E premte, 29.03.2024, 10:56 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: A është Mazgiti boshnjak?

E premte, 31.07.2015, 07:59 PM


Shqiptaret e Virpazarit, ne momentin e ikjes.

A është Mazgiti boshnjak?

Nga Fahri Xharra

Lulet e bukura lulëzojnë edhe në kohë tmerri !I shkulin, i shkelin dhe ato përsëri ngrejnë koken dhe dëshmojnë se kanë detyrim hyjnorë ta zbukurojnë boten! ( nga Xhelil Arifi)

Më duhet që të jem syhapur, dhe kjo i detyruar nga symbyllja, naivititeti, shpirtngushtësia, mos informimi i drejt i një numri të madh të shqiparëvenga të gjitha tokat shqiptare. Qaheshim se nuk e kemi shtetin tonë, sepse ishim ndër komandon jugosllave. Po tani që kemi shtetin ? E kemi edhe Shqipërinë ; që të dy shtetet të pavarura, sovrane etj, etj. Por çka me to, kur nuk janë në gjendje ti dalin zot vendit të vet, popullit të vet, por na e rrisin trushpërlarjen sa edhe vet në fund të fundit nuk e dine se ku janë.

Hallku ( turqit, serbët, grekët, malazezët ) po punojnë, e ne  e masim vetëm vullnetin politik të vendit tonë. Sikur ta dinin ata që i udhëheqin këto dy shtete se sa qesharak janë karshi botës, do të ulnin së paku kokën në shenjë keqardhjeje ndaj popullit të tyre ; Medet, sa të varfër mendërisht që jemi, se pasuri  materiale  kemi mjaft ( duhej të thoshin botërisht ).

Kësaj rradhe do të flasim për “hallkun “ e huaj  që po ecë shumë përpara me shtrembërimet historike, manipulimet  gjeografike, e me një qëllim “ të pastër “ kombëtar sipas tyre, ;  popullarizimin e kombit të pa qenë kurrë  ; popullit boshnjak ! (“ Boshnjakët: e Kosovës, të Serbisë dhe te Malit të Zi), Të mjerët nuk po dijnë që po iu bëjnë sherbime të medha sllavëve, në dëm të shqiptarëve.

A  ka historian shqiptar që e pranon që  nga Nikshiqi (Mali  i Zi ) në vitin 1878 u përzunë  boshnjakët ?

Po ku kishte në atë shtetas boshnjak ? ata ishin shqiptarët musliman që pa fije dhimbjeje u larguan nga tokat e tyre. ( feja muslimane nuk i shpetoi nga asimilimi sllav?, por i bëri sllavë musliman, sot t`ashtuquajtur boshnjak. Shqiptarëvet ortodoks të Nikshiqit nuk iu hëngri palla për kombin dhe u shndërruan në malazias ( një kombi  pa qenë kurrë).

Ja se çka shkruan një historian “ boshnjak “ i cili përkundër mbiemrit Shkreli   e ka me andje të quhet

Redžep Škrijelj “ Dëbimi dhe egzodi i Boshnjakëve  (Lexo i shqiptarëve muslimanfxh ) të Nikshiqit, shpërndarja e tyre nëpër  perandorinë e cunguar Osmane, pas Kongresit të Berlinit (1878 ). Tema është bërë në mënyrë shkencore në bazë të dokumenteve në dispozicion nga burimet osmane dhe të tjera ballkanike”.  Punimi shkencor që po e lexoni thot Rexhepi   ( i cili me qëllim ka harruar se është Shkrel ), është studim empirik i dokumentave osman dhe burime tjera ballkanike, por edhe nga dëshmitë gojore të vendasve. Boshnjakët e Nikshiqit apo “Turqit e Nikshiqit” se s ii quanin malazezët, pas një lufteje dy mujore dhe dorëzimit të Nikshiqit, Malit të Zi (1878 ) me familjet e tyre u nisë në një rrugë të gjatë refugjatësh i cili i shpërndau në të gjitha anët Një cak, plot mundime dhe vuajtje ishte drejtimi i Kosovës, në Mazgit, nëvendin e “mrekullueshëm e të shenjtë osman”, në rrafshin e Kosovës; në një vend që i ngjante shumë vendilndjes se tyre-Nikshiqit, në Mazgit i cili u bë një nga shumë oazat boshnjake.(????fxh)” Përshtatja në kërreth tëri paska qenë e vështirë thot Rexhepi i Shkrelëve. ( shkëputur nga !   Bošnja?ki Mazgit Autor: Redžep Škrijelj )

Sa turp për shtrembërimet, por edhe turpi i ynë më i madh është se ne e mbrojmë si të tillë. Sulltan Muarti i kishte  e kishte lënë jetën këtu nga tradhtia e të e të birit ( Punë e madhe !)

E keqja është se ne ia ruejmë ….çka ruejmë ? ai eshtrat i ka në Turqi .

Edhe pse Mazgiti është në rrafshlartë të tharë, ai numrohet në fshatrat më të bukur të Kosoves- na shkruan Rexhep Shkrel  ( pa i  ne fund fxh) dhe e vazhdon përshkrimin e tij duke mos e harruar Tyrben e Sulltanit . Duke iu falëmnderuar ujjërave të bollshëm muhaxheret “ boshnjak “ e lulëzuan këtë  vend.

Ky palaço historian e mohon çdo gjë shqiptare të ardhacakëve shqiptarë nga Nikshiqi : “ Me?u mnogobrojnim toponimima u selu je i uzvišenje Piperski Brijeg, kome su muhadžiri iz Nikši?a i Kolašina nadjenuli ime po nekom Piperu Seferu (12). Muhadžiri su svoje ku?e podizali na potezu Jalije (tur. obala)”

Toponimet me emra të ardhackëve e tradhëtojnë qëllimin e tij : Piperët e Kolashinit dhe Nikshiqit. Por ta dini që para vendosjes në Mazgit të ikurit shqipta nga vendlindja e tye Nikshiqi kishin kaluar andej nga Podgorica, Lezha, Shkodra Gjakova, Peja, Rozhaja duke kërkuar strehim të ri në Perandorinë turke ( 1878 ) E shifni që Turqia kishte rol të dyfisht në asimilimin e popullit shqiptar .Turqit na asimilonin në boshnjak musliman.

Mazgit u ngrit në Çifligun e Arifagas Prishtinalisë, nga i cili u ble toka nga turqit për vendosjen e të besueshmëve të  tyre ; shqiptarëve musliman . E dini edhe një gjë, Rexhepi flet në shkrimin e tij mu si hoxhët e sotëm shqiptar;” Falemnderimet për “bërjen e boshnjakëve me tokë” i shkojnë sultanit Abdyl Hamiti  II ( 1876- 1909 ), sipas të cilit ky vendbanim u muslimanëve boshnjak është i njohur si Mazgiti.

Një vërejtje për politikanët e atyre anëve, e njofin këtë histori ata ? apo edhe ata e falemnderojnë  Sulltan Hamitin për të sotmen me mohime kombëtare?

Kohë pas kohe do të bëj të mundur që të  “kënaqeni “ me historinë tonë të zhberjes të cilës në mënyrë indirekte po i ndihmojmë


Ikja  nga një asimilim në tjetrin



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora