E premte, 19.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Loja djallëzore e Isa Mustafës

E premte, 31.07.2015, 06:35 AM


Loja djallëzore e Isa Mustafës me djalin e presidentit Rugova !

Shkruan: Florim Zeqa

Sikurse çdo profesion tjetër, edhe gënjeshtra dhe mashtrimi janë profesione të llojit të vet. Padyshim i pari i këtij lloji na doli të jetë njëri nga dy kryeministrat aktual të vendit, zoti Isa Mustafa !

Në memorien e të gjithëve akoma janë të freskëta premtimet elektorale të Isa Mustafës; zvoglimi i kabinetit qeveritar, kthimi i flamurit dardan dhe hymnit "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë" në simbole të shtetit, krijimi i FARK-ut, luftimi i kapësve të shtetit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe deri të premtimet e zhvillimit ekonomik të vendit (krijimin e 120 mijë vendeve të punës).

Jo që s'ka asgjë nga premtimet elektorale, po ndodhë e kundërta e asaj çfarë ka premtuar Mustafa. Në vend të zvoglimit të numrit të ministrive, ndodhi rritja dhe stërngarkimi i tyre me numër enorm të zavëndës ministrave dhe këshilltarëve, vozitësve dhe parrukierëve, "budigardave" dhe sekretareshave elegante.

Vonesat në emërimin e zv. ministrave dhe këshilltarëve të lartë janë bërë për qëllime personale te krerëve të koalicionit qeverisës (Thaçi-Mustafa), për të fituar kohë dhe hapësirë politike mbrenda subjekteve të tyre.

Mënyra e ndarjes së posteve mes dy subjekteve më të mëdha në koalicion është reflektim i mosbesimit që kanë ndaj njëra-tjetrës. Po ashtu edhe ndarja e "tortës" qeveritare me minoritetet e dëshmonë varësinë e madhe që kanë ndaj Listës serbska dhe diskriminimin ndaj pakicave tjera etnike.

Emërimet e fundit të zv. ministrave prodhuan edhe një "sihariq" të paparashikuar për opinionin vendor, atë të emërimit të djalit të madhë të ish presidentit historik Ibrahim Rugova, Mendimit në postin e zv. ministrit të Planifikimit Hapsinor, zavendës të një ministri të dështuar (Ferid Agani), të një ministrie poashtu të parëndësishme dhe të pavlerë, kur hapsirën ajërore të vendit tonë e kontrollon një shtet tjetër (Hungaria) e jo qeveria e Kosovës !.

Nuk është që Mendimi nuk e meriton një post të zv. ministrit,...une do të thoja meriton akoma më shumë se kaq, por jo në këtë përbërje dhe në këto rrëthana politike.

Kjo çfarë po ndodhë është një lojë djallëzore e kryeministrit Isa Mustafa me djalin e presidentit Rugova.

Pas komprometimit politik që i bëri LDK-së me  lidhjen e kurorës qeverisëse me PDK-në, si duket Isa Mustafa ka vendosur të kompremetoj edhe familjen Rugova.

Në asnjë rrëthanë politike, përfshirja e djalit të presidentit Rugova në qeverisjen aktuale nuk i bënë nderë familjes Rugova dhe vet Mendimit si djalë i një babai të përgjegjshëm, siq ishte Ibrahim Rugova simbol i lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Nuk e di a e ka të qartë zoti Mendim I. Rugova, se me vet prezencën e tij në qeverinë më megalomane në Europë, në qeverinë më të korruptuar dhe më të shantazhuar në rajon,...me (pa) dashjen e tij është bërë pjesë e kapjes së shtetit, pjesë e grupeve të interesit, këtyre kusarëve politik që përgjatë shtatë viteve të fundit rropën e ç'rropën gjithë çka gjetën para vetës,... përveq se u shëndrruan në multimilioner, shkelën mbi çdo parim human dhe kombëtar, duke lënë në varfëri dhe të pashpresë një popullatë të tërë.

Ashtu sikurse ish shefi i tij i dikurshëm i Isa Mustafës (Bujar Bukoshi) që e përdori Ukë Rugovën para dhe pas zgjedhjeve të 2010-së, ngjajshëm po vepron edhe Isa Mustafa me përfshirjen e Mendimit në qeveri, duke e përdorur si "mburojë" pas veprimeve antidemokratike në kuvendin e VIII-të zgjedhor,...i cili për të kënaq egon e tij karrieriste, la prapa dyerëve të kuvendit delegatët e dy degëve më të fuqishme të LDK-së nga Diaspora (Zvicër dhe Gjermani).

Si u bë që të dy bashk (Bukoshi e Mustafa) nga kundërshtar ideor dhe politik të presidentit Rugova, (pas vdekjes së tij) të bëhen miq me djemt e tij !,...kur në Kosovën e pasluftës dhe për të gjallë të presidentit nuk ishin madje as pjesë formale e LDK-së !

Si u bë tani, siq thotë populli të na bëhen "më papë se papa". Në këtë rast logjika e gjykimit është shumë e thjeshtë; janë "misionar" dhe emisar politik të shërbimeve sekrete vendore dhe ndërkombëtare për shkatërrimin e LDK-së rugoviane..

Pas denigrimit moral që Isa Mustafa i bëri LDK-së, deri në përmasat e shkatrrimit me lidhjen e kurorës me kapësit e shtetit, kam pritur një përgjigje tjetër nga familja Rugova ndaj mashtruesit dhe shkatërruesit të LDK-së.

Kam pritur përgjigjën e merituar që i dha familja e Adem Jasharit me mbyllje të derës për Hashim Thaçin,...t'i ipni edhe ju në të njëjtën masë ndëshkimi për lojën djallëzore të Isa Mustafës me koalicionin paszgjedhor VLAN, ku LDK-në nga një parti të besës dhe shpresës shqiptare e shëndrroi në të kundërtën e saj-në tradhëtare.

Emërimi i Mendimit në postin e zv. ministrit nga ana e Isa Mustafës është bërë për llogaritë e tija personale për të përmirësuar imazhin e tij (të fundosur) e jo për të nderuar familjen Rugova.

Isa Mustafa e ka të kotë,...jo me Mendimin por edhe sikur ta "nxjerrë" nga varri presidentin Rugova, prapë nuk do t'ia arrijë t'i shpëtoj fundosjes në humnerën e mbeturinave politike dhe as ta kthejë besimin e humbur tek elektorati rugovian.

I nderuari Mendim Rugova, tërheqja e juaj nga posti i zv. minisrtit do t'u nderonte ju dhe familjen tuaj, do të ndihmonte në mbajtjën gjallë të frymës rugoviane në LDK, do të reflektonte shpresë në elektorat për një të nesërme më të mirë të subjektit simbol të shqiptarëve të Kosovës. Në të kundërtën, ju përveq pagës mujore që do merrni nga buxheti i shtetit do të ndihmoni ambiciet personale të diktatorit Mustafa dhe sejmenëve të tij e jo më shumë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora