E premte, 29.03.2024, 05:04 AM (GMT)

Mendime

Kabil Bushati: Dritëhijet e luftës së Koplikut

E enjte, 30.07.2015, 06:34 PM


DRITËHIJET E LUFTES SË KOPLIKUT

Nga Kabil Bushati

Shkak për shpërthimin e intervencionit  ushtarak nga ana jugosllavëvet kunder krahinës së Shkodrës shërbeu një incident kufitar burim i të cilit ishte edhe poltika sërbomadhe e genocidit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët detyroheshin të iknin nga tokat e tyre të aneksuara me 1913,duke braktisur çdo gjë,edhe vatrat e tyre familjare dhe të hidheshin në  për të shpetuar nga përsekutimi çnjerëzor i sunduesve jugosllavë. Më 26 korrik 1920 shpertheu intervencioni luftarak që ne histori ka marrë emrin Lufta e Koplikut.

Në Shkodër egzistonte kjo panoramë poltike e krijuar nga Fuqite e Medha . Sado që francezët me prapamendim nuk e deklaruan kohën e zbrazjes së Shkodrës, kjo u konstatua me tërheqjen e fuqisë së vogël me qëndrim në Obot. Komiteti i Shkodrës, i ndodhur para kësaj gjëndjeje, dërgoi njerëz në Tiranë për t’u marrë vesh me qeverinë, që të merrte masat e nevojëshme për një rast të tillë, për të evituar hyrjen e malazezëve në Shkodër. Komiteti, kur pa tërheqjen e francezëve prej Obotit, fshehurazi, dërgoi Hamit Gjylbegun për të thirrë qeverinë e Tiranës për të marrë Shkodrën në dorëzim. Niset Zogu në mars 1920, me Hoxhë Kadrinë, ministër i Drejtësisë, prej Tirane dhe vijnë në Bushat, ku priten nga anëtarët e Komitetit e së bashku vijnë në Bahçallëk. Francezët nuk deshën ta dorëzonin Shkodrën te shqiptarët, por Zogu me shokë, pasi i lanë fuqitë e armatosura në Bahçallëk, hynë në Shkodër, duke bërë një fakt të kryer. Shkodranët, të armatosur, janë gdhirë ndërkohë në pozitat kyçe, duke bërë roje për të evituar ndonjë sulm të papritur të malazezëve. Francezët, më në fund, ikën dhe Shkodra u muar në dorëzim. U formua administrata (qeveria lokale) me dy prefekta, Sulçe Bushatin dhe Shuk Serreqin, me këshilltar Bajram Fejzinë dhe me një këshill administrativ prej 6 vetësh.Kronollogjia e kësaj lufte fillon atëhere kur Paria e Shkodrës me 11 mars (1920) dëboi  gjeneralin francez (Bardi de Fortu ),për tratativat e tij të dyshimta me serbo-malazezët dhe  merr në duar fatet e qytetit të Shkodrës ,me kryetar Bashkie zotni Musa Juken, si dhe merr  bekimin e Qeverisë së Tiranës të kryesuar nga z.Sulejman Delvina (të dalur nga Kongresi i Lushnjës). Ushtria Sërbo-Kroato-Malazeze (nga mali i Taraboshit)  do të  sulmonte  qytetin e Shkodrës , i cili kishte organizuar  rezistencën.

Ja parathënia e fillimit të luftës.Revolta e parë e shqiptarëve të Hotit dhe të Grudës kundër dhunës së pushtuesve jugosllavë ndodhi më 26 korrik 1920. Filloi si një incident kufitar ndërmjet forcave malazeze dhe shqiptarëve.Prefektura e Shkodrës ndërmori një operacion spastrimi në Kastrat. Mirpo në indicia të ketij rasti emigrantët nga Hoti e Gruda së bashku me forcat e xhandarmerisë shqiptare,nën komandën e Zef Serreqit,duke ndjekur bandat,kapercyen kufirin  e sulmuan rojet kufitare jugosllave . “Në këtë luftë jam ndodhur në Shkodër. Kjo luftë u provokua nga Zef Serreqi, oficer i xhandërmarisë në Shkodër dhe nip i imzot Jak Serreqit, arqipeshkvit të Shkodrës. Zef Serreqi, për të zaptuar Hotin, Grudën dhe Tuzin sulmoi me xhandarët e tij,fuqitë jugosllave. Në këtë përpjekje u vra një aspirant shqiptar…” shkruan Sejf Vllamasi. Shkaktarë dhe provokatorë të kësaj revolte u bënë vetë rojat kufitare jugosllave në pikën e kalimit të fshatit Kastrat, të cilët veçuan nga rreshti i refugjatëve shqiptarë 80 burra dhe, pa asnjë shkak, i vranë në sy të prindërve, grave e fëmijëve të tyre. Të revoltuar nga ky akt barbar, qindra hotjanë, grudas e kastratas dhe dy kompanitë e xhandar-mërisë kufitare shqiptare do t’u vërsuleshin vrasësve jugosllavë dhe do t’i ndiqnin deri në afërsitë e qytetit të Tuzit. Në përgjigje të këtij aksioni të guximshëm të shqiptarëve, shtat-madhoria e ushtrisë mbretërore jugosllave përgatiti tri batalione me ushtarë dhe tri kompani mercenarësh esadistë të komanduar nga kapot esaditë. Pasi thyen qëndresën e dëshpëruar të dy kompanive dhe luftëtarëve të mbetur pa mbështetje e municion, pushtuesit jugosllavë dhe bashkëpunëtorët e tyre esadistë arritën në fshatin Vrakë, 8 km larg portave të qytetit të Shkodrës. Në qytet u dha alarmi. Siç pohohet nga dëshmitarët, pazari i Shkodrës u mbyll, çirakët, shegertët e qindra burra të tjerë iu drejtuan depove të armëve. Duke i zgjedhur vetë komandantët e tyre, vullnetarët qytetarë e fshatarë vrapuan në fushën e Shtojit, ku ishin rreshtuar për luftë 500 vullnetarë nga Postriba, një mijë luftëtarë nga Hoti e Gruda, Plava e Gucia, Kosova e Rrafshi i Dukagjinit etj.Ky ishte preludi i Luftës së Koplikut.

Lufta e Koplikut  zyrtarisht  do te fillonte  me 27 korrik 1920 dhe do të përfundonte me 14 shkurt 1921. Kjo lufte do kishte “bekimin” e Qeverise shqiptare te dalur nga Kongresi historik i Lushnjës ,gjë që e benë këtë luftë mbrojtëse të parën  të organizuar nga një Qeveri Kombëtare pas  441 viteve ,luftë e qëndrese  popullore.Në ditet e para të muajit gusht ,pranë  shtabit  të mbrojtjes të vendosur në Çesme të Koplikut ,do të vinte me pajton për inspektim Ministri i Brëndshem  Ahmet Zogu dhe patrioti i klasit parë Bajram Curri. Për Shkodrën nuk u caktua ndonjë prefekt.Zyrën e tij e mbajti Ministri i Punëve te Mbrendshme,Ahmet Zogu,me emrim Guvernatori i Shkodrës. U caktuan dy nënprefektë,Sylço Bushati dhe Shuk Serreqi. Ndërsa si këshilltar ë lartë i Prefkturës u caktua Bajram Fevziu. Zogu në këtë rast veproi me shume maturi duke ruajtur barazinë dhe harmoninë në mes dy besimeve fetare.

