E shtune, 20.04.2024, 09:17 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Djali im rruga e mbarë

E enjte, 30.07.2015, 06:52 PM


Portret mërgimtari

Djali im rruga e mbarë, paqë shëndetin, dhe mos na harro Kosovën.

Bisedoi: Ramiz DERMAKU

Nga vendlindja u ndava shumë i Ri, por shpirti dhe dashuria ndaj atdheut  gjithmonë më mbetën atje.

Të jetosh në mërgim e t’mos shkruash për jetën, hallet, s’ fidat, mallin, dhembjen, sakrificat, problemet …, por edhe kontributin që dhanë,( e po japin  edhe  sot) mërgimtarët  tanë  ndaj  çështjes kombëtare  e  atdheut, do të bëshë një gabim të madh, por në anën tjetër do të gjindesh ne një pozitë të vështirë.., se ku do t’ia fillosh.. , ç’ka të  shkruaj për jetën e vështirë  me sfida,  mallë e dhembje e shpeshë e përcjellë edhe me lotë. Me mallin  ndaj familjes, vendlindjes e Atdheut. Këta rreshta që po i shkruaj sot me siguri do ti kuptojë më së miri vetëm ata që e provuan mërgimin. Mërgimi sot është një ëndërr e shumë të rinjëve shqiptarë, të cilët shpresojnë se një ditë do të jenë edhe ata në mërgim ? !

Perendimi me një industri të zhvilluar mirë moderne, e kompjuteristike, banesa  (jo të gjithë) e makina luksoze, me vende pune, me  komunikacion  të zhvilluar e rrugë moderne, me lokale te shumta dëfrimi, etj, flasin qartë se ç’farë jete zhvillohet ne këto shtete. Pjesa dërmuese e rinisë me xhepat plot euro, lokale te shumta nate, flasin qartë për kushtet ne të cilat jetojnë banorët e këtyre shteteve. Por në mesin e tërë asaj që e shënuam ne më lartë , pra ne mesin e popullit zvicwerian, jetojnë edhe një numër i madhë i shqipëtarëve  të cilët  pa dëshirën e tyre u larguan nga Kosova, për ta siguruar kafshatën e gojës, disa atdhetarë (    ndjekur nga regjimi serbo-çetnikë), nga gjendja e vështirë  politike . Nuk thuhet kot se populli gjerman    së shumti në jetë e ç’mojnë punën, sepse në saje të sajë, ata sot  kanë arritur në shkallën më të lartë të zhvillimit;  industrial, arsimor, ekonomik, bujqësor, shkencor, kulturor , etj, në Europë e më gjërë. Prandaj, duke u nisur nga kjo kulturë e lartë pune edhe shqiptarët pjesa dërmuese e mërgimtarëve tanë të shtyrë nga këta faktorë; dhuna, presioni, rrahjet, burgosjet, dënimet drakonike, papunësia etj, me lotë në sy u larguan nga familja, bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit por atdheun se harruan kurrë. . Në mesin e atyre mërgimtarëve tanë i cili qe pesë vite ndodhet në diasporë është edhe bashkëbiseduesi im z.Afrim Mulaj nga fshati  Zajaz, komuna e Prizrenit, i cli ia fillon bisedës. Unë atë ditë kisha lënë takimin me bashkëatdhjetarët tanë të cilët në munges të një lokali ( klubi, shoqate, etj), takohen në restoranin e shitores Migros në St. Gallen, në lagjen St Finden. Si për inat timin atë ditë binte shi . Zbrita nga treni në lagjen St. Finden dhe ngjitesha shkallëve drejtë „Migrosit“,pra konkretisht në restoranin e shitores.- Migros. Asnjë njeri nuk e njihja .., dhe dola jashtë duke shpresuar se do të takohem me bshkeatdhetaret e mij e disa prej tyre ishin edhe nxënës të mij. Pasë hyrjeve dhe daljeve të shpeshta  në restoran një djal i ri më pyeti keni nevoj për ndihmë.  Ditë më parë ne u takuam me Afrim MULAJ.  Ne pyetjen tonë, se si e përjetuat momentin e ndarjes nga prindërit, dhe vendlindja,  Afrimi mori frymë thellë , mendoi pakëz  dhe syt ju mbushën me lotë ?

Po,  Ramiz .., unë ne moshën 20-vjeçare, pa dëshirën  time, por i shtyrë  nga gjendja e vështirë ekonomike , papunësia, dhe disa shkaqe tjera mora  rrugën e gyrbetit. Dhe që nga ajo ditë ndodhem në mërgim. Sjellë kokën dhe  shtonë.., kur më kujtohet ardhja ime në Zvicër, ne  kohën më të mirë të jetës, unë dhe shumë mërgimtarë  tjerë sakrifikuam jetën tonë, thënë shkurtë, hoqëm t’zitë e ullirit vetëm e vetëm që t‘i ndihmojmë familjes , atdheut dhe Kosovës.

Më pyete se a ju kujtohet momenti i ndarjes nga familja për Zvicer ?

Po,  më kujtohet si sot. Kur unë për herë të fundit e mora në grykë  dhe e shtrëngova gjatë nënën time, ajo me lotë në sy, më tha :

“Djali imë, rruga e mbarë, paqë shëndetin, dhe mos na harro“, ti je një “ ambasador“ i Kosovës..,  Këto fjalë më përcjellin kudo, në punë, në rrugë, në odë, në familje.., u ktheva edhe një herë nga nëna ime, sytë e saj të skuqur nga pagjumësia  dhe  dhembja që kishte për mua, s’kishte vënë gjumë në sy që nga marrja e lajmit se unë do të  shkojë në Zvicer. Lotët e sajë s’kishin të ndalur, të  gjithë më shikonin mua.., dhe askush nuk  fliste. Monotonin e heshtjes e theu  një zë fëmiu i cili e kishte kupëtuar se xhaxhai i tij po shkonte largë.., largë në gyrbetë. Rexhimi serbosllavë në çdo kohë dhe në çdo lëmi  u bëri presion shqiptarëve vetëm e vetëm që ata të shpërngulen nga Kosova  apo të kërkojnë lëmoshë prej tij. Rregjimi serboçetnikë i realizonte qëllimet e veta. Deshi fati që Afrim Mulaj , t’ia fillojë  punës ku punon akoma edhe sot.

Që nga ditët e para të vendosjes sime në Zvicer, kurrë nuk jamë ndarë nga aksionet , qofshin ato humanitare, arsimore, univerzitare, etj. Fliste ngadalë  ( i rradhiste fjalët, ngjarjet, protestat, demostratat, aksionet,  ) ne shfletonim dëshmit e shumta të cilat vërtetë tregonin se Afrimi , çdo herë ishte aty ku e kërkonte nevoja.  Po më kujtohen edhe imazhet e ceremonive; festave, dasmave, këngët në odat tona me çifteli e lahut që u kushtoheshin martirëve të kombit, gjuhës, historisë, Flamurit, besës, trimërisë, por edhe atyre të cilët e trathtuan atdheun. Nga vendlindja u ndava shumë herët thotë Afrimi, por shpirti dhe dashuria gjithëmon më mbetën atje. Dhe vërtetë  Afrimi,  ishte një burrë, i menqur, I urtë, i matur  dhe kurrë nuk e ofendoi apo lëndoi dikend  me fjalë. Ai ishte  me plot kuptimin e fjalës njeri. Në dhomën e tij në murë mbante shumë mirënjohje, falenderime  si nga punëdhënësi gjithashtu edhe nga aktivitetet   dhe aksionet e mërgatës sonë. Kurrë nuk u ndava nga aksionet thotë Afrimi. Por ja kjo është jeta e jonë …,kur njeriu nuk ka gjënë më të shtrenjët - Lirinë . Edhe pse kushtet për jetë në mërgim janë të mira..,  malli, mërzia dhe dhembja ndaj atdheut  nuk shuhen kurrë. Afrimi, jeton në një familje të madhe shqipëtare, mbi 30 antarë familjeje, Po thotë shokë gazetar është kënaqësi e madhe që   të jetosh ne një familje të madhe shqiptare. Tek ne respektohet më i moshuari, ruhen traditat kombëtare, respekti ndaj njëri tjetërit, humaniteti, besa, fjala e dhënë, thënë shkurt tek ne ka harmoni, kënaqësi dhe dashuri ndaj njëri tjetërit. Fjala e dhënë apo detyra që ke duhet të kryhet. Nga puna që bëjmë familja jonë kemi arritur  suksese të mëdha me të cilat mundë të krenohemi. Kemi ndertuar shtëpi moderne, kemi kope delesh, mjetet e bujqësisë, thënë  shkurtë në familjen tone ka liri, të fjalës, liri të lëvizjes, liri të .., Po ofrohej mbrëmja unë duhet të kthehesha në shtëpi në Gjermani, Nga dritaret e hapura hynte aroma e luleve. Unë isha i gëzuar me bisedën që zhvilluam me Afrimin,. Para se të përshëndetemi bashkëshortja e tij  pyeti ?  A e njihni gazetarin Bajrush Morina, i thashë po, i bënë të fala. Po sikur të gjithë mërgimtarët tanë të vepronin siq po bënte Afrimi, me siguri se gjendja në Kosovë dhe trojet shqipëtare do të ishte më e mire. Siq po shihet nga biseda ju e kerni përkrah luftën e UCK-ës. Ne thotë Afrimi jo që e kemi përkrahur Luftën, por kemi marrë pjesë. Pra ne fundë i themi; ju lumtë kësi djem I duhen Atdheut.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora