| E merkure, 29.07.2015, 07:00 PM |
NEBI DRAGOTI
11 HAIQE: QAHEN ZONJAT E RËNDA
1-
Haik për politikanët e varfër:
kanë “krizë” me xhepat plot…
Ushqehen,hanë thelë përmbi bisht.
2-
Rroga të larta sa Everesti
atje lart të zgjedhurit nga populli,
poshtë rroga të ulta mikroskopike…
3-
Deputeti nudo në plazh…
E drejta e tij private…
por…shoqërohet me kurva nudo…
4-
Politikanët ” të përkëdhelurit” e popullit
në plazhe
të veçanta: me
sepse na bëjnë…vezë të kuqe…
5-
E ndieka
kurva,por…edhe politika e ndien…
Tunden e shkunden…qejf e tra-la-la.
6-
Ka dukuri që stonojnë…
-Ka fajin demokracia,-thonë.
Sqarim:-Demokracia shqiptare,-them.
7-
Rritje çmimi ka buka,
ama,ulje peshe ka…
Kontrollorët s’kanë kanar.
8-
Me prapanicat butë si pambuk
shoferë e shofere na mbytën me mjete;
ndotin ambjentin si me pordhë.
9-
Varavingu trenat dyvagonësh,
thonë,pastaj:-Jemi mirë,
kemi trena cilësorë,ekspres…
10-
Kuajtë në rotonto,në qytet,
kullosin e bëjnë bajga,
sigurisht,plehrojnë,erëzojnë…
11-
Qahen zonjat e rënda,
zonjat e burrave me poste:
s’kanë ç’të hanë në tre vakte…