Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Grajçevci: Mësuesi dhe heroi Fazli Grajçevci

| E diele, 02.08.2015, 09:50 AM |


Portret për mësuesin dhe heroin Fazli Grajçevci

Kurr burgu sytë m'i verbon

Pëseri kam me jetu

O ty dikush do të feston,

Unë prap kam me u gëzu.

F Grajçevci

Nga Hysen Grajçevci

Fazli Grajçevci u lind më 1935 nga babë  Xhemajli dhe nënë Sherifeja në fshatin Flamuras,ish Sankoc komuna e Drenasit. Kur u lind Fazliu, askujt nuk i kishte shkuar ndër mënd, se një ditë do të identifikohet me flamur dhe fshati do ta merr emrin pikërisht,Flamuras.

Nënë Sherifeja dhe babë Xhemaili gjithësejt rritën tetë fmijë, gjashtë vajza dhe dy djemë.

Në moshën 12 vjeçare Fazliut i vdes nëna dhe ai mbetet nënë përkujdesin e motrave. Duke qen i vetëdijshëm pë punën dhe aktivitetin e tij patriotik, duke njohur egërsinë e barbarinë e pushtuesit, si dhe duke qen i pa luhatur deri në sakrificë për lirinë e Atdheut dhe të Flamurit. Fazliu bleu gjashtë shami të bardha dhe para se ta burgosnin Ai, u bënë vizitë të gjashtë motrave, duke u dhuruar nga një shami, si shenjë respekti e nderimi.

Burgoset në fillim të muajt gusht 1964 dhe pas 14 ditë torture çnjerzore më 17 gusht sillet i vdekur në arkivol në fshatin e lindjes Flamuras, ku tani pushon i qetë trupi i një shpirti Liridashës për Flamur e Liri të atëdheut.

Në pyetjen time të bërë motrës  më të vogël të Fazliut Hamides për vertetësin e dhurimit të shamive ajo edhe thotë: Po është shumë e vertë se që të gjashtave ne motrave, na ka sjellur nga një shami dhe është hallallua me ne.  Vetë hallallimi jep per të kuptuar në qëndrueshmërin dhe sakrificen e Fazliut në mënyrën më sublime.

 

POEZI:

 

SAKRIFICE

 

Njëqind vjet na e vran qiellin e diellin

Sa rrasa kemi mbjellur në këtë tokë e sa gur

Arkiv e bëmë gjirin e nënë lokës-Tokë

Të freskët e ruajtëm gjakun në flamur

 

Asht e rrasht i bartëm në shekuj

Sakrificë emrin i vuam Lirisë

Buzëplasur i  thurnim lavde himnit

Eshtrat i armuam në themelet e lavdisë