Më 27 korrik,rreth tre batalione të ushtrisë jugosllave të ndjekur edhe nga mercenarët shqiptarë iu drejtuan Kastratit.Pas luftimesh të ashpra në kufi,ata mundën ta pushtojnë Kastratin,të ndihmuar edhe nga formacionet  sërbe  dhe të artilerisë të vendosur prej kohësh në Tarabosh.Këto luftime mbrenda tre katër orësh,kanë lënë ndërkaq sinjalet e kushtrimit në Shkodër e rrethina.Qytetin e ka pushtuar gjallërinë e zakonshme dhe qindra vullnetarë u janë drejtuar me shpejtësi postave të xhandarmërisë,duke u armatosur.”Vullnetarët shqiptarë nga Shkodra e rrethinat ngarendin drejt fushës së Shtojit të gatshëm për t’u nisur sa më shpejt në front si dalëzotsa të Shqipërisë.4)   Nga Malesia e Madhe  gjejme ne menyre te perhershme emrat simbol te trojeve tona  te  Smajl Martinit  e Baca Kurtit e Grudës , Çun Mulës , Ded Gjon Lulit , Nikoll Mirash Hasanit  e Marash Ucit  te Hotit,   Sokol Mustaf Bajraktarit ,Meto Demes ,Abdyl Kurtit  , Mem Shabanit , Istref Alise e Haxhi Metes te Koplikut , Mirash  Muses e Ded Hysit te Trieshit , Fasli Gruemires ,Tafil Bishos  e Ali Tahirit te Grizhes ,  Hajdar  Hukes se Rrjollit , Mark  Loshit te Recit ,Ujk Giles-Kelmend , Dod Preçit  ,Zenel Shabanit  e Gjel Vuksanit – Kastrat ,Marash Dashit e Tom Nikes-Shkrel ,Tak Elezit Lohe (e Poshtme ), Bec Tahirit (Bajraktar ) Buz-Ujit.

Kështu, më 1 gusht 1920, 2200 luftëtarë shqiptarë, të ndarë në tri kolona, nën komandën e kapitenëve Hamit Gjylbegu e Taip Shkodra, si dhe të prijësit popullor gjashtëdhjetëvjeçar Hasan Ferri nga Plava e Malit të Zi, u nisën në drejtim të Koplikut të Poshtëm, Çezmës dhe Koplikut të Sipërm. Banda muzikore e qytetit të Shkodrës e drejtuar nga mjeshtëri Frano Ndoja ishte ajo që në vitin 1920 i priu vullnetarëve që shkuan në luftën e Koplikut Lufta, që do të merrte emrin e Koplikut, tashmë kishte filluar. Pas një beteje të përgjakshme, forcat shqiptare i sprapsën trupat jugosllave dhe esadiste në vijën e frontit nga Përroi i Thatë deri në Koplikun e Siperm.

21 gushti i vitit 1920 kur forcat jugosllave,herët në agim nisën sulmet me artileri,kundrejt kufijve shqiptarë.Brenda disa orëve serbët dhe malazezët kaluan Qafën e Podgoricës dhe përmes marshimit të shpejtë në brinjët e malit të Veleçikut,mundën të dalin në malësitë e Shkrelit.Situata sa vjen dhe vështirësohet prandaj Ahmet Zogu i cili ndiqte nga afër çdo tentativ të jugosllavëve,dërgoi në Shkrel,një prej oficerëve më besnik të tij,Rexhep Shalën,në krye të 300 vullnetarëve të Shkodrës.Duhet të shtojme në këto radhë se një pushkë e thjeshtë konvertohej në malësi me shtatë krenë dhi, pra malësori duhej të zbrazte vathën e bagëtive për të blerë një pushkë,se pa pushkë nuk luftohej.Por kjo forcë nuk mund të përballej dot me rreth 1000 trupa jugosllave të armatosur mirë dhe të ndihmuar nga artileria si dhe të furnizuar mirë me municion e ushqim.Në këtë mënyrë në datat 22 dhe 23 gusht forcat e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene zunë vijën në fshatin shqiptar; Kastrat,Shkrel,Koplik e Kelmend.

Në një dokument  të muajit gusht tregohet se nga qyteti i  Shkodrës kishin ardhur në frontin e luftes  459 vullnetarë ,dhe 130 xhandarë  te komanduar nga Hasan Bushati ,ndërsa nga rrethinat kishte 313 vullnetarë  që vinin nga Drishti ,Boksi , Suma ,Sheldia ,Shllaku,Temali ,Jubani e tjerë….  U krijuan tre bataljone me luftëtarë. Komandanta bataljonesh ishin Sylço Beg Bushati,Hamit Gjybegu dhe Taip Shkodra.Vullnetarëve të Shkodrës me rrethina u prinin: Shuk Gurakuqi ,Muharrem Kazazi,Zef Serreqi ,Hamza Kuçi ,Qamil Kadri Boksi ,Shaqir Omari,Dyl Grizha , Maliq  Bushati , Maliq Sokoli , Nok Gjeloshi ,Rasim Gjyrezi, Cuf Kuçi, Man Hoti  ,Dom Loro Caka , Xhemal Bushati,Abdyl Lluja, Pater Ciril Cani , Oso B.Kopliku,Ramo Halluni,Ahmet Bushati, Adem Haxhia  e Can Osmani (Postribe) ,Vat Sokoli (Shale),Prekë Lula(Vuksani). Në ndihmë të luftetarëve të lirisë në Shkodër me datën 3 gusht u krijua  Komiteti bamirës “Grueja Shqiptare “ me kryetare Shaqe Çobën, nënkryetare Age Koken, kryetare nderi Habibe Bekteshin ,sekretare Paulina Leken dhe arkëtare Albina Ashikun dhe anëtare ishin ndër të tjera bashkëshortja e Hoxhë Kadrisë, bashkëshortje Rauf Begut, bashkëshortja e Fahri Begut dhe Zina Ashiku,Çia Dajçi,Kushe Kadarja dhe Tina Gurakuqi etj. Gratë filluan të mbledhin ndihma dhe të i çonin në front. Ardhjen e  këtij komiteti në  frontin e luftës  populli me ju këndon populli me fjalët:

” Krisi pushka në Prrua të thatë ;

Në Koplik kanë ardhur gratë…”

Të rinjtë  shkodranë krijuan grupin e  Çiklisteve-Korier,ku u dalluan Simon Rranxi ,Muhamet Haxhia ,Loro Nika ,Qazim Mesi ,Gasper Dabedaku,Kol Çuni e tjerë. Doktor Sadetini themeloi shoqatën “Hylli i Kuq” ,për të ndihmuar te plagosurit .Farmacisti Ndoc Ashiku ndihmoi shume me ilaçe dhe veshmbathje për të plagosurit. Musa Juka,kryebashkiak i Shkodrës dha një kontribut të çmuar për këtë luftë. Në Shkodrën e mbetur me 20.000 banore përditë mblidheshin ndihma për 4.000 luftetarët të ardhur nga Kosova dhe mbare Shqiperia.Çdo ditë nga Buna niseshin barka me ushqime,uje,municione dhe ilaçe që shkarkonin në Grizhe dhe Dobre njëkohësisht niseshin edhe karroca me ndihma me rrugën toksore.

Nuk duhet harruar se në funksion të kësaj lufte dha një ndihmesë të madhe monetare edhe Xhelal Pashë Bushati,trashigimtari i fundit i Vezirëve Bushatli.Në borshurën e tij “Një pasuni e trashigueme” administratori ligjor i pronave të Vezirëvet të Shkodrës, Ymer Lutfija shkruan;”Asht për t’u përmend me lavd të madh ndihma atdhtare prej 10.000 Liretash it. qi i kushtoj per shpenzimet e Luftës së Koplikut në vj.1920 e po per kete qellim n’ate kohë,destinoj edhe kor.argj. 6.000 për të ble jamurdhekë ushtarve t’ushtris’ t’onë kombtare.” 5)Ymer Luftija në broshurën “Një pasuni e trashigueme” faqe 11.

Ndërsa foracat e Malësisë Madhe sipas katundeve përbëhej : 120 trupa  nga Rapsha e Hotit , 103 trupa nga Traboinit (Hotit), 32 nga Gruda , 307 nga Kastrati , 148 nga Shkreli , 133 nga Rrjolli , 34 nga Buza e Ujit , 132 nga Lohja e Reçi , 76 nga Grizha ,  50 nga Gruemira ,  30 nga Kopliku *** , 98  nga Kopliku i Siperm –Bogiq –Polvar-Dobre e tjer . Sipas trashigimise gojore që është e shumtë dhe e besueshme,  kishte shumë më shumë vullnetare te lirise sesa paraqet ky regjistrim zyrtarë…. Ketyre forcave  mbrojtëse të Malësisë u prinin : Deli Meta , Luc Nishi e Zef Prel Martini–Hot , Gjok Dod  Preçi , Zenel Shabani,Smajl Shabani, Gjelosh Gjoka , Gjeto  Daka  e Dedush Marashi –Kastrat , Zef Martin Ivezaj dhe Prek Ded Gjolaj-Grud , Vat Marashi (Vrith) e Kanto Marashi (Zagore)–Shkrel, Nuz Sokol Bajraktari ,Keq Sadik Balaj – Reç , Bajram Hyseni  (Linaj) ,Bisho Abdyl Sulaj – Gruemire, Islam Hajdari (Lepurosh), Oso Met Beqiraj (Egç-Rrjoll) ,Selman Bajram Ramcaj  (Gruemire-Çesme),Smajl Delia  e Tom Ded Sina –Lohe Siperme, Tafil Bejtja e Qerim Zymeri Koplik Siperm ,Mustaf Bishi -Lohe e Poshtme etj.

Lufta e Koplikut zgjati plot 203,sakrifica dhe luftime trup me trup.Kaq të sigurtë ishin malazezët në fitore saqë qiten edhe këngën e tyre lakmitare:

“Ot Milote do Kotora

Sve je bijo Crno Gora…”

Që në shqip përkthehet:”Nga Miloti në Kotor,Gjithçka është Crno Gorë.

Në formacionet luftarake  të “Luftës Koplikut” bënin pjesë edhe 300 luftëtarë vullnetarë nga Kosova , e  Plavë-Gucia  ,ky këtyre trimave u printe Hasan Feri ,(djali i patriotit famoz Jakup Feri). Në javët e para të gushtit  erdhën në Shkodër edhe rreth 300 vullnetarë nga Kruja Shijaku, Durrësi ,Tirana ,të cilëve u prinin Abaz Kupi e Mustafa Merlika (Kruja).Në Shkodër qëndronin në mbrotje të qytetit e rrethinave qindra luftetarë të tjerë ,ku  rreth 260 vullnetare  vinin nga Kosova ,Hasi ,Kukesi , Tropoja e më gjerë…Në këto kohë Dukagjini ishte i tëri në kembë në mbrojtje të trojeve të veta  nga invazionet e ushtrisë Sërbo-Malazeze…Edhe Lezha, Mirdita , Puka  e tjerë qëndronin në gatishmëri të mbrojtjes së  trojeve shqiptare . Në ditët e para të gushtit  një lajm  i gezueshem kishte ardhur  nga Vlora e cila  me luftën e saj heroike kishte detyruar  okupatoret italianë të dorzohen ,duke nënshkruar marrveshjen me Qeverin shqiptare me 2 gusht 1920 për zbrazjen e Vlorës nga ushtria italiane. Në këto kushte patriotët vlonjatë më 5 qershor 1920 filluan luftën kundër  pushtuesve italianë,luftë e cila mbaroi më 2 gusht .

Një betejë e paharruar ka mbetur ajo e zhvilluar  në lagjen Llazan (Koplik me 20 shtator 1920) ,ku trimi Zef Prel Martini  luftoi heroikisht (edhe pse i plagosur) përballë një ushtrie të tërë sërbo-malazeze  ,duke  e  berë shtëpin  e thjeshtë të  Lush  Pep Smakajt  ti ngjajnë  Kulles famemadhe te “Oso Barotit “ në Vraninë … Heroi i Kushes së Hotit,Zef Prel Martini u “kap” tradhëtisht nga një major shqiptarë i cili i kishte thënë  të dorzohej  në besë të tij  se do ta falnin e çonin për mjekim ne Podgoricë . Por nuk për çudi ndodhi kështu se majori ishte  i “zene “ rob (shpirtërisht) për vehte nga qeveria e Kral Nikollës të Malit Zi. Zef Prel Martini, trimi legjendar nga Kushja i cili edhe pse i plagosur arriti të shpaguajë veten duke vrarë një oficer e katër ushtarë armiq malazez, ku së fundi ishte ngujuar në një shtëpi të fisit Smakaj në Koplik ku për ta kapur serbo-malazezët përdorin dredhinë. Ushtarët “serbo-malazez” i premtojnë, japin besën se po të dorëzohej do t’i falej jeta. Kështu që Zefi u dorëzua por nuk kaloi shumë rrugë dhe në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, atë e torturuan e në fund e vranë robin e luftës në “besë”, dëshmorin shqiptar Zef Prelë Martini.

,          Ndaj trimin Zef Prel Martini  ,ushtarët malazez e pushkatojne në  Badra të Mehajve të Koplikut (afërsisht ku ka  sot memorialin).Rapsodi malesor e përjetësoi me kenge:

“Ai Zef Prela ish kenë drague

N’at Koplik ish kenë rrethue,

E kanë rrethue e bukur shtini,

Bani lufte si Zek Jakini…”

Beteja që “firmosi” disfatën e turpshme të sërbo-malazezëvet pa dyshim që ishte ajo që u zhvillua në “Badra” të Koplikut.Aty spikati trimëria shkodrane dhe vetmohimi malsor që të gërshetuara të dyja bashkë e shndrruan ëëtë luftë në epope te pa harruar që tejkaloi kufijtë e legjendës.Fronti i luftimeve ishte i gjërë, nga Buza e Ujit deri ne Marshej,ku u përdor edhe artileria.Topat sërbo-malazezo-kroat ishin vendosë në njerën faqe të Prroit të Thatë dhe qellonin në shenjë kundër forcave shkodranë duke ua nderperë yryshin dhe duke i penguar përparimin e mëtejshëm.Edhe ketu spikati trimeria e Bajraktarit të Hotit Deli Meta,i cili me të vllain dhe disa hotjanë iu afrua natën baterise së artilerisë,eleminoi rojet dhe I rrembeu të tërë topat.Mirpo edhe këtu i doli një problem Bajraktarit të Hotit;”mirë që topat i mora…por a din kush me i përdorë?”.Edhe me këtë rast e ndihmoi fati Bajraktarin Deli Meta,doli një luftëtar nga çeta e Shkrelit që kishte shërbyer si artilijer në ushtri dhe i vuri në përdorim baterinë e vogel të topave.Trimeria e Del Metës kujtohet në këngë edhe sot e kësaj dite:

“Deli Meta po viket:

“Yryç djelm,bani gajret,

Sa t’na kenë rrypat fishekë,

Sot asht dita e dum me dekë”.

Deli Meta u çue ne kamë,

Luftë po ban me kta hotjanë…

Forcat shkodrane e morën para armikun nga Sukat e Dobrës,në Koplik dhe në zallin e Badravet pati disa orë luftime ku forcat serbo-malazeze lanë në fushë-betejë 5-600 të vrare dhe ikën nga sytë këmbet.Nuk iu ra ndër mënd as për të tërhequr kufomat e të rënëvet,por ua lanë aty sorrave e korbavet. Luftëtarët shkodranë e ndoqën armikun deri në Prrua të Thatë ku u zhvilluan luftime sporadike. Të nesermen luftimet vazhduan përsëri deri në Suka të Moksetit derisa u dëbuan përtej kufirit..Ketu shkelqeu heroizmi i jashtzakonshëm dhe mendimi ushtarak intuitiv i Prekë Calit, mbetet shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis burrave.Prekë Cali së bashku me Hamëz Kuçin,Hamid Gjylbegun,Dodë Nikollën etj,kanë luftuar për ditë e netë të tëra në frontin më të vështirë duke u përleshur me forcat pushtuese jugosllave.Në këto beteja Prekë Cali njihet nga afër edhe me trimërinë dhe guximin e Ahmet Zogut,asaj kohe Ministër i Punëve të Brendshme,i cili gjithashtu në krye të trupave qeveritare,mbrojti territoret shqiptare,duke i treguar Beogradit se tanimë shteti shqiptar po konsolidohej dhe ai asesi nuk mund të pranonte intervenime ushtarake të tillë. Ahmet Zogu e falenderon Prekë Calin për trimërinë e treguar në këto luftime duke kërkuar më tej edhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me ushtrinë dhe shtetin shqiptar

Desha të shkruaj dy radhë edhe për të rënët sërbo-kroato-malazes në Badra të Koplikut,se nuk ishin pak por 500-600 të vrarë për të cilët heshtet edhe sot në dy anet e kufirit dhe nuk të japin një shifër reale. As ne Shkodër as ne Kotorr nuk te japin një shifër zyrtare për të vrarët, siç duket dy palët kanë rënë dakort për të heshur. Ata,në pa mundësi për t’u varrosë,u mblodhën grumbuj-grumbuj (gomilë siç thojnë malsorët),u sperkatën me vajgurit dhe u dogjën (si kinezë).

Gjatë luftimeve, kosovarët e kishim  pozicionin në kodrën që quhej Kodra e Bajraktarit. Ishin 300-400 vetë. Me kosovarët ishin edhe 200 kruetanë. Shtojmë se Kodra e Bajraktarit është dominante në Koplik, ndanë saj kishte dhe një pyll(prozhëm) të dëndur. Kush mbante atë kodër kishte në shuplakë të dorës tërë fushën e Koplikut dhe Buzë Ujit, se ishte pikë strategjike.

Kjo luftë i tregoi Europës dhe Konferencës se Parisit se Shqipëria kishte aftësi luftë bërëse dhe vetkuptohet se kishte edhe aftesi shtetformuese.Por ajo që ka rëndësi mbi të gjitha është fakti se qysh me Luftën e Koplikut më 1920,Shkodra dhe Malësia e saj nuk u sulmuan më nga jugosllavët.Bile as në vitin 1999 kur sërbët u futën në Tropojë,Kukës,Has dhe Peshkopi,bile minosen në thellësi të kufirit sipërfaqe  të tëra që as sot nuk jan çminuar plotësisht,në kufi me Shkodrën sërbet erdhën deri në Hanin e Hotit,qëndruan aty të stacionuar,por nuk guxuan të shkelin asnjë gjysëm hapi kufirin tonë.Patjetër që nga Lufta e Koplikut kanë kujtime të hidhura,sepse Kopliku ua dogji bythët sërbo-malazezevet agresor.

Po përmendim disa burra koplikas të njohur që kontribuan me armë në dore për ketë luftë Kadri Selmani,Cuf Brahimi ,Dylo Meti, Zeqir  Hoti , Bel Cufaj , Nikoll Zefi  , Brahim Sejdja  ,Dik Laçi  ,Hajdar Meta , Beqir  Curri , Cul Istrefi , Sejdi Fili , Hajdar Curri , Musa Selimi, Bajram Rexha , Hajdar Duli , Zek Zeneli,Sylo Haxhia , Beqir Zeneli ,Ramadan Sejdja,Çun Zeqiri, Abdyl Bajraktari, Cuf  Rexhepi ,Elez Ujka,Prekë Zefi dhe Fran Rroku i cili ishte edhe kryeplak i Koplikut në ato vite. etj , të cilët u bënë legjenda e luftës së Badrave të Koplikut.Legjendë që zuri faqet e para të gazetave të Europës.Lidhur me këtë kishte njerëez të mirë akoma që mendonin për Shqiperinë dhe Shkodrën.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora