Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Qahen zonjat e rënda

| E merkure, 29.07.2015, 07:00 PM |


NEBI DRAGOTI

11 HAIQE: QAHEN ZONJAT E RËNDA

1-

Haik për politikanët e varfër:

kanë “krizë” me xhepat plot…

Ushqehen,hanë  thelë përmbi bisht.

2-

Rroga të larta sa Everesti

atje lart të zgjedhurit nga populli,

poshtë rroga të ulta mikroskopike…

3-

Deputeti nudo në plazh…

E drejta e tij private…

por…shoqërohet me kurva nudo…

4-

Politikanët ” të përkëdhelurit”  e popullit

në plazhe të veçanta: me vila ,me rezidenca,

sepse na bëjnë…vezë të kuqe…

5-

E ndieka fort muzikën tallava

kurva,por…edhe politika e ndien…

Tunden e shkunden…qejf e tra-la-la.

6-

Ka dukuri që stonojnë…

-Ka fajin demokracia,-thonë.

Sqarim:-Demokracia shqiptare,-them.

7-

Rritje çmimi ka buka,

ama,ulje peshe ka…

Kontrollorët s’kanë kanar.

8-

Me prapanicat butë si pambuk

shoferë e shofere na mbytën me mjete;

ndotin ambjentin si me pordhë.

9-

Varavingu trenat dyvagonësh,

thonë,pastaj:-Jemi mirë,

kemi trena cilësorë,ekspres…

10-

Kuajtë në rotonto,në qytet,

kullosin e bëjnë bajga,

sigurisht,plehrojnë,erëzojnë…

11-

Qahen zonjat e rënda,

zonjat e burrave me poste:

s’kanë ç’të hanë në tre vakte…