E premte, 19.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Festa gjermane

E merkure, 29.07.2015, 07:26 PM


Kostaq Duka

Festa gjermane

Triptik

……….

Ne krahët e valsit

u bëra gjethe lozonjare.

Trupin e mishtë

e lashë një çast me çantën e shpinës në anë të tavolinës së gjatë të drunjtë,

dhe vallzova….

Në një çast gjithë valset e rinisë erdhen aty

në festën gjermane,

siç u bashkuan në një fillimet e mbarimet  e dashurive

të lindura nën shira fishekzjarresh.

……….

Mes dallgës së hareshme

isha një stërkalë që herë  bashkohej e herë

në ajër linte gjurmë.

Tavolinave të haresë, duke trokëllitur gotat me birrë,

u miqësova me të gjithë si të njohur me vite,

edhe pse pas asaj nate kam vetëm një adresë :Festa gjermane.

 

……….

Kurrizin mbështeta

shkëmbinjve të grirtë.

Mëndafshi i zi i natës supeve u derdh

me një butësi përkëdhelëse

Poshtë liqeni shkëlqimakullt ,

artikulonte tingujt e zëra të magjishme.

Hëna tinëzisht shkrepi blicin

këtë çast fiksoi për albumin e qiejve.

26 korrik,2015

Milwaukee,Wisconsin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora