një prejardhje la­tine të prapashtesës -esh.

I shikuar edhe më hapur, problemi i tingujve r/l na del për­gji­thësisht me zgjidhje të kënaqshme edhe në shkallë të stu­di­me­ve indoevropiane. Bie fjala linguisti Lenard Blumfild ka kon­sta­tuar se «gjuhët indoevropiane tregojnë po ashtu edhe një mos­da­llim të vjetër të l-së dhe të r-së që është shpjeguar si shkak i su­b­stra­tit, i cili kishte vetëm njërin apo asnjërin nga këta tin­guj»[46].

Zgjedhja e këtij problemi në gjuhësinë shqiptare, besoj se kë­tu do të jepte përgjigje edhe në disa çështje të rëndësishme të fja­lorit etimonologjik, sidomos në lidhjet dhe ndërndikimet gju­hë­sore shqiptaro-rumune dhe në lidhje me rotacizmin e praninë e tij në gjuhësinë ballkanike. Ne këtu po e shtojmë edhe një men­dim të Giuseppe Schiro Jr., që jo vetëm në aspektin historik, por edhe gjuhësor e ndihmon çështjen tonë: «Nuk duhet të jesh glo­tolog për të zbuluar që albanoV e arbër janë fjalë të një rrë­nje, e se arbër – gegërisht arben – është rezultat i një evo­lu­cio­ni fonetik gjatë shekujsh në gojën toske. Nëse ne marrim në shqy­rtim zhvillimet semantike të albanoV nga popullsia greke e Epirit që jetonte bashkë me Arbëreshët dhe rrjedhimisht nga kro­nisti i Tokajve – i cili ishte një grek fanatik nga Janina, - ne mund të depërtojmë në vlerat semantike të fjalës «arbër, vlera se­mantike e të cilit na reflektohet nga gjuha greke dhe motike, e cila nuk ishte e panjohur nga të parët tanë»[47].

«Fjala albanhtiV përkthen termin arbëresh dhe shënon ar­bëreshin në individualitetin e tij: albanhtai a albanhteV ja­në shumë Arbëreshë, duke llogaritur përmendësh shumicën një me një. Kjo është forma që i qëndroj kohës: e vetmja sot në për­do­rim në greqishten dhe motike»[48].

«To albanon është një fjalë neutre (asnjënëse), me kup­tim kolektiv e mund nënkupto genoV =fis.»[49]

«Të gjithë popujt tjerë, duke u marrë në entitetin global të ty­re, shënohen zakonisht me emrin mashkullor, njëjës apo shu­mës, por jo me trajtën neutër».[50]

«Lirisht dhe haptas të shkoj për mes të krahinave ar­bë­re­she, është e qartë se këtu për metonimi ta Albana shënon jo aq Ar­bëreshët sa krahinat e banuara nga Arbëreshët. Nga këtu del se çdo krahinë e banuar është në vetvete albanhon»[51].

 Pavarësisht nga të gjitha zgjidhjet e mundshme historike, et­nokulturore, historike dhe sidomos gjuhësore, mendojmë se për­gjegja gjuhësore e Eqrem Çabejt në këtë tërësi është jo vetëm më relevantja, por edhe më e mundshmja. Duke pasur parasysh të gjitha rezultatet e arritura E. Çabej ka dhënë këtë shpjegim: «Gabim e kanë spieguar sll. Arbanas- me mjete gjuhësore sllave, e të (BER 1 14) prej gr. Arbanos Albanos, e cila në pajtim me ko­hën e këtij huazimi të pretenduar, nuk mund të kish dhënë tje­tër veç se një emër me arv-; kjo Arbanas rrjedh nga një zgjerim sot i zhdukur, i shqipes me -as, format për emra banorësh, si ven­das, Beratas»[52].

Krahe (PN 145) gjen këtu, në një mënyrë gjuhësisht dhe gjeo­grafikisht mjaft bindëse, një sufiks -ano të ilirishte. Më pak afër mendësh është mendimi i Galboit (Ling. balk. VI. 78) që em­ri etnik i Ptolemeut të përbëjë sufiksin -eno/-ano të tra­ki­sh­tes»[53].

Sa i përket sistemit gramatikor, sipas Çabejt, prapashtesa -esh, me nyje Arbëneshi e i Arbneshi janë më të vjetra se Ar­b­nesh, pa nyje.

Eqrem Çabej pranon trajtën arb- e jo alb- si primare, duke pranuar mendimin e Gustav Majerit e Pedersenit, mendim ky edhe i dijetarëve të tjerë. Trajta albresh albrisht thotë Çabej «ësh­të një ndikim i italishtes albanese e një disimilim r/l. Edhe his­torikisht arb- del më e vjetër. Vetëm prej kohës së An­zhu­ve(1271) e këtej del më fortë me alb-, e nga të cilat rrjedhin traj­tat e gjuhëve gjermane e prej këtej edhe gjuhëve të tjera»[54].

«Duke u nisur nga arb- siç del te arb-ën(ë) nga një më e la­shtë *arb-an, e duke e ]uar atë te një formë bazë *arv- e ko­hës antike e mesjetare e hershme, me betacizëm rv:rb, si te korb nga lat. corvus, mund të afrojmë këtë fjalë me lat. arvum »arë, to­kë e punuar, fushë», umbr. arvam-en »in arvam» gr. aronra «arë, tokë buke», irl. e mesme arbor shm. arbanna «drithë», arm. haravunk «tokë buke»; aty Pederseni KG I 63 vendon ndër të tjera edhe sll. e vjetër kishtare rabëno «i rrafshtë»; po pa gje­tur miratim të përgjithshëm. Me këtë mënyrë të dhënat gju­hë­so­re, historike dhe territoriale tregojnë që emri arbër arbën ësh­të më fortë me gurrë indoevropiane, një alb- indoevropiane duke u përjashtuar vetvetiu me dëshmitë historike, të brendshme e të ja­shtme. Kuptimi i parë i fjalës rezulton të jetë kështu «arë, fu­shë, rrafshinë», khs. u dynd mal e arbër, që u përmed më lartë. Emë­rtimi analog me atë të Polonisë, Polska polje «fushë arë»[55].

Me këtë përkufizim Çabej veç të tjerash hodhi dritë të re në dy probleme kardinale: së pari nga aspekti fonetik rrëzoi një hi­potezë të përsëritur gjatë dhe shumë shpejt, për një bazë pa­rain­doevropiane të rrënjës alb- dhe së dyti nga aspekti semantik ndër­preu një metodë po kaq të përsëritur për etimologji për hirë të metodologjisë, sikur do të shprehej edhe vetë Çabej.

Mbi këto rezultate të Çabejt, Rexhep Doçi nxori edhe një varg përfundimesh me interes për onomastikën:

-së pari, mendimi i Çabejt, sipas R. Doçit “është çelës për gjet­jen etimologjike e kuptimore edhe të shumë antroponimeve, pat­ronimeve e toponimeve kosovare e më gjerë të tipit arb-(arv-)[56]

-së dyti, edhe më parë Doçi kishte vërejtur se shumë emërtime të hershme janë me burim konfiguracioni;

-së treti, mbante qëndrim rreth dilemës, nëse antroponimet dhe patronimet me kuptim et­nik arbanas janë përdorur për të treguar përkatësinë etnike apo për të treguar aspektin kon­fi­gu­racional të pronës.[57]

Në këtë mënyrë Çabej jo vetëm përjashtoi rrënjën alb- nga një prejardhje parain­doev­ro­pia­ne por dëshmoi se pikërisht rrënja arb- ishte ajo që hynte në bazën indoevropiane, krahas gju­hëve të po këtij trungu.

 

7. Etnonimi arbër në gjuhën sllave

 

Dy çështje janë historikisht të rëndësishme kur shtrohet et­no­nimi arbër në gjuhën serbe. Çështja e parë lidhet me praninë e em­rit mesjetar në dokumentet serbe që në shekullin XII. Një ele­ment i dytë po aq i rëndësishëm në krejt historinë e studimit li­dhet me një përfundim të Gustav Majerit, sipas të cilit emri i kra­hinës së Labërisë duhet të ketë dalë me metatezë nga një Al­bë­ri[58], sipas një ligje fonetike të sllavishtes dhe prej të cilit ja­në orientuar shumë përfundime të gabuara jo vetëm lidhur me eti­mologjinë e etnonimit arbër, por edhe me shumë toponime tjera. Ndonëse Gustav Majeri vetëm pak më vonë e ka për­mi­rë­suar mendimin e tij, vërragët e kësaj teze nuk janë tejkaluar as sot e kësaj dite.

Ndër studiuesit e mëvonshëm Petar Skokun e ka për­mi­rë­suar Idriz Ajeti, i cili mbrojti mendimin e Çabejt të dalë pak vite më parë, madje duke shtuar edhe ndonjë shembull konkret të ko­lo­nive shqiptare(arbërore)[59]. Eqrem Çabej më vonë edhe një­he­rë, ka ndërruar mendimin e tij për emrin e vendit e pastaj të po­pullit si kuptim të parë. Këtë mendim Çabej e kishte for­mu­luar që te Gjeneza, në vitet ’30, por e ndërroi në disa artikuj të vi­teve ‘60, sidomos në studimin e rëndësishëm «Shumësi i sin­gu­larizuar në gjuhën shqipe»(1967), botuar së pari në gjuhën gjer­mane që në vitin 1959. Ashtu sikur kam thënë më parë, edhe kë­tu mendimi i Çabejt i detyrohet zgjidhjes gjuhësore të pro­ble­mit në fjalë, përndryshe të gjitha rrugët e sistemeve dhe re­la­cio­ne­ve etno-historike të sistemeve dhe relacioneve të onomastikës shqi­ptare ]ojnë kah rendi antroponimik, patronimik dhe to­po­ni­mik. Sipas Çabejt «me arb- paraqitet emri në gjuhët ballkanike po­pullore, që në mesjetë (...) prandaj bie edhe mendimi i një rrje­dhe sllave të emrit shqip lab, Labëri, të përfituar kinëse prej alb- me metatezë likuidesh të sllavishtes: kur vetë gjuhët sllave ka­në vetëm arb- ose rab-, do t’ishte një mrekulli që një krahinë shqi­ptare të ketë zhvilluar edhe ruajtur një lab- sllave që nuk del gjë­kund me këtë kuptim në sllavishten popullore»[60].

Pra, sikur mund të shihet, në dokumentet serbe etnonimi ar­bër, fillimisht paraqitet si: Rabanë, Arbënë, Arbanasin, Ra­ban etj. Studimit të tyre i janë qasur Latif Mulaku[61], Rexhep Do­çi[62] dhe Qemal Murati[63] nga aspekti gjuhësor dhe Mu­ha­met Pirraku[64] në aspektin kulturo-historik.

Latif Mulaku duke u marrë me emrat etnik të popullit shqi­p­tar në fjalorin e Vuk Karaxhiçit, pasi shënon të gjitha trajtat: «Arnautin (me kuptimin ‘shqiptar’), Arnautka (‘shqiptare’), ktetiku arnautski,-ka, -ko (për kuptimin e mbiemrave ‘shqip,-e’; ‘shq­i­ptar,-e’), pastaj edhe foljen me -iti; ar­nau­titi(‘shqiptarizoj’) dhe emrin foljor arnauqenje (‘shqip­ta­ri­zim’)»[65] përfundoi se fjala është për rrënjën turke arnaut sipas kë­tyre rregullave fonetike dhe gramatikore: «nga emri etnik i gre­qishtes mesjetare u përftua emri i osmanishtes respektivisht i tur­qishtes Arnavut (më parë Arvanit), e kjo ndodhi me rënien fo­ne­tike të mbaresave -is, -ai,(-oi) të gjuhës së huaj dhe nëpërmjet me­tatezës v-n>n-u, e pastaj në kalimin e zanores iu kur kjo ësh­të në pozicion pas bashkëtingëllores v sipas harmonisë a për­pu­thjes fonetike të gjuhës turke, sipas së cilës v-ja kërkon u(-vu)»[66]. Sipas tij Vuku e mori emrin arnaut nga turqishtja dhe e shënoi në pajtim me gjuhën popullore, që është në pajtim edhe me mendimin e Sh. Demirajt për dy trajta paralele të emrit arbër në gjuhën popullore dhe në gjuhën e shkruar edhe të krahut oksidental.

Kur jemi këtu, te disa procese gramatikore e fonetike, ësh­të interesant një mendim i Shaban Demirajt për trajtën më të vje­tër sllave Rabënë dhe arbanas. Sipas tij «trajta më e vjetër sllave ësh­të Rabënë, -është krijuar më herët, pra kur janë takuar stër­gjy­shërit e shqiptarëve dhe sllavëve, ndërsa trajta arbanas është pra­nuar nga forma librore dhe njerëzit e shkolluar në vise ev­ro­pia­ne»[67].

Një pyetjeje të mundshme, sepse këtë trajtë Rabënë e kanë ve­tëm dokumentet serbe, e jo edhe ato bullgare, kur dihet se she­njat më të moçme sllave janë pikërisht të ndikimit bullgar, do të mund t’i përgjigjeshim në interes të saktësimit të problemit në fja­lë. Trajta Rabënë u krijua, jo kur sllavët u dynden në trojet shqip­tare, por kur jetonin në fqinjësi me ta dhe natyrisht këm­be­nin marrëdhëniet materiale dhe shpirtërore të tyre.

Rexhep Doçi etnonimin arbër në gjuhët përkatëse të kohës e gjen në dokumentet sllave-latine në Kosovë, në funksion an­tro­­ponimik, toponimik e patronimk, por për studiuesin në fjalë, me rëndësi është se këto trajta dalin edhe «në kuptimin e për­cak­tue­sit të etnosit shqiptar»[68]. Rexhep Doçi e ka përcjellë his­to­ri­në e emrit Arbanas deri në shek. XIII(1208), kur nga do­ku­men­tet sllave nxjerr termin arbanas(si përkatësi etnike) dhe më tej në shekullin XIV(1330), në Krisobulen e Deçanit. Për pjesën lin­dore të Kosovës Doçi ka vjelë një inventar të pasur me bazë në etnonimin arbër nga Libri i borxhlinjëve të Llukareviçit (shek. XIV), të cilin nga Arkivat e Dubrovnikut e ka nxjerrë dhe bo­tuar Mihailo Diniçi. Shtresën turke Doçi e ka vjelë nga Defteri Obllast Brankoviça dhe Defterët e Sanxhakut të Shko­d­rës të shek. XV. Rexhep Doçi gjithashtu ka shënuar një inventar të mbledhur në Kosovë dhe me gjerë të patronimeve, oj­ko­ni­me­ve dhe sidomos toponimeve me rrënjën arbër të cilit ne do t’ia shto­nim patronimin Arbneshi në Prizren.

Qemal Murati më parë në një recension polemizues me stu­diuesin e gjuhësisë maqedonase Petar Ilievskin, e pastaj në dy vep­ra të tjera ka radhitur një dyzinë toponimesh, antroponimesh e patronimesh të trojeve etnike shqiptare në Maqedoni, nga do­ku­mentet arkivore, nga ato të botuara, të terrenit, të letërsisë po­pu­llore dhe të toponimeve me funksione mbiemrore, të cilat, siç për­fundon autori, «tregojnë vendin e arbëreshëve, ku kanë jetuar ose ku jetojnë shqiptarët (arbëneshët, arbëreshët)»[69].

Si onomasticientët ashtu edhe historianët e gjuhëtarët shqi­p­tarë, një kohë të gjatë, me ndonjë përjashtim janë të prirur që kur ndeshen me studimet sllave të kësaj problematike etnikumin shqi­ptar të këtyre trevave ballkanike (Kosovë, Maqedoni, Serbi Ju­gore e Mal të Zi), ta shohin në vëllimin e pranisë së etnonimit ar­bër, i paraqitur këtu si patronim, toponim, ojkonim etj.[70] E de­ri sa studiuesit shqiptarë, vendbanimet me emrat etnik ar­bër/shqiptar i gjejnë si dëshmi të fundit për të dëshmuar pra­ni­në e më shumë apo më pak të elementit etnik shqiptar në këto tro­je, krahas atij sllav, e jo si element të përhershëm para atij slla­vë, atëherë edhe studiuesit sllav mbeten të patrembur në men­dimet e tyre. Kur jemi këtu, që më parë duhet ngulur këmbë që duke njohur që më parë rrjedhat historike, studiuesit shqi­p­ta­rë nuk duhet të pranojnë diskutimet për «praninë e elementit et­nik arbëror/shqiptar krahas atij sllav», por për praninë e ele­men­tit sllav në tërthoret etnike shqiptare të Ballkanit, edhe pse duhet pra­nuar një element hendikepues tonin që diskutimet zhvillohen krye­sisht duke u mbështetur në dëshmitë arkivore, madje krye­sisht kishtare sllave, pasi dokumentet arbërore/shqiptare ven­da­se, me përjashtim të mbetjeve onomastike, mungojnë ndërsa ar­ki­vat perëndimore ende nuk janë hulumtuar në masë të kë­na­q­sh­me.

Toponimet e këtij lloji, për etnitë tjera, ose që në mënyrë të tërthortë i shpjegojnë ato krejtësisht. P.sh. Vorri magjupit, Vo­rret e shkive (le të përkujtojmë se bie fjala në fshatin Mak­resh i Poshtëm (Gjilan), toponimi Vorret e shkive, shënon tri va­rre të shqiptarëve të varrosur aty pas luftës së parë botërore, pasi kë­ta shqiptarë të besimit islam pas pushtimeve serbe kishin pra­nuar me dhunë besimin ortodoks), Vorret e muhagjerëve etj. Et­ni­të e tilla (sikur edhe e shqiptarëve në Maqedoni) nuk dë­sh­moj­në shumicën, por pakicën dhe pikërisht ashtu siç e shpjegon Ilie­v­ski, sado edhe ai e di se ato zona të Maqedonisë Perëndimore për­fshijnë hapësirën e brendshme të trojeve etnike shqiptare dhe nuk mund të flitet për etni tjera në këto anë, përveç ndonjë grupi et­nik që nuk janë tjetër veç grupe nomade, sikur janë vllehët. Pra, çështja e diskutimit ndër studiuesit shqiptar ]alon në me­to­dën e studimit. Çështja e përhapjes së toponimeve me bazë në rrë­njën arb-, si në brendi të vendit ashtu edhe në periferi, si në gju­hën e vetë shqiptarëve ashtu edhe në gjuhët fqinje do parë e li­dhur me disa çështje të pazgjidhura jo vetëm të natyrës gju­hë­so­re, por edhe historike, etnografike, sociale etj., si:

-Ç’është mbetje historike e toponimit me bazën arb- alb-?;

-Ç’është e bartur nga goja shqiptare dhe ç’është e gjuhëve fqi­nje?;

-Ç’është e ruajtur me gjelozi (mbështetje materiale a shpir­të­rore), e ç’është metaforë librore?, etj.            

 Fakti që etnonimi arbër nuk kishte karakter krahinor por gji­thëkombëtar dhe duke iu kthyer edhe njëherë përfundimeve të Ski­roit dhe Shaban Sinanit, të cilat i nxora me bazë biblike, ne da­lim me hipotezën se bartës të emrit arbër nga Shqipëria e Mes­me, së paku deri tek dyndja sllave në Ballkan, ishin «no­ma­dët e lirë» që në gjuhën e sotme do të mund të quheshin «shte­g­ta­rë të lirë» arbërorë, të cilët vepronin si brenda ashtu edhe në ska­jet e trojeve etnike të arbërit, apo sikur shprehej Skiroi, aty ku ndizej një zjarr, aty ishte Arbëri. Kjo hipotezë jona i për­gji­gjet edhe mendimit të Çabejt se së pari u formua emri i vendit, e pas­taj doli emri i populit.

 

8. Etnonimi arbër-shqiptar dhe stërkeqja e tij

 

Stërkeqja e emrit arbër është njëra prej çështjeve më in­te­re­sante që del në rrugën e vijimsisë së studimit të kësaj teme.

«Çabej fjalën arbër e ka shënuar në anët e Tomorit për «ka­lama»[71], në purishten, gjuhën e fshehtë të mje­sh­tër­ve (mu­ra­torëve) të Oparit, fjala arbër përdoret për «bari»[72] si dhe një rast tjetër në Okushtan të Dibrës ku «arbni» është «dimër i for­të»[73].

Le të shënojmë këtu se legjenda e kësaj teme lidhet edhe me një objekt natyre të fshatin Kështenjë të Krajës, Mal të Zi.

Sa i përket Kosovës, me interes më duket edhe një shënim i Rexhep Doçit, i cili në fshatin Llapçevë të Llaushës ka shënuar një lagje, e cila pos emrit Avdiaj, e kishte edhe emrin përbuzës Abneshi[74].

Krahas përpjekjes për të kurorëzuar mendimin e tij, En­gjëll Sedaj sjell edhe mendimin e prof. Çabejt për përdorimin e stër­kequr të etnonimit arbër, që unë këtu po e sjell më të plotë nga një botim më i hershëm: «një stërkeqje analoge (me ma­lë­so­rët e Veriut të Shqipërisë, - B.B.) ka pësuar në Vlorë fjala ar­bë­resh: Arbëror siç dihet quhen banorët e Arbërit, pra të një pjese të Labërisë e të rretheve të Vlorës (…). Qytetari i Vlorës, Ar­bë­re­shët, bariut të vrazhdë dhe shumë herë të ndyrë të maleve që zbre­sin në qytet, i dha një kuptim pejorativ si «njeri i ndyrë, i pa­gdhendur» tamam siç ndodhi me malokun në Veri»[75]. Në kë­të rrugë mbase do parë edhe shprehjet e mëvonshme: shqi­p­tar e katundar (Gjakovë), qytetar e katundar, sheherli e ma­lok etj., të cilët s’ka dyshim se dolën si rezultat i ndryshimeve so­ciale – ekonomike e kulturore, e jo krejtësisht fetare, sikur in­si­ston autori.



[1]Këtu nuk mendoj për dallimet që ekzistojnë mes studiuesve shqiptarë e të huaj në njërën anë dhe të disa studiuesve sllavë të cilët për nevoja të politikës ditore shpesh jo vetëm që janë ngritur kundër rezultateve të albanologjisë dhe të arriturave të një lagjeje të tërë albanologësh e indoevropesistësh, por edhe kundër vet rezultateve të tyre, të arritura në kushte dhe në rrethana të tjera politike. Fjala është për një vetëkënaqësi të pamjaftueshme, për të cilat, sikur shprehet Idriz Ajeti, pothuajse duke përfolur Çabejn, se: këto teza e teza të tjera mbi zanafillën e emrit të popullit tonë Arbër/shqiptar, me gjithë gjasat e mëdha të jenë të vërteta nuk kënaqin çdo kend dhe nuk mund të pranohen gjithherë pa rezerva» (I. Ajeti, «Studime gjuhësore në fushë të shqipes», III, «Rilindja», Prishtinë, 1985, f. 236).

[2] Shih, veç të tjerash, studimet «Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve», (Le problème de ‘autoctonie des Albanais à la lumières des norms de lieux), Buniversiteti Shtetror i Tiranës, Seria shkencat shoqërore, viti XII, nr. 2, f. 54-66, Tiranë, 1958; «Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe», (Le problème du territoire de la formation de la langue albanaise), “Kuvendi I i Studimeve Ilire”, Tiranë, 15-20 shtator 1972. II, f. 7-26. Akademia e Shkencave të Republikës Popullore të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë.(=ASHSH-IGJL) Tiranë, 1974., Tiranë; «Disa probleme themelore të historisë së vjetër të gjuhës shqipe», (De qualques problèmes premordiaux de l’histoire ancienne de l’albanais: Buletini i Universitetit Shtetror të Tiranës, Seria Shkencat shoqërore, viti XVI, nr. 4, f. 117-139, Tiranë, 1962. etj.

[3] Shih: Kapitullin «Emri i populit» te Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (Elementa de linguistique et de littèrature albanaises, avec des morceaux choisis, pour les écoles priamires supérioures), me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme. Shtypshkronja e Ministrisë së Arsimit. Tiranë, 1936, 201; Kapitulli «Emri i shqiptarëve» te «Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e shqipes” (Introduction à l’histoire de la langue albanaise. Phonèetique historique de la langue albanaise). USHT. Fakulteti i Historisë e Filologjisë. Katedra e Gjuhës Shqipe. Shtypur nga dega e botimeve të Universitetit. Tiranë, 1960. Botim i dytë, 129 f. (Dispensë e shaptilografuar); «Emrat nacional të popullit shqiptar», Emrat nnacionalë të shqiptarëve (Les noms nationaux des Albanais), “Shqipëria e re”, nr.1, f. 16, Tiranë, 1972, Les noms nationaux des Albanais (Emrat nacionalë të shqiptarëve) “L’Albanie nouvelle”, nr. 1, f. 16, Tiranë, 1972; etj.

[4]E. Çabej, Linguistikë (Linguistique), Instituti Pedagogjik Dyvjeçar, Tiranë. 1947. 149 f. (Dispensë e shaptilografuar. Botuar pa emër autori) f.10

[5]Antonio Galanti, «Populli shqiptar», nxjerrë nga «Albania», (1901), në vëllimin Bota shqiptare (Libër leximi për Kursin e Nalt të Shkollave të Mesme), Botim i Ministris s’Arsimit, Tiranë, 1943, f. 117.

[6]A. Galanti, vep. e cit, f.117.

[7]Mahir Domi,, «Probleme të historisë së formimit të gjuhës shqipe, arritje dhe detyra», në Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij, 2-5 korrik 1982 (Referatet) ASH e RPSSH, Tiranë, 1882, f. 40.

[8]M. Pirraku, « Pirraku, Muhamet, »Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e prizrenit», IAP, Prishtinë, 1989, f. 50-51.

[9] Henrik Bariç, Hymje në historinë e gjuhës shqipe«, Prishtinë, 1955, f.31.

[10]O. Myderizi, »Emni i Shqipnisë në kohën e mesme», «Hylli i Drites», nr. 4-s, Shkodër, 1943, f.233.

[11] Shih, Osman Myderrizi, «Emni i Shqipnisë në kohën e mesme», në «Hylli i Dritës», nr. 4-5, 6-7, Shkodër, 1943, f. 232.

[12]K. Boçoku, « Kasem Biçoku “Viset etnike shqiptare në Mesjetë dhe përhapja e emrit kombëtar Arbër (Arbëri), albani”, në Studime historike, nr.1-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Historisë, 1992, Tiranë, f. 27.

[13]K. Biçoku, «Viset…», 30.

[14]K. Biçoku, vep e cit, f. 29.

[15]K. Biçoku, vep e cit, f.34-35.

[16]K. Biçoku, vep. e cit, f. 33.

[17]E. Çabej, «Emrat nacional», në Studime gjuhësore, (Ètudes linguistiques). V. Gjuhë. Folklor. Letërsi. Diskutime. “Rilindja”. Redaksia e botimeve. Prishtinë. 1975. U shtyp në shtator të vitit 1977, f. 69.

[18] Shih, E. Çabej, Studime gjuhësore, (Ètudes linguistiques). V. Gjuhë. Folklor. Letërsi. Diskutime. “Rilindja”. Redaksia e botimeve. Prishtinë. 1988, f. 64.

[19]L. Thaloczy-K. Jeriçek, «Emri i vjetër i shqiptarëvet: »Arbën» «Arbër», në Bota shqiptare, Tiranë, 1943, f. 120.

[20]Po aty f.121.

[21] Po aty, f. 121,122.

[22]D. Lluka, «Kontribut për etimologjinë e gjuhës shqipe», Luka, David, «Kontribut për etimologjinë e gjuhës shqipe», HD, nr. 1-2, Tiranë, 1995, nr. 1-2, l996, Tiranë, f. 47.

[23] E. Sedaj, «Etnonimi arbër-shqiptar (Kontribut për prejardhjen e gjuhës shqipe)», Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1996.

[24]E. Sedaj, vep e cit., f. 12.

[25] E. Sedaj, vep. e cit. f.37.

[26]G. Schiro Jr., «Kuptimi historik i Arbërit e përgjegja e tij në vetëdijen e popullit Arbëror», Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare «Vatra», Nju Jork, 28-30 nëntor 1969, f. 79.

[27]G. Skiro, vep. e cit., f. 81.

[28] Po aty, f. 83.

[29]G. Skiro, Vep. e cit., f. 84.

[30]Shaban Sinani, «Një atdhe »shpirtëror» në këngët kreshnike», Zëri i Kosovës, Zvicër, nr. 33, 28 gusht 1997, f. 11.

[31] Bibla, -Dhjata e re, Botim i Shoqatës Shqiptare të Biblës, Tiranë, 1995 f. 4??.

[32] Rexhep Doçi, «Antroponimia shqiptare e Kosovës» I, IAP, Prishtinë, 1986, f.36.

[33]E. Çabej, «Emrat nacional...SGJ, V, f. 68.

[34]E. Çabej, vep e cit, në SGj, V, f. 70.

[35] R. Doçi, Antroponomia… 1, IAP, Prishtinë, 1986, f.36.

[36] Q. Murati, «Shqiptarët dhe Ballkani ilirik», Tetovë 1999.

[37]Po aty, f. 64.

[38]Shuflai, «Srbi i Arbanasi»,25; cit. sipas Q. Muratit, «Shqiptarët dhe Balkani Ilirik, f.64

[39]Muhamet Pirraku, «Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit», IAP, Prishtinë, 1989, f. 102.

[40]M. Pirraku, vep e cit, f.102.

[41] E. Sedaj, «Etnonimi…» f.12.

[42] Shaban Shaban, «Gramatikë historike e gjuhës shqipe», Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1986, f. 50.

[43]Sh. Demiraj, «Fonologjia historike e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 1996, f. 77-78.

[44] Sh. Demiraj, «Gramatika...», f. 51.

[45]D. Lluka, «Kontribut për etimologjinë e gjuhës shqipe, Hylli i dritës, nr. 1-2, Tiranë, 1995, f. 49.

[46] Leonard Blumfild, «Të huazuarit intim», në vëllimin e dr. Vesel Nuhiut «Ndikimet ndërgjuhësore», Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 37.

[47] G. Skiro, vep. e cit., f. 81.

[48] Po aty, f. 81.

[49] Po aty, f. 81.

[50] Po aty, f.81.

[51] Po aty, f. 82.

[52] E. Çabej, «Emri i vjetër nacional», SGJ, V, f. 66.

[53] E. Çabej, vep. e cit. SGJ, V, f. 66.

[54] E. Çabej, Shih, vep e cit., V, f. 66.

[55] E. Çabej, vep. e cit. f.67.

[56] Shih, R. Doçi, Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës, I, 43-44.

[57] Shih, po aty, f. 43-44.

[58] Shih, G. Majer, EW 14, cit. sipas E.Çabej, SGJ, VIII, f.175.

[59] Idriz Ajeti, «Kërkime gjuhësore», Rilindja, Prishtinë, 1978, f. 409.

[60]E. Çabej, SGJ, V, f.66-67.

[61] Latif Mulaku, «Emrat etnik të popullit shqiptar në fjalorin e Vuk Karaxhiçit», Gjurmime albanologjike-seria e shkencave filologjike IAP-Instituti Albanologjik i Prishtinës, nr. 17/1987, IAP, Prishtinë, 1988, f.75.

[62] R. Doçi, Antroponomia… 1, IAP, Prishtinë, 1986, f.36.

[63] Q. Murati, «Shqiptarët dhe Ballkani ilirik», Tetovë 1999.

[64] Pirraku, Muhamet, »Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e prizrenit», IAP, Prishtinë, 1989.

[65]Latif Mulaku, «Emrat etnik të popullit shqiptar në fjalorin e Vuk Karaxhiçit», Gjurmime albanologjike-seria e shkencave filologjike IAP-Instituti Albanologjik i Prishtinës, nr. 17/1987, IAP, Prishtinë, 1988, f.75.

[66] L. Mulaku, «Emrat etnik...», f.76-77.

[67] Shaban Demiraj, «Gramaitik historike e gjuhës shqipe», Rilindja, Prishtinë, 1988, f.50.

[68] Rexhep Doçi, «Antroponimia shqiptare e Kosovës», I, IAP, Prishtinë, 1990, f.34.

[69] Qemal Murati, «Elementet e shqipes në gjuhët sllave jugore», IAP, Prishtinë, 1990, f.102.

[70] Këtu do përjashtuar sidomos R. Doçin, shih «Iliro-shqiptarët…» f.79-100.

[71] I. Llazari, ER(II) 365, cit. sipas E. Çabej, SGJ, VIII, f.64.

[72] E. Çabej, SGJ, V, f.64.

[73] E. Çabej, Vep e cit, SGJ, VIII, f.64.

[74] Rexhep Doçi, «Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës», IAP, Prishtinë, 1990, f. 37.

[75]E. Çabej, «Linguistika», f. 53.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora