E marte, 16.04.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Mehmeti: Koha, sistemet, njerëzit

E diele, 02.08.2015, 09:55 AM


KOHA, SISTEMET, NJERËZIT…

Nga Gani Mehmeti

Kur po analizoj të kaluarën me të tashmen, po më dalin të njëjta parnga përbërja, vetëm në formë mund të themi se ndryshojnë.

Fjalën e kam tek shqiptarët. E kishim komunizmin – socializmin.  Kush sa e ka dashur e ka dashur , kush sa e ka shfrytëzuar – e ka shfrytëzuar. Çka është më e keqja, disa nga të rinjtë i quajnë  komunistë apo socialistë ata  që kanë pasur fatin të jetojnë në atë kohë, pa ia vënë gishtin kokës se kush e ka shfrytëzuar atë kohë dhe kush e ka luftuar atë kohë, apo atë sistem.

Ne e kemi luftuar si sistem në Shqipëri, ndërsa në Jugosllavi pse nuk ishim edhe të barabartë me të tjerët ne shqiptarët. Edhe sot vazhdojmë të kundërshtojmë atë sistem; secili në llojin e vetë, madje edhe me fjalët më të vrazhdta pse Enver Hoxha ka bërë  çka ka bërë: ka vrarë, ka nxjerrë nga puna, ka internuar, ka qenë antikombëtar e tjera.

Nëse bëjmë paralelizma të kohës së sotme me atë kohë, dikujt i duket anakronike dhe sikur nuk mundemi të tërheqim paralelizma mes këtyre dy kohërave dhe sistemeve. Mirëpo, nëse marrim parasysh  dhe nëse analizojmë pak më thellë, mua po më dalin si të njëta me pak ndryshime, vetëm në emër dhe në formë.

1.         Atëherë kemi pasur njerëz ta eliminuar, të pushkatuar apo të dënuar me vdekje ose deri në vdekje. Edhe sot kemi të njëjtën. Kemi të dënuar politikisht, me akuza të rreme, pa kryer ndonjë vepër kundër shtetit a interesit kombëtar.

2.         Ka pasur njerëz të larguar nga puna, ka edhe sot. Posa ndërron pushteti sipas partive politike, largohen nga puna ata që janë në punë të partisë humbëse dhe vijnë në punë të partisë fituese.

3.         Aso kohe njerëzit e besueshëm të partisë jan ngritur në pushtet, ashtu është edhe sot. Të padëgjueshmit  flaken nga instancat e larta partiake dhe nuk ju shkon fjala më.

4.         Krejt çka është punuar atë kohë, u është dukur se ka qenë mënyra më e mirë dhe më e fortë kombëtare, duke e lavdëruar veten, ashtu është edhe sot. Thuhet se do të luftohet korrupsioni, dp të ketë sundim të ligjit e çka tjetër, por ato vetëm sa zhvillohen më shumë!

5.         Familjarizimi është sot në shkallë shumë më të shprehur se sa në të kaluarën. Pra është edhe më keq.

6.         Në komunizëm a socializëm, thuaje si të duash, në raste të deformimeve, dikush ka dhënë edhe përgjegjësi – sot askush! Sot ka ardhur në shprehje ajo trhënia: Dëgjom çfarë flas (edhe kur nuk thotë asgjë, apo kur gënjen), mos më shiko se ç’bëjë!

7.         Sot të lavdërohet hajni e krimineli deri sa edhe të kërcënon pse ka mbështetjen nga lart, aso kohe nuk ka qenë kështu.

Nejse, ndoshta ka edhe tjera, por këto m’u kujtuan.

Ne kemi menduar në demokraci të vërtetë, në sistem ku secili jep përgjegjësi përpara ligjit, ku korrupsionit do t’i humbte edhe emri, ku do të çmohej vlera e jo antivlera, profesionalizmi e jo antiprofesionalizmi, ku do të lulëzonte jeta, çka ka qenë e mundshme, jo t’i përzë nga shteti bënorët e vetë.

Nuk po shoh se kemi ndryshuar ne mentalitet – sërish jemi të ndarë në të pasur e në të varfër, në rrenca dhe jorrenca, në hajna dhe johajna, në të ngritur intelektualisht e që s’kanë asgjë në dorë dhe në të paditur e gjithçka që kanë në duar –  edhe shtetin deri sa ta rrëzojnë përtokë.

Prandaj, ishte më mirë kur ishte më keq, siç thoshte miku im dhe juaji, z. Ragip Kçiku.

Prandaj, protestoj  tek ata që sot janë në pushtet dhe shajnë Enver Hoxhën, kur vetë bëjnë njësoj ose më keq, në një kohë krejt tjetër, sepse nuk ju zë besë deri sa vrasin e dënojnë politikaj e veprimtarë, deri sa  nxjerrin nga puna punëtorë, deri sa  largojnë nga shteti pse nuk ua krijojnë kushtet për të jetuar!

Ndryshimi i në të mirë, duket tek disa nga mjetet informative, tek ato që janë të pavarura, por varet sa guxojnë gazetarët, sepse, siç dihet, edhe prej tyre ka pasur të vrarë, pse e kanë thënë të vërtetën.

Do të doja  të jem unë gabim, e, të ishte mirë si duhet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora