E enjte, 28.03.2024, 05:28 PM (GMT)

Mendime

Driton Tali: Kombi shqiptar musliman dhe islami politik

E enjte, 30.07.2015, 06:57 PM


Kombi shqiptar musliman dhe islami politik

Nga Driton Tali

Ka kohë qe tashmë në të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët (diku më shumë e dikë më pak)  përballemi me islamin politik.

Shpesherë, nga këta protagonsitë, dëgjojmë thënjen se “kombi shqiptar është mbi 95 % muslimanë” ( në Kosovë e në Maqedoni). Edhepse, edhe këtu vërehet se sa tendenciozë janë për faktin se islamistët sektin sufi (edhe ate shiit) e konsiderojnë si të devijuar. Bile disa imam pompoz haptazi deklarohen “se nuk bënë të martohesh me dervish shqiptar sepse ata janë të fesë tjetër por bënë të martohesh me një musliman (suni) pa marrë parasyshë kulturën, gjuhën, ngjyrën, kombin, vendin, kontinentin e tij/saj”.

Pa dashur të futem në teoritë  mbi kombin, (si bie fjala teoritë e   Fichtes, Stalinit, Kardelit, Deutchit, Gellnerit, Hobsbawmit etj) që disa “teoricientë të kombit kosovar” e kanë si adet me i përdorë si “melmeza intelektuale”, mirëpo, islamistët qëllimishtë e injorojnë faktin se ky komb shqiptar (pra ky egzistuesi) është ndërtuar mbi formulën “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Gjë që e reflekton demagogjinë (për mos të thënë gënjeshtrën apo kitmanin) e tyre.

Thënë ndryshe ata i referohen “kombit shqiptar musliman” dhe, për të qenë hipokrizia edhe më e madhe,  veten e quajne herë-herë nacionalist e herë- herë edhe patriot, duke na rikujtuar se kanë qenë madje edhe ushtarë të UÇK. A në realitet këta janë antikombëtar!

Janë antikombëtar për faktin se nuk e pranojnë kombin ekzistues shqiptar (për të cilin luftoi edhe UÇK),   të ndërtuar mbi thëniet e Vaso efendisë “mos kqyrni kisha e xhamia ... ”. Por dëshirojnë të krijojnë një komb të ri shqiptar musliman (i cili  pra është tërësishtë në kundërshtim me këtë ekzistuesin).

Dhe normalishtë kur të krijohet “kombi shqiptar musliman” (nëse ja arrijnë qëllimit të tyre këta aktivistë) atehere ata mund ta quajnë veten “nacionalist” apo “patriot” të “kombit shqiptar musliman”, edhepse ekzistimi i nacionalizmit në islamin politik është çështje shumë e debatueshme.  Megjithate, deri atëhere  ata,  dhe qëndrimet e tyre,  mbesin antikombëtare - janë sulme të drejtëpërdrejta mbi kombin shqiptar.

Jo vetëm që  islamistët po e sulmojnë  kombin shqiptar por edhe fundamentalistët e krishter jo rallë herë bëjnë sulmetë tilla. Herë duke na shpjeguar se si “ata shqiptarë që u konvertuan në  islam tradhtuan kombin” e herë-herë  se “cila fe është e të parëve tanë” etj.

Për ta shkurtuar këtë mesele, të gjitha këto janë sulme mbi kombin shqiptar,  i cili ndonëse u ndërtua mbi atë thënien “mos kqyrni kisha e xhamia...”  ne të gjithë e dijmë se nuk do të thotë se  është komb ateist! Por se e ka parasyshë strukturën fetare tonën,  prandaj edhe të gjithë nacionalistët dhe patriotët kanë qenë (janë) shumë të kujdesshëm që mos të preket kjo harmoni.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora