E marte, 23.04.2024, 03:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Në rrugën e lavdisë

E shtune, 01.08.2015, 06:01 PM


NË RRUGËN E LAVDISË!...

Tregim nga jeta

Nga Dibran Demaku

Mbrëmje vere. Në odë  rrinin babë e birë. Nën dritën e zbehtë të llambës me vajguri, ata mezi e dallonin fytyrën e njëri tjetrit. U kishin dhënë udhë mendimeve të tyre dher asnjëri nuk e dinte se çfarë po bluante në kokën e tij ai tjetri. Ashtu në heshtje i shikonin trarët e odës, që në atë mbrëmje dukeshin të ulët, tepër të ulët. Ndjenja se atë mbrëmje trarët e odës ishin tepër të ulët si dhe heshtja e gjatë e të birit sikur po e rëndonin plakun. Diçka po ndodhte në jetën e të birit, diçka madhe!-„Mbase ka rënë në dashuri me ndonjë vajzë!“-i kishte vetëtitur në mendje plakut dhe një buzëqeshje ia kishte përshkuar fytyrën. Kishte kthyer shikimin nga i biri i cili në atë moment , pa thënë asnjë fjalë, sikur kishte fluturuar nga oda. Plaku e kishte dëgjuar vetëm zhurmën e derës së odës që ishte hapur e mbyllur. -„Ka rënë në dashuri, s`ka tjetër!“-e kishte bindur vetën plaku. -„Vetëm dashuria e bënë të riun të heshtur!-kishte murmuritur vetë më vete plaku. Dhe në ato momente krejt papritmas i ishte kujtuar koha kur kishte qenë i ri. Në sytë e mendjes i kishte vetëtitur ajo , bukuroshja e rinisë së tij, të cilës vetëm një herë ia kishte prekur me dorë bishtalecat dhe ajo e frikësuar kishte ikur. Pas asaj prekjeje të bishtalecave të bukuroshes në zemër i ishte shfaqur një ndjenjë e ëmbël, që dikur më vonë e kishte kuptuar se ajo ndjenjë quhej:Dashuri!Dhe atë ndjenjë, që ndryshe quhej Dashuri, ai e kishte mbajtur të ndryrë thellë në zemër, pa ia rrëfyer kurrë askujt!Kurrë, në jetën e tij nuk kishte arritur të mësonte,  në ishte shfaqur në  zemrën e bukuroshes me bishtaleca të gjatë një ndjenjë e tillë e ëmbël, që ndryshe quhet Dashuri!Vetëm, sa herë e kishte takuar pastaj në jetë, ajo bukuroshja me bishtaleca të gjatë i kishte buzëqeshur, si atë ditë kur ai ia kishte prekur bashtalecat!. . .

I biri ishte kthyer në odë, ndërkaq ai i harruar pas bukuroshes me bishtaleca të rinisë së tij, as që e kishte vërejtur kthimin e tij. Dhe mbase ai do të notonte edhe gjatë në ëndërrimin e tij, sikur i biri mos të ia ndërprente ato mendime.

-Babë a mund të bisedojmë si burrat!-e kishte dëgjuar zërin e të birit. E kishte kthyer shikimin nga ai, si i zënë në faj, duke menduar se i biri në atë moment e kishte zbuluar ëndërrimin e tij. Në atë moment i ishte shfaqur ndjenja e turpit parat ë birit dhe një qehre e zbehtë ia kishte mbuluar fytyrën.

-Fol bir se po të dëgjoj!- ia kishte kthyer plaku dhe në mendje i kishte vetëtitur  tek ai mendimi i mëparshëm se i biri do të fliste e tregonte për ndonjë vajzë në të vilën ai do të ketë rënë në dashuri.

-Çfarë do të bëhet me ne babë?!-kishte dëgjuar zërin e të birit i cili ishte krejt ndryshe nga herat e tjera.

-„Hë!-kishte nxjerrë plaku një zë  të pakët nga gryka që e kishin dëgjuar vetëm veshët e tij. “_E thënë dhe e bërë!“ e kishte bindur vetën. -„Ky ka rënë nëdashuri kokëe këmbë!“ e kishte bindur vetën plaku.

-Babë, të pyeta diçka!-kishte vazhduar i biri.

-Cila është ajo vajzë?!-ia kishte kthyer plaku.

-Çfarë po thua babë?!. . .

-Hajt, hajt trego, se nuk është marre dhe as turp të flasësh me babën! Tregoji babës: a është e bukur e zgjedhura jote?!

-Unë të thash të flasim si burrat, baba!

-Edhe për dashurinë flasin burrat o im bir!

-Por, këtë herë do të flasim për gjëra tjera, baba!

-Jepi, bir. Po të dëgjoj!

-Si do të bëhet me ne baba?!

-Fol më qartë se nuk po të kuptoj, bir!

-Pushteti serb po na e zë frymën, babë!

-Hajt, se ka kush merret me këto punë, bir!

-Ai, pra pushteti serb po na fyen e po na poshtëron, babë!

-Të thash, ku kush i pleqëron këto punë, bir! Ti je i ri dhe duhet të merresh me mësime!

-Të thash se ky pushtet po na poshtëron, babë! Policët serbë po na maltretojnë e po na rrahin  sa herë po duan, babë!

-Hajt bir,  se zullumi këputet për së trashi thotë populli!

-Ata ,  policët serbë, po na i poshtërojnë edhe gratë e motrat tona, në sytë tanë, babë. Po i prekin e po i kontrollojnë ku të duan dhe si të duan dhe pastaj po na shikojnë ne e po zgërdhihen, babë!

-Hajt se ua then zoti qafën një ditë o im bir!

-Unë dhe shokët e mij e kemi ndarë mendjen, babë!

-Për çka?!

-Do t`i kundërvihemi, këtij pushteti, babë!

-Do të na merrni në qafë o im bir?!

-Ti vetë ke thënë se duart janë për të mbrojtur kokën, babë!Edhe nderin, babë!

-I fortë dhe i keq është ky pushtet i Serbisë o im bir!Vështirë të ia dalim me të!

-Nëse është i fortë, ta dobësojmë, babë!Dhe kur ta dobësojmë, edhe do ta mundim, babë!

-Hajr e bëftë zoti o im bir!. . .

…atë pasdite treni po vonohej. Edhe vonesat e trenave, pushteti serb,  i bënte me qëllim!Megjithate, pas disa orësh vonese, treni kishte arritur në stacion. Udhëtarët dhe shkollarët e shumtë të qytezës kishin hypur në tren. Ishin aq shumë udhëtarë saqë trupat e tyre putheshin me njëri tjetrin! Asnjëri nga ata nuk mund dhe as nuk kishte nga të lëvizte. Në një moment ishte krijuar një rrëmujë. Dy polic serbë, të engledisur dhe të kapardisur, kishin filluar t`i shtynin udhëtarët në mënyrë të egër dhe të pa mëshirëshme. Aty ku nuk bënte punë shtyerja, bënte punë kërbaçi i tyre, që ata e përdornin me gjithë qejf. Udhëtarët, të frikësuar nga policët shtyheshin dhe ndonjëri nga ta binte në tokë. Ai që binte në tokë, ngrihej pasi të kishte hëngër disa kërbaç gjithandej trupit. Dy policët e armatusor rëndë kishin filluar ta kontrollonin gjithandej nëpër trup një vajzë! Asaj të shkretës, nga frika dhe nga turpi, policët e preknin gjithandej nëpër trup, i kishte ikur gjaku nga fytyra. Udhëtarët e tjerë shikonin me frikë veprimet e policëve serbë!Ata edhe mëtej e preknin dhe shtrëngonin gjithandej nëpër trup vajzën e shashtisur! Dhe zgërdhiheshin!Herë pas here i shikonin udhëtarët me një shikim triumfues!Dhe vazhdonin të qeshnin e të zgërdhiheshin!. . .

Se nga kishte mbirë një i ri me trup prej atleti, nuk e kshin vërejtur as dy policët e armatosur. Njërit nga dy policët i kishte fluturuar kapela disa metra larg dhe trupi i tij ishte shtrir sa gjërë gjatë, nga një e rënë e të riut! Tjetri kishte tentuar të kthente armën drejt tij, por duartë e çelnikta të të riut ia kishin rrëmbyer atë!Polici i bërë dyll i verdhë nga frika kishte filluar t`i lutej e t`i përgjërohej të riut, që mos ta qëllonte!Tjetri i shtrirë në dysheme të vagomit të trenit, nga e rëna e fortë, ende nuk po e mirrte vetën!

-Të lutem, mos më vrit!-i përbetohej polici të riut. -Kam familje, kam grua e fëmijë!-kishte vazhduar ai të lutej në gjuhën e tij.

-Po, ne, nuk kemi familje?!-ia kishte kthyer i riu duke e therrur në gjoks me majën e armës. -Po kjo, vajza që ju e poshtëruat në sy të gjithë këtyre udhëtarëve, nuk ka familje?!

-Të lutem mos na vrit!-i ishte drejtuar të riut edhe polici tjetër që mundohej të ngritej, por që binte  në dysheme, dhe tentonte të ngritej sërish duke e gërrithur me thonj dyshemen.

I riu kishte mbetur i dyzuar:T´i vriste apo t`i falte dy policët serbë, që në atë moment para tij paraqiteshin aq të mjerë?!Në atë moment i ishin kujtuar fjalët e babës së tij:-“I fortë dhe i keq është ky pushtet i Serbisë o im bir!Vështirë të ia dalim me të!-„ Nëse është i fortë ta dobësojmë babë! Dhe kur t`a dobësojmë edhe do ta mundim, babë! -„Hajr e bëftë zoti o im birë!“…

-„I dobët dhe i lig është pushteti i Serbisë babë!- kishte thënë vetë më vete i riu. -„Ai, pra pushteti serbë duket i fortë vetëm nën shkëlqimin e armëve babë!-kishte dialoguar ne vetë vete i riu me babanë e tij.

Ndërkohë treni ishte ndalur në stacion. Udhëtarët që do të zbrisnin në atë stacion nxitonin e shtyheshin që të dilnin nga treni!Nuk dëshironin të ishin dëshmitarë të asaj që do të ndodhte në mes të policëve serbë dhe të riut. Ata që kishin zbritur nga treni, shikimet i mbanin nga treni që pas pak minutash do të nisej. Edhe u dhimbësej i riu  që ishte konfrontuar me policët serbë, edhe ndiheshin krenar me të!. . . Nxitonin që të largoheshin sa më shpejt nga stacioni i trenit, ndërkaq veshët i mbanin të hapur që të dëgjonin krismat!. . . Por ato nuk ishin dëgjuar! I riu ua kishte kthyer policëve serbë armët e tyre dhe kishte dalur nga treni. Me hapa të ngadaltë, thuajse nuk kishte ndodhur asgjë,  ishte nisur drejtë shtëpisë së tij…

Nga ajo pasdite vere, ai, pra i riu ishte nisur në rrugën e lavdisë!Në luftën çlirimtare kundër Serbisë ishte luftëtari i parë i saj. Ai me njësitin e vetë luftarak isht bërë tmerr për pushtuesin serbë!Dhe një ditë, vetëm pak ditë para agimit të lirisë , ai kishte rënë për liri!. . . Kishte rënë siç bijnë të mëdhenjtë!. . . Kishte rënë bashkë me shokun e mikun e idealeve për liri!…Kishte rënë për të mos vdekur kurrë!. . . Ai së bashku me shokun e mikun e idealeve(Sabit Halilaj) sot bëjnë dritë në permendore!. . .

(Emri i tij është :Rasim. Mbiemri: Kiçina. Është Hero i kombit dhe i tillë do të jetë për jetë të jetëve).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora