E premte, 22.11.2019, 07:01 PM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Analistë'' me trutë në legen

E marte, 28.07.2015, 07:34 PM


“ANALISTË” POLITIK ME KËMBËT

DHE TRUTË NË LEGEN

NGA KALOSH ÇELIKU

Fatkeqësisht, moti e kam thënë, se: tek Populli shqiptar çdo gjë eshtë e politizuar deri në palcë. Përmëkeq, edhe arsimi e kultura. Themelet e një shoqërie, Shteti demokratik. Përditë hamë bukë politike, pimë ujë nga burimet e tyre politike. Ëndërrat i shohim në selitë e tyre politike. Sofrën e shtrojmë me “duatë dhe ilahitë” e tyre politike.

“Patriotë analistë” me çallmën e turkut në kokë e “pranverat arabe” në zemër, sot popullin shqiptar e thirrin në “revolucion” dhe luftë?! Edhe, atë: kohë, kur Populli shqiptar është në rrezik! Përpiqet të pastroj veten nga bërlloku që e ka rrokur me të dyja duart për fyti. Partizanë të rrejshëm partiak, që gjithë jetën e kaluan në mes të dhjamit të partive politike shqiptare, sot po vdesin si dështak në prehër të Njerkës (Xhadisë). Kalin e Trojës, natën pasmesnate na e kanë lënë pas porte. Doktorziu me shokë i Kabinetit të Babait (Tatkoto), tinëz ia hapi portën, e rroku për freri dhe na e futi në Lëmë.

Shqiptarët e IRJ të Maqedonisë i kanë edhe gazetat e tyre të “pavarura” politike me ferexhenë hedhur krahëve, që dalin me një tirazh nën nivelin e librit beletristik (500 kopje). Faqet e tyre janë përplotë fotografi të politikanëve, kumtesa të partive politike, konkurse qeveritare, tema fetare e reklama propagantistike. Urime me thasë për Ditën e Bajramit nga ministra shqiptar, kryetar të komunave e institucione Qeveritare të “Shtetit të përbashkët”! Mu si te libri me poezi i Mark Krasniqit “Posta e porositur”, ku dhelpëra dinake për Vitin e Ri, i dërgon pulës në Katund, urime të “përzemërta” me thasë. Askund, ndonjë zë për dalje nga rrethimi i “patriotëve” me çallmën e turkut në kokë dhe “Pranverat arabe” në zemër! Turmë pa tru në kokë, që turret t’i vëndoj shatoret përpara Qeverisë me fjalime të “zjarrta” e muzika tallava përpara Qeverisë. E përsëritë rastin “Monstra” me flamuj të “vëllazërim-bashkimit”, se: “shpëtimtari” i tyre do t’ua zbulojë “bombat” politike edhe për këtë montim politik, ndoshta që është edhe fajtori kryesor për të ardhë pas Çuke në pushtet. I mashtroi dje, i mashtron edhe sot në mes të Ditës madhe. Në vend, që këto “patriotë” të arratisur shqiptar, gjatë kësaj kohe qorre të merren me valimin e flamurit shqiptar në minare të Xhamive Shqiptare. Gjithë kohën merren me “Kalin e Shemës”, që nuk mund t’i vënë në shpinë shalë, kur këtij Kali me zgjebe i pëlqen samari me arnë përmbi arnë për të bartur dru në Katund. Syri nuk të zë dot diçka artistike: një varg, një tregim, një reçension libri artistik.

Ose, një In memorian për ndonjë krijues shqiptar. Ilustrim lamtumirës nga kjo botë “paqësore”. Shembull, ende aktual: Rasti i fundit me arratisjen e shkrimtarit për fëmijë Gani Xhafolli. Asnjë lajm lamtumirës, asnjë shkrim në gazetë, në IRJ e Maqedonisë. Lexuesit e kësaj ane: shkollarët me Lapsin në brez, që janë rritur me vjershat parashikuese të autorit, tregimet dhe librat e shkrimtarit, së paku në manifestimet tona kulturore të mbanin më këmbë: Një minutë heshtje për Shkrimtarin. Fundekrye, gjoja gazeta partiake me plotë budallaki Bit – Pazari: “Pse heshtin intelektualët shqiptar në Maqedoni, Rreziku nga lufta fetare, Enver Hoxha, gjeneral për mësuesin e shqipes. Vetëm revolucioni dhe fedarilizimi i shpëton shqiptarët, asgjë tjetër. Panairi i librit zgjon lexuesit”. Mjer ai popull, që në Ditën e Sotshme e zgjon Panairi i librit! Dhe, këto “hoxhallarë” teknefesë me çallmë turku në kokë e “pranavera arabe” në zemër.

Dudumët e mbyllin gazetën e përditshme me propagandë politike, theshetheme dhe reklama propaganduese. Askushët, që shkrimtarit (G. Xh.) përsëgjalli nuk ia paguan as honorarin e librit, që gjatë Luftës së fundit të Kosovës (1999), ishte njëri nga ato dymbëdhjetë titujt me finansim nga “Sorosi” i botuar çdo titull në 10.000 tirazh, në Shkup. Këtu, nuk flasim rreth përzgjedhjes të autorëve, patjetër që u është dashur t’u afrohen fëmijve shqiptar të Kosovës, por për kriteret e tyre “shkencore – artistike”. Merreni me mend, dymbëdhjetë tituj me nga dhjetë mijë tirazh, nëse janë botuar asaj kohe për fëmijët e Kosovës, a do të kishin fëmijët tanë sot probleme për libra nga letërsia për fëmijë?! Asesi, jo. Boshllëkun e lektyrave shkollore, do ta plotësonte botimi i këtyre librave. Shkaku se, me 120.000 libra, sot do t’i kishim plot biblotekat personale, qyteteve dhe shkollave fillore në gjuhën shqipe në IRJ të Maqedonisë. Vetëmse, jo edhe xhepat e thellë të përgjegjësve të Policisë letrare (Projektit “humanitar” gjatë Luftës së Kosovës, 1999). Arsye, pa këtë Projekt “humanitar”, nuk do ta pasuronin veten dudumët me nga një banesë në “Porta Vllae”, në Shkup e ndonjë “kulle turke” biznesi te “Brana” (penda), së paku pa e shitur edhe një arë të babait. Haramët, që dje nuk i zuri nama e Letërsisë shqipe për fëmijë, po sot i zuri nama e fëmijëve të Kosovës.

Faqet e këtyre gazetave të “pavarura” janë fund e krye politikë e varfër teknefese ditore. Asnjë shkrim për vjedhjen e trurit të Ditës Nesërme në mes të Ditës Madhe, përzënjes me dhunë të fëmijëve të Kosovës. “Opinione” të ministrave, deputetëve dhe gazetarëve të partive politike. Shumica, dje politikanë katundi, sot “analistë” politik neokomunistë me këmbët dhe turtë në legen. Arsimi dhe kultura, themelet e një shoqërie dhe Shteti demokratik, mes këtyre faqeve nuk kanë vend. Mëkot, kërkon ndonjë lajm të shëndosh nga arsimi shqip, kultura mbarëshqiptare. Varg shqip, manifestime kulturore, libër të ri, Akademi përkujtimore. Tekefundit, lajmin për ikjen e ndonjë personaliteti kulturor nga mesi ynë artistik. Ndonjë këmbë në Lëvizje, që këto trusakatë popullin shqiptar me “tituj shkencor e diploma universitare” e kanë rrethuar nga të gjitha anët me armë dumdume politike. Shteg nuk i lënë të dali në male. Qiellit të fluturojnë si zogjë të lirë mes mjegullave. Forcat shkencore e artistike t’i masë me botën përparimtare. Dhe, e pyes veten: Kujt i duhen këto mjete teknefese të informacionit, që nuk i publikojnë ngjarjet e rëndësishme arsimore e kulturore të kësaj ane?! Nateditë, përpiqen duke kërcyer bythekrye si ato pulat e therura pa kokë nëpër Lëmë ta “shpëtojnë” veten edhe ndonjë ditë jetë. Opinionin shqiptar ta bindin se, trusakatët e arratisur janë me “taban kombëtar” shqiptar. Armiqëve shekullor, me siguri po, por jo edhe shqiptarëve, që me vite u ngatërrohen si kërroca të thata shullani nëpër këmbë.

Faqet e gazetave të tyre janë plot piskamë e pordhë politike për taxhi në grazhd. Fotografi “ekskluzive” të politikanëve të arratisur në pushtet. Pushimet duke i kaluar në bregdetin shqiptar. Ishujt e Greqisë. Ose, nëpër “haremet” e Turqisë (Babadovletit). “Bomba” politike të Zaevit, që moti kohë i kanë shpërthyer dudumit “shpëtimtar” në dorë. Bythekrye e kanë ngritur me këmbët në “hava”, përpara Qeverisë. Fatkeqësia politike, ende nuk e sheh veten bythekrye në përrua. Emisione “debative” pa tru në kokë. Ose, me trutë dhe këmbët në legen. Intervista patetike me brekët nëpër këmbë. Gabim historik i shqiptarëve: Kuvendin nuk është dashur ta bojkotojë LSDM – ja për të ardhur me dhunë në pushtet, po BDI dhe PDSH për zgjidhjen e Çështjes shqiptare.

Fushëbetejë e ashpër politike, ku neokomunistët vazhdojnë të shesin mend dhe fotografojnë veten nateditë para kamerave televizive. Ditë, javë e muaj bëjnë pushime dimërore e verore përpara Qeverisë dhe në Kuvend me rroga deputeti dhe votat e popullit pa shkuar asnjë ditë në Kuvend. Ditëve të fundit, me ndihmën e ndërkombëtarëve kanë vedosur t’i tërheqin “çadrat” politike, arratisen me paratë e popullit në pushime verore: bregliqeneve, detrave e oqeaneve nëpër botë. Zot t’i dalin Maqedonisë. “Vëllazërim-bashkimit”, që edhe sot e kësaj dite me “vëllain” e Njerkës, vazhdojmë t’i ndajmë lugët dhe enët. E, jo Shtëpinë e Babait tek Rrjedha e Përronit të Thanës. Arat pjellore, livadhet dhe malet me lisa kokë më kokë, rrëzë Çukës Ilire.

Populli shqiptar thotë: rri shtrembër, por fol drejtë. Vallë, a flasin drejtë këto “politikanë mejdani” të strukur në dimi të grave?! Nuk e di. Puna e tyre flet me argumente. Hë për hë, mua nuk më duhen si “patriotë” kuqezi. “Politikanë” teknefesë, që përditë themelojnë parti politike “kombëtare” në emër të popullit shqiptar. Kohën e fundit, nuk e di pse kam filluar t’i dua spiunët?! Nëse, u duhen ju këto politikanë ma pashterka të kuqe, ja ku i keni me qerre, me shumuicë e pakicë. Po, të doni ngarkoni njëri përmbi tjetrin me thasë në qerre. Grykën thesit me arna lidhuani mirë me nga një kordhë kanapi. Përmes fushës Pollogut, në mes të vapës sillni në Shtëpi. Dhashtë Zoti ua shihni hajrin! Unë deri mës sot, ende nuk ua kam hëngër bukën në sofrën shqiptare.

Përditë, në ballë po na dalin me thasë “shpëtimtarë” të kombit shqiptar. Kur t’u teket themelojnë Parti politike, Shoqata të “pavarura” joqeveritare, “Lëvizje” qytetare. Lëmsh vazhdojnë ta bëjnë politikën shqiptare. Edhe atë, kush: kopilat e partive politike. Pjellat e djeshme, që i kanë shëtitur gati të gjitha partitë politike shqiptare si ministara, deputetë, drejtorë e zv. drejtorë. Sot, kur i kanë përzënë nga partia si politikanë të paaftë, turr në themelimin Partive të reja Politike Shqiptare dhe “Lëvizjeve kombëtare”. Nuk lënë pa përdorur mjete e armë për të ardhur në pushtet, në emër të popullit shqiptar. Grazhdit me një krah kashtë “Skakalle”, i turren me të katra, hiç pa fre me bishtin mbi shpinë në mes të Vapës madhe, kur Zekthi i turr me të katra përmes livadheve e fushës politike. Edhe më zi se, Kali i Shemës pa shalë. Nuk ka rëndësi në këtë shkrim, a ka kalorës historik mbi shpinë ky Sanço Panço shqiptar.

Armët e tyre kryesore janë thashethemet. Propaganda e rrejshme politike në mjetet e informacionit për Ditën e Nesërme. Gurë e dru mbi partitë politike shqiptare, që na i pollën tinëz natën pas porte. Grazhdin, ku me gjithë veshë deri dje e kishin rrasur kokën si struci në zall. Pavetëdije se, deri dje ishin kuadër “deficitar” i këtyre partive politike.

Përmëkeq, tri gazetat e “pavarura” në gjuhën shqipe, mezi e presin në grazhd taxhinë e “vëllezërve” të Njerkës dhe Partive Politike Shqiptare, në rolin e kalorësit të arratisur mbi gomar, Sanço Pançon shqiptar. Torbën e grisur, që moti kohë ua kanë varë përqafe Partitë politike në pushtet. Mendja i rren se, edhe nga këto të arratisur e shashtisur do të fitojnë ndonjë kutell drith te porta. Kutadish, ndoshta edhe ndonjë thes me krunde në grazhd. Pse jo, edhe një krah me kashtë. Edhe pse, gjithë jetën e lume, veten e kanë shitur një torbë taxhi përqafe.

Nateditë çirren për ndryshime politike, po me të njëtët partizanë lufte me kokën në Qeveri e palarenë në polici. Herë pas here qesin edhe shqelma, Don Kishotin shqiptar ta hudhin nga shpina e Kalit të Shemës pa shalë. Politikanë teknefesë, që mezi e gjejnë derën e shtëpisë, e ku më atë të Qeverisë për ta zgjidhur Çështjen shqiptare…



(Vota: 75 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT